37.6 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025
Home Blog Page 8006

Elvis Pista i dyti pas Thaçit në Rahovec

0

Elvis Pista-ThaciLideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ka marrë më së shumti vota në Komunën e Rahovecit, në zgjedhjet e 8 qershorit.

“Epoka e re” ka arritur të sigurojë pesë emrat më të votuar të PDK-së në Komunën e Rahovecit. Hashim Thaçi ka marrë 5 mijë e 773 vota, pas tij i dyti është Elvis Pista me 4 mijë e 722 vota. Kurse, zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka marrë 2 mijë e 521 vota.

Pesëshja më e votuar e PDK-së në Rahovec:

1.Hashim Thaçi: 5 mijë e 773 vota
2.Elvis Pista: 4 mijë e 722 vota
3.Kadri Veseli: 2 mijë e 521 vota
4.Rexhep Hoti: 1 mijë e 879 vota
5.Enver Hoxhaj: 1 mijë e 619 vota

Rrëzohen teksa bënin seks në ballkon, vdes çifti 18-19 vjeç

0

sss_7456Dy adoleshentë në Britaninë e Madhe gjetën vdekjen teksa bënin seks. Ata u rrëzuan nga kati i gjashtë i ballkonit të një godine shumëkatëshe, ku po festonin përfundimin e shkollës së mesme.

Viktimat janë AnastasiaTutik, 19 vjeç, nga Rusia, dhe një meksikan, i quajtur Miguel, 18 vjeç. Dëshmitarët thanë se e panë ciftin të bënte seks në ballkon para se të ndodhte rrëzimi fatal. Të dy vdiqën në vend.

Të dy viktimat ishin nxënës në shkollën BellerbysCollege, ku nxënësit paguajnë mbi 21 mijë sterlina në vit, shkollë kjo që frekuentohet shpesh vetëm nga të pasurit.
Kjo do të thotë se ata ishin fëmijë pasanikësh.

Angela Martini di të jetojë

0

Angela MartiniModelja shqiptare me famë botërore, Angela Martini, pas angazhimeve të shumta në fushën e saj, duket se ka vendosur të ndajë pak pushim edhe për vete. E ndër shumë vende që ajo do të vizitojë këtë muaj, Angela ka treguar se do të vijë edhe në Tiranë.

Këtë bukuroshja shkodrane e ka bërë të ditur përmes një mbishkrimi në faqen zyrtare të rrjetit social ‘Twitter’, ku ka shkruar. “This week traveling NYC, Ibiza and Tirana!!! Exciting! (Këtë muaj udhëtoj për në New Yourk, Ibiza dhe Tiranë!!! Mezi po pres).

Ndryshe kohëve të fundit Angela është përfolur shumë për lidhjen e saj me rep artistin Ledri Vula, e si duket kjo lidhje tashmë ka prekur fundin, pasi që çifti më nuk shihen as nëpër rrjete sociale duke komunikuar.

Ja kush do të jenë disa nga ministrat e zv. ministrat e AAK-së?

0

Ramush Haradinaj 1Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila pritet që ta drejtoj qeverinë e ardhshme, ka nisur tashmë që të diskutoj emrat e atyre që do të mund të jenë ministra e zëvendësministra në kabinetin qeveritar të Ramush Haradinajt.

Gazeta Blic nga burime të saja brenda AAK-së ka mësuar se kreu i partisë, i cili njëherësh është edhe i nominuari i koalicionit LDK- AAK-Nisma për të qenë kryeministër dhe që ka mbështetjen edhe të Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj, ka përzgjedhur disa nga emrat që mund të jenë ministra e zëvendësministra.

Sipas këtij burimi, Haradinaj ka bërë selektimin e emrave të parë që do të ngarkohen me postet e ministrave, zëvendësministrave dhe të këshilltarëve.
“Zotimi i Haradinajt është se do të punohet me njerëz të rinj, të pastër dhe të përgatitur”, ka thënë ky burim.

Aderimi më i ri i AAK-së, Laura Kryeziu është emri më i preferuar për ta drejtuar një nga dikasteret e qeverisë së ardhshme. Pas saj, vjen Besnik Tahiri, i cili ka qenë kandidat i AAK-së për kryetar të komunës së Prishtinës dhe një ndër njerëzit më të besueshëm të kreut të AAK-së.
Një vend në kabinetin qeveritar pritet ta zë edhe profesori nga Amerika, Zenun Halili, i cili tash e sa vjet është profesor edhe në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës.

Kryesuesi i departamentit të Shëndetësisë në AAK, Talat Gjinolli poashtu është një nga emrat e mundshëm që të marrë nën drejtim një nga dikasteret e qeverisë, pasi të krijohet qeveria e ardhshme, ka thënë ky burim.

Sipas këtij burimi, si emra të mundshëm që të jenë në poste të zëvendësministrave dhe të këshilltarëve politik janë edhe: Gent Begolli, Musa Gjakova etj.

Këshilltari kryesor i Ramush Haradinajt, Avni Arifi i ka thënë Gazetës Blic se në AAK askush nuk ka diskutuar për emrat e mundshëm qoftë të ministrave, zëvendësministrave e as të këshilltarëve politik, që mund të jenë pjesë e kabinetit të ardhshëm qeveritar. Ndërkaq, dy partitë tjera partnere të koalicionit, ata të LDK-së dhe ata të Nismës për Kosovën ende nuk kanë nisur të mendojnë për emrat që do të mund të jenë pjesë e kabinetit qeveritar të Ramush Haradinajt.

Si nga LDK-ja poashtu edhe nga Nisma për Kosovën kanë thënë se janë në pritje të certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së, për të parë se kush ka arritur të futet në Kuvend e kush jo, në mënyrë që pastaj të bëhet edhe ndarja e posteve ekzekutive.

Dështon Eqrem Kryeziu në Prizren, merr vetëm 1684 vota

0

EqremKryeziu-ldkNë Prizren, lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka arritur të marr më së shumti vota, gjithsejtë 5285 vota, i pasuar nga Hatim Baxhaku i cili ka marrë 2863 vota. Në vendin e tretë renditet Xhavit Ukaj me 2456 vota.

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Eqrem Kryeziu  ka dështuar keq dume marrë vetëm 1684 vota.

Gazeta Blic ju sjellë listën me kandidatët e LDK-së të cilët kanë marrë më së shumti vota.

 

lista e ldk

Shtatë persona arrestohen në fshatin Korishë të Prizrenit

0

arrestimi 2Shtatë persona nga fshati Korishë e Prizrenit janë arrestuar nga policia me urdhër të Gjykatës Themelore të Prizrenit. Më poshtë po e sjellim pa ndërhyrje raportin zyrtar të Policisë së Kosovës në Prizren.

• Fsh .Korishë,Prizren 11.06.2014-08:30 .Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit ne burgun e Dubravës ne kohëzgjatje prej një viti.
• Fsh .Korishë,Prizren 11.06.2014-11:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas përfundimit te procedurave gjyqësore është liruar.

• Fsh. Korishë 11.06.2014 -13:00 Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren me është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi kryen obligimet ndaj Gjykatës është liruar.

• Fsh .Korishë 11 .06.2014-13:00 .Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi kryen obligimet ndaj Gjykatës është liruar.

• Fsh .Korishë 11.06.2014-13:05. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar i njëjti pasi ka kryer obligimet ndaj Gjykatës është liruar.

• Fsh .Korishë 11.06.2014-13:15. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar i njëjti pasi ka kryer obligimet ndaj Gjykatës është liruar.

• Fsh .Korishë 11.06.2014-13:20. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje te dënimit burgun e Prizrenit ne kohëzgjatje prej gjashte dite.

• Fsh. Xërxë, Rahovec 11.06.2014-14:00 . Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore ne Gjakove është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar i njëjti pasi ka kryer obligimet ndaj Gjykatës është liruar.

• Fsh. Xërxë,Rahovec 11.06.2014-14:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore ne Gjakove është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar i njëjti pasi ka kryer obligimet ndaj Gjykatës është liruar.

Çun Lajqi i reciton Ramush Haradinajt (Video)

0

Cun Lajqi-aktor14Nëse para disa ditësh ai e bëri të skuqet Hashim Thaçin, kësaj radhe ka qenë plotë lavde për Ramush Haradinajn.

 

 

 

Filmat e shkurtër kosovar shfaqen në Tabor Film Festival

0

Tabor Film FestivalProgrameri i filmave të shkurtër të DokuFest, Samir Karahoda, është ftuar të prezantoj një program të filmave të shkurtër nga Kosova në Tabor Film Festival në Kroaci, në një program të titulluar “Fokus në Kosovë”.

Programi përfshin prodhime të filmave të shkurtër bashkëkohor nga Kosova: “Kolona” nga Ujkan Hysa; “Ajo vjen në pranverë” nga Antoneta Kastrati, “Si qeni n’rrush nga Driton Hajredini dhe Yll Çitaku; “In memoriam” nga Ilirjan Himaj; “Kaseta e dasmës” nga Ariel Shaban; “Zibidi” nga Nart Zeqiraj si dhe filmat e prodhuar nga DokuFest “I kujt është flamuri?” nga Baris Karamuco dhe “Mur” nga Nicola Polic.

Filmat do të shfaqen të enjtën më 12 qershor dhe të premten më 13 qershor në ora 18:00 në Kino Cinema MMC Zabok.

Festivali Ndërkombëtar i Filmave të Shkurtër – Tabor Film Festival organizohet në lokacionin historik të kështjellës së Veliki Tabor në Desinic të Kroacisë. Edicioni i 12-të do të mbahet nga data 12-15 qershor, 2014.

 

“Maskat” nga Ferizaj, dënohen me 14 vjet burg në Prizren

0

hajni me maske_1Tre persona të dyshuar për grabitje dhe armëbajtje pa leje janë dënuar me 14 vjet burg nga Gjykata Themelore në Prizren.

Nijazi Spahiu,Vlora Ibishi Feti Cahani nga Ferizaj, janë dënuar pasi janë gjetur fajtor se në janar të vitit 2012 me masaka në kohë kanë hyrë dhe marrë 3.941,05 euro në pompën e benzinit “Kosova Petrol”.

“Me datën 21.01.2012 rreth orës 02:00 në pompën e derivateve ,”Kosova Petro”, e cila gjendet në Prizren në rr. “De Rada” , me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë së luajtshme në bashkëveprim dhe sipas instruksioneve të dhëna nga e pandehura Vlora Ibishi, të maskuar me maska të zeza dhe të armatosur me pistoleta, duke përdor forcën thyejnë xhamin e derës të zyrës, hynë brenda në objekt ku brenda kanë qenë punëtorët e ndërrimit XH.Z. dhe SH.K. , dhe me kërcënimin e armëve ka kërkuar nga ata celësat e arkës, ku edhe marrin 3.941,05 euro”, njofton zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.

“Nga të dëmtuarit marrin një telefon mobil të tipit ‘Nokia’ dhe shumën prej 130 euro”. Sipas saj, Njazi Spahiu është dënuar me 6 vite burg, Feti Cahani me 6 vite e gjashtë muaj, dhe Vlora Ibishi me dy vite burg. Të dënuarëve do t’i llogaritet edhe paraburgimi. /PrizrenPress.com/

Nga sa vota do t’u duhen kandidatëve të PDK, LDK…, për t’u bërë deputet?

0

kuvendi zbrazenRezultati i zgjedhjeve tanimë është thuajse i qartë sa u përket partive politike. Në masën 99% dihet se cila parti sa vende ka arritur t’i marrë në Kuvendin e Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit.

Gara, tani është dislokuar brenda subjekteve politike, se kush kandidat do të arrijë të hyjë në kuvend.

Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv në Institutin Demokratik të Kosovës, jep një shpjegim orientues duke u bazuar në zgjedhjet e kaluara.

Sipas tij, kandidatët për deputet nga subjekte të ndryshme janë të interesuar për votat e tyre personale, për të kuptuar a e kanë fituar mandatin e deputetit, apo jo dhe se sa vota u duhen me hy në Parlament, transmeton reporteri.

“Po i përmend disa trende nga zgjedhjet parlamentare në vitet paraprake dhe pse këto nuk munden me qenë tregues i saktë, por munden me qenë trend orientues.

Për të qenë deputet në Parlamentin e Kosovës në zgjedhjet parlamentare janë dashur psh: PDK – mbi 10.000 vota për meshkuj dhe mbi 5.000 vota për femra; LDK – mbi 7.000 vota për meshkuj dhe mbi 5.500 për femra; VV – mbi 6.500 vota për meshkuj dhe mbi 3.000 vota për femra; AAK – mbi 6.500 vota për meshkuj dhe mbi 3.000 vota për femra”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.