Home Blog Page 809

Prishtina fiton vetëm pas vazhdimit ndaj Yllit

0

Vetëm pas vazhdimit prej pesë minutash, Sigal Prishtina ka fituar ndaj Golden Eagle Yllit. Të dielën në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, në praninë e pak shikuesve, skuadra e kaltër fitoi me rezultat 93:89. Ndeshja i takoi xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes u takoi suharekasve, por shpejt Prishtina mori kontrollin dhe krijoi epërsi bindëse. Çereku i parë përfundoii 29:22 për Prishtinën. Epërsia u rrit edhe më shumë në çerekun e dytë, që përfundoi 28:21.

Në minutën e 25-të, Prishtina kishte epërsi prej plot 20 pikëve, 67:47.

Por më pas suharekasit nisën të afrohen. Fundi i kohës së rregullisht ishte shumë dramatik.

1:16 minuta para fundit, Jalen Nesbitt shënoi dy pikë për të ngushtuar rezultatin në 82:79. Prishtina më pas i humbi dy sulme rresht e Ylli një. 28 sekonda para fundit, Malcolm Armstead shënoi treshe për 82:82. Sërish Prishtina e humbi topin dhe Ylli kishte aksionin e fundit.

Jalen Nesbitt dështoi për tri pikë, por kapi topin dhe pasoi për Armsteadin. Reprezentuesi i Kosovës ishte në pozitë të hapur, por nuk ishte i saktë. Kështu koha e rregullt përfundoi 82:82.

Në pesë minutat shtesë Prishtina shfaqi dukshëm më tepër dhe fitoi dy pikë të reja.

Damiree Burns udhëhoqi Prishtinën me 25 pikë e plot 17 kërcime. Daniel Lekndreaj i kishte 18 pikë, 12 kërcime e pesë asistime. Qua Grant i Prishtinës ndeshjen e përfundoi me 20 pikë e gjashtë kërcime.

Jawachi Nzeakor shtoi 16 pikë e tetë kërcime.

Tek Ylli, Nesbitt e përfundoi ndeshjen me 22 pikë, dhjetë kërcime e tri asistime. Armstead i kishte 16 pikë, dhjetë asistime e shtatë kërcime. 11 pikë e dhjetë kërcime i kishte Lis Shoshi, e 19 pikë i realizoi Quade Green.

Prishtina tani është e treta me 15 pikë, ndërsa e ka një ndeshje më pak të luajtur. Ylli renditet i pesti po ashtu me 15 pikë, sa i ka edhe Peja në vendin e katërt.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

AAK-ja zyrtarizon të martën kandidatët për deputetë në Prizren

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), do të zyrtarizojë të martën  kandidatët e Prizrenit për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Në këtë ngjarje të rëndësishme  të pranishëm do të jenë strukturat drejtuese nga qendra, deputetë, kryetarë komunash, si dhe kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj”, njofton AAK-ja në Prizren.

Kjo ceremoni do të shoqërohet me një fjalim nga Haradinaj, i cili do të theksojë angazhimin e partisë për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës dhe Prizrenit.

“Aleanca fton të gjithë strukturat, anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët e Prizrenit të marrin pjesë në këtë ngjarje solemne, e cila përbën një moment të rëndësishëm për të gjithë ata që mbështesin ndryshimin dhe avancimin e Kosovës”./PP/

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rregullat e Odës në Malësi të Vërrinit

0
Gëzim Ajgeraj
Tregime nga odat e Vërrinit,
tregoi, Ahmet Poniku…!
Hymja n’kuvend t’burrave
-N’kuvend të burrave shkohet veç nëse të thirrin.
-Thirrja nuk refuzohet, koftë për të mirë ose për të keq.
-Prej Kuvendit nuk mundesh me u largue pa marrë izë (leje) për me dalë.
-Duhet me thirr para dyerve të oborrit me za të naltë.
-Duhet me zgjedh vendin ku kije me u ungj.
-Ungju me shpejtësi, mos e pengo megjlisin (tubimin).
-Ungju ku t’takon se mundesh me u sprovue me kritika t’odës.
-Mos e za vendin e huaj se duhet apet me e lëshue.
-Në odë t’burrave duhet me u ungj kamëkryq.
-Mos me nxjerr cigaren menjëherë sa të ungjesh.
-Kërko le të vazhdohet muhabeti aty ku ka mbetë.
-Kur t’çilet dera e hinë ndokush mos këqyr kah dera kush po hinë, po nëse burrat luajnë vendin, vepro edhe ti ashtu.
-Nuk ban me folë pa e ditë ku ashtë tema e muhabetit.
-Kur të të thojnë fol diçka kurrë mos thuj s’po di, po thuj po ngoj.
-Kur t’bjer puna me folë zgjidhe fjalën gji kije me e thanë.
-Këqyr mirë okolla mos po e vrasish ndokand me atë fjalë.
-Tri herë mate fjalën e njëherë fole,
-Bjeri ma shkurt mos e zgat shumë.
-Fol fjalë t’mira se fjala e mirë i çelë shtatë dryna.

Javë e vranët në Kosovë – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

0

Gjatë javës së ardhshme, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët e me reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga -3 deri në 7 gradë Celsius.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga IHMK-ja:

E hënë – Mot kryesisht i vranët. Në pjesën e parë të ditës vende-vende parashihen riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja.

E marte – Mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

E mërkurë – Mot kryesisht i vranët. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull dhe ngrica të dobëta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes.

E enjte – Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.

E premte – Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Poezia në krizë vlerash

0

Qazim THAÇI

Është koha e fundit të besojmë që vlerat duhet të vlerësohen si të tilla, dhe jo të lejojmë që antivlerat të marrin primatin. Kjo, sidomos, është evidente në Prizren, ku veprimtaria e krijimtarisë letrare ka pësuar ndryshime të dukshme.

Ky fenomen ka filluar më herët, por një thënie e Ismail Kadaresë, që thotë: “Sillu aq mirë me ata që të lëndojnë, sa t’iu vijë neveri nga vetja e tyre,” mund të konsiderohet si një parim për këtë çështje. Megjithatë, realiteti ka treguar se kjo nuk ka më asnjë kuptim, sidomos për ata që thjesht janë infantilë në fushën letrare dhe, duke u mburrur me tituj, mendojnë se janë të mençur dhe e njohin poezinë.

E vërteta është krejt ndryshe, natyrisht, secili ka opinionin e vet, por vlera nuk është një “mendim i lirë,” siç përpiqen ata të arsyetojnë. Ata, në fakt, e shkelin vlerën krijuese me dy këmbë. Si mund të thuhet se ata e njohin poezinë, kur askush nuk i vlerëson? Mungesa e kritikës letrare ka bërë që unë të përdorë, me kusht, termat “kërdinë” ose “gërdi,” që në popull do të përdoren për të përshkruar ata që caktohen si “njohës të vlerave të poezisë.” Mjerisht, me papërgjegjshmërinë e tyre, ata njohin vetëm vlerën e miqësisë së tyre.

Ata që tani mendojnë se janë poetë, bëjnë si bëjnë, shkruajnë disa vargje, ua japin një titull dhe mendojnë se kanë krijuar poezi. Në realitet, aty nuk ka asgjë poetike, asgjë të vlefshme. Gjuha e shprehjes është pa vlerë, e zhveshur nga figurat stilistike. Nuk ka gjuhë poetike, as sens poetik, as ndonjë ide të shkruar, mendim apo mesazh të thënë bukur që do të zgjonte kërshërinë, që do të na prekte në ndjenja e shpirt, duke na shkaktuar kënaqësi estetike.

Nga ky realitet shihet se atyre u mungojnë aftësitë dhe imagjinata krijuese. Thjesht, ata nuk kanë asgjë që duhet të ketë një poet. Këta “poetë” janë shumë të dobët. U mungon kultura elementare gjuhësore, veçanërisht në lidhje me shprehjen me shkrim.

Poetët e vërtetë janë ata që kanë unin e vet poetik, që kanë botën e tyre poetike, që kanë stilin e vet. Disa nga poezitë e tyre janë të pavarura dhe origjinale. Poetët interesantë janë të talentuar dhe shumë të talentuar, por që, për arsye të ndryshme, nuk kanë mundur të shprehin maksimumin e mundësive të tyre. Ky shkrim nuk ka për qëllim të etiketojë asnjë individ me emër, por synon të hapë një debat konstruktiv, për të siguruar që vlerat të jenë vlera dhe jo antivlerat. Duke vlerësuar antivlerat, krijojmë padituri krijuese dhe krijues të paditur, që nuk lënë pas asgjë përveç një flluske sapuni në letërsinë e kohës.

Andaj, apeloj te drejtoria e kulturës dhe te financuesit tjerë që të mos bien pre e atyre që i njohin dhe u lejojnë mundësi organizimesh. Për ata që kanë mundësi, është mirë t’u sabotohen mundësitë. Ose, siç shkruan Kadare: “Sillu aq mirë me ata që të lëndojnë, sa t’iu vijë neveri nga vetja e tyre”. Nuk ka gjë më të shenjtë se të lëndosh poezinë, apo çdo zhanër të letërsisë. Nëse kjo nuk arrin të realizohet, atëherë apeloj që krijuesit e vërtetë të mos shkojnë në takime ku vlerat zhvlerësohen.

Për ta përmbyllur këtë vështrim dhe për të hapur një debat konstruktiv, po e mbyll me një thënie të urtë nga Henry Charles Bukowski: “Mënyra për të krijuar art është të djegësh e të shkatërrosh koncepte të zakonshme, duke i zëvendësuar me të vërteta të reja që zbresin nga mendja dhe dalin nga zemra”.

 

Fatjon Bunjaku vendimtar me golin e shënuar në minutën e 94-të, Malisheva triumfon ndaj Gjilanit

0

Malisheva ka marrë fitore në frymën e fundit ndaj Gjilanit, duke triumfuar me rezultat minimal 0-1.

Ka qenë një duel shumë i luftuar me dy skuadrat që krijuan disa raste shënimi.

Gjilani rrezikoi e para me Albin Prapashticën, por që goditja e tij me kokë shkoi pranë portës.

Malisheva u kundërpërgjigj me Valmir Berishën, megjithatë pa sukses.

45 minutat e para të kësaj sfide u mbyllen me rezultatin e bardhë 0-0.

Edhe në pjesën e dytë dy skuadrat krijuan raste të mira shënimi, me Gjilanin që rrezikoi me Bilallin, Rrahmanin e Jarovic, derisa mysafirët u kundërpërgjigjën me Hazrollajn dhe Bunjakun.

E kur pritej fundi i ndeshjes, në skenë doli Fatjon Bunjaku që realizoi një gol spektakolar në minutën e 94-të për 0-1.

Nuk kishte më kohë dhe Malisheva arkëtoi tre pikë në këtë ndeshje ku tani ndodhet në pozitën e dytë në tabelë me 28 pikë, derisa Gjilani mbetet në pozitën e gjashtë me 17 sosh.

Në xhiron e ardhshme Gjilani luan në udhëtim te Prishtina, derisa Malisheva pret Feronikelin ’74. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Pllajniku i Dragashit përballet me izolimin dimëror, banorët mobilizohen për hapjen e rrugëve

0

Fshati Pllajnik, i njohur si një nga vendbanimet më të thella në komunën e Dragashit, çdo dimër përballet me sfida të mëdha për shkak të të reshurave të dendura të borës.

Ky realitet është përsëritur edhe këtë vit, më 1 dhjetor, kur reshjet e pandërprera shkaktuan bllokimin e rrugës që e lidh këtë fshat me pjesën tjetër të komunës.

Banorët, të cilët kanë një traditë të gjatë të vetorganizimit, dolën në aksion për hapjen e rrugëve duke përdorur mjete rrethanore si lopata.

Pamjet e përpjekjeve të tyre risollën nostalgjinë e viteve të mëhershme, kur e gjithë puna për hapjen e rrugëve kryhej me forcat dhe mundësitë lokale.

Ndonëse autoritetet kanë ndërhyrë herë pas here për të ndihmuar në raste të tilla, banorët e Pllajnikut shpesh janë të detyruar të mbështeten tek vetvetja për të përballuar sfidat e dimrit.

 

Pllajniku mbetet një shembull i solidaritetit dhe bashkëpunimit mes banorëve, por situata e përsëritur tregon nevojën për zgjidhje më të qëndrueshme nga institucionet lokale dhe qendrore.

I vetmi kandidat për Kryeprokuror të Prizrenit, si do t’i adresojë Kryeziu problemet e kësaj Prokurorie?

0

Petrit Kryeziu, aktualisht ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është kandidati i vetëm për të parin e kësaj Prokurorie.

Në koncept-dokumentin se si do t’i adresojë ai problemet, Kryeziu ka shkruar se aktualisht kjo Prokurori po ballafaqohet me sfida të shumta, ndonëse ka shënuar progres dhe ndryshime pozitive, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas tij, për shkak të karakteristikave që ka, kjo edhe për shkak të topografisë, pasi është kufiri me Shqipërinë nga njëra anë dhe pjesërisht ai me Maqedoninë e Veriut, sjellë shumë vepra specifike dhe shton bashkëpunimin e krimit.

Prokurori Kryeziu thotë se objektiva kryesore do të jetë rritja e cilësisë së hetimeve, shkresave të lëndës dhe përfaqësimit në gjykatë, pa përjashtuar avancimin sa i përket transparencës ndaj publikut dhe llogaridhënies së vazhdueshme të punës së prokurorëve.

Sipas tij, as Prokuroria Themelore e Prizrenit, nuk është imune ndaj mangësive dhe sfidave, që janë: numri i vogël i prokurorëve dhe bashkëpunëtorëve profesional, numri i vogël i sekuestrimeve, numri i madh i lëndëve të pazgjidhura me persona të panjohur, përmirësimi i infrastrukturës fizike, prezantimi i punës së Prokurorisë para publikut, mediave dhe shoqërisë civile, mbi të gjitha sfidë kryesore e sheh rritjen e besimit të qytetarëve në institucionin e Prokurorit të Shtetit.

Kryeziu ka thënë se bazuar në strategjitë aktuale, do të hartohen planet e punës dhe synon profilizimin e prokurorëve, ngritjen e kapaciteteve profesionale, numër të nevojshëm të prokurorëve dhe stafit, e sidomos të bashkëpunëtorëve profesional.

Vizioni i tij, thotë se është ofrimi i trajtimit të barabartë për të gjithë para ligjit, trajtimi i punëve në mënyrë efikase, transparente, llogaridhënëse dhe profesionale, e cila synim në qendër ka trajtimin në mënyrë meritore të viktimave të krimit dhe besimin e publikut.

“Ky vizion do të realizohet përmes përfshirjes së akterëve kryesorë menaxhues të Prokurorisë së Prizrenit përmes planit vjetor të punës, duke mos përjashtuar idetë pozitive të secilit pavarësisht pozitës që mbanë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Veç tjerash, ai ka shtuar se do kujdeset që të dalin me statistika të sakta, sidomos në drejtim të mbledhjes së të dhënave statistikore për rastet e sekuestrimeve dhe konfiskimeve të pasurisë, gjë e cila sipas tij deri më tani është e parregulluar si duhet dhe shkrimorja e Prokurorisë nuk i pranon dhe gjeneron të dhënat statistikore të sakta nga kjo fushë.

Kryeziu thotë se ka pesë objektiva kryesore: rritja e besimit të publikut në institucionin e Prokurorit të Shtetit, përmes ngritjes së transparencës, llogaridhënies dhe bashkëpunimit ndërinstitucional; ngritja e cilësisë, efikasiteti dhe menaxhimi i mirë; trajtimi me prioritet i veprave penale më të shprehura; rritja e numrit të zgjidhjes së rasteve përmes procedurave alternative; sekuestrimi dhe konfiskimi.

Për të rritur besimin e publikut, transparencën, llogaridhënien dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, ai thotë se do fuqizojë zyrën për informim, ku përveç komunikatave ditore dhe publikimit të raportit 24 orësh, zyra për informim do të rrisë përfaqësimin në media të shkruara dhe televizive për rastet që përbëjnë interes për publikun.

Gjithashtu, prokurori shton se zyra për informim do të angazhohet edhe në drejtim të paraqitjes së ankesave në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) dhe Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), në rastet kur përmes lajmeve të pavërteta cenohet institucioni i Prokurorit të Shtetit.

Në anën tjetër, thotë se do mbajë takime me institucione tjera, takime me qytetarë, takime me gazetarë dhe shoqërinë civile, dhe në vazhdimësi do të jepen përgjigje dhe prononcime për media, duke përfshirë edhe organizimin e konferencave. Veç këtyre, ai ka paraparë edhe ligjërata me studentë dhe nxënës të shkollave në mënyrë që të njëjtit të njoftohen më për së afërmi me punën e prokurorit.

“…Me qëllim të rritjes se sigurisë dhe vetëdijesimit të të miturve”, shton ai.

Kandidati për Kryeprokuror thotë se çdo tre muaj, do të shqyrtojë lëndët për secilin dhe me secilin prokuror dhe do të konstatohet nëse hetimi duhet të mbetet i hapur, të pezullohet, të pushohet apo të ngritet aktakuza dhe për këtë do të mbahet shënim zyrtar në secilën lëndë.

Kryeziu shton se do mbajë kolegjiume çdo muaj me prokurorët për të diskutuar rezultatet dhe ngecjet. Përmes kontrollit dhe mbikëqyrjes do të rrisë llogaridhënien e stafit dhe që secilin do ta trajtojë barabartë. Tha se do bëhet vlerësimi edhe i bashkëpunëtorëve profesional.

Për ta ngritur cilësinë, efikasitetin dhe menaxhimin e mirë, ai thotë se do të bëjë përpjekje që të ngriten aktakuza cilësore përmes hetimeve cilësore dhe kontrollit menaxhues të vazhdueshëm. Sipas tij, në rastet kur do kenë aktakuza të dobëta, një gjë e tillë do të reflektojë në vlerësimin e performancës së prokurorit.

Gjithashtu, ai thotë se kohë pas kohe do marrë pjesë në vëzhgim dhe vlerësim të prokurorëve në seanca gjyqësore. Kryeziu shton se do bëhet shfrytëzimi i kapaciteteve profesionale për lëndë të caktuara komplekse, ku do të shfrytëzohen njohuritë e gjithësecilit për të arritur rezultate pozitive.

Veç tjerash, ai thotë se do angazhojnë ekspertë në bazë të listës dhe pagesat për ta do të jenë të njëjta.

Sa i përket prioritetit në hetimet e veprave penale dhe ndjekjes se kryerësve, fokusin e veçantë do ta koncentrojë në veprat penale të korrupsionit, fajdesë, narkotikëve, krimeve kundër mjedisit dhe dhunës në familje.

“Beteja kundër korrupsionit mbetet e vazhdueshme për sundimin e ligjit, do të kem angazhim më të shtuar edhe nga pozita e kryeprokurorit, si dhe do te thellohet bashkëpunimi me institucionet relevante…”, shkruan Kryeziu në koncept-dokument.

Gjatë mandatit katërvjeçar, Kryeziu thotë se synon që të rrisë numrin e rasteve të zgjidhura përmes procedurave alternative. Veç kësaj, ai thotë se rastet penale që kanë të bëjnë me përfitim pasuror, asnjë i tillë nuk do të kalojë pa ndërmarrje të hetimeve financiare në drejtim të sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive, në të kundërtën prokurorët  do të ballafaqohen me vlerësime të ulëta të performancës.

Sfidat, Kryeziu thotë se do t’i tejkalojë duke u mbështetur fillimisht në vullnet personal, pastaj në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Këshillin Prokurorial, Sekretariatin e Këshillit dhe Kryeprokurorin e Shteti, si dhe institucionet tjera ligj-zbatuese.

Ai thotë se ndër hapat e parë që do të ndërmerren, do të jetë respektimi i mirëfilltë dhe korrekt i orarit të punës, etika në punë, mirësjellja ndërkolegiale dhe me palët, si dhe respektimi i konfidencialitet në punë.

Sipas tij, në frymën e legjislacionit do të kërkohet që stafi të ushtrojë detyrën me profesionalizëm, paanësi, pa diskriminim, në kohë, pa interes personal dhe në përputhje me ligjin dhe Kodin e Etikës.

Kryeziu shton se do të qëndrojë i informuar, koherent për zhvillimet e fundit, do të jetë transparent fillimisht me kolegët ku punon, e pastaj do të shtrijë këtë transparencë edhe me publikun.

Ndryshe, Këshilli Prokurorial të Kosovës (KPK), në mbledhjen e 257-të mbajtur më 20 nëntor 2024, ka konfirmuar kandidatët për Kryeprokurorë në pesë Prokurori Themelore dhe atë: Prokurorinë Themelore në Ferizaj, Prokurorinë Themelore në Pejë, Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe Prokurorinë Themelore në Prizren. /BetimipërDrejtësi

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

SBAShK-u paralajmëron protestë më 4 dhjetor

0
Më katër dhjetor, punëtorët e arsimit do të protestojnë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj.

 

Në një intervistë për EO, Jasharaj ka deklaruar se kjo protestë vjen pas dështimit të negociatave për kontratën kolektive, ndërsa theksin e kritikës e vë ndaj Ministrisë së Arsimit.

“Ajo që dihet tani më është se po më 4 dhjetor do të ketë protestë edhe në këtë protestë kemi ftuar vetëm kryetarët e Shoqatave Sindikale, kryesitë pastaj udhëheqësit nivel komunal të universiteteve dhe kryesinë qendrore, por presim që të jetë një numër i madh ngase kemi shumë shoqata dhe besoj do të kalohet numri prej një mijë e më shumë dhe kjo protestë i adresohet më shumë ministrisë së Arsimit nga se zonja Nagavci, edhe në të kaluarën kishte qasje të gabuar ndaj shoqatës kolektive dhe tani kur ligji i punës obligon të dy palët që të negociojnë kontratën e re”, ka thënë Jasharaj.

Ai e cilësoi këtë si një hap të gabuar nga ministrja Nagavci dhe Qeveria Kurti, të cilët “kanë bërë gjithçka që sektori i arsimit të mos ketë një kontratë kolektive”.

Një tjetër kërkesë e sindikatës është ngritja e koeficienteve të pagës me 30 për qind, për punëtorët e arsimit.

“Çdo tri vite duhet negociuar, ne e kemi dorëzuar draft kontratën në prani të mediave që nga 2 tetori dhe kemi pritur që menjëherë zonja Nagavci do të reflektoj dhe do ta formojë edhe ajo një pjesë të komisionit për negocim këtë gjë nuk e ka bërë dhe shihet qartë që zonja Nagavci po bën ç’mos që sektori i Arsimit të mos ketë fare kontratë dhe kur ndodh kështu dhe kur është ky angazhim kështu atëherë duhet ta them se nuk ka vend në Ballkan dhe në Evropë e që pretendon të jetë demokratik e që nuk ka kontratë nga se kontrata është bazament i mbrojtjes së të drejtave punëtorëve po paraqet edhe obligimet të cilat ata duhet ti kryejnë”.

“Më 3 shtator kishim kërkuar nga qeveria Kurti që të bëjë një lëvizje me vlerën e koeficienteve prej së paku 30% nuk e bëri dhe në vend të kësaj e dha një propozim që ne e konsiderojmë mashtrim për atë se gjoja ngritjen 55 euro por jo duke e ngritur vlerën e koeficientit por gjoja duke bërë lëvizjen në koeficient një diçka që nuk e të drejtë ligjore zotëri Murati sepse një të drejtë të tillë e ka vetëm Parlamenti i Kosovës dhe kur flitet se do të ketë ngritje në Janar të gjithë e dinë se janari do të jetë i fushatës dhe çdo deklaratë që lidhet me janarin e tutje është më tepër fushatë dhe është në tendencë për mashtrim dhe nga ana tjetër pikërisht me 27 nëntor një ditë para festës së madhe të flamurit qeveria Kurti mbajti mbledhje dhe mori vendim që të mos ta mbështes atë nismën qytetare që e kishin bërë me njëzet mijë e 606 nënshkrime për të na u kthyer e drejta për vitet 90 si kontribut dhënëse ka ehe arsyeje të tjera kushtet e punës, qasja shumë e gabuar ndaj sindikatës”, ka deklaruar Jasharaj.

“Këto 4 vite me veprimet e tyre qeveria Kurti sikur është kthyer në armik të sindikatave dhe ka bërë të pamundurën që ti shuaj ato por SBASHK-u nuk ka arritur dhe SBASHK-u vazhdon të forcohet vazhdon të jetë unik dhe protesta e 4 dhjetorit do të jetë alarm ndaj zonjës Nagavci dhe qeverisë dhe nëse nuk ndodh ndonjë reflektim i mbetet prapë këshillit drejtues që është organi më i lartë mes  dy kongreseve vendos çka tutje por edhe në këtë media të nderuar i lus qeverinë Kurti dhe zonjën Nagavci që të ulen të bisedojnë sepse uroj që kurrë më Kosovës mos ti ndodh greva e shtatorit të vitit 2022 kur u paralizua i tëre sistemi arsimor, çka do të ndodh e a do të ndodh për të mirë apo për të keq tashme i mbetet të vendos Nagavci dhe qeveria Kurti”, u shpreh Jasharaj.

Protesta e paralajmëruar më 4 dhjetor kryesindikalisti ka potencuar se do të shërbejë si një alarm për qeverinë dhe ministren Nagavci, për të reflektuar dhe për të u ulur në negociata me sindikatën.

“Të them të vërtetën ne do ta bëjmë protestën për të treguar se jemi tepër të pakënaqur dhe se ekziston një situatë shumë e acaruar me punëtorët e Arsimit nga se asnjëra nga kërkesat e tyre nuk ka gjetur mbështetje dhe përpjekje për realizim dhe punëtorët e Arsimit janë të indinjuar me zonjën Nagavci sepse që ajo së paku në Qeveri ti përcjell kërkesat tona dhe të angazhohet aq sa ka mundësi për realizimin e tyre ajo nuk e ka bërë këtë gjë në të kundërtën dëshmohet se edhe ajo është pjesë e kabinetit të Kurtit dhe i ka shpallur luftë edhe kontratës kolektive që po them është bazament është mjet me të cilin mbrohet punëtori i Arsimit dhe edhe sektorët tjerë me ato kontrata, pra jemi vendi i vetëm në Evropë që nuk kemi kontratë kolektive dhe zonja Nagavci duhet ta nënshkruajë atë”, përfundoi ai.