Home Blog Page 810

SBAShK-u paralajmëron protestë më 4 dhjetor

0
Më katër dhjetor, punëtorët e arsimit do të protestojnë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj.

 

Në një intervistë për EO, Jasharaj ka deklaruar se kjo protestë vjen pas dështimit të negociatave për kontratën kolektive, ndërsa theksin e kritikës e vë ndaj Ministrisë së Arsimit.

“Ajo që dihet tani më është se po më 4 dhjetor do të ketë protestë edhe në këtë protestë kemi ftuar vetëm kryetarët e Shoqatave Sindikale, kryesitë pastaj udhëheqësit nivel komunal të universiteteve dhe kryesinë qendrore, por presim që të jetë një numër i madh ngase kemi shumë shoqata dhe besoj do të kalohet numri prej një mijë e më shumë dhe kjo protestë i adresohet më shumë ministrisë së Arsimit nga se zonja Nagavci, edhe në të kaluarën kishte qasje të gabuar ndaj shoqatës kolektive dhe tani kur ligji i punës obligon të dy palët që të negociojnë kontratën e re”, ka thënë Jasharaj.

Ai e cilësoi këtë si një hap të gabuar nga ministrja Nagavci dhe Qeveria Kurti, të cilët “kanë bërë gjithçka që sektori i arsimit të mos ketë një kontratë kolektive”.

Një tjetër kërkesë e sindikatës është ngritja e koeficienteve të pagës me 30 për qind, për punëtorët e arsimit.

“Çdo tri vite duhet negociuar, ne e kemi dorëzuar draft kontratën në prani të mediave që nga 2 tetori dhe kemi pritur që menjëherë zonja Nagavci do të reflektoj dhe do ta formojë edhe ajo një pjesë të komisionit për negocim këtë gjë nuk e ka bërë dhe shihet qartë që zonja Nagavci po bën ç’mos që sektori i Arsimit të mos ketë fare kontratë dhe kur ndodh kështu dhe kur është ky angazhim kështu atëherë duhet ta them se nuk ka vend në Ballkan dhe në Evropë e që pretendon të jetë demokratik e që nuk ka kontratë nga se kontrata është bazament i mbrojtjes së të drejtave punëtorëve po paraqet edhe obligimet të cilat ata duhet ti kryejnë”.

“Më 3 shtator kishim kërkuar nga qeveria Kurti që të bëjë një lëvizje me vlerën e koeficienteve prej së paku 30% nuk e bëri dhe në vend të kësaj e dha një propozim që ne e konsiderojmë mashtrim për atë se gjoja ngritjen 55 euro por jo duke e ngritur vlerën e koeficientit por gjoja duke bërë lëvizjen në koeficient një diçka që nuk e të drejtë ligjore zotëri Murati sepse një të drejtë të tillë e ka vetëm Parlamenti i Kosovës dhe kur flitet se do të ketë ngritje në Janar të gjithë e dinë se janari do të jetë i fushatës dhe çdo deklaratë që lidhet me janarin e tutje është më tepër fushatë dhe është në tendencë për mashtrim dhe nga ana tjetër pikërisht me 27 nëntor një ditë para festës së madhe të flamurit qeveria Kurti mbajti mbledhje dhe mori vendim që të mos ta mbështes atë nismën qytetare që e kishin bërë me njëzet mijë e 606 nënshkrime për të na u kthyer e drejta për vitet 90 si kontribut dhënëse ka ehe arsyeje të tjera kushtet e punës, qasja shumë e gabuar ndaj sindikatës”, ka deklaruar Jasharaj.

“Këto 4 vite me veprimet e tyre qeveria Kurti sikur është kthyer në armik të sindikatave dhe ka bërë të pamundurën që ti shuaj ato por SBASHK-u nuk ka arritur dhe SBASHK-u vazhdon të forcohet vazhdon të jetë unik dhe protesta e 4 dhjetorit do të jetë alarm ndaj zonjës Nagavci dhe qeverisë dhe nëse nuk ndodh ndonjë reflektim i mbetet prapë këshillit drejtues që është organi më i lartë mes  dy kongreseve vendos çka tutje por edhe në këtë media të nderuar i lus qeverinë Kurti dhe zonjën Nagavci që të ulen të bisedojnë sepse uroj që kurrë më Kosovës mos ti ndodh greva e shtatorit të vitit 2022 kur u paralizua i tëre sistemi arsimor, çka do të ndodh e a do të ndodh për të mirë apo për të keq tashme i mbetet të vendos Nagavci dhe qeveria Kurti”, u shpreh Jasharaj.

Protesta e paralajmëruar më 4 dhjetor kryesindikalisti ka potencuar se do të shërbejë si një alarm për qeverinë dhe ministren Nagavci, për të reflektuar dhe për të u ulur në negociata me sindikatën.

“Të them të vërtetën ne do ta bëjmë protestën për të treguar se jemi tepër të pakënaqur dhe se ekziston një situatë shumë e acaruar me punëtorët e Arsimit nga se asnjëra nga kërkesat e tyre nuk ka gjetur mbështetje dhe përpjekje për realizim dhe punëtorët e Arsimit janë të indinjuar me zonjën Nagavci sepse që ajo së paku në Qeveri ti përcjell kërkesat tona dhe të angazhohet aq sa ka mundësi për realizimin e tyre ajo nuk e ka bërë këtë gjë në të kundërtën dëshmohet se edhe ajo është pjesë e kabinetit të Kurtit dhe i ka shpallur luftë edhe kontratës kolektive që po them është bazament është mjet me të cilin mbrohet punëtori i Arsimit dhe edhe sektorët tjerë me ato kontrata, pra jemi vendi i vetëm në Evropë që nuk kemi kontratë kolektive dhe zonja Nagavci duhet ta nënshkruajë atë”, përfundoi ai.

Sonte derbi i basketbollit Sigal Prishtina – Ylli

0
E diela do të jetë e mbushur plot me ndeshje interesante për adhuruesit e basketbollit kosovar.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet në kryeqytet në mes të Sigal Prishtinës dhe Yllit.

Kjo lojë pritet të filloj nga ora 19:00 dhe arena e përballjes do të jetë “Pallati i Rinisë dhe Sportit”.

Sigal Prishtina – Ylli, transmetohet drejtpërdrejtë në Artmotion, platformën më të madhe televizive në vend.

Derisa në programin e Superligës së Basketbollit janë edhe dy ndeshje mjaft të forta.

Peja dhe Bora, nis nga ora 19:00, ndërkaq Trepça – Vëllaznimi me fillim nga ora 17:00.

 

Tentoi ta dhunonte të dashurën, arrestohet i dyshuari në Prizren

0

Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person të dyshuar në Prizren. I njëjti dyshohet  për dhunim në tentativë.

Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar që me forcë dhe pa dëshirën e të dashurës së tij, viktimës femër kosovare, të kryejë marrëdhënie seksuale.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor pas incidentit, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet me prioritet nga autoritetet kompetente.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot: I vranët, me reshje shiu dhe bore

0
Ditën e diel mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët.Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se do të ketë reshje shiu dhe bore.

Sipas IHMK-së, në do të ketë rritje minimale të vlerave ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 7 metër për sekond.

Policia shqiptoi 546 gjoba trafiku për 24 orë

0
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 546 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 23 aksidente kanë qenë me lëndime e 37 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 14 persona, ndërkaq 12 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Bashkimi fiton në derbin e qytetit

0

Bashkimi ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultatin 103:89 (23:20, 29:19, 25:19, 26:31), në javën e dhjetë të ProCredit Superligës.

Një përballje shumë interesante u zhvillua në Prizren, ku të dy skuadrat dhanë gjithçka në parket për të arritur fitore.

Çereku i parë u mbyll me një epërsi të vogël 23:20 për Bashkimin, ndërsa në çerekun e dytë skuadra e Bashkimit tregoi një performancë më të mirë, duke e mbyllur me shifrat 29:19. Kështu, pjesa e parë përfundoi me një epërsi për Bashkimin, 52:39.

Pjesa e dytë nisi më e barabartë, por më vonë Bashkimi tregoi superioritet, duke e mbyllur çerekun e tretë me rezultat 25:19. Në dhjetë minutat e fundit, Proton Cable Prizreni u tregua më i fuqishëm, duke fituar çerekun 26:31, por Bashkimi e siguroi fitoren me rezultatin përfundimtar 103:89.

Më i miri te Bashkimi ishte Jayveous McKinnis me 24 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa te Proton Cable Prizreni, Lenzelle Smith Jr. ishte lojtari më i mirë, duke kontribuar me 25 pikë, 11 kërcime dhe 5 asistime.

Pas kësaj ndeshje, Bashkimi ka 8 fitore dhe 2 humbje, ndërsa Proton Cable Prizreni ka grumbulluar 2 fitore dhe 8 humbje pas dhjetë javëve të zhvilluara në ProCredit Superligë./PrizrenPress.com/

Reshjet e para të borës, fillon pastrimi i rrugëve në Prizren

0

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren, Çelë Lamaj, ka njoftuar  se NP “Ekoregjioni” është angazhuar për  pastrimin e borës në rrugët kryesore të qytetit, si dhe në disa fshatra të Komunës.

“Ekipet e angazhuara do të përqendrohen në pastrimin e borës në fshatrat Drajqiq, Pllanjane, Pouskë, Jabllanicë, Lez, Cvilen, Nepregoshtë, Manastiricë, Gorozhup, Planejë, Lubiçevë, Leskovec dhe në të gjitha zonat ku është e domosdoshme për sigurinë dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve”, njofton ai.

Lamaj ka apeluar për kujdesin e qytetarëve, duke i ftuar ata që të tregojnë vigjilencë dhe të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes me automjetet e tyre gjatë sezonit dimëror.

“Apelojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, duke u angazhuar për sigurinë e tyre dhe për të ndihmuar në pastrimin e rrugëve në mënyrë efikase”, thuhet në njoftim./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Patatja e Bosforit

0

MSc. Shaban Osmanollaj
Stambolli – një qytet ku historia takon modernitetin, ku perëndimi përshëndet lindjen dhe ku rrjedha e Bosforit i jep jetë çdo momenti. Kur organizuam udhëtimin tonë turistik, pritshmëritë ishin të larta: muzetë, xhamitë e mëdha, tregjet e gjalla dhe shëtitjet me anije në ujërat mesdhetare premtuan një eksperiencë të paharrueshme. Dhe padyshim që ishte, por për një arsye të pazakontë: “patatja e pjekur”.

Qyteti na magjepsi që në fillim. Shëtitëm ndërmjet minareve madhështore të Xhamisë Blu, u ngjitëm te kështjellat historike dhe përshkuam tregjet e zhurmshme të “Kapaliçarshis”. Një nga kulmet e udhëtimit ishte shëtitja me anije në Bosfor, ku pamja e qytetit të ndriçuar nga dritat e perëndimit na la pa frymë. Por askush prej nesh nuk e kishte menduar se momenti më i përfolur i këtij udhëtimi do të ishte diçka kaq e thjeshtë: “një patate”.

Në një kënd të Stambollit, pas një dite të gjatë vizitash, aroma e një gatimi të veçantë na tërhoqi drejt një stende të mbushur me njerëz. Ishte patatja e famshme turke, e pjekur dhe e mbushur me përbërës që s’mund t’i imagjinoje: djathë të shkrirë, ullinj të grirë, misër të ëmbël, salca shumëngjyrëshe dhe madje edhe kastravec turshi. Pamja e saj ishte aq joshëse, sa nuk mundëm t’i rezistonim. Çdo gjë dukej perfekte, deri sa pamë çmimin, një shifër që na bëri të dyshojmë për një moment, por që nuk na ndaloi.

Kur e provuam, e kuptuam menjëherë pse të gjithë qëndronin në radhë për të marrë një të tillë. Shija ishte e mrekullueshme, një kombinim i ëmbël, i kripur dhe i kremtë që të mbushte jo vetëm barkun, por edhe shpirtin. Megjithatë, kjo patate e shtrenjtë u bë shënjestër e humorit tonë gjatë kthimit.

Në autobus, të gjithë kishin diçka për të thënë. “E dini që ne udhëtuam deri në Stamboll për një patate?” tha dikush me një buzëqeshje ironike. Të tjerë filluan të propozonin ide për suvenire të çuditshme: “Mund të kthenim një patate si kujtim për këtë udhëtim.” Bisedat vazhduan gjatë gjithë rrugës, me secilin që shtonte diçka më humoristike ose më sarkastike.

Kur menduam për të gjitha udhëtimet tona në Paris, Berlin, Vienë apo Budapest, asnjë përvojë nuk u tregua aq unike sa kjo. Në një mënyrë të çuditshme, patatja e pjekur e Stambollit na bëri të kuptojmë se ndonjëherë janë gjërat më të thjeshta ato që mbeten më gjatë në kujtesë. Dhe kështu, ajo patate e pjekur u bë simboli i një udhëtimi që do ta kujtojmë gjithmonë me shije dhe me buzëqeshje.

Por derisa flasim për këtë, kthehemi në vendin tonë dhe themi se qyteti i Prizrenit ka një traditë të pasur kulinare që mund të shërbejë si bazë për të krijuar një përvojë të veçantë turistike. Prizreni, me bukurinë e tij historike dhe kulturën mikpritëse, ka gjithçka që një vizitor mund të kërkojë ose të vizitojë, si: Kalanë e Prizrenit, Ura e Gurit, Xhamia e Sinan Pashës, Kisha e Shën Premtes, Teqetë, Shatërvani, Hamami i Gazi Mehmet Pashës, Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, Marashi, Teatri i hapësirave të hapura (Lumbardhi) apo edhe Shpella e Vrima e Pëllumbit, një qytet me aktivitete kulturore e festivale të ndryshme. Por ajo që mbetet në kujtesë për një turist është shija unike e traditave kulinare si qebapat dhe suxhuku që mbushin rrugët me aroma, duke u kthyer në një simbol të qytetit.

Në anën tjetër, flija është një emblemë e kulinarisë tradicionale në të gjithë vendin. Por jo vetëm këto, në Prizren gatuhen edhe ushqime tradicionale si pitja (byreku), japrakët (sarmët), kaçamaku, mishi i pjekur nën saç, tava e Prizrenit, ajvari, speca të mbushur, hallva e Prizrenit, bakllava, mantia e jufkës dhe shumë gatime të tjera si pjesë e kulturës tradicionale.

Ashtu si patatja e Stambollit që mbeti në kujtesën tonë, edhe këto gatime të veçanta mund të jenë arsyeja pse turistët do të vijnë në Prizren e në rajonet tjera. Është shija dhe përvoja e këtyre ushqimeve që flasin për traditat dhe shpirtin e këtij vendi, një përvojë që nuk harrohet lehtë. Le të promovojmë këto elemente të thjeshta, por të fuqishme, që turistët të ndihen pjesë e historisë sonë, kulturës sonë dhe jetës sonë.

Andaj, ashtu si një patate e pjekur e përgatitur me mjeshtëri mund të bëhet një simbol i një udhëtimi të paharrueshëm, edhe vendet tona mund të krijojnë elemente unike që mbeten gjatë në kujtesën e turistëve. Nuk është nevoja për madhështi apo luks, mjafton një përvojë e thjeshtë, autentike dhe emocionuese që prek zemrat e vizitorëve. Ndoshta ajo që i lidh njerëzit me një vend është një shije, një histori, apo një moment humori që kthehet në një kujtim të paharrueshëm. Le të krijojmë përvoja që flasin për shpirtin dhe kulturën tonë, duke e bërë vendin tonë një destinacion që vizitorët nuk e harrojnë kurrë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

KH Rahoveci mposht ekipin rumun Minaur Baia Mare, por nuk mjafton për t’u kualifikuar tutje

0

KH Rahoveci ka shënuar fitore në Rumani ndaj skuadrës me shumë përvojë CS Minaur Baia Mare, por nuk ka arritur dot ta sigurojë kualifikimin tutje në Kupën Evropiane.

‘Vreshtarët’ shënuan fitore me rezultat 40:35 ndaj Minaur Baia Mares, por kjo fitore nuk ishte e mjaftueshme për të avancuar në raundin e katërt të Kupës Evropiane.

Kjo ishte ndeshja e dytë që KH Rahoveci e zhvilloi ndaj këtij ekipi, pasi paraprakisht kishin pësuar humbje në palestrën ‘Mizair Isma’ në Rahovec me rezultat 38:31.

Lojtari më i dalluar për Rahovecin në këtë takim ishte Victor Alonso Garcia i cili nga 15 tentime shënoi 10 gola, ku gjashtë prej tyre erdhën nga penalltia.

Me paraqitje të mira u dalluan edhe Arbios Mushkolaj me shtatë gola, Jon Muqolli me gjashtë gola, Egozn Gjuka me pesë, kurse me nga katër gola kontribuan edhe Mali Luzha dhe Jeton Bislimi. Alban Haziri shënoi tre gola teksa Adonit Isufi e gjeti rrjetën në një rast.

Skaudrës tonë i duhej fitorja me shtatë ose më shumë gola dallim për të kaluar në raundin tjetër, por ata arritën që të fitojnë vetëm me pesë gola dallim, duke mos arritur të kualifikohen tutje.

Sidoqoftë, kjo ishte një paraqitje tejet pozitive nga Rahoveci që për ta ishte vetëm hera e dytë që marrin pjesë në gara kontinentale dhe ishin i vetmi ekip nga Kosova që kishin mbetur pjesë e garave ndërkombëtare këtë edicion.