22.9 C
Prizren
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
Home Blog Page 8005

Tre persona nga Shqipëria, plaçkisin një grua në Prizren

0

Prizren ura e guritNjë grup prej tre të dyshuarve kanë grabitur një grua. Zëdhënësi i Policisë, Hazir Berisha tha se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren.

“Një grua e cil i ishte duke lëvizur në rrugën “Jusuf Gërvalla” i është grabitur me forcë një zinxhir i artë nga qafa dhe që të tre marrin arratinë”, tha Berisha.

Sipas tij, në ndihmë viktimës përpiqen t’i dalin dy dëshmitarë që e kanë parë ngjarjen.

“Njëri nga dëshmitarët ishte përpjekur ta ndalë të dyshuarin të cilin e kishte kapur për xhaketë por në dorë i kishte mbetur vetëm xhaketa sepse i dyshuari kishte nxjerr krahët dhe kishte ikur”.

“Pas paraqitjes së rastit në Policinë e Prizrenit, konkretisht në sektorin kundër vjedhjeve, është formuar grupi hetimor i cili pas një pune intensive të policëve në rroba civile ka arritur t’i gjej dy prej tre të dyshuarve”.

“Pas arrestimit të tyre është bërë e ditur se të njëjtit janë nga Shqipëria dhe se me vete kishin dokumente të personave tjerë. Policia po punon për arrestimin e grabitësit të tretë. Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit ndalën nën masën e arrestit policor”./PrizrenPress.com/

“Jo seks të lutem, jam shqiptare”

0

elv-300x204Në një udhëtim nga Shqipëria për në Uashington, në tetor të vitit 2001, dy pasagjerë nisin një bisedë. I pari është Patrick O’Connor, një gazetar amerikan. Tjetri është Mark Doda, një bari nga Rrnaja, një fshat i thellë në malet e Shqipërisë, që po largohet nga vendi i tij për herë të parë në 34 vitet e tij. Marku flet disa fjalë anglisht, diçka e pazakontë për një bari, dhe i thotë bashkëudhëtarit të tij se ai shkruan poezi. Ndërsa ndahen në aeroport, Patrick, i intriguar, i lë në dorë kartëvizitën.

“Më telefono kur të duash,” i thotë ai.

Dhe më pas, duke u kthyer për një përshëndetje të fundit, shton: “Përdor këtë numër, vërtet. Jam i sigurt që do të kesh nevojë”.

Por Marku nuk po vjen në Amerikë pa një vend për të qëndruar. Ai do takojë kushërirën, Lila, të shoqin e saj, Shtjefën, vajzën e tyre 13- vjeçare, Jonida dhe disa ish- bashkëfshatarë nga Rrnaja, që janë vendosur tani në SHBA. Në apartamentin modest të Lilës dhe Shtjefnit në periferitë e Uashingtonit, Lila dhe Marku qëndrojnë zgjuar deri vonë, duke folur për të shkuarën.

Edhe pse kalimi nga Shqipëria në Amerikë ka qenë dramatik për Markun, ai përballet me një ndryshim edhe më të madh. Për 14 vite ai ka jetuar si burrë- por deri në moshën 20 vjeç ka qenë një vajzë me emrin Hana. Ndryshimi i gjinisë nuk ka ndodhur për shkak të seksualitetit të Hanës, por për shkak të rrethanave familjare. Në vend që të hyjë në një martesë me shkesi, ajo zgjodhi të ndjekë një traditë të vjetër shqiptarë dhe u bë virgjëreshë e betuar.

Një virgjëreshë e betuar, i shpjegon ajo mbesës së habitur, e cila ka vënë re se ‘xhaxhai Mark është djali më gallatë që ka takuar ndonjëherë’, është një grua që zgjedh për të jetuar si mashkull për të mbrojtur nderin e familjes.

Që ditën kur ajo vesh rroba meshkujsh, trajtohet nga të tjerët meshkuj si një prej tyre.

Ajo pi, tymos dhe punon si burrë- aktivitete të ndaluara në fshat për një grua.

Por çmimi i një virgjëreshe të betuar është sakrifikimi i dashurisë, fëmijëve dhe shoqërisë. Ajo nuk mund të martohet kurrë dhe do qëndrojë beqare tërë jetën.

Në moshën 20- vjeçare, Hana ishte studente letërsie në Tiranë, ku u inkurajua të shkonte nga halla e saj, Katrina, dhe xhaxhai, Gjergji, që e mbanin pasi prindërit i vdiqën në një aksident me makinë.

Kur mësoi se xhaxhai ishte sëmurë, ajo la një provim të rëndësishëm dhe u kthye në shtëpi. Ndërsa Gjergji vuante nga një kancer vdekjeprurës, Katrinën e la zemra e dobët dhe Hana ndjeu se nuk kishte asnjë zgjedhje tjetër përveçse të braktiste studimet dhe të kujdesej për xhaxhain. Por ajo nuk mund të mbetej grua e pamartuar. Megjithatë, në vend që të martohej me një burrë që nuk e donte, ajo përqafoi të vetmen dashuri që i kishte mbetur, të bëhej Marku. Tani, e vendosur në Amerikën post 9/11, ajo duhet të mësojë të bëhet Hana sërish. Dhe siç e kishte parashikuar Patrick O’Connor, ajo do ketë nevojë për t’i telefonuar.

Deri më tani, fiksioni shqiptar është familjar për audiencat perëndimore, kjo ndoshta për shkak të shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare, që ka shkruar parathënien për romanin e Eliva Dones.

Dones është një shkrimtare dhe producente filmash, që u arratis nga Shqipëria komuniste në vitin 1988, ajo u dënua për tradhti në vendin e saj në mungesë dhe u nda nga djali i saj deri në rënien e komunizmit më vend në vitin 1992.

Në vitin 2007, filmi i saj “Virgjëreshat e betuara” fitoi çmimin e Dokumentarit më të Mirë në Festivalin e Filmit për Gratë në Baltimore.

Romani i saj, i përkthyer me bukuri nga Clarissa Botsford, eksploron subjektin kryesor me autoritetin e një shkrimtareje që e kupton se çfarë do të thotë të jetosh kundër natyrës tënde për të mbijetuar.

Kontrastet fizike të botëve të ndryshme të Hanës- jeta e ashpër në fshat, dehja e universitetit- çuditë e periferisë së Uashingtonit- janë të përshkruara me një vërtetësi të mprehtë me të cilën Dones përcakton terrenin e brendshëm të Hanës- heqjen dorë nga identiteti i saj femëror dhe rikuperimin e dhimbshëm dhe më pas të gëzueshëm të vetvetes. Saktësia me të cilën ajo eksploron temën e identitetit, mërgimin dhe përkatësinë është një përligjie e shkrimtarëve PEN të “Programit të Përkthimit,” që mbështeti publikimin e këtij romani të lezetshëm, origjinal dhe të ndjeshëm.

Jane Shilling*

New Statesman

*Ky është një shkrim mbi romanin “Virgjëreshat e betuara” të autores Elvira Dones

Kreu i OSHP-së në mbrojtje të Policisë

0

Hysni HoxhaHysni Hoxha, kryetar i Organit Shqyrtues të Prokurimit(OSHP), më në fund ka dalë në mbrojtje të Zyrës së Prokurimit të Policisë së Kosovës, duke i lejuar kësaj të fundit përmes kritereve diskriminuese tenderin për furnizim me vetura patrulluese për Policinë e Kosovës t’ia japë kompanisë “Porshe Prishtina”, e cila në këtë tender ka ofertuar me veturën “Porshe Prishtina”.

Përmes një vendimi kreu i OSHP-së ka pezulluar ankesat e kompanive “Mercom Company”, “Delfin LTD”, si dhe “Autoshtëpia SIQANI”, ku të gjitha këto kanë deponuar ankesat në OSHP kundër kritereve favorizuese, që Zyra e Prokurimit e Policisë së Kosovës ka vendosur në dosje të tenderit.

Në arsyetimin e kreut të OSHP-së thuhet se më 6 qershor kompanive “Mercom Company”, “Delfin LTD”, si dhe “Autoshtëpia SIQANI”, kanë parashtruar ankesë në lidhje me aktivitetin e Prokurimit “Furnizim me automjete” me numër prokurimi 214/14/100/111, duke pretenduar se autoriteti kontraktues në këtë rast ka bërë shkelje të Nenit 7,28,29 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).

Vetura për policinë e veriut

Më tej në vendim thuhet se më 11 qershor Policia e Kosovës ka kërkuar nga OSHP-ja që të hiqet pezullimi automatik i aktivitetit të Prokurimit me arsyetimin se vitin e kaluar si rezultat i marrëveshjes se arritur në Bruksel është krijuar Drejtoria Rajonale e Policisë në veri dhe po ashtu në kuadër të reformimit dhe riorganizimit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në nivel qendror dhe krijimi i njësiteve për reagime të shpejta në tërë territorin e shtetit me vetura për ushtrimin e veprimtarisë policore.

Jakup Siqani nga “Autoshtëpia SIQANI” thotë se kriteret favorizuese të vendosura nga zyra e Prokurimit e Policisë së Kosovës, si dhe në fund vendimi i OSHP-së për pezullimin e ankesave për kriteret favorizuese për dosje të tenderit janë antiligjore.
Siqani ka paralajmëruar se për këtë çështje do t’u drejtohet Instancave më të larta të drejtësisë në vend.

Hoxha vulos kërkesën antiligjore

Halil Elshani, përfaqësues i “Peugeot” për Kosovë thotë se vitin e kaluar fabrika ua ka ndaluar pjesëmarrjen në këtë tender, duke i parë favorizimet që po i bëhen një kompanie. Por, ketë vit ai tha se kanë vendosur që të marrin pjesë në ketë procedurë duke u zotuar që nëse nuk na mundësohet pjesëmarrja do të iniciojmë procedura ndërkombëtare për favorizimin e një kompanie.

“Gjithashtu ju njoftoj se sot kemi marrë një vendim nga OSHP-ja mbi heqjen e pezullimit automatik. Kjo tregon qartë se OSHP-ja në krye me Hysni Hoxhen ia legjitimon kërkesën e Policisë së Kosovës, që furnizimi me vetura të bëhet sipas kërkesës së tyre vetëm me VW Group (Skoda Rapid ose Seat Toledo) dhe unë mendoj që vendimi në fjalë është antiligjor, pasi që në vendim ceket për kërkesat e Policisë së Kosovës në veri me çdo kusht, që të bëhet furnizimi nga VW Group.

Bie fjala, pjesë e OSHP-së nuk e bien një vendim që t’iu mundësohet edhe kompanive të tjera pjesëmarrja, duke llogaritur se janë ankuar 3 kompani dhe këtu tregohet qartë se OSHP-ja është në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës në lidhje me ketë furnizim”ka thënë Elshani

Kërkesa në kundërshtim me kontratën

Halil Elshani thotë se me kërkesës të Autoritetit Kontraktues, Kontraktuesi është i obliguar t’i japë falas Autoritetit Kontraktues softuerë të licencuar për të mundësuar procesin e porositjes së pjesëve të këmbimit me të dhëna të rifreskuara gjatë gjithë periudhës së garancisë.

“Gjithashtu edhe kjo pika ka të bëjë me konfidencialitetit e dilerit me prodhuesin dhe është në kundërshtim me kontratën e bashkëpunimit dhe një gjë të tillë nuk do ta lejon asnjë prodhues. Kjo është e drejtë e rezervuar vetëm për dilerin e autorizuar” ka thënë ai./Zeri/

 

Nesër mbahet Provimi shtetëror i maturës

0

Suhareke-testi maturesKanë përfunduar të gjitha përgatitjet për provimin shtetëror të maturës i cili do të mbahet nesër në të gjitha shkollat e mesme të vendit. Këtij provimi do t’i nënshtrohen rreth 46 mijë maturantë në 400 qendra të testimit. Ndërkohë, Universitetet publike do të kenë rolin e tyre në mbarëvajtjen e testit, duke përfshirë stafin në administrimin e provimit shtetëror.

Ministria e Arsimit dhe Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës kanë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e testit të maturës. Ndërkohë, sivjet me heqjen e klasës së 13-të, është dyfishuar numri i maturantëve që do t’i nënshtrohen këtij provimi. Kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, Nehat Mustafa, tha për Radio Kosovën, se me kohë është ditur që ky numër do të dyfishohet dhe për këtë janë përgatitur të gjitha drejtoritë komunale të arsimit.

“Kemi kërkuar nga drejtoritë komunale të arsimit që të rrisin numrin e qendrave të testimit, ku këtë vit do të kemi 400 qendra të testimit. Pastaj do të kemi një numër shumë të madh të administruesve, nga të cilët kërkojmë që të jenë në nivel të përgjegjësisë.”

Mustafa tha se hartimi i pyetjeve është bërë pas konsultave të shumta me profesorë, drejtorë të shkollave të mesme dhe maturantë.

“Grupi i ekspertëve ka hartuar pyetjet gjithmonë duke u mbështetur në strategjinë që ka Ministria e Arsimit, në testin e standardizuar, ku kemi kërkuar që pyetjet të masin katër nivele të dijes. Mund të themi se jemi të përgatitur që rreth 46 mijë maturantë që do t’i nënshtrohen provimit të maturës, t’i kenë të gjitha kushtet e nevojshme në mënyrë që t’i nënshtrohen një procesi sa më korrekt.”

Komisioni ka zhvilluar takime me rektorët e universiteteve publike, të cilat do të kenë rolin e tyre në mbarëvajtjen e Testit të Maturës, duke përfshirë stafin në administrimin e testit.

“Bashkarisht jemi dakorduar që gjatë administrimit të testit të maturës, profesorët e Universiteteve Publike do të jenë kryetarë të qendrave të testimit. Ata do t’i propozojnë komisionit në rast se në ndonjë qendër nuk ka qenë procesi konform kushteve i organizuar, ne jemi të gatshëm të anulojmë testin.”

Dita e parë e testit të maturës 2014 do të mbahet më 14 qershor, ndërsa e dyta, më 28 qershor kurse rezultatet do të publikohen më 7 korrik. Matura këtë vit nuk do të ketë ndryshime, pasi nuk është arritur të bëhen ndryshimet në Ligjin për Maturën. Kushti për të kaluar provimin e maturës është 50 për qind nga numri total i pikëve.

Modelja braziliane zhvishet për Ronaldon

0

modelja brazilaneModelja braziliane, Andressa Urach është zhveshur për Cristiano Ronaldon. Ajo e ka ngjyrosur trupin me ngjyrat flamurit portugez vetëm për yllin e Real Madridit.

Cristiano Ronaldo po i çmend brazilianet. Këtë e vërtetoi edhe modalja braziliane Andressa Urach. Kjo e fundit e ka ngjyrosur trupin me ngjyrat flamurit portugez vetëm për yllin e Real Madridit.

Tri kushtet e VV-së: Bisedimet me Serbinë, PTK dhe Trepça

0

GlaukKonjufcaGlauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje! ka thënë se iniciativa për të formuar një bllok opozitar, për t’ia pamundësuar PDK-së formimin e qeverisë së re, ishte e Vetëvendosje!-s.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka vlerësuar se, pasi është prezantuar kjo iniciativë, LDK-ja, AAK-ja dhe NISMA për Kosovën e kanë përkrahur. Ai ka treguar se edhe këto subjekte politike kishin të njëjtin qëndrim si të Lëvizjes Vetëvendosje! lidhur me qeverisjen Thaçi. “Iniciativa ka qenë e Lëvizjes Vetëvendosje! Kur kemi shkuar atje kemi hasur të njëjtin disponim. Pra, kur kemi folur me subjektet e tjera politike, ata kanë thënë se është e vërtetë ajo që ne po themi, dhe se edhe ato qëndrojnë në të njëjtat pozicione. Ndërsa ne u kemi thënë të bashkohemi dhe ta dërgojmë Hashim Thaçin në opozitë”, ka thënë Konjufca.

Ai ka deklaruar se në këto takime i kanë paralajmëruar gjithë liderët e këtyre partive se, nëse shkojnë me Hashim Thaçin, do ta kenë fatin e AKR-së. Sipas Konjufcës, populli nuk i do subjektet politike që i nënshtrohen PDK-së. “Së pari u kemi thënë se kjo do të ishte e dëmshme për Kosovën, së dyti u kemi thënë se nëse shkojnë me Hashim Thaçin do ta kenë fatin e AKR-së, e cila vazhdimisht i ka qëndruar në prehër PDK-së dhe po i shohim rezultatet e sotme. Pra, populli nuk ka respekt për subjektet politike të cilat i nënshtrohen PDK-së”, është shprehur Konjufca.

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ka pranuar se Lëvizja Vetëvendosje! do të ketë më lehtë të përballet me LDK-në e AAK-në. “Po kjo mund të jetë ndoshta edhe taktikë e Lëvizjes Vetëvendosje!, mirëpo ajo që është më parimore ka të bëjë me ndryshimin e pushtetit të deritashëm që e kemi prej vitit 2007”, ka thënë ai.

Konjufca nuk i ka mohuar akuzat që kjo lëvizje ka bërë vazhdimisht ndaj LDK-së dhe AAK-së për korrupsion dhe për haraç. “Gjithçka që kemi thënë gjatë fushatës për Ramush Haradinajn dhe Isa Mustafën qëndrojnë. Ne nuk i ndërrojmë fjalët, mirëpo e keqja e Hashim Thaçit për 10 apo 15 për qind ua tejkalon të këqijave që i kemi artikuluar për taborin opozitar. Pra, e keqja e Hashim Thaçit ua mund këtyre”, ka thënë Konjufca.

Ai ka treguar se për ta marrë votën e Vetëvendosje!-s qeveria e re e dalë nga opozita duhet t’i plotësojë tri kushte: pezullimin e negociatave me Serbinë për një afat të caktuar kohor; pezullimin e shitjes së PTK-së; mosprivatizimin e “Trepçës”. Sipas Konjufcës, Lëvizja Vetëvendosje! nuk i ka vënë këto kushte të përfitojë vetë, por të përfitojë shteti i Kosovës.

Forumi Transparenca, sot organizon debat me studentët e UPZ-së

0

UPZ 45

Forumi Transparenca, sot organizon debat me studentët e UPZ-së
Forumi Transparenca organizon sot debat të hapur me studentë të Universitetit Publik të Prizrenit, me temën “Qeverisja Demokratike dhe Pjesëmarrja e Rinisë në Vendimmarrje”.

Debati mbahet në ora 11:00 në hapësirat e Universiteti Publik i Prizrenit.

Në këtë debat do të trajtohen tematikat që lidhen me qeverisjen demokratike dhe pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje, përfshirjen e të rinjve në hartimin e politikave publike sikurse për qeverisjen transparente ashtu dhe llogaridhënjen.

Debati do të zhvillohet në mes përfaqësuesve të Forumit Transparenca, EC Ma Ndryshe dhe Këshilli për Veprim Lokal Rinor në Prizren, me studentë të Universitetit Publik të Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Panelistët do të paraqesin nga një rezyme të përgjithshme mbi këto tematika dhe pastaj do të iu ofrohet mundësia e studentëve që të adresojnë komente dhe çështje tjera që lidhen me këto tema.

Forumi Transparenca është themeluar në mars të këtij viti, si përpjekje e koordinuar e akterëve të shoqërisë civile dhe mediave në Prizren, të cilët kanë për synim rritjen e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë lokale të Prizrenit. Ky trup joformal përbëhet nga aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë të Prizrenit, të cilët janë aktiv në fushën e qeverisjes demokratike.

“Shaka korçare”, recitali i aktorëve Zamira Kita dhe Albano Prodani

0

88590Shaka korçare” titullohej recitali i aktorëve të njohur Zamira Kita dhe Albano Prodanit, të cilët kanë risjellë për publikun korçar materialet humoristike më të bukura ndër vite, por në të tjera situata. E konceptuar si një variete, dyshja e kompletuar e këtij teatri Kita –Prodani është ngjitur në skenën e teatrit Çajupi, mbrëmjen e së shtunës duke luajtur plot mjeshtëri pjesët më të spikatura të humorit korçar, duke pasur në fokus problemet e shoqërisë shqiptare.

Premiera ka arritur të bëjë për vete publikun korçar, i cili mes të qeshurave pa fund, ka duartrokitur gjatë aktorët korçarë. Premierës nuk i ka munguar edhe muzika, ku vetë aktorët në fjalë kanë provuar për herë të parë edhe këtë zhanër.

“Ka qenë një recital që unë dhe Albano kemi dashur ta bëjmë prej kohësh, pasi kemi gati 12 vjet që performojmë së bashku. Kemi marrë figurat tona më të bukura, por nuk kemi përsëritur materialet. Ishte iniciativa e Guri Koços edhe si libretist edhe si regjisor dhe pritëm me shumë dashuri Arben Dervishin nga Amerika, që është miku jonë, shoku jonë dhe doli diçka shumë e bukur. Në fakt u përpoqa edhe të këndoja. Kënga që Albani dhe kolegët e mi kishin zgjedhur, më shumë më kërkonte si aktore sesi këngëtare, kisha një ngarkesë më të vogël. Këngën e udhëhiqte Albani dhe unë i përgjigjesha në disa batuta por u kënaqa shumë.”- tha Kita.

Pjesë e këtij recitali me regji të Guri Koços është bërë edhe aktori tjetër korçar Arben Dervishi, i cili prej vitesh jeton në Amerikë. Dervishi ka rrëfyer emocionet e rikthimit në skenën e Teatrit të Korçës.

“Rikthimi im nuk është suksesi i kësaj shfaqjeje, po janë këta aktorë dhe ai regjisor që e bëri këtë shfaqje të mrekullueshme, unë u përpoqa të jem në harmoni me ta. Skena e këtij teatri më mungon shumë. Edhe monologu i parë që unë bëra, kjo ishte që mua më mungon skena, më mungon Korça, më mungon teatri. Megjithatë unë jam përpjekur që ta mbaj veten time në parametrat e një aktori të mirë dhe atje, në drejtim të spektakleve që organizohen në komunitet por nuk janë spektakle kaq profesionistësh. Megjithatë unë rikthehem sërish në skenën e Korçës, në një spektakël të mrekullueshëm dhe u përpoqa që të jem me dinjitet”- tha Dervishi.

Premiera e re duket se ishte kuruar me detaj, pasi regjisori Guri Koço solli si risi edhe talentet e reja. “Risi të kësaj shfaqeje janë të shumta. U kthye Arbeni fuqishëm. Albani dhe Zamira u kthyen në një stad dhe më të lartë, por unë solla në skenë dhe një brez që përgatitet i frymëzuar nga këta artistë që do na ndihmojë në të ardhmen”- tha Koço.

Recitalit “Shaka Korçare” nuk i kanë munguar edhe këngët e kënduar nga Laxarela, Mateus Frroku etj, të cilët kanë ndezur skenën dhe kanë korrur duartrokitjet e spektatorëve. “Shaka korçare” do të shfaqet edhe në ditët në vijim në teatrin Çajupi në Korçë.

Partitë politike do të paguajnë me mijëra euro gjoba për shkeljet në zgjedhje

0

partit politike 2Blerjet e votave, thyerja e heshtjes zgjedhore, rinumërimi i votave janë disa prej shkeljeve që kanë kryer partitë politike dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 8 qershorit, për të cilat Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa (PZAP) ka vendosur gjoba dhe masa ndaluese.

PDK-së thyerja e heshtjes zgjedhore pritet t’i kushtojë mbi 6 mijë euro. Kjo ndodh pasi që PZAP-ja ka miratuar një ankesë të LDK-së, në të cilën thuhet se PDK-ja ka thyer heshtjen zgjedhore perms dërgimit të sms-ve, shkruan Koha Ditore.

Bëhet fjalë për një sms me përmbajtje “Vendos për misionin e ri, voto sot PDK 58, 1 Hashim Thaçi dhe 89 Shaip Muja”, i cili sipas vendimit të PZAP-it, është dërguar tek Teuta Sahatqija dhe Ramadan Lahu nga LDK-ja. Prandaj PDK-ja obligohet që brenda 15 ditëve të paguajë 6 mijë e 500 euro gjobë.

Nga ana tjetër, ky panel ia ka miratuar një ankesë PDK-së, e cila është ushtruar ndaj Nismës për Kosovën, e që ka të bëjë me blerje votash.

Dega e PDK-së në Malishevë është ankuar se Ardian Mazreku, aktivist i Nismës për Kosovën, së bashku me një grup militantësh të këtij subjekti, u ka ofruar ryshfet qytetarëve për blerjen e votave.

Berlini saktëson: Ftesa për konferencën e 28 gushtit i drejtohet Qeverisë së Kosovës

0

QeveriaKosoves-Ndertesa“Kancelarja Merkel fton Thaçin në Berlin”. Kështu njoftoi Zyra e kryeministrit të Kosovës dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Në lidhje me këtë ftesë “Koha Ditore” ka kërkuar, para zgjedhjeve në Kosovë, sqarime nga një zëdhënës i Qeverisë gjermane.

Në një përgjigje me shkrim dërguar këtë javë, zëdhënësi fillimisht ka konfirmuar se më 28 gusht 2014 në Berlin do të mbahet një konferencë, ku janë ftuar kryeministrat, ministrat e ekonomisë dhe të punëve të jashtme të Ballkanit (Slloveni, Kroaci, Serbi, Bosnjë, Mal i Zi, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri). Qëllimi i konferencës është të bisedohet për “gjendjen në rajon”.

Por zëdhënësi i Qeverisë gjermane ka saktësuar se “siç e do rendi në raste të tilla, ftesa u dërgohet qeverive të shteteve” të Ballkanit.