26.3 C
Prizren
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
Home Blog Page 8004

Kim vazhdon të dhurojë shfaqje në Meksikë

0

kim zhveshenAjo ka më pak se një vit që ka lindur, por duket se është rikthyer në formën e saj më të mirë.

Kim Kardashian, e cila po kalon muajin e mjaltit në Meksikë, me të shoqin, Kanye, ka ofruar për fansat e saj dy foto, që tregojnë trupin e tonifikuar.

33- vjeçarja po shijon muajin e dytë të mjaltit me 37- vjeçarin, pasi Irlanda nuk u dhuroi atë që prisnin.

Ata u martuan në Firence të Italisë më 24 maj.

Çfarë opinioni mund të japë Kushtetuesja për marrëveshjen, kur Kadri Kryeziu merr pjesë në tubimet e PDK’së?

0

Kadri KryeziuZyrtarë të lartë të PDK’së, teksa janë zënë ngushtë ditëve të fundit për shkak të mundësisë së mbetjes në opozitë, po thonë se mund ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen LDK-AAK-NISMA.

Por, a mund të japë mendim eventual kredibil Kushtetuesja, kur njëri prej anëtarëve të saj, Kadri Kryeziu, ka marrë pjesë në tubimet elektorale të Hashim Thaçit.

Marrëveshja LDK-AAK-NISMA, sigurisht se nuk përbën fare rast për Gjykatë Kushtetuese, pasi është një ujdi politike ndërmjet këtyre partive politike.

Por, nëse Partia Demokratike e Kosovës arrin në ndonjë mënyrë për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese “këtë lëndë” shtrohet një pikëpyetje tjetër.

Si do të jetë e mundur që njëri nga gjyqtarët e kësaj Gjykate, Kadri Kryeziu, që ka të drejtën e votës sikur gjyqtarët tjerë, të japë mendim kredibil për këtë çështje kur ka marrë pjesë në tubimet zgjedhore të PDK’së dhe Hashim Thaçit.

KadriKryeziu14

Pikërisht për këtë arsye Kryeziut edhe i ishte kërkuar dorëheqja.

Këtë e kishte bërë Florian Dushi , Anëtari i LDK’së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Ja kush gjykon për shkelje të Kushtetutës, ky bile “vlerësoi” kinse “shkeljen” e kushtetutës edhe nga ana e presidenteve të Kosovës! Nëse kjo është kështu, ky zotëria, nuk ka nevoje me e pritë të hënën për me e shkru dorëheqjen, duhet qysh sot!”, kishte shkruar Dushi.

UPZ, LDK-së në Prizren: Mos ndërhyni në punët tona

0

UPZ 45Menaxhmenti i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren e ka pritur me shqetësim reagimin e Degës së LDK-së në Prizren, që sipas tyre ka gjoja ndërhyrje politike në këtë Universitet.

Menaxhmenti konsideron se pretendimet e tyre nuk qëndrojnë aspak dhe se vetë reagimi i kësaj partie është ndërhyrje politike në punën e Universitetit.
“Konkursi i hapur më 18.04.2014, për plotësimin e vendeve të lira në administratën e UPZ-së nuk ka të bëjë aspak me fushatë por me nevojën e domosdoshme që ka ky Universitet për kompletimin e shërbimeve profesionale dhe atyre administrative, pas ndarjes së njësive akademike dhe planet që kemi për hapjen e drejtimeve të reja”, thuhet në reagimin e UPZ-së.

“Jemi të detyruar që tu rikujtojmë Lidhjes Demokratike të Kosovës se në procesin zgjedhor që është mbajtur në Universitet, ka rezultuar që një anëtar i Kryesisë së Degës së kësaj partie në Prizren të zgjedhet Dekan(Prof. Ass. Dr. Ismet Temaj, dekan i Fakultetit të Edukimit), dhe ai vazhdon që të mbajë këtë pozitë në parti edhe pse nuk ja lejojnë dispozitat ligjore dhe statutore në fuqi, për të cilën gjë duhet të reflektoj edhe vetë ky subjekt politik. “

“Kërkojmë nga partia politike LDK që të mos bëjë ndërhyrje politike në UPZ, ngase nuk është e lejuar me legjislacionin në fuqi dhe se menaxhmenti i universitetit nuk do ta lejoj në asnjë mënyrë një ndërhyrje të tillë”./PrizrenPress.com/

Suharekë: Deponoi 300 mijë euro por nuk i gjeti në bankë

0

Gjykim ne suharekRrahim Kolgeci pensionist nga Zvicra deponoi në NLB Prishtina-Dega në Suharekë 300 mijë euro nga kursimet jetësore, por kur u interesua nuk i gjeti paratë aty ku i la, edhe pse me bankën nënshkroi kontratë. Ai kërkon t’i kthehen mjetet financiare me kamatë prej 10 për qind, nga dita e deponimit.

Në gjykatore situata mes paditësit dhe përfaqësuesve të bankës së paditur ishte shumë e tensionuar, ndërsa shkaktoi edhe reagimin e gjyqtarit Shaban Zeqiraj që kërcënoi me dënim palët që prishnin qetësinë.

Sipas kërkesë-padisë Rrahim Kolgeci pensionist nga fshati Vraniq i komunës së Suharekës pas punës në Zvicër kishte deponuar 300 mijë euro në bankën NLB në Suharekë më 2 korrik 2011, por paratë depozituara nuk i kishte gjetur aty ku i la.

Tash kosovaro-zviceranit i ka mbetur si dokument vetëm kontrata e nënshkruar me bankën, ndërsa këto mjete as që janë deponuar në këtë bankë.

Ai vetëm njëherë kishte marrë interesin nga banka për paratë e depozituara.

Kolgeci pasi që kishte kuptuar për mungesën e mjeteve kishte njoftuar krimet ekonomike për çka edhe disa persona zyrtarë të bankës NLB Prishtina-dega në Suharekë ishin arrestuar.

Avokatja e Kolgecit Shemsije Sheholli të enjten në seancë kërkoi që klientit të tij t’i kthehen mjetet financiare.

“Të aprovohet në tërësi si e bazuar kërkesë-padia e paditësit Rrahim Kolgeci nga fshati Vraniq, detyrohet e paditura NLB Prishtina që në afatin prej 7 ditëve t’ia paguaj paditësit shumën prej 300 000 eurosh me kamata vjetore 10 %, duke filluar prej ditës së arritjes së borxhit për pagesë me datën 2 korrik 2011”, tha avokatja Sheholli.

Por këtë e kundërshtoi përfaqësuesi i palës së paditur, duke kërkuar ndërprerjen e kësaj seance, për faktin se disa nga punëtorët e NLB Prishtinës janë duke u gjykuar për keqpërdorim të xhirollogaritë e klientëve.

Gjyqtari Shaban Zeqiraj e hodhi poshtë këtë kërkesë të përfaqësuesit nga pala e paditur me arsyetimin se Rrahim Kolgeci ka krijuar raport civilo-juridik me NLB-në duke lidhur kontratë me bankën dhe çështja e veprës penale nuk e lidh me këtë rast, pasi klienti kërkon borxhin në bazë të kontratës.

Gjykata vendosi që të caktohet eksperti financiar në këtë çështje, për të vërtetuar se ka lidhur kontratë paditësi me bankën për depozitimin e 300 000 eurove, sa mjete ka tërhequr paditësi në emër të interesit dhe a ka qenë e njoftuar banka për deponimin e këtyre mjeteve.

Për këtë çështje në një rast tjetër zyrtarë të bankës NLB Prishtina po akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare./Gazeta Jeta ne Kosove/

Kate Upton feston 22 vjetorin

0

Kate UptonFalë përmasave të saj , 93-63-92 modelja Upton konsiderohet një ndër modelet më me forma në botën e modës. Sapo i ka mbushur 22 vjeç dhe Kate është një ndër modelet më të paguara dhe të kërkuara në botë kjo falë formave të saj natyrale.

Upton tashmë është një yll që është bërë e njohur 3 vitet e fundit duke koleksionuar vetëm sukses dhe famë. Ajo hodhi poshtë steriotipin e një modeleje të hollë dhe tejet elegante.

Nga “Sports Illustrated” ku ka qenë në kopertinën e revistës për dy edicione radhazi , ka fituar dhe kopertinat e revistave më të rëndësishme në botë si, “Vanity Fair”.

Gjithashtu së fundi modelja ishte dhe protagoniste e një filmi së bashku me aktoren hollivudiane, Cameron Diaz të quajtur “Gjithçka kundër atij”.

Edhe hajnat në krizë

0

Parat ne xhepNë varfërinë kosovare edhe hajnave poshtë u ka rënë pazari. Për të vjedhur dhjetë euro dy hajna, shqiptarë të Kosovës, kanë thyer derën e një lokali dhe kanë plaçkitur, as më shumë as më pak se 10 euro.

Aq më keq, përveç presë që s’e ka vlejtur as mundin ata janë kapur me “kërpesh” për dore. Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy meshkujt të cilët kishin hapur me forcë derën e një lokali afarist në rrugën “Hasan Prishtina” në Mitrovicë dhe nga aty kishin vjedhur 10 euro.

Ata janë shoqëruar në stacionin e Policisë dhe tash do të përballen me drejtësinë. Njëri nga të ta, me vendim të prokurorit, është ndalur në mbajtje në lokalet policore ndërsa tjetri që kishte qenë i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës, është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit. Krejt kjo sherri i 10 eurove.

Vërmicë: Aksioni “Kokaina”, shkatërrohet grupi kriminal

0

Drogaa(I plotësuar) – Policia e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës si dhe në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë dhe Prokurorinë për Krime të Rënda e Republikës së Shqiperisë mbështetur në informacionet e siguruara nga rrugët operativo-hetimore, kanë realizuar një operacion kundër një grupi të organizuar të trafikimit me narkotikë.
Në vazhdën e hetimeve të përbashkëta janë shkëmbyer informacione si dhe janë realizuar takime pune në mes të Prokurorisë Speciale dhe zyrtarëve të DHTN-së ( Policia e Kosovës ) për t’i harmonizuar veprimet në teren, dhe menjëherë është vendosur kontakti i drejtperdrejtë në mes të hetuesve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.
Në kuadër të hetimeve janë bërë kërkesat për masa të fshehta hetimore dhe janë pranuar urdhëresat përkatëse nga gjyqtari i procedurës paraprake të cilat kanë filluar të implementohet në funksion të hetimeve.

Operacioni ka vazhduar gjithnjë në koordinim në mes të Prokurorisë Speciale dhe hetuesve të Policisë së Kosovës me Prokurorinë dhe hetuesit e Shqipërisë.

Si rezultat i hetimeve më 12.06.2014 rreth orës 07:00 në pikën kufitare ( Kosovë Shqipëri) në Vermicë, nga Policia e shtetit të Shqipërisë ( në pjesën e Republikës së Shqipërisë), është ndaluar një person i dyshuar i cili nga Shqipëria transportonte shtatë (7) kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Si pjesë e operacionit policor hetuesit e Policisë së Kosovës kanë reaguar dhe kanë bastisur një shtëpi në rajonin e Pejës.
Gjate bastisjes së shtëpisë është gjetur një lokacion i improvizuar si laborator në të cilin janë gjetur pajisje që shërbejnë për matje , përzirje dhe paketim të supstancës narkotike.
Në këtë lokacion në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar si më poshtë:
18 kg. e 235 g. lëndë narkotike të llojit kokainë
• 5 kg. e 955 prekursorë
• 8 litra acid klorhidrikë
• 246 litra aceton
• 7 litra hidro-kiselinë
• Pajisje laboratorike: (mikserë, sita, korita, ventilatorë, llampa, dorëza, peshore etj)
• 2 vetura
• 1 shkorpion
• 1 revole me gasë
• 1 pushkë ajrore
• 2 karikatorë me 18 fishekë 7.65mm
• 1200 euro
• 7040 lekë shqiptarë
• 65 Franga CH
• Telefona celular dhe prova tjera
Si të dyshuar për veprimtari kriminale të krimit të organizuar dhe trafikim me supstanca narkotike janë arrestuar ;
1. V. T e lindur më 1964 f/sh me shtetësi Amerikane
2. V . B i lindur më 1972 m/sh kosovar
3. V . B i lindur më 1981 m/sh /kosovar
Si pjesë e këtij operacioni është realizuar edhe një bastisje në Ferizaj ku është arrestuar një person i dyshuar me inicilaet A.Z i lindur më 1981 m/sh/k, i cili dyshohet se është pjesë e këtij grupi kriminal. .
Po ashtu në Shqipëri në kuadër të këtij operacioni si rezultat i hetimit të përbashkët dhe shkëmbimit të informacioneve janë arrestuar dy persona dhe janë konfiskuar:
• 207 kg. e 360 gr. kanabis sativa
• 22 kg. e 323 gr. heroinë
• 2.8 gr. kokainë
• 22 bidona nga 25 litra me aceton
• 6 armë zjarri
• 929 fishekë
• 143 000 euro
• 3 automjete
• 25 telefona celular
Dhe prova të tjera relavante për rastin.
…………………………………………..
Policia e Kosovës ka arritur të shkatërroi një grup kriminal. Një operacion i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë ka përfunduar me sukses.
Aksioni i quajtur “Kokaina” ka përfunduar me kapjen e 7 kilogramëve kokainë, armë të ndryshme, shuma parash dhe telefona celularë.
Një veturë është ndaluar në Vërmicë, ku janë gjendur 7 kilogramë drogë. Aksioni më pas ka vazhduar në Pejë ku është bastisur një shtëpi, në të cilën ëshjtë gjetur një laborator.
Vlera e kapur thuhet të jetë afër shifrës 1 milion euro. Policia po vazhdon hetimet për këtë rast. /Indeksonline/

Kaney West: Unë jam Zot

0

keny westA nuk jam unë rok ylli më i madh në botë? A nuk kam ndikuar në të gjithë muzikantët? A nuk e kam bërë për vete femrën që e kam dëshiruar dhe me të kam krijuar familje?- ka thënë rep artisti Kaney West në dokumentarin e quajtur “Etapa e re e Kaney West”…

Për disa është reper arrogant me ego të madhe, ndërsa për disa të tjerë ai po e thotë të vërtetën. Por, njëra është e sigurt Kaney West ia ka dalë që të ecë një hap para me filmin dokumentar “Etapa e Kaney West’, në të cilin ai shpjegon pse e quan veten Zot. Në një videoklip i cili zgjat 34 minuta në një vend janë të mbledhura të gjitha deklaratat e tij më interesante, ndër të tjera aty thuhet.

“Çfarë nuk kuptoni në fjalinë, unë jam Zot? A nuk kam ndikuar në të gjithë muzikantët? A nuk e kam bërë për vete femrën që e kam dëshiruar dhe me të kam krijuar familje? A nuk kam ndikuar në dy përleshje të presidentëve”, ishin disa nga deklaratat e rep artistit, kurse ju gjykoni a është vërtet ashtu.

Ndryshe Kaney dhe Kim Kardashian po shijojnë ditët e tyre të martesës, ndërsa nuk hezitojnë që çdo gjë të ndajnë edhe me fansat e tyre përmes faqeve të ndryshme nëpër rrjete sociale.

Genta: Projekti i ri po vjen

0

GentaIsmaili14Uragani i skenës shqiptare, siç e quajnë shpesh, bën me dije se po vjen me projektin e saj të ri. Është kjo këngëtarja Genta Ismajli e cila në një mbishkrim në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Twitter’, ka treguar se së shpejti në treg do të lansohet projekti i saj i ri, i cili është mbështetur nga ‘Hyundai Electronics Kosova’.

“New coming soon project. Poëered by: Hyundai Electronics Kosova”, ishte mbishkrimi i këngëtares Ismajli i cili më së shumti ka gëzuar fansat e saj. Ndërkaq edhe pse Genta nuk ka bërë të ditur se për çfarë risi konkretisht bëhet fjalë, një gjë është e sigurt, publiku i saj së shpejti do ta shohë Gentën me risi.

Elton Lulji dhe Besnik Jupaj nga Prizreni, dënohen me një vit e gjysmë burg për drogë

0

Gjykata-qekiqiElton Lulji dhe Besnik Jupaj janë dënuar me një vjet e gjysmë burg nga Gjykata Themelore në Prizren. Ata janë dënuar për shkak veprës penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotrope dhe analoge.
Në këtë vepër penale janë përfshirë edhe Patriot Morina dhe Sokol Hyseni nga Prizreni, të cilët janë dënuar me kusht.

“Me datën 04.10.2013 rreth orës 17:00, i akuzuari ,Elton Lulji, pa autorizim ka blerë me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes, ndërsa i akuzuari Besnik Jupaj , shpërndan (shet) substanca narkotike në kundërshtim me Ligjin për barnat narkotike, substanca psikotrope dhe analoge, në atë mënyrë që pas një bisede paraprake përmes telefonit i akuzuari ,Besnik Jupaj, shkon në banesën e të akuzuarit ,Elton Lulji, e cila gjendet në Prizren, për t’i shitur një qese me substancë narkotike të llojit marihuana, në peshë të përgjithshme prej 354.57 gram”, njodton zëdhënsja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.

“I akuzuari Elton e blenë, me qëllim ofrimit për shitje të akuzuarve, Patriot Morina dhe Sokol Hyseni.Por, pas ndërhyrjes policia e parandalon këtë shitje, duke konfiskuar marihuanën e cila ishte fshehur në hapësirën e ballkonit të banesës së të akuzuarit ,Elton Lulji”.

“Ndërsa, pas kontrollit të shtëpisë së të akuzuarit ,Besnik Jupaj, policia ka gjetur gjithashtu substanca narkotike të llojit marihuana në peshë të përgjithshme prej 96.65 gram, të ndara në 8 paketime në qese plastike ,e të cilat i kishte përgatitur për shitje,ndërsa pas ekspertizës së kryer ka rezultuar se pesha e përgjithshme e marihuanës është 318.52 gram”.

“Lidhur me këtë,Gjykata Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda gjykon,Elton Luljin dhe Besnik Jupajn, me dënim me gjobë në shumën prej 500 euro, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 18 muaj, në të cilin dënim me burgim do të iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim – arrest shtëpiak prej datës 04.10. 2013 deri me datën 04.02.2014-124 ditë”.

“Patriot Morina dhe Sokol Hyseni,dënohen me gjobë në shumën prej 100 euro si dhe dënim me kusht në kohëzgjatje prej 6 muajve, i cili dënim me burgim nuk do të ekzekutohet nëse të njëjtit në kohën e verifikimit prej 1 viti nuk kryejnë vepër të re penale”.

“ Nga të akuzuarit ,Elton Lulji dhe Besnik Jupaj, konfiskohet substanca narkotike e llojit marihuana, në peshë të përgjithshme prej 381.52 gram”./PrizrenPress.com/