17.8 C
Prizren
E premte, 8 Gusht, 2025
Home Blog Page 7999

Daka: Ja kur do të publikohet rezultati i zgjedhjeve

0

ValdeteDaka-zgjedhjetKryetarja e KQZ-se, Valdete Daka ka parlajmëruar se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 8 qeshorit mund të publikohen javën që vjen, të entjen. Ajo ka thënë se nuk ka asnjë vonesë në procession e numërimit dhe të rinumërimit të votive.

Sipas saj, KQZ-ja dhe QNR-ja janë duke e kryer punën në mënyrë profesionale, efikase dhe transparente. Daka ka kërkuar nga përfaqsuesit të të gjitha partrive poltike, analitëtë dhe të tjerët që po merren më punët e KQZ-së, ta lenë te qetë institucion ta bëjë punën ashtu si duhët.

“Këto ditë do të vazhdojë rinumërimi I 439 kutive dhe parashihet që për cdo ditë të rinumërohen nga 80 kuti. Duke u nisur nga kjo përllogaritje, mund të presim që të entjetn të dalim më rezultate përfundimtare për zgjedhjet e tetë qershorit”, ka thënë Daka për gazetën “Epoka e re”.

Timoni i shtetit në duar të Kushtetueses!

0

GjykataKushtetuese e KosovesGjykata Kushtetuese e Kosovës për pak ditë do të gjendet sërish para një sfide të madhe, që realisht mund të jetë edhe përcaktuese për fatin politik të vendit, për faktin se do t’i duhet të saktësojë se kush duhet të mandatohet për krijimin e qeverisë së re.

Pas vendimit në shtator të vitit 2010 në rastin e ish-presidentet Fatmir Sejdiu që çoi vendin drejt zgjedhjeve, pastaj pak muaj më vonë edhe për rastin e ish-presidentit Pacolli, që dha ndërhyrjen amerikane për kapërcimin e “ngërçit politik” të krijuar, Gjykata Kushtetuese ka në dorë një rast të tretë në të cilin kërkohet vendimi i saj që nuk mund të diskutohet nga askush.

Këtë radhë nuk ka të bëjë me pozitë të presidentit por është një çështje më e ndërlikuar. Veprimi i tri partive opozitare të cilat nënshkruan marrëveshje për të qeverisur ka futur në paqartësi kushtetuese vendin, gjë që ka detyruar të parën e shtetit Atifete Jahjaga, të kërkojë “ndihmë” nga Kushtetuesja. Ajo i është drejtuar institucionit që është i thirrur të bëjë interpretimin e Kushtetutës nga i cili ka kërkuar të sqarojë kompetencat e saj në disa nene të caktuara që kanë të bëjnë me mandatarin e Qeverisë së ardhshme./tribuna/

Arsim Kukaj nga Korisha përfundon në paraburgim, shantazhoi ish të fejuarën

0

BurguArsim Kukaj nga fshati Korishë e Prizrenit, ka përfunduar në paraburgim , pasi që ish e fejuara e kishte lajmëruar në organet e drejtëisë për ngacmim dhe shantazh.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj tha se ndaj Kukajt është caktuar masa e paraburgimit për një muaj.

“I pandehuri në mënyrë të vazhdueshme e ka ngacmuar ish të fejuarën J.Q. me qëllim të frikësimit, duke e shqetësuar me thirrje telefonike, mesazhe, internet, postime të fotografive te ndryshme në rrjetet sociale”, tha Kicaj./PrizrenPress.com/

Krasniqi: Vrasësi i Elvist Pistës, duhet ekzekutuar

0

Shefqet Krasniqi-hoxhaNë një shkrim autorial dërguar në redaksinë tonë, “Siguria, para së gjithash!”, imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi shkruan ndër të tjera për vrasjen e kandidatit për deputet të PDK-së, Elvis Pista.

Ai thotë se ndihet i prekur nga vrasja e tij, dhe se kjo vrasje mund “t’i ndodhë secilit prej nesh”.

“Qe ardhshme ndër prioritetet e saja parësore ta ketë sigurinë, bile në krye të listës. Vërtetë është e neveritshme dhe njollë e zezë e tërë kombit tonë që edhe më tej të ketë vrasje politike; është dobësi dhe ligshti që njerëzve t’u vuhet haraç, t’u vidhet pasuria mu në mes të ditës, madje të vriten njerëzit në vetëmbrojtje apo mbrojtje të pasurisë së tyre, sepse kjo i bije se tek ne dominojnë njerëzit mbi ligjin, respektivisht bandat”, shkruan ai, transmeton Telegrafi.

Krasniqi thotë se nuk guxojmë të kemi “mëshirë” ndaj krimit dhe kriminelit.

“Mëshira ndaj tij është plagë e rëndë e shoqërisë… u hap rrugën të këqijve, të sëmurëve shpirtërisht… Ne nuk jemi popull i Skandinavisë, ku për shkak të vetëdijes së lartë edhe ligji është më i butë, ne jemi njerëz tjerë, kemi tjera gjene, tjetër gjak, andaj edhe ligjet duhet të jenë tjera”, shkruan imami Krasniqi, duke shtuar se në rastin e vrasjes me paramendim, të planifikuar, sikur që ndodhi me Elvisin, “vrasësi duhet ekzekutuar”.

“Është vrasje tinëzare, nuk ka mëshirë aty, sepse mëshira ndaj krimit dhe kriminelit është zullum dhe padrejtësi për masën e gjerë, ngase më pas trimërohen kriminelët dhe përhapet krimi”, shkruan ai.

Ndalohet klipi i Lady Gaga, si film pornografik (Video+18)

0

Lady Gaga-nudo14Sipas “New Your Post” këngëtarja Lady Gaga është ngacmuar seksualisht nga R.Kelly dhe fotografi i vipave Terry Richardson gjatë xhirimeve të videoklipit “Do What u Want”, i cili është çensuruar.

Gjithashtu mësohet se Gaga nuk ka dashur që këto imazhe të publikohen në media, por “TMZ” nuk i ka rezituar tundimit.

“Do What u Want” është klipi i cili pritej të hidhej në treg nga këngëtarja gjatë muajit shtator të vitit të kaluar, por për shkak të skenave të shumta erotike nuk ka mundur të publikohet.

Megjithatë “TMZ” ka publikuar një promo të kësaj video, e cila ka shkaktuar mjaft reagime për shkak të përmbajtjes së saj.

Regjisori i klipit të çensuruar të Gagas, Richardson ka realizuar edhe videoklipin e këngës “Wrecking Ball” të këngëtares Miley Cyrus.

http://youtu.be/5MWhrUGt35Y

Tahiri Brukselit: Ose hiqni barrikadën, ose e heqim ne

0

Edita TahiriZëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, në një intervistë për RTK, i ka bërë me dije Brukselit zyrtarë, se nëse ata nuk e largojnë “parkun e paqe” nga ura e Ibrit, atëherë këtë gjë do ta bëjë Qeveria e Kosovës.

“BE duhet të rris angazhimet. Ja kemi bërë të qartë Brukselit se presim që për një kohë të shkurt të hiqen nga ura dhe ura të funksionalizohet për lëvizjen e lirë. Nëse nuk ka lëvizje nga Brukseli, ne si Qeveri do t;i marrim masa për këtë”, tha ajo.

Tahiri tha se “ne si Qeveri, kemi qenë në kontakt dhe jemi ende në kontakt me ndërkombëtarët dhe veprimet tona do të jenë të koordinuara”.

Tahiri më tej publikoi vendimin e Qeverisë së Kosovës, se Zyrtari i Lartë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, më nuk do të mund të futet në territorin e Kosovës.

Zëdhënësi i Williamsonit: Nuk kanë përfunduar hetimet

0

Joao SousaZëdhënësi i Task-Forcës Speciale Hetuese [SITF], Joao Sousa, ka demantuar raportimet e mediave sot për kinse përfundimin e hetimeve lidhur me trafikimin e organeve në Kosovë.

Në një prononcim për Koha.net, ai ka thënë se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar dhe nuk do të dalin me asnjë koment pa përfunduar hetimet në tërësi.

“Ky është një hetim që është në vazhdim e sipër dhe Ambasadori [Clint] Williamson ka thënë vazhdimisht se deri në fund të hetimeve nuk do të del me ndonjë deklaratë. Asgjë nuk ka ndryshuar për sa i përket kësaj çështjeje”, ka thënë Joao Sousa, zëdhënës i SITF.

Sousa ka thënë se do të ishte e papërshtatshme që të komentoheshin përfundimet e hetimeve, duke shtuar se siç e kanë thënë edhe më herët, “nuk do të spekulojmë me thashethemet e pabaza të mediave”.

“Hetimet tona po vazhdojnë dhe rezultatet do të publikohen me kohë. Nuk mund të paragjykojmë asnjë rezultat”, ka theksuar zëdhënësi Joao Sousa.

Ndryshe, sot mediat lokale kanë raportuar se kanë përfunduar hetimet për trafikim të organeve gjatë luftës në Kosovë dhe se me këtë janë hedhur poshtë të gjitha pretendimet e raportit të senatorit zviceran, Dick Marty.

Policia e Kosovës: Qytetarët s’duhet të shqetësohen për sulme terroriste

0

policia e kosovessNë bazë të zhvillimeve të fundit pas aksioneve të ndërmarra nga organizata ISIS (Islamic State of Iraq and Sham) në Siri dhe në veri të Irakut, me ç’rast disa qytete të Irakut janë marrë nën kontroll nga kjo organizatë, në web faqe të ndryshme dhe rrjete sociale është publikuar një audio incizim i udhëheqësit të kësaj organizate, e që mund të gjendët edhe me titra në gjuhën shqipe, i cili bën thirrje për të luftuar të ashtuquajturit “rafidi” dhe bën thirrje për marshim drejt Bagdadit por në anën tjetër përmban edhe mesazhe kërcënuese të paspecifikuara ndaj Perëndimit.

Pas këtyre zhvillimeve dhe publikimit të këtij audio incizimi, shumë vende, veçmas ato vende shtetas të të cilave marrin pjesë aktive në konfliktin e Sirisë dhe Irak nën ombrellën e kësaj organizate, kanë ngritur shqetësimin lidhur me mundësinë që elemente të kësaj organizate mund të paraqesin rrezik potencial për ndonjë sulm terroristë jashtë zonës së konfliktit.

“Andaj janë ndërmarrë hapa për të ngritur vigjilencën, shtuar masat e sigurisë si dhe bashkëpunimin ndërkombëtarë, me qëllim të monitorimit të situatës dhe parandalimit të ndonjë kërcënimi të mundshëm”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.

Megjithatë, Policia e Kosovës thotë se deri më tani nuk posedon informata të besueshme për ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Institucioneve, qytetarëve të Republikës së Kosovës apo interesave të vendeve tjera në Kosovë.

“Prandaj vlerësojmë se nuk ka nevojë për shqetësim të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thotë më tej Policia.

Po ashtu, Policia e Kosovës siguron qytetarët se konform zhvillimeve apo shqetësimeve të sigurisë që mund të ngritën, në bashkëpunim edhe me institucionet tjera relevante, do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një ambient sa më të siguritë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Politika, objektivi i George Clooneyt

0

George ClooneytTezja e George Clooneyt, në një intervistë të dhënë për “Daily Mail”, ka thënë se pasi aktori të martohet, së shpejti do ti futet politikës.

Sipas saj, gruaja e ardhshme do të jetë një shtysë e madhe për të dhe se ka ardhur koha që ai ti dedikohet familjes.

“George do të kandidojë për ndonjë post në politikë, sidomos pasi të martohet me Amalin.

Ajo do t’ia hapë dyert këtij rrugëtimi të tij. George i martuar do të jetë një djalë i mirë dhe jo një djalosh i keq që qëndron me shumë femra. Ai do të jetë më serioz”, ka thënë tezja e Clooneyt.

Film për Ramush Haradinajn: Rrugëtimi i një gjenerali

0

NRamush Haradinaj 1jë udhëtim që nis nga Gllogani, fshati shumë pranë Deçanit, për të vijuar më pas në krahinën e Dukagjinit, Shqipëri, më pas në kryeqytetet e Europës, tribunalin e Hagës…për të sjellë në ekran jetën e një prej protagonistëve më të njohur në Kosovën e pas luftës Ramush Haradinajt. Hero i luftës së UÇK-së e më pas Kryeministër, jeta e Haradinajt nuk është thjesht jeta e një njeriu, por jeta e vendit të tij, Kosovës. Regjisori Kujtim Gjonaj, mjeshtër i madh, në kuadër të kolanës së filmave portret, pas premierës kushtuar jetës së aktores së madhe Margarita Xhepa, sjell një tjetër dokumentar kushtuar një prej figurave më të spikatura në politikën kosovare, Ramush Haradinajt. Filmi dokumentar “Gjithçka për Kosovën” pati premierë dy javë më parë në Muzeun Historik Kombëtar.
Pas dokumentarit për aktoren e njohur Margarita Xhepa, vini sërish me një premierë dokumentari kushtuar një personazhi të njohur të politikës në Kosovë. Pse kjo tërheqje ndaj dokumentarëve-personazhe?

Filmi dokumentar që i kushtohet figurës së Ramush Haradinajt bën pjesë në kolanën e filmave portret të realizuar nga unë. Kolanë që tashmë ka krijuar fizionominë e vet në shtratin e gjerë të krijimeve të mia filmike. Në ndryshim nga shumë filma të tjerë dokumentarë të këtij lloji, jo vetëm nga ata që kam realizuar unë, por edhe të regjisorëve të tjerë, ky film është një dokumentar ndryshe. Përse e them këtë? E them sepse ka disa vite, që në filmat e mi dokumentarë (disa prej tyre) përparësi themelore merr imazhi i filmit dhe jo teksti që i bashkëngjitet këtij imazhi, që ilustron dhe komenton atë. Në filmin në fjalë mungon tërësisht komenti me tekst, por mendimet dhe idetë e autorit transmetohen te spektatori nëpërmjet imazhit, zërit të personazhit apo sekuenca mendimi të bashkëkohësve të tij. Filmi për gjeneral Ramush Haradinaj nuk është dokumentar klasik, ku narratori zë e rrëfen jetën dhe veprën e personazhit nga lindja e këtej. Përkundrazi ai është një rrëfim artistik, mbështetur në momentet më të qenësishme të jetës së personazhit dhe familjes së tij, pa respektuar ndonjë rend kronologjik… Është Haradinaj që tregon, janë njerëzit e thjeshtë që flasin për të, janë dhe bashkëluftëtarët që gjykojnë mbi të… dhe duke i vlerësuar të gjitha bashkë, ne ndërtojmë episode emocionale të mbështetura në metafora artistike, simbole apo krahasime filmike, pra në atë që ne e quajmë gjuhë të pasur filmike. Tërë këta elementë të marrë së bashku si dhe mënyra origjinale e rrëfimit, bëjnë atë që filmi të jetë ndryshe ose thënë artistikisht… një rrëfim emocional dhe artistik për këtë figurë emblematike.

Cilat janë vendet apo ngjarjet që ju kanë bërë përshtypje në rrugëtimin drejt jetës së Haradinajt?

Kur më propozuan të bëj një film për jetën dhe luftën e z. Haradinaj, të them të drejtën, në fillim shtanga dhe hezitova për ditë të tëra. Hezitimi është i kuptueshëm se, për një figurë të cilën jo vetëm vepra e tij, por edhe koha dhe masmedia e kishin kthyer në legjendë, duhej menduar gjatë për të marrë një vendim krijues. Miqtë që më propozuan, njerëz të afërt me gjeneralin, më ofruan dokumentacionin e nevojshëm dhe kështu hap pas hapi, shkallë pas shkalle, ndodhi pas ndodhie figura e tij m’u bë e afërt dhe shpesh u thoja bashkëpunëtorëve të mi, se po më duket vetja edhe mua si pjesë e UÇK-së. Kështu nisi puna me stafin tim për të kristalizuar dhe për të sjellë në jetë filmin për Ramushin, këtë figurë emblematike të luftës çlirimtare të popullit kosovar, për liri e pavarësi kombëtare. Rrugëtimi artistik për të materializuar artistikisht jetën e Ramush Haradinajt ka një shtrirje të madhe në kohë dhe hapësirë. Ai zë fill në Gllogjan, pastaj përshkon tërë krahinën monumentale të Rrafshit të Dukagjinit, përfshin Shqipërinë me Tiranën në krye, kryeqytetet e mëdha të Europës për të popullarizuar bashkimin shqiptar, si dhe përplasjet në Tribunalin e Hagës, për të dhënë luftën e popullit shqiptar të Kosovës, certifikatën e pafajësisë dhe të drejtësisë. Është një rast unikal jo vetëm në botën shqiptare, por edhe në Ballkan edhe më gjerë, që një kryeministër të japë dorëheqjen vullnetarisht, të shkojë po vullnetarisht për t’u përballur me drejtësinë dhe të kthehet triumfator prej andej. Ky veprim, siç thotë një studiues në film, është një rast unikal i një burrështetasi të shquar.

Ky është rrugëtimi jo vetëm gjeografik, por edhe artistiko-emocional në jetën e heroit të veprës filmike. Vlen për të përmendur në këtë rrugëtim artistik se nuk ka episode apo sekuencë kur flitet për Shqipërinë, që rrëfimtari (pra Ramush Haradinaj) të mos shpalosë me thjeshtësi, emocion dhe respekt të thellë dashurinë e tij të pakufishme për Shqipërinë dhe shqiptarët, për ndihmën e pakursyer që njerëzit e thjeshtë të Shqipërisë u kanë dhënë vëllezërve të tyre kosovarë. Sa herë xhironim episode apo sekuenca të tilla unë si regjisor shihja në portretin e tij, në sytë dhe vështrimin e tij një emocion të madh. Dhe teksa xhiroja, mendoja se te ky njeri, që i dha luftës jo vetëm gjakun e tre vëllezërve, por sakrifikoi gati gjithë familjen e tij, ndjenja e mirënjohjes për Shqipërinë dhe shqiptarët është kthyer në virtyt.

Pse një dokumentar për Haradinajn?

Në krijimtarinë time të gjatë mbi 45-vjeçare, një vend të rëndësishëm zënë temat që kanë të bëjnë me historinë e popullit shqiptar, si dhe figurat e shquara që kanë bërë historinë e këtij vendi, apo ngjarje dhe momentet kyçe, që janë nga më thelbësoret në rrjedhën e historisë. Pra objekt i fokusit tim filmik janë, bie fjala: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, apo kryengritjet e mëdha të viteve 1910-1912, që sollën Pavarësinë e Shqipërisë etj., por pa mënjanuar figura të mëdha të kësaj historie, njerëz të mëdhenj që bënë histori, të cilët i do dhe i nderon jo vetëm hapësira shqiptare, por edhe bota i vlerëson. Kështu objekt krijimtarie është filmi për Nënë Terezën, filmi “Ditët e fundit të një luani”, kushtuar Ali Pashë Tepelenës, apo “Gjaku ynë i shprishur”, kushtuar Jeronim De Radës, apo “Enciklopedi që ecën me këmbë”, për Faik Konicën… dhe shumë të tjera për ta mbyllur me “Det i diturisë”, kushtuar Hasan Tahsinit (film në proces)… Pra janë figura kombëtare me përmasa ndërkombëtare. I parë në këtë këndvështrim edhe filmi për Ramush Haradinajn, është brenda këtyre përmasave, prandaj tërhoqi vëmendjen time dhe u bë objekt i rëndësishëm i krijimtarisë sime. Ramush Haradinaj, pa asnjë mëdyshje, është pjesë e rëndësishme e historisë moderne shqiptare.

A ishte e vështirë apo e lehtë të ndërtonit figurën e tij?

Me sa di unë, në çdo lloj fushe, është shumë më e lehtë të prishësh se të ndërtosh. Thënë ndryshe: Të ndërtosh keq është e lehtë, të ndërtosh mirë dhe bukur është e vështirë. Gjykuar nga ky këndvështrim të bëje një film për luftën e Rrafshit të Dukagjinit, për familjen Haradinaj dhe për vetë Ramush Haradinaj, tani gati 15 vite pas përfundimit të luftës, nuk ishte e lehtë. Në kaq shumë vite njerëzit kanë ndryshuar, ka ndryshuar edhe gjeografia e zonës, por ajo që ka rëndësi është se personazhet janë po ata dhe në kartën e tyre të memories ngjarjet ruhen të freskëta, të zjarrta, emocionale si ato ditë lufte…E para ta vështirësonte ndërtimin e filmit, e dyta ta lehtësonte atë. Gjykimet dhe vlerësimet e Ramush Haradinaj për luftën dhe heronjtë e saj, ta lehtësonin punën. Me mënyrën se si fliste për shokët, për të rënët apo ngjarjet e ndodhura shumë vite më parë, ai të krijonte tablo reale lufte, plot ngjyra heroizmi dhe patriotizmi.

Çfarë zbulon ky dokumentar, ndonjë gjë të pathënë për Haradinajn dhe Kosovën, për luftën e tyre?

Në këtë botë të vjetër, zor se gjen të pathëna. E rëndësishme për mua si krijues është si thuhen ato, dhe jo vetëm si thuhen, por edhe si interpretohen. Për sa i takon filmit më duhet të them se ky është një film krejt ndryshe nga ata që janë bërë ose tentuar të bëhen për luftën Kosovare të fundshekullit XX.

Është një luftë unikale në llojin e vet, sepse në ndryshim nga shumë epope të zhvilluara më parë kundër shumë lloj pushtuesish, është një luftë që i solli lirinë dhe pavarësinë gati gjysmës së trojeve shqiptare të mbetura padrejtësisht jashtë trungut mëmë, për gati 100 vjet. Është një luftë që Haradinaj u përpoq t’ia sillte popullit, siç ia solli dhe fakti që mijëra kosovarë të Rrafshit të Dukagjinit dhe më gjerë rrëmbyen armët, tregon se lufta për liri dhe pavarësi e UÇK-së me në krye gjeneral Ramush Haradinaj, ishte një luftë masive popullore… E nëse populli ka thurur mite dhe legjenda për heronjtë e tij ndër shekuj si për Skënderbeun dhe trimat e tij, për Sulejman Vokshin apo Mic Sokolin, Ali Pashë Tepelenën apo trimat e Kurveleshit, për heronjtë e luftës partizane apo Shaban Polluzhën dhe Adem Jasharin kundër serbëve dje dhe sot, lufta e Rrafshit të Dukagjinit, e djemve të familjes Haradinaj apo vetë Ramush Haradinajt janë legjenda të kohëve moderne. Ramush Haradinaj është jo vetëm luftëtari i pamposhtur, jo vetëm politikani largpamës, por edhe burrështetasi i mençur, sepse me atë që bëri duke shkuar vullnetarisht në Hagë, të triumfojë drejtësia, doli i pafajshëm dhe u kthye triumfator në vendin e vet. Si moment i trajtuar në film është një risi, që duke shfrytëzuar materialin kronikal të kohës, u ndërtua një episod emocional, i ndërtuar artistikisht, pra një interpretim emocional i kronikës së ngjarjes…

Përveç këtyre që thuhen më lart, çfarë gjëje të veçantë na zbulon filmi te ky personazh?

Të punosh gati tre muaj një film dokumentar me një figurë madhore si Ramush Haradinaj patjetër do të sjellësh më shumë risi e detaje, që formojnë karakterin e një heroi. E ceka edhe më parë, por po e ritheksoj dashurinë e tij për Shqipërinë dhe shqiptarët, pa asnjë notë patetizmi apo artificializmi, unë e kam hasur pak herë në personazhe, që kanë qenë objekt i krijimtarisë time. Së dyti më duhet të them se që nga takimi i parë e deri në atë të fundit, para se të mbaronte filmi, jashtë arsyetimeve dhe gjykimeve të njerëzve pranë tij (në çdo moment atë e mistifikonin duke glorifikuar punën e tij të përditshme, pa e kuptuar na vinin në vështirësi) më duhet të them se në kontaktet me të ne na shpalosej një Ramush ndryshe: Njeri i thjeshtë, komunikues, i mençur dhe dashamirës pa kufi për punën tonë. E them me bindje se patëm fatin dhe rastin të njohim një njeri të madh që në bazë të madhështisë së vet, ka një thjeshtësi marramendëse. Ishte kënaqësi për mua dhe stafin tim të punonim filmin dokumentar: “Gjithçka për Kosovën – Ramush Haradinaj”.