Home Blog Page 801

Cem Struja nga Prizreni me startupin “WellscanPro” korr sukses të madh në Evropë

0

sukses në garën prestigjioze EIT Jumpstarter, të mbajtur ditë më parë në Budapest të Hungarisë.

Në këtë event, sipas njoftimit të Makerspace Innovation Center, në mesin e startupëve të ndryshme nga Evropa, “WellscanPro” është renditur në vendin e dytë, ndërkohë që ka fituar edhe çmimin special për vendet e Ballkanit Perëndimor, raporton Telegrafi.

Në njoftim bëhet e ditur se suksesi ka ardhur falë idesë inovative në fushën e shëndetësisë, me ç’rast “WellscanPro” përdor inteligjencën artificiale (IA) për të siguruar të dhëna shëndetësore të pacientëve edhe nga shtëpia.

“Ky produkt përdor IA-në për të ofruar rezultate të shpejta dhe të sakta nga teste të urinës, duke e bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm dhe të lehtë për të gjithë”, thuhet në njoftim.

Vet rrugëtimi i Cemit, si ndërmarrës, ka filluar nga pasioni i tij për zgjidhjen e problemeve në industrinë e shëndetësisë. Në këtë rast si profesionistë të fushës, ai bashkë me ekipin e tij kanë integruar IA-në në produktin, i cili analizon testin urinar duke ofruar rezultate dhe rekomandime të personalizuara për përdoruesin, raporton Telegrafi.

“Produkti ynë kryesor është një aplikacion celular që lehtëson konsultimet online me profesionistët e kujdesit shëndetësor, duke u mundësuar përdoruesve të marrin këshilla dhe mbështetje mjekësore nga shtëpitë e tyre. Ky shërbim është i përshtatur për demografi të ndryshme, duke përfshirë pacientët nga zona të ndryshme, profesionistë të zënë me punë dhe këdo që kërkon zgjidhje të përshtatshme të kujdesit shëndetësor. Me punën që po e bëjmë së bashku me ekipin, ne synojmë të zgjidhim kompleksitetin që po shfaqet në këtë fushë. E ardhmja për WellScanPro duket premtuese, pasi kërkesa për zgjidhje të tilla në telemjekësi janë në rritje e sipër” është shprehur Cem Struja.

Paraprakisht Cem Struja ka qenë pjesëmarrës i edicionit të dytë të programit “Idea-to-Scale”, një iniciativë e Makerspace Innovation Center, mbështetur nga Komuna e Prizrenit dhe GIZ Kosovo. Ky program i ofroi startupit të tij burime të vlefshme, si mentorim, strategji zhvillimi dhe qasje në rrjete ndërkombëtare, raporton Telegrafi.

“Idea-to-Scale” është një program inkubimi i krijuar nga Makerspace Innovation Center për të ndihmuar startupet me potencial të madh. Në dy edicionet e tij, programi ka mbështetur rreth 20 startupe duke u ofruar mentorim, validim të tregut, strategji zhvillimore dhe qasje në fonde. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Nisma të shtunën mban takim në Prizren

0

Nisma në Prizren do të zhvillojë një takim  të shtunën, më 07 dhjetor 2024, në ora 19:00, në “Hotel Theranda”, kati i II-të, në Prizren.

Takimi do të fokusohet në përgatitjet dhe organizimin e aktiviteteve për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

“Në këtë mbledhje do të marrë pjesë edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili do të diskutojë me anëtarët mbi rëndësinë e koordinimit të aktiviteteve për zgjedhjet e ardhshme dhe rolin e çdo strukture në procesin elektoral”, thuhet në njoftim.

Nisma Socialdemokrate bën thirrje për pjesëmarrjen aktive të të gjithë anëtarëve, duke theksuar se kjo mbledhje do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar detajet dhe për të përgatitur një strategji të fuqishme për zgjedhjet që vijnë.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

FFK-ja ka proceduar në CAS ankesën ndaj vendimit për ndeshjen Rumani-Kosovë

0

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ka njoftuar se ka proceduar në CAS (Court of Arbitration of Sport) ankesën ndaj vendimit të UEFA-s në lidhje me ndeshjen Rumani-Kosovë. FFK-ja beson se do të ketë një vendim të drejtë nga CAS-i.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin publik se në afatin e përcaktuar kohor, ka proceduar në CAS (Court of Arbitration of Sport) ankesën ndaj vendimit të UEFA-s në lidhje me ndeshjen Rumani- Kosovë, të datës 15.11.2024. FFK-ja, përveç angazhimit të ekipit të vet ligjor, është në konsultim edhe me disa studio ligjore me përvojë të madhe me lëndët në CAS, kryesish nga Zvicra dhe Gjermania, për t’ u përfaqësuar në mënyrën e vet më të mirë në këtë betejë ligjore në kërkim të së drejtës për Federatën dhe ekipin tonë Kombëtar. Federata e Futbollit e Kosovës shpreh besimin e saj të plotë që CAS do të marrë vendim të drejtë e meritor”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Arrestimi i Isni Kilajt, reagon Komuna e Malishevës

0

Komuna e Malishevës, ka reaguar lidhur me rastin e ish kryetarit Isni Kilaj, duke thënë se me shqetësim të madh ka marrë informacionin për arrestimin e dytë radhazi, të tij.

Në reagim thuhet se si komunë, besojnë dhe janë thellë të bindur se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë luftë e pastër dhe mbi të gjitha ka qenë luftë për liri e çlirim.

“Edhe njëherë, shprehim shqetësimin tonë për këto veprime të pandërprera ndaj luftëtarëve të lirisë. Ne besojmë në drejtësi. Lufta e UÇK-së, është një luftë e njohur nga të gjithë, luftë e cila i ka sjellë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Komuna e Malishevës beson se të gjithë bartësit e luftës çlirimtare, janë të pafajshëm dhe besojmë në kthimin sa më parë të tyre në vendlindje dhe pranë familjeve të tyre”, thuhet në reagim.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia shqiptoi 1.666 gjoba trafiku për 24 orë

0
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1.666 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 20 aksidente kanë qenë me lëndime e 34 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 10 persona, ndërkaq 10 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Malishevë: Një grua raporton në polici se është dhunuar psiqiksht dhe fizikisht nga bashkëshorti

0
Një grua ka raportuar në polici se vazhdimisht është dhunuar psiqikisht dhe fizikisht nga bashkëshorti i saj në Malishevë.

 

Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima femër kosovare, ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psikike dhe fizike, nga bashkëshorti i saj.  Policia ka konfiskuar një pistoletë dhe një karikator pa fishek. Viktima ka pranuar tretman në QKMF Malishevë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kryetari i OVLUÇK-së: Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë

0
Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVLUÇK-së, ka reaguar ndaj arrestimeve të Speciales, duke theksuar se kjo gjykatë po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së.

 

“Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë. Në  media u dha lajmi për arrestimin e Isni Kilajt e Bashkim Smakajt, por sipas informatave që po më vijnë është arrestuar edhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu”, ka shkruar Kinaku në Facebook.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit


https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/

 

Avokati i Isni Kilajt: S’e di arsyen e arrestimit, po mundohem të gjej informacione

0

Avokati i Isni Kilajt, Iain Edwards, pas arrestimit të ish-kryetarit të Komunës së Malishevës nga Gjykata Speciale, ka thënë për Dukagjinin se ende nuk ka informacione të qarta mbi arsyen e arrestimit të klientit të tij, i cili u mor nga shtëpia e tij në Malishevë mëngjesin e të enjtes.

“Mësova sot në mëngjes se z. Kilaj është arrestuar në shtëpinë e tij në Malishevë dhe është marrë me vete. Më tha një anëtar i familjes së zotit Kilaj. Nuk kam dëgjuar asgjë nga Dhomat e Specializuara. Nuk e di pse është arrestuar apo ku po e çojnë. Nuk kam mundur të flas me klientin tim. Po mundohem të gjej më shumë informacion”, ka deklaruar ai për Dukagjinin.

Kilaj, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është arrestuar nga Gjykata Speciale edhe më parë, më 2 nëntor 2023.

Tashmë, ai është dërguar në EULEX për t’u transferuar në Hagë.

Lajmi për arrestimin e Kilajt u konfirmua nga djali i tij, Blend Kilaj, i cili ka theksuar se nuk është informuar ende për arsyet e këtij arrestimi.