24.5 C
Prizren
E premte, 8 Gusht, 2025
Home Blog Page 8000

Policia e Kosovës: Qytetarët s’duhet të shqetësohen për sulme terroriste

0

policia e kosovessNë bazë të zhvillimeve të fundit pas aksioneve të ndërmarra nga organizata ISIS (Islamic State of Iraq and Sham) në Siri dhe në veri të Irakut, me ç’rast disa qytete të Irakut janë marrë nën kontroll nga kjo organizatë, në web faqe të ndryshme dhe rrjete sociale është publikuar një audio incizim i udhëheqësit të kësaj organizate, e që mund të gjendët edhe me titra në gjuhën shqipe, i cili bën thirrje për të luftuar të ashtuquajturit “rafidi” dhe bën thirrje për marshim drejt Bagdadit por në anën tjetër përmban edhe mesazhe kërcënuese të paspecifikuara ndaj Perëndimit.

Pas këtyre zhvillimeve dhe publikimit të këtij audio incizimi, shumë vende, veçmas ato vende shtetas të të cilave marrin pjesë aktive në konfliktin e Sirisë dhe Irak nën ombrellën e kësaj organizate, kanë ngritur shqetësimin lidhur me mundësinë që elemente të kësaj organizate mund të paraqesin rrezik potencial për ndonjë sulm terroristë jashtë zonës së konfliktit.

“Andaj janë ndërmarrë hapa për të ngritur vigjilencën, shtuar masat e sigurisë si dhe bashkëpunimin ndërkombëtarë, me qëllim të monitorimit të situatës dhe parandalimit të ndonjë kërcënimi të mundshëm”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.

Megjithatë, Policia e Kosovës thotë se deri më tani nuk posedon informata të besueshme për ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Institucioneve, qytetarëve të Republikës së Kosovës apo interesave të vendeve tjera në Kosovë.

“Prandaj vlerësojmë se nuk ka nevojë për shqetësim të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thotë më tej Policia.

Po ashtu, Policia e Kosovës siguron qytetarët se konform zhvillimeve apo shqetësimeve të sigurisë që mund të ngritën, në bashkëpunim edhe me institucionet tjera relevante, do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një ambient sa më të siguritë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Politika, objektivi i George Clooneyt

0

George ClooneytTezja e George Clooneyt, në një intervistë të dhënë për “Daily Mail”, ka thënë se pasi aktori të martohet, së shpejti do ti futet politikës.

Sipas saj, gruaja e ardhshme do të jetë një shtysë e madhe për të dhe se ka ardhur koha që ai ti dedikohet familjes.

“George do të kandidojë për ndonjë post në politikë, sidomos pasi të martohet me Amalin.

Ajo do t’ia hapë dyert këtij rrugëtimi të tij. George i martuar do të jetë një djalë i mirë dhe jo një djalosh i keq që qëndron me shumë femra. Ai do të jetë më serioz”, ka thënë tezja e Clooneyt.

Film për Ramush Haradinajn: Rrugëtimi i një gjenerali

0

NRamush Haradinaj 1jë udhëtim që nis nga Gllogani, fshati shumë pranë Deçanit, për të vijuar më pas në krahinën e Dukagjinit, Shqipëri, më pas në kryeqytetet e Europës, tribunalin e Hagës…për të sjellë në ekran jetën e një prej protagonistëve më të njohur në Kosovën e pas luftës Ramush Haradinajt. Hero i luftës së UÇK-së e më pas Kryeministër, jeta e Haradinajt nuk është thjesht jeta e një njeriu, por jeta e vendit të tij, Kosovës. Regjisori Kujtim Gjonaj, mjeshtër i madh, në kuadër të kolanës së filmave portret, pas premierës kushtuar jetës së aktores së madhe Margarita Xhepa, sjell një tjetër dokumentar kushtuar një prej figurave më të spikatura në politikën kosovare, Ramush Haradinajt. Filmi dokumentar “Gjithçka për Kosovën” pati premierë dy javë më parë në Muzeun Historik Kombëtar.
Pas dokumentarit për aktoren e njohur Margarita Xhepa, vini sërish me një premierë dokumentari kushtuar një personazhi të njohur të politikës në Kosovë. Pse kjo tërheqje ndaj dokumentarëve-personazhe?

Filmi dokumentar që i kushtohet figurës së Ramush Haradinajt bën pjesë në kolanën e filmave portret të realizuar nga unë. Kolanë që tashmë ka krijuar fizionominë e vet në shtratin e gjerë të krijimeve të mia filmike. Në ndryshim nga shumë filma të tjerë dokumentarë të këtij lloji, jo vetëm nga ata që kam realizuar unë, por edhe të regjisorëve të tjerë, ky film është një dokumentar ndryshe. Përse e them këtë? E them sepse ka disa vite, që në filmat e mi dokumentarë (disa prej tyre) përparësi themelore merr imazhi i filmit dhe jo teksti që i bashkëngjitet këtij imazhi, që ilustron dhe komenton atë. Në filmin në fjalë mungon tërësisht komenti me tekst, por mendimet dhe idetë e autorit transmetohen te spektatori nëpërmjet imazhit, zërit të personazhit apo sekuenca mendimi të bashkëkohësve të tij. Filmi për gjeneral Ramush Haradinaj nuk është dokumentar klasik, ku narratori zë e rrëfen jetën dhe veprën e personazhit nga lindja e këtej. Përkundrazi ai është një rrëfim artistik, mbështetur në momentet më të qenësishme të jetës së personazhit dhe familjes së tij, pa respektuar ndonjë rend kronologjik… Është Haradinaj që tregon, janë njerëzit e thjeshtë që flasin për të, janë dhe bashkëluftëtarët që gjykojnë mbi të… dhe duke i vlerësuar të gjitha bashkë, ne ndërtojmë episode emocionale të mbështetura në metafora artistike, simbole apo krahasime filmike, pra në atë që ne e quajmë gjuhë të pasur filmike. Tërë këta elementë të marrë së bashku si dhe mënyra origjinale e rrëfimit, bëjnë atë që filmi të jetë ndryshe ose thënë artistikisht… një rrëfim emocional dhe artistik për këtë figurë emblematike.

Cilat janë vendet apo ngjarjet që ju kanë bërë përshtypje në rrugëtimin drejt jetës së Haradinajt?

Kur më propozuan të bëj një film për jetën dhe luftën e z. Haradinaj, të them të drejtën, në fillim shtanga dhe hezitova për ditë të tëra. Hezitimi është i kuptueshëm se, për një figurë të cilën jo vetëm vepra e tij, por edhe koha dhe masmedia e kishin kthyer në legjendë, duhej menduar gjatë për të marrë një vendim krijues. Miqtë që më propozuan, njerëz të afërt me gjeneralin, më ofruan dokumentacionin e nevojshëm dhe kështu hap pas hapi, shkallë pas shkalle, ndodhi pas ndodhie figura e tij m’u bë e afërt dhe shpesh u thoja bashkëpunëtorëve të mi, se po më duket vetja edhe mua si pjesë e UÇK-së. Kështu nisi puna me stafin tim për të kristalizuar dhe për të sjellë në jetë filmin për Ramushin, këtë figurë emblematike të luftës çlirimtare të popullit kosovar, për liri e pavarësi kombëtare. Rrugëtimi artistik për të materializuar artistikisht jetën e Ramush Haradinajt ka një shtrirje të madhe në kohë dhe hapësirë. Ai zë fill në Gllogjan, pastaj përshkon tërë krahinën monumentale të Rrafshit të Dukagjinit, përfshin Shqipërinë me Tiranën në krye, kryeqytetet e mëdha të Europës për të popullarizuar bashkimin shqiptar, si dhe përplasjet në Tribunalin e Hagës, për të dhënë luftën e popullit shqiptar të Kosovës, certifikatën e pafajësisë dhe të drejtësisë. Është një rast unikal jo vetëm në botën shqiptare, por edhe në Ballkan edhe më gjerë, që një kryeministër të japë dorëheqjen vullnetarisht, të shkojë po vullnetarisht për t’u përballur me drejtësinë dhe të kthehet triumfator prej andej. Ky veprim, siç thotë një studiues në film, është një rast unikal i një burrështetasi të shquar.

Ky është rrugëtimi jo vetëm gjeografik, por edhe artistiko-emocional në jetën e heroit të veprës filmike. Vlen për të përmendur në këtë rrugëtim artistik se nuk ka episode apo sekuencë kur flitet për Shqipërinë, që rrëfimtari (pra Ramush Haradinaj) të mos shpalosë me thjeshtësi, emocion dhe respekt të thellë dashurinë e tij të pakufishme për Shqipërinë dhe shqiptarët, për ndihmën e pakursyer që njerëzit e thjeshtë të Shqipërisë u kanë dhënë vëllezërve të tyre kosovarë. Sa herë xhironim episode apo sekuenca të tilla unë si regjisor shihja në portretin e tij, në sytë dhe vështrimin e tij një emocion të madh. Dhe teksa xhiroja, mendoja se te ky njeri, që i dha luftës jo vetëm gjakun e tre vëllezërve, por sakrifikoi gati gjithë familjen e tij, ndjenja e mirënjohjes për Shqipërinë dhe shqiptarët është kthyer në virtyt.

Pse një dokumentar për Haradinajn?

Në krijimtarinë time të gjatë mbi 45-vjeçare, një vend të rëndësishëm zënë temat që kanë të bëjnë me historinë e popullit shqiptar, si dhe figurat e shquara që kanë bërë historinë e këtij vendi, apo ngjarje dhe momentet kyçe, që janë nga më thelbësoret në rrjedhën e historisë. Pra objekt i fokusit tim filmik janë, bie fjala: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, apo kryengritjet e mëdha të viteve 1910-1912, që sollën Pavarësinë e Shqipërisë etj., por pa mënjanuar figura të mëdha të kësaj historie, njerëz të mëdhenj që bënë histori, të cilët i do dhe i nderon jo vetëm hapësira shqiptare, por edhe bota i vlerëson. Kështu objekt krijimtarie është filmi për Nënë Terezën, filmi “Ditët e fundit të një luani”, kushtuar Ali Pashë Tepelenës, apo “Gjaku ynë i shprishur”, kushtuar Jeronim De Radës, apo “Enciklopedi që ecën me këmbë”, për Faik Konicën… dhe shumë të tjera për ta mbyllur me “Det i diturisë”, kushtuar Hasan Tahsinit (film në proces)… Pra janë figura kombëtare me përmasa ndërkombëtare. I parë në këtë këndvështrim edhe filmi për Ramush Haradinajn, është brenda këtyre përmasave, prandaj tërhoqi vëmendjen time dhe u bë objekt i rëndësishëm i krijimtarisë sime. Ramush Haradinaj, pa asnjë mëdyshje, është pjesë e rëndësishme e historisë moderne shqiptare.

A ishte e vështirë apo e lehtë të ndërtonit figurën e tij?

Me sa di unë, në çdo lloj fushe, është shumë më e lehtë të prishësh se të ndërtosh. Thënë ndryshe: Të ndërtosh keq është e lehtë, të ndërtosh mirë dhe bukur është e vështirë. Gjykuar nga ky këndvështrim të bëje një film për luftën e Rrafshit të Dukagjinit, për familjen Haradinaj dhe për vetë Ramush Haradinaj, tani gati 15 vite pas përfundimit të luftës, nuk ishte e lehtë. Në kaq shumë vite njerëzit kanë ndryshuar, ka ndryshuar edhe gjeografia e zonës, por ajo që ka rëndësi është se personazhet janë po ata dhe në kartën e tyre të memories ngjarjet ruhen të freskëta, të zjarrta, emocionale si ato ditë lufte…E para ta vështirësonte ndërtimin e filmit, e dyta ta lehtësonte atë. Gjykimet dhe vlerësimet e Ramush Haradinaj për luftën dhe heronjtë e saj, ta lehtësonin punën. Me mënyrën se si fliste për shokët, për të rënët apo ngjarjet e ndodhura shumë vite më parë, ai të krijonte tablo reale lufte, plot ngjyra heroizmi dhe patriotizmi.

Çfarë zbulon ky dokumentar, ndonjë gjë të pathënë për Haradinajn dhe Kosovën, për luftën e tyre?

Në këtë botë të vjetër, zor se gjen të pathëna. E rëndësishme për mua si krijues është si thuhen ato, dhe jo vetëm si thuhen, por edhe si interpretohen. Për sa i takon filmit më duhet të them se ky është një film krejt ndryshe nga ata që janë bërë ose tentuar të bëhen për luftën Kosovare të fundshekullit XX.

Është një luftë unikale në llojin e vet, sepse në ndryshim nga shumë epope të zhvilluara më parë kundër shumë lloj pushtuesish, është një luftë që i solli lirinë dhe pavarësinë gati gjysmës së trojeve shqiptare të mbetura padrejtësisht jashtë trungut mëmë, për gati 100 vjet. Është një luftë që Haradinaj u përpoq t’ia sillte popullit, siç ia solli dhe fakti që mijëra kosovarë të Rrafshit të Dukagjinit dhe më gjerë rrëmbyen armët, tregon se lufta për liri dhe pavarësi e UÇK-së me në krye gjeneral Ramush Haradinaj, ishte një luftë masive popullore… E nëse populli ka thurur mite dhe legjenda për heronjtë e tij ndër shekuj si për Skënderbeun dhe trimat e tij, për Sulejman Vokshin apo Mic Sokolin, Ali Pashë Tepelenën apo trimat e Kurveleshit, për heronjtë e luftës partizane apo Shaban Polluzhën dhe Adem Jasharin kundër serbëve dje dhe sot, lufta e Rrafshit të Dukagjinit, e djemve të familjes Haradinaj apo vetë Ramush Haradinajt janë legjenda të kohëve moderne. Ramush Haradinaj është jo vetëm luftëtari i pamposhtur, jo vetëm politikani largpamës, por edhe burrështetasi i mençur, sepse me atë që bëri duke shkuar vullnetarisht në Hagë, të triumfojë drejtësia, doli i pafajshëm dhe u kthye triumfator në vendin e vet. Si moment i trajtuar në film është një risi, që duke shfrytëzuar materialin kronikal të kohës, u ndërtua një episod emocional, i ndërtuar artistikisht, pra një interpretim emocional i kronikës së ngjarjes…

Përveç këtyre që thuhen më lart, çfarë gjëje të veçantë na zbulon filmi te ky personazh?

Të punosh gati tre muaj një film dokumentar me një figurë madhore si Ramush Haradinaj patjetër do të sjellësh më shumë risi e detaje, që formojnë karakterin e një heroi. E ceka edhe më parë, por po e ritheksoj dashurinë e tij për Shqipërinë dhe shqiptarët, pa asnjë notë patetizmi apo artificializmi, unë e kam hasur pak herë në personazhe, që kanë qenë objekt i krijimtarisë time. Së dyti më duhet të them se që nga takimi i parë e deri në atë të fundit, para se të mbaronte filmi, jashtë arsyetimeve dhe gjykimeve të njerëzve pranë tij (në çdo moment atë e mistifikonin duke glorifikuar punën e tij të përditshme, pa e kuptuar na vinin në vështirësi) më duhet të them se në kontaktet me të ne na shpalosej një Ramush ndryshe: Njeri i thjeshtë, komunikues, i mençur dhe dashamirës pa kufi për punën tonë. E them me bindje se patëm fatin dhe rastin të njohim një njeri të madh që në bazë të madhështisë së vet, ka një thjeshtësi marramendëse. Ishte kënaqësi për mua dhe stafin tim të punonim filmin dokumentar: “Gjithçka për Kosovën – Ramush Haradinaj”.

Ekskluzive: Ka 6 muaj që 10 kosovarë po përgatiten për sulme kamikaze në Kosovë

0

terroristatGazeta Express merr vesh se grupet e afërta me AL-Kaida’në ka mbi 6 muaj që po përgatisin kamikazë, me origjinë nga Kosova, për të kryer sulme në Kosovë, por ndoshta edhe në Shqipëri. Në trajnimin për kamikazë ata po i nënshtrohen ligjëratave me orar të zgjatur, ku përfshihet tema e xhihadit dhe xhenetit, por në fazën e fundit përdorën edhe drogat artizanale. Express sjell rrëfimin e siguruar nga burime të inteligjencës, vendase dhe të huaj.

Që kur nisi lufta në Siri; ndarja e grupeve të para që kërkonin shtet me sheriat nga rebelët që kërkonin vetëm largimin e regjimit të pakicës alevite në krye me Bashar Al-Asadin dhe krijimin e një Sirie demokratike, shqiptarët e në veçanti ata nga Kosova, u përfshinë fortë në këtë konflikt.

Express ka raportuar që nga rruga që ata ndjekin e deri te pozitat që ata mbajnë në grupet e xhihadit, që janë kryesish dy grupe: fronti “Xhambhatu Al-Nusr” – dega zyrtare e “Al-Kaida’së” në Siri dhe “Shteti Islam i Irkaut dhe Shamit” (ISIS ose ISIL) e që njihet shkurt edhe si “Deuleja”.

Por cili do të jetë ndikimi që kjo përfshirje e mbi 1650 kosovarëve në këto grupe do të ketë në Kosovë.

Siç merr vesh Express, para se të ndaheshin dhe të behshin armiq të hapur “Al-Nusra” dhe ISIS, ata kishin nisur një plan masiv të rekrutimit të xhihadistëve të gatshëm, për sulme kamikaze.

Dhjetëra kërkesa nga kosovarët ishin bërë në drejtim të komandës së xhihadit që të lejoheshin ta bënin sulmin kamikaz, një akt i cili së paku lyp një fazë prej 6 muajsh përgatitje.

Në gjuhën e komunikimit të xhihadit ajo njihet si “amelije” derisa në momentin kur me sukses realizohet sulmi quhet “Shehidije-Shehid” në kuptim të “dëshmisë me fakte” që ishte i gatshëm të vdiste për kauzën – këtë rast për kauzën e Shtetit Islam.

Gazeta Express, përmes burimeve nga inteligjenca, merr vesh se janë mbi 10 kosovarë që nga komandantët e ISIS u është pranuar kërkesa për ta bërë sulmin kamikaz dhe ata tashmë janë në fund të programit përgatitor, që përfshin pos ligjëratave me orar të zgjatur me të vetmën temë xhihadin e xhenetin (parajsën) si dhe trajnime për prodhim artizanal të eksplozivëve.

Në fund edhe një tretman me substanca të forta narkotike – droga artizanale.

Siç merr vesh Express, institucionet e inteligjencës dhe ato të sigurisë, ranë në këtë informacion, të shqiptarëve që po përgatiten për sulme kamikaze në Kosovë, por nuk përjashtohet as Shqipëria, dolën kur ndodhi çarja e madh e frontit islam në Siri.

Në fakt, informacionet do t’i nxinin njerëzit e ‘Al-Nusra’së”, që si organizatë ka aplikuar më pak sulmin kamikaz si strategji të terrorit. “Al-Nusra’ tash për tash është shumëfishë më e dobët se ISIS.

ISIS, sipas raportimeve të fundit, ka nënë komandë së paku 10 mijë burra mirë të trajnuar, e që kryesisht janë veteranë të luftërave të tjera, siç janë disa nga kosovarët që po luftojnë përkrahISIS veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Disa nga kosovarët e vrarë në luftimet në Siri ishin edhe në listat e veteranëve të UÇK’së në Kosovë, por edhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni.

ISIS, sipas raportimit të medieve ndërkombëtare, tash llogaritet të jetë grupi më i pasur terrorist i botës. Me pushtimin e Irakut Verior, në veçanti Mosulit – qyteti i dyti më i madh në Irak, ka kapur afro 500 milionë dollarë, para të thata, që i ka gjetur në Bankën Qendrore të Mosulit, por edhe në disa banka komerciale në territoret e konfiskua irakiane.

Sipas një analizetë “Forieng Policy” të publikuar edhe në Express, ISIS tash është organizata terroriste që vetë-financohet dhe po planifikon zgjerimin e aksioneve dhe kapjen territoreve të reja.

Në zgjerimin e aksioneve, sipas informacioneve të publikuara nëpër forumet e xhihadit në internet, përfshihet edhe sulmi kamikaz në vendet jashtë perimetrit të Sirisë e Irakut, dhe zonës së banuar me sunij, që tash po njihet edhe si “trekëndëshi sunitë”, një territor i synuar nga ISIS për të ndërtuar një shtet islamik me sheriat – pasi që ka marrë edhe përkrahjen publike të vendasve, që tradicionalisht janë shtypur nga shiitët si bashar-AlAsadi në Siri e Nuri Al-Maliki në Irak.

Express ka raportuar se disa prej kosovarëve të përfshirë në luftimet në Siri kanë arritur që të ngjiten edhe në nivele komanduese. Ata vijën kryesisht nga zonat rurale të Kosovës, dhe dominojnë ata nga Kaçaniku.

Dihet tashmë që një pjesë e tyre janë kthyer në Kosovë, dhe nuk vërehet që ata e kanë ndaluar aktivitetin e tyre në drejtim të propagandës pro-xhihadit. Është parashikuar që një menaxhimi të kthyerve, veteranëve të Sirisë, do të jetë një problem në vete, për të cilin, së paku në publik, shteti kosovar nuk del të ketë një strategji.

Deri tash dihet që shqiptarët e Kosovës kanë treguar prirje për të bërë sulme kamikaze me përmasa shkatërruese të mëdha. Express pati sjellë edhe rrëfimin e familjes së kosovarit të pasur nga Ferizaj, Blerim Heta, i cili në maj të këtij viti kreu një sulm kamikaz në Bagdad dhe ku vrau mbi 50 shiitë

Komanda e Irakut Verior e ISIS kishte konfirmuar në tëitter identitetin e personit që kreu këtë sulm, e që ishte Blerim Hetra, derisa familja për Express patën konfirmuar se Blerimi është dëgjues i rregullt i ligjëratave të Shefqet Krasniqit, por edhe i ligjëratave të Bekir Halimit e Omer Bajramit nga Maqedonia.

Express në vazhdimësi ka raportuar, pos për kosovarët xhiahdistë në Siri, edhe për aktivitete fortë të dyshimta të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në raport me organizatat që dikur kanë financuar Al’Kaida’në. Gazeta pati treguar edhe që kur nisi lufta në Siri, BIK’u pati lëshuar një qarkore – ligjëratë mbi vlertat e Shamit, të cilën qenë të obliguar ta ligjëronin mbi 800 imamë kosovarë, sa ka BIK’u nën juridiksion.

Edhe imami i tyre më i famshëm, që drejton Xhaminë e Madhe të Prishtinës, Shefqte Krasniqi, siç ka raportuar Express, pati përgëzuar muxhahedinët e parë shqiptarë që u vranë në Siri.

Për kërcënimet që vijë nga sulmet xhihadistëve kosovarë, kryesisht veteranë të luftës së Sirisë, Qeveria e Kosovës ka ditur në mënyrë zyrtare që nga mesi i prillit i këtij viti.

Express ka parë komunikimet mes inteligjencës kosovare e Qeverisë dhe institucioneve të tjera të sigurisë së shtetit, në të cilat rreziku i sulmeve – përfshirë këtu edhe sulmet kamikaze mbi pikat strategjike të shtetit, ka dalë si derivat i shumë analizave tash e disa muaj.

Nuk dihet se sa seriozisht është marrë nga institucionet ekzekutive në vend ky kërcënim, i cili, siç merr vesh Express, nuk prek vetëm Qeverinë e Kosovës, por cak i mundshëm i xhihadistëve janë edhe Policia e Kosovës – të gjitha stacionet e saj, kryesisht ato të mëdhatë, pastaj EULEX’i dhe po ashte edhe kampi “Bonsteel” i KFOR’it amerikan në Ferizaj.

Pasi lirohet arrestohet përsëri Ukë Rugova

0

uka4

Edhe pse gjykata e apelit sot me vendim e liroj Ukë Rugovën nga paraburgimi, prokurori i njëjtë i EULEX-it urdhëron policinë e EULEX-it që ta arrestojnë Ukë Rugovën për çështje të njëjtë, dhe ai arrestohet menjëherë pasi lirohet nga paraburgimi në Lipjan.

“Kjo e vërteton se prokurori i EULEX-it nuk din ose nuk donë ta dijë se askund nuk mundet dikush tè arrestohet dy herë për çështje te njëjtë,kjo ndodhi vetëm nè Kosovë dhe nga ata qe kanë ardhur të na ndihmojnë nè respektimin e sundimit tè ligjit”, ka thënë Tomë Gashi avokat i Izet Beqiri i dyshuar nè rastin e njëjtë me Ukë Rugovën.

Lirohet Ukë Rugova

Uke Rugova eshte liruar nga paraburgimi, me vendim te nje gjyqtari te Gjykates se Apelit.
Me vendim të Gjykatës së Apelit në Prishtinë më në fund, pas 4 muajve është liruar nga paraburgimi i padrejtë Ukë Rugova, djali i Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.

Ai është duke u hetuar në një rast penal i cili në raport me të ka ma tepër të bëjë me çështje të teorisë juridike, se sa të veprimeve të tij faktike.

Hetimi penal ndaj tij është shfrytëzuar nga policia e EULEX’it të hyjë pa të drejt në rezidencën e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”, ka thënë Tomë Gashi, avokat i Izet Beqirit, i dyshuar në çështjen penale të Ukë Rugovë./express/

Arta Bajrami: Jam më bombë se J.Lo

0

arta bajramiiiKëngëtarja e njohur Arta Bajrami e cila jo shumë kohë më parë në treg erdh me këngën e re ‘Nuk prish punë’, u kritikua shumë nga mediat, kinse ka kopjuar këngëtaren me famë botërore Jennifer Lopez.

Ndërkaq këngëtarja nuk iu ka mbetur borxh këtyre komenteve. Ajo në faqen e saj zyrtare ka lënë një mbishkrim i cili thotë. “Ani çka nëse e kopjoj Jennifer Lopez. Ajo është yll i botës, atë krejt bota e kopjon, çka ka lidhje ajo punë. Me këndua di më mirë se Jennifer Lopez, bile Athele Class ma kanë bërë veshjen shumë më bukur se J .Lo. Gjithë kohën jam munduar me qenë origjinale por nuk është vlerësuar përpjekja ime, po unë përsëri do të vazhdoj të jem origjinale. Kam marrë këtu diçka që më ka pëlqye, por e kam realizuar edhe më mirë se origjinalja. Unë jam më bombë se J. Lo”, ishte mbishkrimi i këngëtares, i cili tregon se Arta nuk është ndjerë mirë me shkrimet që i janë bërë kohëve të fundit për kopjim.

Sidoqoftë Arta ka arritur të pëlqehet edhe me këtë këngë e cila tashmë po dëgjohet gjithandej.

Gjykatësi Kadri Kryeziu përjashtohet nga gjykimi për “rastin e mandatarit”

0

Kadri KryeziuGjykatësi Kadriu Kryeziu nuk do të jetë pjesë e ekipit të gjyqtarëve që do ta thonë fjalën e tyre për çështjen e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re. Gjykata Kushtetuese tashmë është duke e shqyrtuar rastin e pjesëmarrjes së tij në tubimin e PDK’së. Kjo është edhe arsyeja që atij nuk do t’i lejohet të japë mendimin e tij për pyetjen që Presidentja e ka dërguar në Gjykatë.
Burime të Gazetës Express thonë se edhe pse Presidentja e Kosovës e ka dërguar tashmë pyetjen në Gjykatë, Gjykatësi Kadri Kryeziu i cili ka marrë pjesë në një tubim zgjedhor të PDK’së nuk do të jetë pjesë e shqyrtimit për lëndën e Qeverisë.

Sipas burimeve, kjo ndodhë për faktin se me pjesëmarrjen e tij në një tubim të PDK’së, Kryeziu ka shfaqur preferencë politike.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani tashmë ka treguar se për rastin e Kryeziut është krijuar një komision i vecantë.

Hetimet për vrasjen e Elvis Pistes mund të çojnë edhe te 3G’ja e Valës

0

ElvisPista14Tenderi për 3G i Valës u zvarrit për afro një vit, duke e dëmtuar në konkurrencë në treg këtë operator me pronësi publike 100% – i cili u krye tek dje (19 qershor 2014). Pati shumë ankesa e në këtë proces dhe një nga kompanitë që u ankua lidhet me korporatën “Devolli”, që ka hise në telefoninë “Z-Mobile”. Por, në krejt këtë proces, Gazeta Express merr vesh që ka qenë i përfshirë nga ana e PTK’së edhe i ndjeri Elvis Pista. Prokuroria e Shtetit nuk e ka mohuar se po heton për rastin e Pistës edhe në këtë pistë

Operatori publik i telefonisë mobile në Kosovë (VALA e PTK’së) tek dje ka arritur të realizojë një kontratë për nisjen e shërbimit të internetit “3G”, një shërbim që tashmë ekziston tek operatori i dytë. Plotë parregullsi e shoqëruan këtë proces, duke e që çuar në këtë zvarritje.

Express merr vesh që në komisionet e brendshme të Post-telekomit të Kosovës për “3G” ishte edhe njëri nga menaxheret ë saj, tashmë i ndjeri Elvis Pista, nga Rahoveci.

Prokuroria e Shtetit nuk ka mohuar që në hetimet për atentatin që të dielën la të vdekur Pistën po heton edhe në pisën e PTK’së.

Express: A e keni zgjeruar pistën e hetimeve edhe në PTK?

Prokuroria Shpresa Bakia: Jemi duke punuar në të gjitha drejtimet dhe pistat e mundshme. Rezultati do ta tregojë cila është ajo pistë.
ProkuroriaShpresa Bakia nuk ka dhënë ndonjë afat se kur do të dilet me rezultat e para të hetimeve në rastin Pista, dhe ka thënë që tash për tash nuk mund të thotë diçka.

“Kurrgjë të re nuk ka. Ato që i kemi thënë në publik deri tash qëndrojnë. Jemi duke punuar”, ka thënë për Express Bakia.

PTK’ja vitin që shkoi shpalli një tender publik për “3G”’në. Më 17 dhjetor të vitit të kaluar, u dorëzua në OSHP ankesa kundër PTK-së nga kompania e quajtur Infinite Solutions – KAD që pretendonte se PTK sepse pati nisur negociata me Alcatel Luzent dhe Nokia Solutions and Netëorks në këtë projekt prej afër 30 milionë eurosh.

PTK arsyetoi përdorimin e procedurës së negociuar – duke kërkuar një kontraktor e jo të pranojë oferta nëpërmjet tenderit të hapur – sepse ato ishin kompanitë që kanë ngritur platformën e telefonisë mobile dhe do të ishin më të përshtatshëm për të kryer punën.

Jeta në Kosovë raportoi se nuk ekziston asnjë dëshmi se Infinite Solutions ka aftësi për të kryer projekte të telekomunikacionit. Dhe se madje ajo asnjëherë nuk ka paguar tatime në Kosovë.

GV Consulting LLC që ka në pronësi të plotë kompaninë Infinite Solutions dhe është e regjistruar si një kompani konsultuese për teknologji informative në qytetin e Edgewater në New Jersey, por nuk ka asnjë dëshmi që ka qenë aktive në fushën e telekomunikimeve dhe me zyrë është e vendosur në një ndërtesë apartamentësh.

Një lidhje e këtij procesi me Devollët

Pronari i saj, Visar Jakupi ka një biznes tjetër e cila riparon dhe fshin oxhaqe, e quajtur Approved Chimney. Visar Jakupi po ashtu është i listuar si person kontaktues në ueb faqen Prince Coffee USA– e cila prezanton veten si distributor për kafen e kompanisë Devolli Corporation- një lidhje që Jakupi nuk e ka mohuar.

Korporata nga Peja, Devolli Corporation, u krijua në shkurt të vitit 2012 dhe është në pronësi të Shkëlqim Devollit.

Deri atëherë Shkëlqimi dhe vëllai i tij Blerimi ishin bashkëpronarë në Devolli Group që e ka në pronësi Z-Mobile, operatorin virtual mobil që shfrytëzon rrjetin e PTK-së.

Z-Mobile që tash i përket Blerim Devollit të Devolli Group në teori do të përfitonte nga PTK-ja nëse ndërmarrja publike do të kishte 3G, raporton gazetaJNK.

Të dyja, Devolli Corporation dhe Devolli Group thanë në deklarata të shkruara se nuk kanë asnjë lidhje me Infinite Solutions apo GV Consulting.

PTK më në fund me 3G dhe ndoshta edhe 4G

Transmetuesi publik dje ka raportuar se Posta dhe Telekomi i Kosovës(PTK) ka shpallur fituesin për avancimin e platformës së saj të operatorit mobil “Vala” në gjeneratën e tretë 3G pas tri ankesave. Fitues të tenderit “Avancimi dhe Implementimi i Teknologjive Mobile Brez-gjera-Faza 3G dhe LTE” janë: “Alcatel-Lucent Deutschland AG” & “Cacttus sh.a” – për pjesën e parë dhe “Nokia Solutions and Netëorks Oy”, Finland.

Veç 3G, PTK do ta ofrojë dhe shërbimin 4G, për klientët me kontrate ose post-paid. Shërbimet 3G do te ofrohen për klientët me parapagim, ose pre-paid.

“Pjesa e parë do ‘ti kushtojë PTK-së 27,989,999 euro, ndërsa pjesa e dytë 3,934,924 euro. Me afër 32 milionë euro,” Vala” ka në plan që konsumatorëve të saj t’u ofrojë internet me cilësi të lartë e shpejtësi të madhe në telefona të mençur mobilë që ofron edhe shërbimet si -telefonata me video dhe TV në celular.

PTK është përballur tri herë me ankesa të operatorëve të ndryshëm që nga dhjetori të cilët ankoheshin se PTK-ja nuk duhej të përfillte procedura të negociuara për avancimin e saj në 3G”, raportoi RTK’ja.

Çfarë mund t’ju ndodhë nëse tri herë në javë bëni seks

0

cifti 23Kur flitet për seksin, sado që të keni përvojë në atë fushë, me siguri ekzistojnë disa fakte të cilat nuk i dini… Mbase për disa sosh keni dëgjuar, mirëpo me siguri ekzistojnë edhe sosh, të cilat do t’ju befasojnë…
Njerëzit të cilët mesatarisht bëjnë dashuri tri herë në javë duken edhe deri në shtat vjet më të rinj. Femrat të cilat nuk kanë partnerë më shumë interesohen për meshkujt e martuar sesa për ata të lirë. 58 për qind e meshkujve dhe e femrave të cilët rregullisht shohin filma erotikë me partnerin e vet janë më të lirë sa i përket seksit dhe më lehtë e kënaqin partnerin e tyre, transmeton Telegrafi.

Çiftet të cilat rregullisht përkëdhelen kanë tetë herë më pak shanse të bien në depresion sesa çiftet të cilët, p.sh., puthen vetëm gjatë marrëdhënies seksuale. 53 për qind e femrave së paku njëherë kanë përdorur vibratorin. Femrat të cilat ushtrojnë rregullisht kanë qarkullim gjaku më të mirë edhe në rajonin e gjenitaleve, andaj vetvetiu janë të kënaqura me jetën seksuale. Bartja e këpucëve me taka prej 10 cm forcon muskujt e komblikut, gjë që do të thotë që femrat të cilat shpesh mbathin këpucë me taka më lehtë përjetojnë orgazmën.

Femrat të cilat rregullisht masturbojnë gjithashtu më lehtë arrijnë orgazmën me rastin e marrëdhënieve seksuale. Hulumtimi global ka treguar se si austriakët më së shumti praktikojnë seksin oral. Gjermanët janë treguar dashnorët më të këqij kur është fjala për shkathtësitë seksuale. Çiftet të cilët në dhomën e gjumit kanë televizor mesatarisht bëjnë dashuri 50 për qind më shumë se sa çiftet të cilët në dhomë gjumi nuk kanë televizor.

Ekspertët konstatojnë që seksi i rregullt ndihmon në luftën kundër migrenës.

Kryetari i Gjykatës në Prizren, Ymer Hoxha,pasurohet në vitin 2013

0

Ymer Hoxha, kryetar i gjykatesKryetari i Gjykatës Themelore në Prizren,Ymer Hoxha ka shtuar pasurinë e tij në vitin 2013.

Ai në AKK ka deklaruar se vitin e kaluar ka blerë një sipërfaqe tokë prej 3 ari, me një vlerë 1.500.oo euro.

Gjithashtu po në vitin 2013 , Hoxha ka blerë një audi A6 që ka kushtuar 18 mijë euro./PrizrenPress.com/