Avokati i Isni Kilajt: S’e di arsyen e arrestimit, po mundohem të gjej informacione

Avokati i Isni Kilajt, Iain Edwards, pas arrestimit të ish-kryetarit të Komunës së Malishevës nga Gjykata Speciale, ka thënë për Dukagjinin se ende nuk ka informacione të qarta mbi arsyen e arrestimit të klientit të tij, i cili u mor nga shtëpia e tij në Malishevë mëngjesin e të enjtes.

“Mësova sot në mëngjes se z. Kilaj është arrestuar në shtëpinë e tij në Malishevë dhe është marrë me vete. Më tha një anëtar i familjes së zotit Kilaj. Nuk kam dëgjuar asgjë nga Dhomat e Specializuara. Nuk e di pse është arrestuar apo ku po e çojnë. Nuk kam mundur të flas me klientin tim. Po mundohem të gjej më shumë informacion”, ka deklaruar ai për Dukagjinin.

Kilaj, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është arrestuar nga Gjykata Speciale edhe më parë, më 2 nëntor 2023.

Tashmë, ai është dërguar në EULEX për t’u transferuar në Hagë.

Lajmi për arrestimin e Kilajt u konfirmua nga djali i tij, Blend Kilaj, i cili ka theksuar se nuk është informuar ende për arsyet e këtij arrestimi.

Më Shumë

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët...

Ardian Gjini merr “timonin” e AAK-së

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas...

Lajmet e Fundit