32.9 C
Prizren
E diel, 3 Gusht, 2025
Home Blog Page 7990

Kuvendi, prag për Qeverinë

0

KuvendiKosoves5-27Gjykata Kushtetuese mund të sqarojë çështjen e mandatarit të qeverisë, por një gjë të tille mund të mos bëjë për punë e zgjedhjes së kryeparlamentarit.

Presidentja në letrën e saj nuk e ka pyetur gjykatën direkt për këtë punë, megjithëse është lënë hapësirë të interpretohet edhe ky problem.

Opozita me marrëveshjen e saj e synon këtë post, por PDK thotë se takon vetëm asaj posti i kryeparlamentarit, shkruan Tribuna.

Me këtë të fundit nuk pajtohen njohësit e kushtetutës të cilët vlerësojnë se kryeparlamentarin mund ta merrë grupi më i madh parlamentar, në këtë rast LDK, AAK, Nisma.

Marrëveshja prapa dyerve të mbyllura

0

Borislav Stefanoviqit dhe Edita tahiriKa xhirime për bisedimet teknike ndërmjet Kosovës e Serbisë, të zhvilluara Në Bruksel gjatë vitit 2012.

Një pjesë e këtyre xhirimeve janë përfshirë në dokumentin “The Agreement” (Marrëveshja), të autores daneze Karen Stokkendal Poulsen.

Aty shfaqen batutat, marrëveshjet, mosmarrëveshjet e kokëçarjet e Edita Tahirit, Robert Cooper e Borko Stefanovicit. Tribuna ka pasur casje në këtë film dhe sjell bisedën me autoren e këtij dokumenti

Motra e Elvis Pistës dhuron gjak në aktivitetin e organizuar nga rahovecianët

0

Beatrisa PistaNë aktivitetin humanitar për dhurim të gjakut të organizuar në Rahovec në kujtim të Elvis Pistës, kandidatit për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elvis Pista, i cili u qëllua për vdekje javë më parë, ka dhuruar gjak edhe motra e tij, Beatrisa.

Ajo tha se këtë e bëri për të gjithë ata që po e nderojnë vëllanë e saj.

“Në shenjë solidarizimi dhe falënderimi për të gjitha këto që po i bëjnë për vëllanë tim”, tha ajo për Klan Kosova.

Një OJQ në Raohevc ka ndërmarrë një iniciativë për dhurimin e gjakut në shenjë solidariteti për Elvis Pistën i cili u vra para disa ditësh në rrethana ende të pasqaruara.

Eqrem Kryeziu: Në rrethana të turpshme, heshtja është fjala ime

0

Eqrem KryeziuEqrem Kryeziu, dikur njëri prej udhëheqësve të LDK’së, ka vendosur të mos e flas për rezultatin e LDK-së dhe as për rezultatin e tij dëshpërues në zgjedhje, ku nuk ka mundur të bëhet deputet.

Sidoqoftë, ai në Facebook, ka shkruar një koment, duke thënë se nuk dëshiron të flas në këto rrethana të turpshme.

Prandaj, ai ka vendosur të heshtë.

“Në rrethana të turpshme. Heshtja është fjala ime”, ka shkruar Kryeziu.

Ndëshkime të ashpra për kopjuesit e maturës shtetërore

0

Nehat Mustafa-testi i arritshmeriseMinistria e Arsimit do të fuqizojë një udhëzim administrativ, ku parasheh dënime të rënda për të gjithë ata që e prishin procesin e provimit të maturës, raporton KTV.

Në bazë të këtij udhëzimi, nxënësit që identifikohen se kanë kopjuar gjatë testit të maturës shtetërore, do t’ia humbasin mundësinë vetes t’i nënshtrohen këtij provimi brenda një periudhe prej 3-5 vjet.

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, shpreson se këto dënime do të ndikojnë në vetëdijesimin e të gjithë nxënësve dhe do të shërbejnë për t’ia ditur sa më shumë vlerën këtij testi, transmeton Koha.net.

Mustafa garanton se nga Ministria e Arsimit askush nuk ka publikuar ndonjë test, por kjo është bërë pasi ka filluar procesi i testimit.

PZAP hedh poshtë ankesat e kandidatëve për vjedhje votash

0

Rinumerimi-kutiteRreth 300 ankesa janë dërguar në adresë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që nga mbajtja e zgjedhjeve të 8 qershorit.

Nga këto ankesa, shumica prej tyre janë të kandidatëve për deputetë, të cilët pretendojnë se gjatë numërimit, u janë vjedhur votat.

Por, këto ankesa të kandidatëve për deputetë janë bërë kot, ngase paneli i PZAP-së, pas shqyrtimit të tyre, i ka shpallur si të palejuara, raporton KTV.

Kryesuesi i PZAP-së, Shukri Sylejmani, ka thënë se paneli nuk mund të bazohet në rezultatet preliminare, pa u shpallur ato përfundimtare të votave për deputetë.

Sylejmani thotë se deputetët duhet ta presin rezultatin përfundimtar për të bërë ankesa. Pjesa tjetër e ankesave që janë bërë nga subjektet politike, sipas Sylejmanit, kanë të bëjnë që nga parafushata e deri në ditën e zgjedhjeve.

Nga shqyrtimi i tyre del se disa subjekte kanë shkelur kodin e sjelljes gjatë fushatës dhe u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 90 mijë eurosh.

Lapidari për 5 dëshmorët e UÇK-së në Rahovec, dëmtohet pa u përfunduar

0

Lapidari ne Rahovec-demtohetËshtë dëmtuar kompleksi përkujtimor që po ndërtohej për pesë dëshmorët e UÇK-së, në Majën e Shkodranit në Rahovec, transmeton Klan Kosova.

Aty ishte planifikuar të vendosen pllakat përkujtimore për dëshmorët e rënë në luftë, por dikush i prishi punimet e deritashme dhe i mori gurët.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, tha përmes telefonit se zyrtaret e Komunës nuk e kanë lajmëruar për ndonjë problem dhe se ai nuk është në dijeni për këtë dëmtim.

Derisa të merren masat, shenjat se aty pati UÇK, do të jenë shumë të vogla.

Tuna dhe Cozman: Nuk po presim asnjë fëmijë

0

Tuna-Cozman-puthje ne ujeReperi shqiptar Cozman dhe e dashura e tij, këngëtarja Tuna, kanë hedhur poshtë lajmin e përhapur në disa mediave shqiptare se ata do të bëhen prindër.

Në rrjetin social “Twitter”, Tuna dhe Cozman janë shprehur të irrituar se lajmi është i rremë , pasi nuk po presin asnjë fëmijë.

“Njerëz të mallkuar e të çmendur. Si mund të konfirmoni diçka që nuk është e vërtetë? Gazetat Shqiptare, ndaloni duke bërë thashetheme”, u shpreh Cozman në “Twitter”.

Tuna dhe Cozman njihen për hitin e tyre “Fenix”, që konsiderohet prej hiteve më të bukura shqiptare në vitet e fundit, e që ka rreth 20 milionë klikime në “YouTube”.

Thaçi, në këmbë nëpër bjeshkët e Prevallës

0

thaci ne prevall me barinKryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi përkundër që vendi është në një udhëkryq politik, ai ka gjet kohë të lirë.

Ai këtë kohë të lirë e ka shfrytëzuar duke ecur nëpër bjeshkët e Prevallës.
Për më tepër, ne ju sjellim edhe postimin e tij të plotë në Facebook:

Në bjeshkët e bukura të Prevallës, gjatë ecjeve të mija të zakonshme, diku në lartësi mbidetare prej 1800 metra takova Zekë Morinën nga Grazhdaniku i Prizrenit. Ishte blegtor i 400 deleve që i kishte sjellë në stanin e tij. Më qerasi me një kafe për tu falënderuar si tha, për pagesat që u kemi bërë prej 10 euro për krerë dele. Që në fillim të bisedës më tha që ka mirëpritur Misionin e Ri dhe me padurim pret vendimin të paguajmë nga 25 euro për krerë dele.

Ramiz Alia i kërkoi Shtrausit dëmshpërblimet e luftës

0

Ramiz-Alia-320x207Titulli i një libri mund të lindë para tij. Kështu ndodhi me librin “Shansi gjerman për Shqipërinë” i gazetares së “Deutsche Welle”-s, Mimoza Cika-Kelmendi. “Para se të më lindte ideja e librit, kisha formuluar në mendje titullin. Në fakt, këtë titull, në formën ‘Shansi i humbur…’, e kishim bërë shpesh objekt bisedash në vitet ‘80 në Tiranë, kur sapo kisha përfunduar studimet për Gjuhë-Letërsi Shqipe. Pas vizitës së dështuar të Shtrausit në Shqipërinë komuniste në vitin 1984, në rrethe të ngushta, sa herë që hapnim ‘biseda me zarar’, shpesh përsëritej hipoteza ‘Eh sikur të ishim lidhur me Gjermaninë…’. Në atë kohë që gjithçka dukej sikur po merrte rrokullimën, sidomos ekonomia, ardhja e një politikani perëndimor në mes të Tiranës, ca më shumë gjerman, na ndizte më kot fantazinë”, kujton Kelmendi. Në atë kohë mësuese në një nga fshatrat e Tiranës, ajo as që e mendonte se Gjermania do të ishte dhe shansi i saj. Tashmë dy dekada më vonë, pas vendosjes së saj në Gjermani, ajo vjen në Tiranë për të promovuar librin e saj “Shansi gjerman”, ku përfshihen 40 intervista me personalitetet më të larta të politikës dhe kulturës shqiptare apo diplomatë e ekspertë të Ballkanit në dekadën e fundit. Mes rrëfimeve nuk mungon as ai i protagonistit, i të ashtuquajturit “Shansi gjerman për Shqipërinë”, ish-ministri i Jashtëm gjerman, Hans Dietrich Gensher. Në intervistën e gjatë për Kelmendin, diplomati Genscher hidhet pas në kohë, duke kujtuar kohën kur kishte dëgjuar për herë të parë për vendin tonë. “Për Shqipërinë kam dëgjuar për herë të parë kur isha fëmijë, gjatë kohës së Musolinit. Natyrisht, i kisha përcjellë pothuajse të gjitha ngjarjet në atë kohë që kishin të bënin edhe me Shqipërinë. Në veçanti marrëdhëniet me ish-Bashkimin Sovjetik dhe vendeve komuniste. Më vonë kam ndjekur marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kinës. Prishjen e këtyre marrëdhënieve po ashtu. Gjatë Luftës së Dytë Botërore vuajti pasojat e kësaj lufte. Gjatë kohës së ekzistencës së Republikës Popullore të Shqipërisë ne ishim të vetëdijshëm që marrëdhëniet mes dy vendeve tona vuanin, për shkak të diferencimeve të mëdha të sistemeve politike të të dyja shteteve, si dhe të politikës izoluese të Enver Hoxhës”, kujton Gensher.

Hans Dietrich GenscherMë 1 tetor 1987 u vendosën marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe RFGJ-së. Ishte ish-ministri i Jashtëm gjerman, Hans Dietrich Gensher, ishte i pari që mbërriti në Tiranë më 23 tetor 1987, menjëherë pas kësaj marrëveshjeje. Në korrik të vitit 2012 në Bon, ai e kujton kështu ardhjen në Tiranë, dhe takimin me ish-presidentin Ramiz Alia. “Me ish-presidentin Alia folëm edhe për hapjen e vendit dhe mbi të gjitha për futjen e Shqipërisë në organizmat ndërkombëtarë. Unë i këshillova të futeshin në KSBE, si një hap për të dalë nga izolimi. Koha e izolimit ka mbaruar, i thashë. Mbaj mend që më dëgjoi me vëmendje dhe më premtoi se ashtu do të bënte…”.

Duke folur për marrëdhëniet më të hershme mes dy vendeve, Gensher shprehet se Shqipëria pretendonte zhdëmtim për dëmet e shkaktuara nga lufta. “Por Boni çdo herë refuzonte, sepse dëmshpërblimet ishin të mundshme vetëm në kuadër të një marrëveshjeje paqeje, siç e parashihte marrëveshja e Londrës. Në mars të vitit 1982, kërkesat për zhdëmtim do të rriteshin bashkë me kamatën (interesin) dhe kamatën e kamatës në shumën prej 4 miliardë dollarësh”, shprehet Gensher. Marrëdhëniet mes dy vendeve do të merrnin një lloj pauze pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha më 1985-n. Një ngjarje tragjike ndodh edhe në Gjermani. Në tetor 1986 u vra drejtuesi i delegacionit gjerman në atë kohë, zoti Von Braunmuhl, i cili u vra para shtëpisë së tij në Bon, nga e ashtuquajtura Ushtria e Kuqe. “Faktikisht bisedimet nisën fillimisht për marrëdhënie ekonomike, sepse ky vend komunist kishte treguar interes edhe më parë për këtë. Megjithatë, në ‘86-n, shqiptarët hoqën dorë nga disa kërkesa. Boni ishte ndarë përfundimisht nga Rajhu nazist. Dhe kështu u vendos më në fund që më 1 tetor këto dy vende të përfaqësoheshin me diplomatët e tyre përkatës. Gjithsesi për ne ishte një ngjarje më vete, pasi prej fundit të Luftës së Dytë Botërore nuk kishte pasur marrëdhënie diplomatike mes RFGJ dhe Shqipërisë”, shprehet Gensher.

Biseda me ish-diplomatin Hans Dietrich Gensher shtjellon fillesën e marrëdhënieve mes dy vendeve, marrëdhënie që në këto dy dekada, gazetarja Kelmendi i ka ndjekur me kujdes nga Berlini. Këto intervista nuk janë thjesht intervista, por fakte dhe këndvështrime që nesër do të ndërtojnë tablonë e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Interesante është dhe intervista me ish-presidentin Ramiz Alia. Ai e quan të rëndësishme për vendin vizitën e Shtrausit në vitin 1984. “Vitet ‘80 kanë qenë më të vështirat në ekonominë shqiptare. Në vitin ’84, ishte edhe më keq. E pritëm mirë ardhjen e Shtrausit. I ngritëm Shtrausit çështjen e reparacioneve të luftës, të dëmshpërblimeve. Ju e dini që Shqipëria ka qenë totalisht e angazhuar në luftën kundër fashizmit. Edhe unë që po ju flas, që 15-16 vjeç kam qenë në LANÇ, dhe në atë kohë janë vrarë njerëz dhe janë shkatërruar rrugë, ura fshatra, dhe nuk kemi pasur asnjë reparacion nga ana e Gjermanisë. Lufta ka qenë kundër fashizmit dhe ne kërkuam dëmshpërblime që është legjitime, por Gjermania dhe Shtrausi e kundërshtoi. Jo pse kundërshtoi luftën tonë, përkundrazi, ai ishte shumë dakord me luftën, por ai nisesh me faktin se me mbarimin e luftës, zonat sovjetike duhet t’i plotësonte Bashkimi Sovjetik. Kjo bëri që të zgjasnin bisedimet me Shtrausin, sepse ne këmbëngulnim me arsyetimet tona. Më në fund Shtrausi, i dha më duket 20 milionë marka falas qeverisë shqiptare dhe 20 milionë të tjera si kredi në fushën e mjekësisë, industrisë”, shprehet ish-presidenti i ndjerë, Ramiz Alia.

I sapopublikuar nga botimet “Naimi”, “Shansi gjerman…” i Mimoza Cika-Kelmendit shpjegon zhvillimet politike në trekëndëshin Tiranë-Shkup-Prishtinë në raport me Bonin, një nga kryeqendrat e Bashkimit Europian, ku shqiptarët si komb kërkojnë të integrohen. Në libër gjenden një galeri e tërë politike me opinionet dhe gjykimet e tyre, që nga Rugova, Berisha, Thaçi, Ali Ahmeti, Fatos Nano, Ilir Meta, Edi Rama deri tek ekspertë të diplomacisë botërore për Europën e Ballkanin. Krahas librit të ri, dje u prezantua edhe botimi i plotësuar i librit “Kadare ndryshe” të Mimoza Cika-Kelmendit. Sipas studiuesit Shaban Sinani, “Mimoza Cika-Kelmendi e ka ruajtur fjalën e I. Kadaresë bisedë pas bisede dhe tani na ofron një libër që mund të quhej ‘Shqipëria në 20 vjet në vështrimin e I. Kadaresë’. Mendimi i I. Kadaresë për çështjet më të rëndësishme të jetës së shqiptarëve në kapërcyell të shekullit të 20 drejt shekullit të 21 ka një kushtëzim gjenetik, etnogjenetik, që i bën nder atij që e shpreh dhe atij që e bën publik. Ky është një libër që u jep një ndihmë të vlefshme studiuesve të letërsisë, të historishkrimit letrar në veçanti, të historisë së shkrimeve, të historisë së kulturës dhe qytetërimeve, të historisë së feve dhe të identitetit kombëtar, por po aq edhe atyre që janë të interesuar për studion e shkrimtarit, ku është privilegj të hysh, dhe Mimoza Cika-Kelmendi është një prej atyre që e ka përjetuar këtë privilegj”.