25.5 C
Prizren
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
Home Blog Page 8003

Hashim Thaçi, lideri më i votuar në Kosovë

0

Thaci-qeveriaLideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë 106 mijë e 978 vota, duke qenë kështu lideri bindshëm më i votuari nga partitë politike në vend. Pas tij vjen Isa Mustafa që ka marrë 83 mijë e 738 vota ndërsa i treti vjen Albin Kurti me 42..467 vota. Ramush Haradinaj ka 35.654 vota. Kryetari i Partisë së Fortë, Visar Arifaj, ka marrë 422 vota.

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë 106 mijë e 978 vota, duke qenë kështu lideri bindshëm më i votuari nga partitë politike në vend.
Deri në certifikim të rezultateve, votat për liderin e PDK-së pritet të rriten, pasi ende nuk janë numëruar votat me kusht dhe auditimi i vendvotimeve që nuk kanë përputhje të plotë me procesverbalet, të cilat do t’iu shtohen kandidatëve vetëm pas verifikimit, transmeton lajmi.net

10 personat më të votuar në PDK: (Ende nuk janë rezultate zyrtare)

1. Hashim Thaçi, 106,978 vota

2. Kadri Veseli, 35,375 vota

3. Enver Hoxhaj, 15,102 vota

4. Elmi Reçica, 12,821 vota

5. Hajredin Kuçi, 11,105 vota

6. Agim Aliu, 10,682 vota

7. Memli Krasniqi, 10,484 vota

8. Arsim Bajrami, 10,555 vota

9. Raif Qela, 9,932 vota

10. Sala Berisha -Shala, 9,185 vota

Ndërkohë sipas të dhënave paraprake nga shtabet zgjedhore të subjekteve të tyre, liderët e partive tjera kanë fituar:

Isa Mustafa, 83, 738 vota

Albin Kurti, 42, 467 vota

Ramush Haradinaj, 35, 654 vota

Fatmir Limaj, 19, 342 vota

Nga liderët tjerë të partive politike në Kosovë votat janë kështu:

Behgjet Pacolli, 13,313 vota

Ferid Agani, 5,849 vota

Avni Klinaku, 4,639 vota

Visar Arifaj, 422 vota

Të hënën nis “Java e albanologjisë”

0

20140614110244891646Letërsia shqipe për fëmijë në periodikun letrar shqiptar, vlerësimi kritik i romaneve të Zija Çelës nëpër gazeta dhe revista, kuadri profesional i sektorit të etnologjisë në Muzeun e Kosovës që nga themelimi si dhe oscilimet në planin kadrovik profesional, grafitet si forma të shprehjes së folklorit urban janë vetëm pak prej temave që sivjet do ligjërohen në këtë javë.

“Java e albanologjisë” është aktiviteti tradicional shkencor i Institutit Albanologjik. Sivjet mbahet për të pestën herë dhe është konceptuar në kuadër të pesë sesioneve të veçanta të disiplinave albanologjike: gjuhësi, letërsi, histori, folklor dhe etnologji, transmeton kultplus. Përfshirja e këtillë e të gjitha fushave garanton zhvillimin e njëkohshëm të të gjitha këtyre disiplinave albanologjike. Materialet e aktivitetit botohen në dy vëllime të veçanta me rreth 1 000 faqe.

Gjatë tri ditëve të punës, duke filluar nga data 16 e deri më 18 qershor, në pesë sesione sipas disiplinave studimore albanologjike, do të paraqiten 113 kumtesa nga referues të Kosovës dhe vende të rajonit.

Disa nga albanologët më të njohur, të cilët do të paraqiten sivjet në Javën e albanologjisë janë: Jorgji Gjinari, Rexhep Qosja, Mark Tirta, Emil Lafe, Muhamet Kuquku, Shefkije Islamaj, Aurel Plasari, Xhevat Lloshi, Isa Bajçinca, Ragip Mulaku, Etleva Lala, Valter Memisha, Rami Memushaj, Anila Omari, Pëllumb Xhufi, Gazmend Shpuza, Hasan Bello, Xheladin Shala, Miaser Dibra, Afërdita Onuzi, Thoma Dhima, Vilma Proko, Kristaq Jorgo etj.

Letërsia shqipe për fëmijë në periodikun letrar shqiptar, vlerësimi kritik i romaneve të Zija Çelës nëpër gazeta dhe revista, kuadri profesional i sektorit të etnologjisë në Muzeun e Kosovës që nga themelimi si dhe oscilimet në planin kadrovik profesional, grafitet si forma të shprehjes së fol¬k¬lorit urban janë vetëm pak prej temave që sivjet do ligjërohen në këtë javë.

Trendi i ri ‘cullak’

0

1 Trendi i ri 55Nuk kanë asnjë dallim me yjet Hollywoodiane, bile-bile në shumë raste disa nga emrat e skenës sonë dinë edhe t’i tejkalojnë ata. Bëhet fjalë për Nora Istrefin, Dafina Zeqirin e Bleona Qeretin të cilat në çdo cep përcjellin trendët e fundit skenike, kështu së fundmi duke na u paraqitur edhe nudo…

Ballafaqohen me komente të shumta e shpesh edhe me kritika, por atyre nuk ia ndjen, ambicia e tyre për të qenë sa më afër me skenën botërore është primarë për to. Kështu të paktën na lënë përshtypje këngëtaret si Nora Istrefi, Bleona Qerreti e Dafina Zeqiri të cilat që nga hapat e parë të karrierës kanë punuar dhe janë paraqitur gjithmonë ndryshe. Jemi mësuar shumë shpesh t’i shohim me ndryshime në flokë, në veshje e më pastaj edhe me të brendshme, por si duket tashmë ajo fazë ka kaluar.

Trendi i ri që këtë sezon sollën yjet tanë është ai ‘cullak’. Kështu na u paraqit e para Bleona Qerreti në një ballinë të një reviste amerikane, e në po të njëjtën mënyrë e realizoi edhe këto ditë një foto sesion, e pas saj edhe Nora Istrefi doli nudo në videoklipin e saj më të ri ‘Baby jem’. Ndërsa së fundmi edhe këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri na tregoj më shumë nga vetja, duke realizuar kështu ditë më parë një foto sesion nudo.

Tani mbetet të presim se kush prej emrave të tjerë të skenës sonë do të ndjekin trendin e zhveshjes totale. Ndërkaq sado që duket ‘e tepruar’ për disa nga fansat e tyre të cilët nuk hezitojnë të komentojnë nëpër foto të ndryshme të këngëtareve tona, vajzat ia kanë arritur qëllimit. Emrat e tyre për momentin janë më të përfolurit e estradës sonë.

Mushkolaj: Qeverinë e formon shumica e deputetëve

0

Gjyljeta mushkolajIsh-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, profesoresha Gjyljeta Mushkolaj, ka thënë se marrëveshja e arritur ndërmjet LDK-së, AAK-së dhe NISMËS për Kosovën është një zhvillim i rëndësishëm për konsolidim të demokracisë në Kosovë.
Mushkolaj në intervistën për “Epokën e re” ka thënë se kjo marrëveshje e pasuron jetën politike në vend dhe e ballafaqon atë me sfida të reja, shumë normale, madje edhe për vendet me traditë të gjatë demokratike.

“Kjo marrëveshje na përballë me shumë dilema të reja për ne, por të vjetra në teorinë dhe praktikën parlamentare, se a mjafton për formim të qeverisë vetëm vrapi për numra për të përfituar nga pushteti, apo për formim të qeverisë janë të rëndësishme edhe politikat të cilat dëshirohet të realizohen nga koalicioni që do ta formojë qeverinë. Në përgjithësi, meqenëse jemi në këtë fazë paszgjedhore, por para certifikimit të rezultatit zgjedhor, marrëveshja e arritur midis këtyre partive politike është vetëm një veprim ndër shumë veprime të tjera në procesin e ndërlikuar negociator, që do të ndërmerren nga subjektet politike që e kanë kaluar pragun dhe që do të jenë pjesë e legjislaturës sonë të re. Se a do të jetë kjo përpjekje e suksesshme për ta bërë shumicën e nevojshme në Kuvend për ta formuar qeverinë, duke iu kundërvë koalicionit fitues të numrit më të madh të ulëseve në Kuvend, do ta shohim ditëve në vijim”, ka thënë Mushkolaj.

Ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, profesoresha Gjyljeta Mushkolaj, ka thënë se marrëveshja e arritur në mes të LDK-së, AAK-së dhe NISMËS për Kosovën për formimin e qeverisë së re nuk ka kurrfarë efekti për presidenten Atifete Jahjaga.

“Pavarësisht rëndësisë politike, në rrafshin juridik marrëveshja është vetëm një akt juridik i ligjshëm, i lidhur midis subjekteve politike e që, si të tilla, janë vetëm organizata private. Nënshkruesit e marrëveshjes janë vërtet përfaqësues të autorizuar të subjekteve politike, por marrëveshja si akt juridik nuk e ka asnjë efekt për presidenten. Në mënyrë që presidentja ta caktojë mandatarin për formimin e qeverisë ajo duhet së pari të sigurohet se partia, ose koalicioni që ia propozon atë, e ‘përbën shumicën në Kuvend’ (Kushtetuta, neni 84.14). Marrëveshja, si e këtillë, nuk e siguron presidenten se vërtet subjektet politike që e kanë lidhur marrëveshjen e përbëjnë shumicën në Kuvend. Për këtë gjë duhet ta presim certifikimin e rezultatit zgjedhor, një moment kyç për vendin tonë. Është ky momenti kur mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës fillon (neni 70.2) dhe deputetët nga ai moment “janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues” (neni 70.1)”, është shprehur Mushkolaj.

E pyetur se kush, sipas saj, e ka mandatin ta formojë qeverinë e re, PDK-ja si fituese e zgjedhjeve apo koalicioni opozitar, Mushkolaj është përgjigjur:

“Mandatin për ta formuar qeverinë do ta ketë ajo parti ose koalicion që do ta ketë mbështetjen e shumicës së deputetëve në Kuvend. Është shumë e zakonshme që partia, ose koalicioni që e fiton numrin më të madh të deputetëve në Kuvend, ta ketë më lehtë ta arrijë shumicën në Kuvend. Megjithatë, demokracia ka edhe të papritura dhe ne duhet të mësohemi me to”

Enver Hasani ia mbanë anën PDK-së, thotë se komentuari e sqaron situatën

0

Enver HasaniRreth një javë më parë, më 8 qershor, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Prej këtyre zgjedhjeve, si parti fituese apo si partia e parë qeverisëse u shpallë Partia Demokratike e Kosovës me partnerin e saj në koalicion.
Por pak ditë më pas, më 10 qershor, paritë opozitare, LDK-AAK-NISMA, dolën me një marrëveshje koalicioni.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në një intervistë për gazetën “Kosova sot”, u ka dhënë një apel ekspertëve dhe partive opozitare.

“Le të dalin ata (ekspertët kushtetues), le të thonë të veten, por, lexoni ‘Komentari’-in e botuar para një viti dhe në tekst përcaktohet qartë. Është e thënë qartë në ‘Komentar’.. S’kam çfarë të interpretoj më. Fjala ime është kjo.

Kur botohen librat nuk botohen për raste konkrete”, ka thënë kryegjyqtari i Kushtetueses, Enver Hasani, duke rikonfirmaur kështu se koalicioni LDK-NISMA-AAK është jashtë kornizave ligjore dhe njëherësh antikushtetues. /Kosova sot/

46 mijë maturantë sot i nënshtrohen provimit të maturës

0

Suhareke-testi maturesDivizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim (DVSM) në kuadër të Ministrisë së Arsimit, i ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e testit të maturës shtetërore për 46 mijë maturantë sa pritet t’i nënshtrohen sot këtij provimi.
Drejtori i DVSM-së, Mustafë Kadriu, ka thënë se sivjet është një numër më i madh të nxënësve që pritet t’i nënshtrohen këtij provimi derisa ka shtuar se numri i saktë i atyre që do të testohen mund të dihet vetëm pasi të grumbullohen testet.

Kadriu ka deklaruar se testi fillon në ora 10:00 ndërsa nxënësit, administruesi dhe kryetari i komisionit, duhet të jenë në qendër më së voni një orë para fillimit të testit.

Sipas Kadriut, edhe këtë vit testi i ka 200 pyetje, derisa me 50 për qind të tyre të sakta nxënësit e kalojnë provimin.

MASHT i ka përgatitur 12 lloje të testeve për secilin profil të shkollimit derisa testet do të jenë në gjuhën shqipe, turke, boshnjake, serbe dhe angleze.

Testi zgjatë 180 minuta pa pauzë, kurse nxënësit me vete përveç një dokumenti të identifikimit duhet të kenë një laps apo edhe një shihe me ujë.

Nga 200 pyetje sa i ka i gjithë provimi i maturës, secila e përfshin një pikë, kurse me 100 prej tyre të sakta nxënësi e kalon provimin.

Në gjithë Kosovën do të jenë 390 qendra të testimit, 626 kryesues të komisionit dhe 3000 administrues.

Për çdo 12 deri në 16 nxënës do të jetë një administrues.

Rezultatet e provimit të maturës pritet të shpallen më 7 korrik 2014.

Nisin konsultimet për qeveri teknike

0

partit politike 2Përfaqësues të lartë të partive politike kanë nisur konsultimet për një formulë që do ta nxjerrë vendin nga kriza dhe do ta bënte të panevojshme mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Burime të gazetës kanë shpjeguar se një qeveri teknike dhe gjithëpërfshirëse më një mandat njëvjeçar do të ishte zgjidhja që do të mund ta kishte mbështetjen edhe të faktorit ndërkombëtar.
Një skenar i tillë pritet të jetë edhe më i mundshëm nëse një proces i rinumërimit të pjesshëm të disa vendvotimeve do ta mundësonte kalimin e pragut nga AKR-ja. Në një situatë të tillë, numrat për ta bërë qeverinë nuk do t`i kishte opozita e bashkuar pa VV-në e as një koalicion mes PDK-së dhe AKR-së.

Burime të gazetës kanë shpjeguar se nuk mund të lejohet krijimi i qeverisë së njërit krah, në një atmosferë tendosëse çfarë është krijuar pas marrëveshjes së partive opozitare që të mos hyjnë në koalicion me PDK-në. Kjo nuk mund të ndodhë sepse Kosovës i duhet që deri në fund të këtij viti të ndryshojë Kushtetutën për ta mundësuar funksionimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte që do t’i trajtojë rezultat e hetimeve për raportin e Dick Martyt./Tribuna/.

200 mijë euro të pasaportave në llogarinë e vëllait të shoferit të Kadri Veselit

0

Kadri Veseli200 mijë euro të pasaportave biometrike kanë shkuar në llogarinë bankare të vëllait të shoferit të Kadri Veselit.

Hashim Shala nga Broliqi i Pejës akuzohet se në grup kriminal kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme 1.4 milionë euro të pasaportave biometrike, shkruan Koha Ditore.

Ai është vëllai i Bashkim Shalës, përcjellës dhe rojë I zëvendëskryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Rahoveci sot shënon Ditën e Çlirimit

0

komuna e rahovecitRahoveci sot kremton Ditën  e  Çlirimit.Me këtë rast janë planifikuar disa aktivitete përkujtimore, kulturore e argëtuese. Homazhet dhe nderimet për dëshmorët dhe të rënët për liri do të nisin në orën 9:00 në të gjitha varrezat dhe përmendoret e dëshmorëve, ndërsa ceremonia solemne festive do mbahet në qendrën e kulturës “Mensur Zyberaj” në orën 12:00 në Rahovec.

Më pas do të hapet ekspozitë kolektive në galerinë e arteve në qendër të kulturës, ndërsa në orët e mbrëmjes do të shfaqet koncert festiv në parkingun e hotelit “Park” në Rahovec. Koncerti do të fillojë në orën 20:00.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, uron familjarët e dëshmorëve, invalidët e veteranët e luftës dhe të gjithë qytetarët për Ditën e çlirimit të komunës tonë.

Në Rahovec shpallet konkursi për nxënësit e klasës së dhjetë

0

Shkolla-nxenesitDrejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Rahovec ka shpallur konkursin për regjistrim të nxënësve në klasën e dhjetë, në gjimnaze dhe në shkollë profesionale.

Dorëzimi i dokumenteve të kompletuara bëhet në shkollat përkatëse në Rahovec në datat 16. 17 dhe 18 qershor, prej orës 8 deri në 16, pranë administratave të shkollave.

Luten nxënësit që të kenë kujdes në kompletimin e dokumentacionit përkatës, ndërsa ata që e kanë kryer shkollën nëntëvjeçare jashtë Republikës së Kosovës duhet të bëjnë nostrifikimin e certifikatës në MASHT. Numri i nxënësve që do të regjistrohen sipas shkollave është si më poshtë;

Në gjimnazin “Xhelal Hajda-Toni” do të pranohen 320 nxënës, në shkollën e mesme teknike-profesionale do të regjistrohen 224 nxënës, në shkollën e mesme “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të pranohen 160 nxënës, ndërsa në shkollën e mesme “12 Maji” në Ratkoc do të pranohen 256 nxënës.

Konkurrentët do të njoftohen nëse janë pranuar apo jo më 19 qershor.
Informatat më të hollësishme të interesuarit mund t’i gjejnë në faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.