17.8 C
Prizren
E enjte, 9 Maj, 2024

Hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte

Konviktet-prQë nga sot studentët e Universitetit të Prishtinës mund të aplikojnë për banim në Qendrën Studentore, pasi është shpallur konkursi dhe do të jetë i hapur deri më 12 shtator.

Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës, ka hapur konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte. Drejtori i Qendrës Studentore, Fatmir Sfishta, tha për Radio Kosovën, se sivjet janë forcuar edhe kriteret për pranimin e studentëve.

“Sivjet kemi ndryshuar kriterin tek nota mesatare, ku u kemi dhënë përparësi studentëve që kanë mesataren mbi 8-të. Sivjet ndryshon, nga nota 6 mesatare deri në 7.9, fitojnë nga 5 deri në 7 pikë dhe nga nota 8 deri në 10, kemi bërë një diferencë, fitojnë nga 12 pikë deri në 15 pikë”, tha ai.

Kriteret e tjera për pranim janë që kandidati të jetë student i rregullt i Universitetit të Prishtinës si dhe largësia nga kryeqyteti.

Sfishta, tha se këtë vit pritet një numër i madh i konkurrentëve, pasi janë ulur edhe tarifat për banim në konvikte, ku nga 70 euro sa kanë paguar për banim dhe ushqim, tani do të paguajnë 35 euro.

Ulja e tarifave për Qendrën Studentore ka ndikuar edhe në uljen e të hyrave në këtë Qendër. Por, Sfishta, tha se nuk do të ketë mungesë të mjeteve, pasi u është premtuar se ato do të kompensohen me ri-shikimin e buxhetit. Ndërkohë, kapaciteti në këtë Qendër është për 3 mijë e 600 studentë.

“Gjatë këtij viti presim një numër shumë të madh të studentëve aplikues, për shumë arsye. Mund të them se arsyet janë sepse kushtet janë përmirësuar dukshëm, gjithashtu edhe çmimi këtë vit është shumë më i volitshëm se vitet e tjera dhe kjo është një indikator që këtë vit presim një numër shumë të madh të aplikimeve”, theksoi ai.

Drejtori Sfishta, bëri të ditur se gjatë pushimeve janë kryer edhe disa punë, ku është bërë gëlqerosja e brendshme e disa konvikteve, ndërkohë është duke vazhduar inventarizimi me shtretër, dyshekë, tavolina e karrige, si dhe është intervenuar për shtimin e kapacitetit të ujit të ngrohtë. Qendra Studentore ofron strehim, ushqim, si dhe hapësira për lexim, studim, sport dhe aktivitete tjera.

Më Shumë

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës me stërvitje të përbashkët

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët më 7 maj, në stërvitjen e quajtur “Golden Saber 2024”. KFOR-i ka njoftuar se...

Numërohen mbi 99 për qind të votave në RMV, Fronti Evropian mbetet forca e dytë

Deri tani janë numëruar mbi 99 për qind e votave në zgjedhjet paralamentare që janë mbajtur dje në Maqedoninë e Veriut. Sipas rezultateve live në...

Lajmet e Fundit