30.2 C
Prizren
E premte, 8 Gusht, 2025
Home Blog Page 8001

Gjykatësi Kadri Kryeziu përjashtohet nga gjykimi për “rastin e mandatarit”

0

Kadri KryeziuGjykatësi Kadriu Kryeziu nuk do të jetë pjesë e ekipit të gjyqtarëve që do ta thonë fjalën e tyre për çështjen e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re. Gjykata Kushtetuese tashmë është duke e shqyrtuar rastin e pjesëmarrjes së tij në tubimin e PDK’së. Kjo është edhe arsyeja që atij nuk do t’i lejohet të japë mendimin e tij për pyetjen që Presidentja e ka dërguar në Gjykatë.
Burime të Gazetës Express thonë se edhe pse Presidentja e Kosovës e ka dërguar tashmë pyetjen në Gjykatë, Gjykatësi Kadri Kryeziu i cili ka marrë pjesë në një tubim zgjedhor të PDK’së nuk do të jetë pjesë e shqyrtimit për lëndën e Qeverisë.

Sipas burimeve, kjo ndodhë për faktin se me pjesëmarrjen e tij në një tubim të PDK’së, Kryeziu ka shfaqur preferencë politike.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani tashmë ka treguar se për rastin e Kryeziut është krijuar një komision i vecantë.

Hetimet për vrasjen e Elvis Pistes mund të çojnë edhe te 3G’ja e Valës

0

ElvisPista14Tenderi për 3G i Valës u zvarrit për afro një vit, duke e dëmtuar në konkurrencë në treg këtë operator me pronësi publike 100% – i cili u krye tek dje (19 qershor 2014). Pati shumë ankesa e në këtë proces dhe një nga kompanitë që u ankua lidhet me korporatën “Devolli”, që ka hise në telefoninë “Z-Mobile”. Por, në krejt këtë proces, Gazeta Express merr vesh që ka qenë i përfshirë nga ana e PTK’së edhe i ndjeri Elvis Pista. Prokuroria e Shtetit nuk e ka mohuar se po heton për rastin e Pistës edhe në këtë pistë

Operatori publik i telefonisë mobile në Kosovë (VALA e PTK’së) tek dje ka arritur të realizojë një kontratë për nisjen e shërbimit të internetit “3G”, një shërbim që tashmë ekziston tek operatori i dytë. Plotë parregullsi e shoqëruan këtë proces, duke e që çuar në këtë zvarritje.

Express merr vesh që në komisionet e brendshme të Post-telekomit të Kosovës për “3G” ishte edhe njëri nga menaxheret ë saj, tashmë i ndjeri Elvis Pista, nga Rahoveci.

Prokuroria e Shtetit nuk ka mohuar që në hetimet për atentatin që të dielën la të vdekur Pistën po heton edhe në pisën e PTK’së.

Express: A e keni zgjeruar pistën e hetimeve edhe në PTK?

Prokuroria Shpresa Bakia: Jemi duke punuar në të gjitha drejtimet dhe pistat e mundshme. Rezultati do ta tregojë cila është ajo pistë.
ProkuroriaShpresa Bakia nuk ka dhënë ndonjë afat se kur do të dilet me rezultat e para të hetimeve në rastin Pista, dhe ka thënë që tash për tash nuk mund të thotë diçka.

“Kurrgjë të re nuk ka. Ato që i kemi thënë në publik deri tash qëndrojnë. Jemi duke punuar”, ka thënë për Express Bakia.

PTK’ja vitin që shkoi shpalli një tender publik për “3G”’në. Më 17 dhjetor të vitit të kaluar, u dorëzua në OSHP ankesa kundër PTK-së nga kompania e quajtur Infinite Solutions – KAD që pretendonte se PTK sepse pati nisur negociata me Alcatel Luzent dhe Nokia Solutions and Netëorks në këtë projekt prej afër 30 milionë eurosh.

PTK arsyetoi përdorimin e procedurës së negociuar – duke kërkuar një kontraktor e jo të pranojë oferta nëpërmjet tenderit të hapur – sepse ato ishin kompanitë që kanë ngritur platformën e telefonisë mobile dhe do të ishin më të përshtatshëm për të kryer punën.

Jeta në Kosovë raportoi se nuk ekziston asnjë dëshmi se Infinite Solutions ka aftësi për të kryer projekte të telekomunikacionit. Dhe se madje ajo asnjëherë nuk ka paguar tatime në Kosovë.

GV Consulting LLC që ka në pronësi të plotë kompaninë Infinite Solutions dhe është e regjistruar si një kompani konsultuese për teknologji informative në qytetin e Edgewater në New Jersey, por nuk ka asnjë dëshmi që ka qenë aktive në fushën e telekomunikimeve dhe me zyrë është e vendosur në një ndërtesë apartamentësh.

Një lidhje e këtij procesi me Devollët

Pronari i saj, Visar Jakupi ka një biznes tjetër e cila riparon dhe fshin oxhaqe, e quajtur Approved Chimney. Visar Jakupi po ashtu është i listuar si person kontaktues në ueb faqen Prince Coffee USA– e cila prezanton veten si distributor për kafen e kompanisë Devolli Corporation- një lidhje që Jakupi nuk e ka mohuar.

Korporata nga Peja, Devolli Corporation, u krijua në shkurt të vitit 2012 dhe është në pronësi të Shkëlqim Devollit.

Deri atëherë Shkëlqimi dhe vëllai i tij Blerimi ishin bashkëpronarë në Devolli Group që e ka në pronësi Z-Mobile, operatorin virtual mobil që shfrytëzon rrjetin e PTK-së.

Z-Mobile që tash i përket Blerim Devollit të Devolli Group në teori do të përfitonte nga PTK-ja nëse ndërmarrja publike do të kishte 3G, raporton gazetaJNK.

Të dyja, Devolli Corporation dhe Devolli Group thanë në deklarata të shkruara se nuk kanë asnjë lidhje me Infinite Solutions apo GV Consulting.

PTK më në fund me 3G dhe ndoshta edhe 4G

Transmetuesi publik dje ka raportuar se Posta dhe Telekomi i Kosovës(PTK) ka shpallur fituesin për avancimin e platformës së saj të operatorit mobil “Vala” në gjeneratën e tretë 3G pas tri ankesave. Fitues të tenderit “Avancimi dhe Implementimi i Teknologjive Mobile Brez-gjera-Faza 3G dhe LTE” janë: “Alcatel-Lucent Deutschland AG” & “Cacttus sh.a” – për pjesën e parë dhe “Nokia Solutions and Netëorks Oy”, Finland.

Veç 3G, PTK do ta ofrojë dhe shërbimin 4G, për klientët me kontrate ose post-paid. Shërbimet 3G do te ofrohen për klientët me parapagim, ose pre-paid.

“Pjesa e parë do ‘ti kushtojë PTK-së 27,989,999 euro, ndërsa pjesa e dytë 3,934,924 euro. Me afër 32 milionë euro,” Vala” ka në plan që konsumatorëve të saj t’u ofrojë internet me cilësi të lartë e shpejtësi të madhe në telefona të mençur mobilë që ofron edhe shërbimet si -telefonata me video dhe TV në celular.

PTK është përballur tri herë me ankesa të operatorëve të ndryshëm që nga dhjetori të cilët ankoheshin se PTK-ja nuk duhej të përfillte procedura të negociuara për avancimin e saj në 3G”, raportoi RTK’ja.

Çfarë mund t’ju ndodhë nëse tri herë në javë bëni seks

0

cifti 23Kur flitet për seksin, sado që të keni përvojë në atë fushë, me siguri ekzistojnë disa fakte të cilat nuk i dini… Mbase për disa sosh keni dëgjuar, mirëpo me siguri ekzistojnë edhe sosh, të cilat do t’ju befasojnë…
Njerëzit të cilët mesatarisht bëjnë dashuri tri herë në javë duken edhe deri në shtat vjet më të rinj. Femrat të cilat nuk kanë partnerë më shumë interesohen për meshkujt e martuar sesa për ata të lirë. 58 për qind e meshkujve dhe e femrave të cilët rregullisht shohin filma erotikë me partnerin e vet janë më të lirë sa i përket seksit dhe më lehtë e kënaqin partnerin e tyre, transmeton Telegrafi.

Çiftet të cilat rregullisht përkëdhelen kanë tetë herë më pak shanse të bien në depresion sesa çiftet të cilët, p.sh., puthen vetëm gjatë marrëdhënies seksuale. 53 për qind e femrave së paku njëherë kanë përdorur vibratorin. Femrat të cilat ushtrojnë rregullisht kanë qarkullim gjaku më të mirë edhe në rajonin e gjenitaleve, andaj vetvetiu janë të kënaqura me jetën seksuale. Bartja e këpucëve me taka prej 10 cm forcon muskujt e komblikut, gjë që do të thotë që femrat të cilat shpesh mbathin këpucë me taka më lehtë përjetojnë orgazmën.

Femrat të cilat rregullisht masturbojnë gjithashtu më lehtë arrijnë orgazmën me rastin e marrëdhënieve seksuale. Hulumtimi global ka treguar se si austriakët më së shumti praktikojnë seksin oral. Gjermanët janë treguar dashnorët më të këqij kur është fjala për shkathtësitë seksuale. Çiftet të cilët në dhomën e gjumit kanë televizor mesatarisht bëjnë dashuri 50 për qind më shumë se sa çiftet të cilët në dhomë gjumi nuk kanë televizor.

Ekspertët konstatojnë që seksi i rregullt ndihmon në luftën kundër migrenës.

Kryetari i Gjykatës në Prizren, Ymer Hoxha,pasurohet në vitin 2013

0

Ymer Hoxha, kryetar i gjykatesKryetari i Gjykatës Themelore në Prizren,Ymer Hoxha ka shtuar pasurinë e tij në vitin 2013.

Ai në AKK ka deklaruar se vitin e kaluar ka blerë një sipërfaqe tokë prej 3 ari, me një vlerë 1.500.oo euro.

Gjithashtu po në vitin 2013 , Hoxha ka blerë një audi A6 që ka kushtuar 18 mijë euro./PrizrenPress.com/

35 milionë dollarë për autoportretin e Andy Warhol

0

autoportretin e Andy WarholVeprat e Andy Warhol janë shumë të kërkuara nga koleksionuesit. Christies ka shitur veprën e tij “Race Riot” (“kryengritje raciale”) për 62,88 milionë dollarë gjatë një ankandi dhe “White Marilyn” (“Marilyni i Bardhë ) u shit 41,04 milion dollarë.

Një autoportret i artistit amerikan, Andy Warhol, i nxjerrë në shitje për 35 milionë dollarë u ble dje në Art Basel, ekspozita më e madhe botërore e artit kontemporan në Bale (Zvicër), frekuentuar nga koleksionues nga mbarë bota.

Bëhet fjalë për një vepër që daton në vitin 1986 dhe titullohet “Fright Wig”, shitur nga galeria Skarstedt, paraqitur në Londër dhe në Nju Jork, sipas drejtorisë së ekspozitës. Në muajin maj në Nju Jork, shtëpia e ankandeve Sotheby’s ka shitur një seri nga gjashtë të autoportreteve të Andy Warhol, realizuar në vitin 1986, në ankand për 30 125 milionë dollarë.

Veprat e Andy Warhol janë shumë të kërkuara nga koleksionuesit. Christies ka shitur veprën e tij “Race Riot” (“kryengritje raciale”) për 62,88 milionë dollarë gjatë një ankandi dhe “White Marilyn” (“Marilyni i Bardhë ) u shit 41,04 milion dollarë.

Rekordi për Warhol u arrit në muajin nëntor 2013 për veprën e tij “Silver Car Crash”, shitur për më shumë se 105 milionë dollarë. Kjo ekspozitë që do të mbyllet më 22 qershor, pret rreth 70 000 vizitorë. / KultPlus.com

Shakatë dhe loja politike në Kosovë

0

partit politike 2Kosova ka hyrë në një krizë politike dhe po ballafaqohet me shumë probleme dhe sfida në krijimin e qeverisë së ardhshme.
Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka fituar ka fituar zgjedhjet parlamentare ka mbetur pas asnjë partnerë për krijimin e Qeverisë së re.

Aleanca Kosova e Re pas numërimit të votave me kusht nuk ka arritur të kaloj pragun dhe kjo situatë pritet ta dërgojë PDK’në në opozitë.

Në anën tjetër, të gjitha partitë opozitare në vend kanë lidhur një marrëveshje, e cila parasheh liderin e AAK’së si kryeministër të ardhshëm të vendit, mirëpo dispozitat kushtetuese janë të paqarta dhe kërkojnë një interpretim të Gjykatës Kushtetuese.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, duke u bazuar në kompetencat e saj kushtetuese, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për të sqaruar çështje kushtetuese që ndërlidhen me përgjegjësitë e saj.

Kërkesa për Gjykatën bëhet me qëllim të qartësimit të veprimit kushtetues të Presidentes së Republikës së Kosovës, që ndërlidhet me përputhshmërinë e nenit 84 pika 14 dhe nenit 95 të Kushtetutës së vendit, thuhet në një njoftim të Presidencës,transmeton Politiko.

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey A. Jacobson mbështeti vendimin e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për t’i kërkuar qartësim Gjykatës Kushtetuese lidhur me rolin e saj në formimin e qeverisë së re të Kosovës.

“Mendoj se është plotësisht i duhur. Të gjithë e kemi parë nëpër lajme ditëve të fundit se ka interpretime të ndryshme: Jo neni 84, jo ai 89, si mund të përputhen ato. Mendoj se është veprim i përgjegjshëm për të kërkuar qartësim nga institucionet e Kosovës të ngarkuara me këtë, në këtë rast Gjykata kushtetuese”, ka thënë ajo.
Jacobson u bën thirrje të gjitha partive politike që të respektojnë vendimin e asaj gjykate kur të dalë.

Analisti amerikan Daniel Server thotë për IBNA se, sistemet parlamentare siç është ai i Kosovës shpesh ballafaqohen me vështirësi në formimin e qeverisë.

“Unë supozoj që është një krizë, por sistemet parlamentare siç është ai i Kosovës, shpesh ballafaqohet me vështirësi në formimin e qeverisë. Muajt e pasigurisë dhe shakatë do të jenë mjaftë aktuale. Kjo është pjesë e një loje politike”, shprehet Server.
Server e quan lojë politike edhe marrëveshjen politike mes Lidhjes Demokratike të Kosovës,Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si dhe Nismës.

“Është një lojë politike, nuk kam koment tjetër. Të njëjtin mendim kam edhe për idenë se do ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë”, shprehet Server.
– See more at: http://politiko.net/shakate-dhe-loja-politike-ne-kosove/#sthash.MTd4GyFV.dpuf

Gjykata Kushtetuese ka një muaj kohë për t’i dhënë përgjigje Presidentes

0

GjykataKushtetuese e KosovesSipas Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregullores së Punës, Gjykata Kushtetuese ka një muaj kohë për t’i dhënë përgjigje kërkesës së Presidentes për t’i treguar mospërputhshmërinë e dy neneve që kanë të bëjnë me mandatarin e Qeverisë.

Presidentja Atifete Jahjaga, për të pasur të qartë se kush duhet të mandatohet për formimin e Qeverisë, ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese më kërkesë për interpretim të dy neneve (Neni 84 pika 14 dhe nenit 95) që flasin se kush duhet të formojë Qeverinë e re.

Para pak ditësh, Enver Hasani, kishte thënë se nëse bëhet një kërkesë e tillë, atëherë, përgjigjen do ta kthejnë në një afat rekord prej tri javësh.

Me Ligjin dhe Rregulloren e Punës së Gjykatës Kushtetuese parashihet që përgjigja të kthehet brenda një muaji.

Ja kujt i jep të drejtë Kushtetuta të bëjë kërkesë në drejtim të Gjykatës Kushtetuese:

Neni 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara]

3. Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Qeveria janë të autorizuar të ngrenë çështjet në vijim:

(1) konflikti në mes të kompetencave kushtetuese të Kuvendit të Kosovës, Presidentit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës;

5. Dhjetë (10) a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, brenda një afati prej tetë (8) ditësh nga dita e miratimit, kanë të drejtë të kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji ose vendimi të miratuar nga Kuvendi, si për përmbajtjen, ashtu edhe për procedurën e ndjekur.

6. Tridhjetë (30) a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, janë të autorizuar të ngrenë çështjen nëse Presidenti i Republikës së Kosovës ka kryer shkelje serioze të Kushtetutës.

Ja çka thotë Ligji për Gjykatën Kushtetuese lidhur me procedurën që duhet ndjekur me rastin e përgjigjes ndaj kërkesës së Presidentes:

Ligji:
2. Procedura në rastin e përcaktuar në

Nenin 113, paragrafi 3 (1) të Kushtetutës

Neni 33

Saktësimi i Kërkesës

Kërkesa e ngritur ne baze te nenit 113, paragrafi 3, pika 2 te Kushtetutës parashtrohet nga Kuvendi i Republikës se Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës ose nga Qeveria. Kërkesa përmban çfarëdo informate te ne vojshme ne lidhje papajtueshmërinë e supozuar me Kushtetutën dhe referendumin e propozuar ashtu siç përcaktohet me rregullat e procedurës se Gjykatës Kushtetuese.
Neni 34

Afati

1. Gjykata Kushtetuese vendos për kushtetushmërin e referendumit të propozuar brenda tridhjetë (30) ditësh pas pranimit të kërkesës.

PDK – 37 deputetë, LDK-30, VV-16

0

DnV-rezultatiSipas raportit të e fundit të Qendrës së Numërimit të Rezultateve dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbi bazën e të cilit partitë politike që kanë kaluar pragun zgjedhor do të përfaqësohen në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar më së shumti mandate dhe do të ketë gjithsej 37 deputetë, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 30 deputetë.

 

Në legjislaturën e re, që pritet të konstituohet pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 16 deputetë, ndërsa aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me 11 deputetë.

Nisma për Kosovën, e cila arriti ta kaloj pragun zgjedhor prej pesë për qind, do të përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës, me 6 deputetë, që bashkë edhe me partitë e lartpërmendura arrijnë numrin 100 të mandateve në Kuvend.

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka 120 ulëse gjithsej, kështu që 20 mandatet tjera do t’iu takojnë minoriteteve, mandate të fituara e të garantuara, në bazë të Planit të Martti Ahtisaarit, zbatimi i të cilit vazhdon të sigurohet me anë të Kushtetutës. (lajmi.net)

Shteti është përgjegjës për Elvisin

0

HalilMatoshi-analistShkruan: Halil Matoshi

Nëse PDK-ja dhe Hashim Thaçi pretendojnë se e kanë ndërtuar shtetin e së drejtës për dy mandatet në qeverisje, vrasësi i kandidatit të tyre për deputet në Rahovec, Elvis Pista, duhej të kapej qysh dje, kështu që nesër secili qytetar të ndihej i lirë dhe i sigurt në atdheun e tij, i çliruar më në fund se paska kush të merret me punët e shtetit. Nëse jo, atëherë tërë përgjegjësia bie mbi shtetin

Shqiptarët e Kosovës vazhdojnë të kenë problemin kryesor raportin me të vërtetën.
Në vendin e përplasjeve për pushtet politik, ku viktima e parë është e vërteta, viktimat njerëzore janë vetëm numra. U shërbejnë vetëm statistikave!
Shumica e shqiptarëve nuk e duan të vërtetën lakuriqe, ajo dhemb, sepse u kanë besuar mjaft gjatë gënjeshtrave dhe miteve (interpretimeve të rreme ose folklorike të vërtetave historike) dhe të pranuarit e shpejtë dhe pa hezitim i së vërtetës, kjo i zhburrnon.
Ose u duket se i bën të paburra.

Në vendin ku efiçienca e shtetit e ka për matës konstant zeron, çmohen partizanët që kryejnë detyrimet ndaj partisë ose klanit të tyre (sipas kodit mafioz) dhe jo ata që bëjnë detyrën përpara ligjit.
Në vendin ku nuk i besohet shtetit të së drejtës, secili vrapon ta marrë ligjin në duar, për “ta vënë drejtësinë në vend” dhe mundësisht në situata turbulente shoqërore. Sepse në këso situatash, për shkak të ligështimit të shtetit, cubi vritet për cubëri e mbetet në kujtesë si hero, ndërsa heroi vritet për ndonjë akt të lartë shoqëror e patriotik e dikush kujdeset që ai të përdhoset, të jetë vrarë për ndonjë akt të ulët, pra për moral të dyshimtë.

Kjo ndodh në shoqëritë ku janë shprishur kufijtë mes së mirës dhe së keqes, mes Kanunit dhe ligjit, mes trimërisë dhe qyqarllëkut, sepse aty ku nuk ekziston hierarkia e vlerave, brenda pak orëve cubi ngrihet tek retë, ndërsa heroi i vërtetë ulet tek pluhuri.
Vrasja e një qytetari në vendlindjen e tij, në qytetin e tij dhe mes të afërmve e miqve mund edhe të mos ketë asnjë lidhje me politikën, madje mund të jetë rast i motiveve më banale, mirëpo konteksti i krijuar në Kosovë, mungesa e sigurisë dhe kapja e strukturave të sigurisë nga segmente të parapolitikës klandestine i jep vrasjes së kandidatit për deputet të PDK-së konotacione politike.

Përderisa shteti nuk e zbardh rastin, qoftë edhe me ndihmën e ekspertëve të huaj (pse jo edhe të FBI-së), atëherë mbetet legjitim edhe një interpretim i mundshëm: prapa vrasjes qëndron ndonjë vegël qorre e segmenteve që e kanë kapur shtetin, pra vetë shteti!?
As vajtimi dhe as dënesjet nuk bëjnë punë në këtë zi, jo vetëm tek familjarët e Elvis Pistës, sepse secili njeri paqësor e normal ndihet ngushtë, dhe me neveri përcjell lajmet hap pas hapi, rreth kësaj vrasjeje, sepse nuk është thënë kot se me vdekjen e një njeriu njerëzimi ndihet i zvogëluar.
Në Kosovë secili qytetar i edukuar ndihet i vogël përpara gjëmës se njerëzve të dashur të Elvis Pistës.

Në këtë rast, kur një pjesë e madhe e shoqërisë është në çoroditje, kurse pjesa tjetër në ankth për të sotmen dhe të ardhmen e këtij vendi, nuk duhet bërë asgjë, as spekulime se kush e vrau këtë njeri dhe politikan, as përse.
Edhe më keq nëse vazhdohet me hedhje dyshimesh kuturu, herë nga njëra anë e herë nga blloku tjetër, ndërthurje konspiracionesh, në këtë rast pra, duhet të veprojë shteti – institucionet e tij legale.

Kapja e atentatorit të Pistës është e vetmja dëshmi se kjo elitë politike dhe institucionale e ka seriozisht shtetndërtimin.

Kurse moskapja e tij dhe moszbardhja e rastit e dëshmon edhe një herë agresivitetin në rritje të kësaj elite politike, injorancën, joprofesionalitetin dhe keqdashjen e shpirtligësinë e të gjithë bartësve të pushtetit politik në vend.

Ky është rasti i mirë për pushtetin e Thaçit dhe të segmenteve të shtetit që ai i kontrollon: kapeni vrasësin dhe dëshmojuni se jeni në krye të detyrës!
Ky është rasti për Policinë e Kosovës, nga e cila janë kthyer sytë dhe veshët e qytetarëve kosovarë, për ta sprovuar atë, nëse u ka shpëtuar ndikimeve politike ose nëse ka rënë në llumin e politikës këmbë e krye!?

Nëse në Policinë e Kosovës ka gra e burra me integritet, që s’kanë lejuar të kapet edhe kjo levë e shtetit, atëherë vrasësi i Pistës do të kapet!

Nëse ky rast nuk zbardhet deri në fund nga hetuesit policorë, nga Prokuroria dhe gjyqësori, atëherë qytetarit kosovar, qoftë edhe votues i PDK-së, nuk po i shkruhet mirë…

Kapeni pra vrasësin dhe silleni para drejtësisë që dikush të besojë në sinqeritetin tuaj në raport me kauzën e shtetndërtimit!
Që qytetari ta rikthejë besimin në shtetin e tij.
Në policinë e tij…

Ju obligoheni me ligj për këtë, sepse ju paguheni për këtë – t’i kapni vrasësit – jo vetëm të Elvis Pistës, por të të gjithë atyre, familjeve të të cilëve shteti ende u ka mbetur borxh, sepse nuk ua ka kumtuar të vërtetën përse u vranë dhe nga kush u vranë të dashurit e tyre, që nga paslufta e këtej.

Nëse nuk arrini ta mblidhni guximin qytetar dhe ta sillni vrasësin para një gjykate, atëherë indiferenca dhe indolenca juaj, e mbi të gjitha heshtja juaj dhe terri mbi ngjarjen, flasin vetë: ju e keni vrarë natën dhe po e qani ditën, jo që ndonjë nga ju si emra konkretë jeni të implikuar drejtpërsëdrejti në vrasje, por sepse ka qenë detyrë juaja dhe nuk keni krijuar shtet të sigurt, pra nuk e keni kryer detyrën që u është besuar, prandaj ju jeni përgjegjës.

Ju e keni vrarë Elvis Pistën, sepse shumë nga ju gjatë i keni heshtur krimet – plot 15 vjet – dhe përfundimisht ju e keni vrarë qytetarin Pista, sepse i keni legjitimuar vrasjet politike, përmes një kauze që ju e keni konsideruar si të vetmen të vërtetë dhe të drejtë; sepse e keni bindur veten dhe mbështetësit tuaj se vetëm juve u përket e vërteta supreme – e vërteta historike, duke vënë pushtetin tuaj edhe mbi gjuhën madje – sepse ju mendoni se jeni instanca e vetme e interpretimit të asaj të vërtete; sepse ju keni krijuar frikë dhe frikësim në këtë vend, me faktin se keni abuzuar me fuqinë tuaj pushtetare, për ta dominuar shoqërinë e dërrmuar kosovare.
Ju keni pasur dikur G2, ZKZ, SHIK dhe sot keni “në dorë” polici e FSK, AKI e një Zot e di se çfarë krijesash e mekanizmash të tjerë të ligjshëm e të paligjshëm.

Prandaj ju duhet të keni informatat e duhura.
Shpalosni ato më në fund dhe kapeni vrasësin – çlirojeni qytetarin kosovar nga ankthi se papandehur në një stacion autobusësh, në një tubim partiak apo në një kafene po vazhdojmë të rrimë ulur së bashku me vrasës.
Madje edhe po i cakërrojmë gotat mes vete !?
E jeta me vrasës e mes tyre, qofshin vegla qorre të levave të pushtetit, apo vrasës të paguar ose serikë është jetë pa dinjitet dhe e palumtur.
Hiqjani këtë ankth qytetarit kosovar dhe dëshmojuni shtetarë të vërtetë.
Mos u dëshmoni qyqarë, si një shoqëri sekrete, klandestinë dhe të pështirë!?

Kapeni vrasësin dhe dëshmojuni çlirimtarë të vërtetë të vendit, nga pritat dhe nga krimet…
Nëse e kapni vrasësin, pra dhe e sillni para drejtësisë, ju e siguroni qytetarin e Kosovës se nuk e keni vrarë Pistën vetë!

Vetëm nëse e kapni vrasësin dhe e sillni para drejtësisë duke e provuar fuqishëm veten në anën e ligjit – e jo nga ajo anë e tij – ju keni siguruar alibi.
Përndryshe, rahovecianëve, simpatizantëve të PDK-së dhe të të gjithë qytetarëve normalë kosovarë ka për t’iu qarë zemra tërë jetën se e vratë ju – drejtues të pushteteve në këtë vend – që s’po e lini të shohë dritë.

Ja çfarë i tha Mustafes dhe Haradinajt njeriu i Angela Merkelit

0

Haradinaj-MustafaGjermanët kërkojnë që të vazhdojë dialogu, implementimi dhe zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë

Burime të Gazetës Express kanë treguar se në takimin e sotëm të zyrtarit të Partisë së Angela Merkelit me Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn, këtyre të fundit u është kërkuar që të vazhdojnë dialogu me Serbinë si dhe tëzbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Njëri prej njerëzve kryesor të Angela Merkelit, Andreas Schockenhoff, sipas burimeve, e ka marrë si të mirëqenë mundësinë që opozitë të formoi Qeverinë e re të Kosovës.

Veç kësaj, dy liderët e partive opozitare kanë kërkuar ndihmën e gjermanëve për t’i bindur pakicat për t’u bërë pjesë e koalicionit për formimin e Qeverisë.