9.8 C
Prizren
E premte, 24 Janar, 2025

Cem Struja nga Prizreni me startupin “WellscanPro” korr sukses të madh në Evropë

sukses në garën prestigjioze EIT Jumpstarter, të mbajtur ditë më parë në Budapest të Hungarisë.

Në këtë event, sipas njoftimit të Makerspace Innovation Center, në mesin e startupëve të ndryshme nga Evropa, “WellscanPro” është renditur në vendin e dytë, ndërkohë që ka fituar edhe çmimin special për vendet e Ballkanit Perëndimor, raporton Telegrafi.

Në njoftim bëhet e ditur se suksesi ka ardhur falë idesë inovative në fushën e shëndetësisë, me ç’rast “WellscanPro” përdor inteligjencën artificiale (IA) për të siguruar të dhëna shëndetësore të pacientëve edhe nga shtëpia.

“Ky produkt përdor IA-në për të ofruar rezultate të shpejta dhe të sakta nga teste të urinës, duke e bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm dhe të lehtë për të gjithë”, thuhet në njoftim.

Vet rrugëtimi i Cemit, si ndërmarrës, ka filluar nga pasioni i tij për zgjidhjen e problemeve në industrinë e shëndetësisë. Në këtë rast si profesionistë të fushës, ai bashkë me ekipin e tij kanë integruar IA-në në produktin, i cili analizon testin urinar duke ofruar rezultate dhe rekomandime të personalizuara për përdoruesin, raporton Telegrafi.

“Produkti ynë kryesor është një aplikacion celular që lehtëson konsultimet online me profesionistët e kujdesit shëndetësor, duke u mundësuar përdoruesve të marrin këshilla dhe mbështetje mjekësore nga shtëpitë e tyre. Ky shërbim është i përshtatur për demografi të ndryshme, duke përfshirë pacientët nga zona të ndryshme, profesionistë të zënë me punë dhe këdo që kërkon zgjidhje të përshtatshme të kujdesit shëndetësor. Me punën që po e bëjmë së bashku me ekipin, ne synojmë të zgjidhim kompleksitetin që po shfaqet në këtë fushë. E ardhmja për WellScanPro duket premtuese, pasi kërkesa për zgjidhje të tilla në telemjekësi janë në rritje e sipër” është shprehur Cem Struja.

Paraprakisht Cem Struja ka qenë pjesëmarrës i edicionit të dytë të programit “Idea-to-Scale”, një iniciativë e Makerspace Innovation Center, mbështetur nga Komuna e Prizrenit dhe GIZ Kosovo. Ky program i ofroi startupit të tij burime të vlefshme, si mentorim, strategji zhvillimi dhe qasje në rrjete ndërkombëtare, raporton Telegrafi.

“Idea-to-Scale” është një program inkubimi i krijuar nga Makerspace Innovation Center për të ndihmuar startupet me potencial të madh. Në dy edicionet e tij, programi ka mbështetur rreth 20 startupe duke u ofruar mentorim, validim të tregut, strategji zhvillimore dhe qasje në fonde. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Junior 06 triumfon kundër Penzës

Junior 06 triumfon kundër Penzës me rezultat 92-80. Abigal Ogle shkëlqeu te Junior 06 me 34 pikë, 10 topa të vjedhur, 8 asistime e 5 kërcime,...

Projekti për ndërtimin e Qendrës multifunksionale në fokus të Ekzekutivit të Dragashit

Qeveria komunale e Dragashit ka mbajtur mbledhjen e radhës ku janë shqyrtuar disa çështje, përfshirë kërkesën për ndarjen e ngastrës për ndërtimin e Qendrës...

Lajmet e Fundit