18.1 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025
Home Blog Page 8007

Prokuroria liron nga arresti të dyshuarit për keqpërdorime në UP

0

UP-rektoratiGrupi prej 11 personave të dyshuar për keqpërdorime dhe regjistrime të paligjshme në Universitetin e Prishtinës që nga e mërkura janë në liri.

Nëntë nga këta persona kanë qenë në arrest shtëpiak, kurse dy të tjerë kanë qenë të detyruar që të paraqiteshin një herë në javë, por tani atyre u janë hequr të gjitha këto masa sigurie nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për “Kohën Ditore” prokurori i këtij rasti, Abdurrahim Islami, duke thënë se “nuk kam parashtruar kërkesë për vazhdimin e masës së arrestit për ta”.

PD: PDK nuk do t’i fitonte zgjedhjet pa ne

0

ferid agani PDLabinota Demi-Murtezi, për herë të parë sot ka hyrë në PDK. Kjo falë koalicionit që partia e saj, Partia e Drejtësisë ka bërë me PDK-në.

E Partia e Drejtësisë, konsideron që i ka ndihmuar shumë PDK-së me vota.

Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Sylejman Qerkezi, i ka thënë Klan Kosovës, se PD ia ka siguruar PDK-së mbi 25 mijë vota.

Ai ka thënë se “nuk ia ha mendja që PDK do t’i fitonte zgjedhjet pa PD’ne në koalicion”.

Bajrami: PDK në opozitë, vetëm kur t’i humb zgjedhjet

0

arsim bajramiNjëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami thotë se është në dorën e PDK-së, jo vetëm formimi i Qeverisë por edhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai në emisionin “Rubikon” të KTV-së, thotë se ka të qartë situatën kushtetuese në të cilën ndodhet vendi, dhe partia e tij nuk ka pse t’i drejtohet kushtetueses. Madje, ai thotë se këtë situatë e kanë qartësur në kohë, kur është themeluar kushtetuta.

“Në opozitë do të jemi vetëm kur i humbim zgjedhjet. Dhe ne kur t’i humbin zgjedhjet, ne nuk do të bëjmë vrap që të hyjmë në pushtet sepse ne do të respektojmë verdiktin e popullit. Ju dini se PDk ka ndërtuar edhe kulturën opozitare. Kanë qenë dy palë zgjedhje që i kem humbur dhe kanë qenë humbje të dhimbshme”, tha ai.

Bajrami ka potencuar se në PDK, të gjithë janë të qetë dhe po presin certifikimin e zgjedhjeve, në mënyrë që më vonë të nisin konsultat me partitë për koalicionin qeverisës.
Aishprehet optimist se do të themelohet një Qeveri stabile që do të ketë më shumë se 61 ulëse në parlament.

“Ne do shohim se me cilat parti na duhet të bëjëm koalicion. Do të jemi të hapur ndaj të gjitha partive politike dhe do të bisedojmë ve e ve me secilën parti politike. Nuk do ta qeverisim Kosovë vetëm”, tha ai.

Bajrami vlerëson se marrëveshja e bllokut opozitarë është ëbr ëpër t’i ikur debatit të brendshëm për humbjen që kanë pësuar, ndërsa e kanë quajtur joetike futjen në lojë të postit të presidentes, pasi sipas tij,kjo gjë ka mundur ta bëjë presidenten e Kosovës të ndihet keq.

Haradinaj takoi ndërkombëtarët për marrëveshjen

0

ramushi, limaj  mustafaI nominuari për kryeministër nga opozita, Ramush Haradinaj, ka takuar sot gjatë ditës diplomatë të lartë të akredituar në Prishtinë, raporton KTV.

Ai i ka njoftuar ata për marrëveshjen e arritur dhe për planet që ka për t’u bërë kryeministër me votat e deputetëve në Kuvend.

KTV-ja ka marrë vesh se gjatë takimeve Haradinaj u ka premtuar diplomatëve perëndimorë se nëse ai merr drejtimin e qeverisë, do të vazhdojë me intensitet të njëjtë dialogun me Serbinë dhe se do të zbatojë marrëveshjet e arritura deri tash.

Dafina Zeqiri me tatuazhe sataniste?

0

Dafina Zeqiri-tatuazhe sataniste1Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri verbërishtë është duke e imituar yllin botërorë nga Barbadosi Rihannan.

Kohëve të fundit e njëjta bëri publike një set me fotografi ku ajo paraqitej tërësisht e zhveshur. Mes tjerash ajo tenton ta kopjojë Rihannan edhe me tatuazhet e shumta nëpër trup.

Veç kësaj, nuk dihet se si janë bindjet e saja për botën shpirtorëre. Sidomos nëse kemi parasysh një tatuazh që gjatë setit të fotografive është vërejtur me me shkronja të alfabetit arab, transmeton albtime.

Dafina Zeqiri-tatuazhe satanisteNë krahun e saj të majtë, është i shkruar edhe emri i djallit, respektivisht “Satanës”. Deri më tani këngëtarja nuk është shprehur se a është me të vërtetë adhuruese e “djallit” dhe botës së tij të errët. Shpresojmë që në prononcimet e radhës këngëtarja të bëj publike edhe arsyen e vendosjes në trupin e saj emrin e djallit.

Angelina nuk mban lotët në takim me viktimat e dhunës seksuale

0

Angelina-me lot1Angelina Jolie nuk ka mbajtur lotët kur ka dëgjuar rrëfimit e viktimave të sulmeve seksuale.

Në shoqërinë e Sekretarit të Jashtëm britanik, William Hague, ajo ka kaluar kohë me viktimat e sulmeve seksuale në kuadër të samitit ‘End Sexual Violence in Conflict’ në Londër.

Në ditën e dytë të samitit ajo nuk ka mund të kontrolloj emocionet pranë aktivistes Neema Namandamu.

Neema është aktiviste për ndryshime në Kongo, the themeluese e Maman Shujaaa, “Gruaja Heroinë e Kongos” e cila lufton për të drejtat e grave.

Ishte diagnostikuar me polio në moshën dy vjeçare dhe u bë femra e parë e gjymtuar që diplomohet në një universitet kombëtar të Kongos.

Angelina-me lotE nisi këtë kampanjë kur vajza e saj 25 vjeçare ishte sulmuar nga një grup meshkujsh në vendlindjen e saj në Kongo.

“Kjo ditë është për të”, tha Jolie.

Arrihet Koalicioni Studentor ne UP

0

Studentet ne PrishtineOrganizatat Studentore Unioni i Studentëve Pro Europian (USPE), Opinioni i Pavarur i Studenteve (OPS), Unioni i Pavarur i Studentëve të Kosovës (UPSK) dhe Fryma e Re Studentore e Universitetit të Prishtinës (FER-UP), sot arritën marrrëveshje për udhëheqjen e Parlamentit Studentor dhe Këshilleve Studentore në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, për mandatin dy vjeçar 2014/2016.

Në bazë të marrëveshjes së arritur, kryetar i Parlamentit Studentor të UP-së në mandatin e parë do të jetë Arben Mehmeti.

“Organizatat e lartëcekura kanë arritur pëlqimet e tyre programore për të intensifikuar aktivitetin studentore, duke kontribuar në ngritje të cilësisë së studimeve, ngritje të kapaciteteve akademike dhe profesionale, bashkëpunim ndërkombëtarë, e shumë të tjera”, thuhet në njoftim.

Procedura të gjata deri në mbledhjen e Kuvendit

0

Kosove-Kutite e votimeveRezultati përfundimtar i zgjedhjeve të tetë qershorit, nuk pritet që të shpallet pa mbaruar të gjitha procedurat e numërimit të të gjitha votave – si atyre me kusht, po ashtu edhe atyre të ardhura nga mërgata.

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Florian Dushi, thotë për Radion Evropa e Lirë se duhen më shumë se dhjetë ditë deri te certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.

“Përfundimisht, ne do të kemi brenda një kohe jo edhe aq të shkurtër rezultatet e përgatitura nga kjo qendër (QNR), pastaj KQZ-ja, do t’i shqyrtojë, aprovojë dhe shpallë ato rezultate”.

“Ndërkohë, pas shpalljes, subjektet politike dhe kandidatët do të kenë një afat prej 24 orësh të ushtrojnë ankesa ndaj këtyre rezultateve, procedurave, në rast se do të ketë bazë për të ushtruar ankesë. Pas përfundimit të afatit të ankesave, ne i certifikojmë rezultatet përfundimtare”, shpjegon Dushi.

Dushi thekson, po ashtu, se KQZ-ja, ende nuk e di se me çka do të ballafaqohet nga Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve, pasi që votat me kusht, ato të personave me nevoja te veçanta dhe ato të ardhura nga mërgata janë duke u futur në proces.

“Tash do të shohim atë se me çka do të ballafaqohemi ne në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve. Por, afërsisht rezultate të shpallura do të kemi për një afat prej mbi 10 ditësh”, thotë Dushi.

Pas certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së, pasojnë pesë ditë për ankesa dhe më pas rrjedh afati 30 ditor për thirrjen e seancës së parë të Kuvendit.

Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike shpjegon se pas thirrjes që duhet ta bëjë presidentja e Kosovës për seancën e parë, deputetët do të duhej që ta bëjnë betimin e tyre dhe të marrin mandatin e tyre kushtetues.

“Pastaj mbetet te koalicionet brenda Kuvendit të Kosovës që të propozojnë mandatarin për Qeverinë e ardhshme. Një propozim i tillë i dërgohet presidentes së Republikës, pastaj presidentja e Republikës është autoriteti, i cili e dërgon prapë në Kuvend mandatarin apo mandaton personin, i cili do të jetë kryeministër dhe mbetet në personin e mandatuar që ta themelojë koalicionin qeverisës, që duhet të votohet me shumicë votash në Kuvendin e Kosovës”, thekson Doli për Radion Evropa e Lirë.

Zgjedhjet e 8 qershorit kanë sjellë një situatë të re, ku partitë jo fitues të zgjedhjeve pretendojnë të formojnë qeverinë – gjë që nga partia fituese e numrit më të madhe të votave, në këtë rast PDK-ja është duke u kundërshtuar.

Nga ana tjetër, juristi Dren Doli, konsideron se sipas normave dhe modelit të Kushtetutës, koalicioni i partive politike opozitare (LDK, AAK, NISMA) mund të formojë qeverinë e ardhshme.

“Ajo çështje është e rregulluar në Kushtetutë dhe norma kryesisht përcakton që grupi i deputetëve, apo koalicioni i deputetëve, i cili mban shumicën e ulëseve në Kuvendin e Kosovës, ka të drejtë që të propozojë mandatarin e qeverisë”.

“Dhe, roli i presidentes në rastin konkret është që të marrë atë emër, i cili propozohet nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe t’i propozojë Kuvendit kryeministrin e ardhshëm dhe pastaj kryeministri i ardhshëm ka të drejtë që të propozojë kabinetin e tij qeverisës dhe një gjë e tillë të votohet në Kuvend”, sqaron Doli.

Kerkezi inskenon në Teatër dramën “Gjashtë persona ndjekin autorin“

0

KerkeziDrama “Gjashtë persona ndjekin autorin“ e autorit Luigji Pirandello do të jetë shfaqja që do të inskenohet në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Regjinë e kësaj shfaqje do ta bëjë regjisori i filmit e tetarit, Orhan Kerkezi.

Kështu ka vendosur Këshilli Drejtues i TKK-së, në mbledhjen që ka mbajtur të mërkurën.

Në bazë të kësaj, Kerkezi, do të nisë punën këto ditë në bashkërendim me drejtorinë e teatrit.

“Gjithsesi, është dakorduar që të ketë një audicion të gjerë dhe gjithëpërfshirës për ekipin e aktorëve”, thuhet në një komunikatë për shtyp të TKK-së.

TKK njofton se puna dhe organizimi i punës, si ekipi i shfaqjes dhe ndarja e roleve do vazhdojnë së shpejti ndërsa premiera do të dal kah mesi i shtatorit.

Haradinaj: Qytetarët i thanë JO qeverisjes së Thaçit

0

Ramush Haradinaj 1Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i zgjedhur si kryeministër i Kosovës nga marrëveshja paszgjdhore e nënshkruar nga tri partitë e opozitës, i bën thirrje Hashim Thaçit të respektojë dokumentin pasi personifikon votën e qytetarëve, të cilët i kanë thënë JO një qeverie “Thaçi 3”.
Haradinaj duke i quajtur pa vend komentet për ligjshmërinë e shumicës së re ka folur si kryeministër i Kosovës në një intervistë ekskluzive për Ora News.

”Është një marrëveshje politike opozitare për të ndërtuar qeverinë e vendit. Në emër të tre partive është bërë dhe nominimi i kryetarit të qeverisë dhe jemi marrë vesh për postet e tjera. Nuk kam koment për qëndrimin e PDK-së. Ne shkojmë më tutje drejt konstituimit të Parlamentit dhe më pas qeverisë. Formimi i qeverisë nuk ka telashe, 70 për qind e qytetarëve të vendit kanë votuar kundër qeverisë së zotit Thaçi dhe në emër të kësaj jemi bashkuar. Kjo është ngjarje e rëndësishme dhe Thaçi duhet ta respektojë”, tha Haradinaj në një intervistë për Ora News.

Duke folur si kryeministër i ardhshëm Haradinaj tha se do të jetë një qeverisje e përgjegjshme pa korrupsion dhe do të mbajë premtimin për të ngritur një zyrë të veçantë për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Të gjithë partitë opozitare e kuptojnë se duhet të qeverisim përgjegjshëm pa korrupsion dhe të shtrimë ligjin në të gjithë vendin kjo nënkupton një drejtim të ri të qeverisë. Herët kam pasur ide për një zyrë për Preshevën dhe shumë shpejt do të realizohet”, tha Haradinaj. /