18.9 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 8017

Sherifi: Rezultate befasuese për Nismën

0

Nisma per kosove1Bilall Sherifi, anëtar i Nismës në një konferencë për media pas mbylljes së vendvotimeve tha se rezultatet që ata kanë marrë nga disa vendvotime janë rezultate befasuese për Nismën.

“Rezultatet që i kemi marr nga disa vendvotime flasin për një rezultat befasues”, tha ai.

Ndërsa, theksoi se procesi zgjedhor në tërësi me disa incidente të vogla ka qenëkonform standardeve të BE-së.

Dalja në zgjedhje sipas komunave

0

Zgjedhjet-ksDalja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare sipas komunave deri në orë 19:00 është si vijon:
Deçan 37.90 %
Gjakovë 33.26 %
Gllogoc 51.99 %
Gjilan 44.95 %
Dragash 33.91 %
Istog 35.11 %
Kaçanik 40.36 %
Klinë 36.60 %
Fushë Kosovë 44.37%
Kamenicë 44.19 %
Mitrovica Jugore 40.03 %
Novobërdë 45.94%
Lipjan 48.96%
Obiliq 44.18%
Rahovec 40.48%
Pejë 42.38%
Podujevë 46.55%
Prishtinë 51.45%
Prizren 41.08%
Skenderaj 49.32%
Shtime 45.73%
Shtërpcë 48.61%
Suharekë 43.96%
Ferizaj 44.46%
Viti 39.24%
Vushtrri 42.53%
Malishevë 46.29%
Junik 39.24%
Mamusha 49.42%
Hani i Elezit 43.36%
Graçanicë 40.38%
Ranillug 45.90%
Partesh 49.19%
Kllokot 49.71%.

Nora Istrefi: Babai që më vdiq para 10 vitesh, në listë të votuesve!

0

NoraIstrefi14Këngëtarja e mirënjohur, Nora Istrefi, gjatë votimit në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë, ka hasur emrin e babait të saj në listat e votuesve.

Emri i Nezirit Istrefi nuk është larguar nga listat e votuesve në këtë qendër të votimit. Nga kjo qendër votimi thanë për Klan Kosova se Nora ka shprehur pakënaqësi për këtë.

Cliff: Deri tash, një ditë e suksesshme

0

IanCliff6-12Nga ajo që e kam parë deri më tash, këto zgjedhje duken si çdokund tjetër në Evropë”, ka thënë ambasadori britanik në Prishtinë, Ian Cliff, raporton REL.

“Ishte një ditë shumë e sukesshme deri më tash, nga ajo që pashë unë”, tha Ambasadori Cliff.

Megjithatë, ai tha se jo gjithçka ka mbaruar, pasi tani dëshiron që njejtë të vazhdojë procesi edhe gjatë numërimit.

“Tani i përket komisionerëve se si do të eci puna. Unë besoj që mesazhi është përçuar fuqishëm (që nuk duhet të ketë manipulime) dhe se janë në dijeni që procesi duhet të shkojë mirë deri në fund”, tha më tej Cliff.

Ai tha se ndonëse nuk ka qenë në Kosovë në vitin 2010, por e di që atë kohë problemi kryesor ka qenë me procesin e numërimit.

“Mirëpo, në atë kohë, nuk kishte një mision të plotë të BE-së për vëzhgim siç ka tani. Kështu që shpresoj që gjërat të ecin mirë edhe gjatë numërimit”, vlerësoj ambasadori britanik.

Ai tha se i vetmi problem që ka dëgjuar nga veriu ishte fakti që disa qytetarë serbë që kishin ardhur nga Serbia nuk patën mundësi të votonin menjëherë duke përdorur dokumente të Serbisë, por që më pas të njejtit votuan me kusht.

Cliff, megjithatë u shpreh i kënaqur edhe me pjesëmarrjen e votuesve në veri.

Gjini: AAK-ja qëndron mirë në këto zgjedhje

0

ArdianGjini-aakNënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, tha se AAK-ja e përshëndet procesin zgjedhor të ditës së sotme dhe falënderon të gjithë votuesit për pjesëmarrje në zgjedhje.

Ai në një konferencë për media tha se tash ka mbetur të kryhet një ndër pjesët më të rëndësishme të këtij procesi, e që është numërimi i votave.

Ai më tutje shtoi se AAK-ja qëndron mirë në këto zgjedhje

PDK: Zgjedhje fer, të lira dhe demokratike

0

PDK-logo8-07Për Partinë Demokratike të Kosovës, 30 minuta para përfundimit të zgjedhjeve nacionale, ndër të tjera, është me rëndësi që për herë të parë zgjedhjet u mbajtën në tërë territorin e Republikës së Kosovës.Kjo parti e ka cilësuar procesin si fer, transparent dhe demokratik.

“Kosova ka dërguar mesazh të qartë evropian për nga organizimi dhe niveli i demokracisë së treguar. Nuk ka pasur incidente serioze dhe me këtë proces Kosova mund të krenohet. Njëkohësisht ftojmë Prokurorinë e Shtetit dhe KQZ-në dhe institucionet relevante që të ndërmarrin të gjitha masat, sipas ligjit që t’i sjellin para drejtësisë që të arrestojnë ose keqpërdoruesit apo shpifësit që tentojnë të njollosin procesin demokratik në Republikën e Kosovës. Shpifja është vepër penale në Republikën e Kosovës”, thuhet komunikatës e PDK-së.

“Përkujtojmë se deri më tani, nga 8 të arrestuarit, asnjë nuk ka qenë i PDK-së. Konferenca e radhës do të mbahet në ora 19:20 në selinë e PDK”, thuhet aty.

Jacobson kërkon kujdes në numërim të votave

0

Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka lavdëruar mënyrën se si kosovarët kanë votuar deri në orët e pasdites dhe shpreson për pjesëmarrje më të lartë deri në fund të ditës.

Por ajo kërkon sjellje të përgjegjshme nga numëruesit e fletëvotimeve.

Mbyllen vendvotimet, KQZ: Votuan 43 % e votuesve

0

zgjedhjet5Janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit në Kosovë. Nuk dihet ende s’e cka ka ndodhur saktësisht me njoftimin se në disa fshatra të Skenderajt janë mbushur kutitë e votimit me vota të vjedhura.

Zyrtarët e KQZ’së kanë thënë se janë mbyllur në tërë Kosovën.

KQZ ka publikuar në ueb-faqen e saj të dhënat e dalje së votuesve deri në mbylljen e qendrave të votimit.

“Përqindja e votuesve qe kane votuar ne vendvotimet qe kane dërguar te dhëna43,50%”, shkruan në faqen e saj.

 

Haradinaj u bën thirrje të votojnë atyre që nuk kanë dalur ende

0

Ramush Haradinaj 1Lideri i AAK’së Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që nuk kanë dalur për të votuar ta bëjnë këtë.

Më poshtë mund të lexoni postimin e Haradinajt

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Më pak se një orë na ndajnë nga ndryshimi i madh. Të gjithë ju që ende nuk keni votuar, ju ftoj që të ndani disa minuta nga koha e juaj dhe dilni e votoni.

Mos u shuaj votën. Jepi DREJTIM votës!

Mos i besoni “Exit Polli”-it, por vetëm KQZ-së

0

zgjedhjet5

Gani Bobi, një institut nga Prishtina, pritet të publikoj sot pas orës 19:30 një “exit- poll” të realizuar përmes bisedave telefonike dhe në teren, edhe pse disa sondazhe të tilla që ky insitut i pat realizuar në Shqipëri patën shënuar një fiasko të plotë.

Ky Institut pat realizuat Exit – Polle të dështuara njëherë në në zgjedhjet nacionale dhe njëherë tjetër në zgjedhjet lokale në Shqipëri, dhe si i tille ishtë përqmuar nga të dytë, Sali Berisha dhe Edi Rama.
Si rikujtim, në vitin 2011, ky Institut me Exit- Pollin e tij shpall fitues Bashën ndaj Ramës me rezultat 58.4 me 39.8- e në fakt rezultati ishte krejt ndryshe. Rama doli fitues me pak vota, por mandati ju morr nga Berisha me manipulime në KQZ.

Exit pollet në mesin e shqiptarëve nuk ka se si mos të dështojnë keq. E para sepse popullatat nuk tregon drejtë për kënd ka votu, e kjo poasqërisht kur nuk voton për partitë e mëdha si dhe për ato që qeverisin. Ndryshimin e votës e tregon edhe më pak.
Ky është një eksperiment, me efekte të dyshimta!
E dyta në një këso atmosfere të rezultatit të ngushtë- ato mund të shkojnë përshtati më së shumti ndikimit manipulativ në procesin zgjedhor.
Kësaj rradhe jo te votuesi, por tek komisionerët.
Do ti vëzhgojmë këto rezultate- por do ti besojmë vetëm atyre të KQZ-së.
Lusim “Gani Bobin”, që të mos e dëmtoj procesin zgjedhor./gazetablic.com