15.8 C
Prizren
E enjte, 9 Maj, 2024

Prokuroria konfirmon lirimin e Krasniqit dhe vazhdimin e hetimeve

Shefqet Krasniqi-hoxha

(E plotësuar) Me kërkesë të Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për Urdhër Kontroll, dhe pas vendimit të Gjykatës Kompetente, sot është zhvilluar një aksion i Policisë së Kosovës me ç’rast janë bastisur disa objekte të ndryshme në disa lokacione në Republikën e Kosovës.

Përveç bastisjes, nga Policia e Kosovës janë marrë në pyetje disa persona, në mesin e të cilëve ka qenë edhe Imami Shefqet Krasniqi, të cilët pas intervistimit janë liruar, ndërsa Prokuroria Speciale e Kosovës do të vazhdoj hetimet sipas procedurës se përcaktuar me ligj.

©KOHA.net

Arrestimi i Shefqet Krasniqit, BIK përkrah institucioneve

(E plotësuar) Zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu në një prononcim për Radio Kosovën u shpreh se Bashkësia Islame e Kosovës do të jetë përkrah institucioneve të vendit.

Ai tha se BIK ende nuk është informuar zyrtarisht për arrestimin e Imamit Shefqet Krasniqit por ata janë njoftuar nga familja e tij.

“Informatat qe i kemi janë se ai për momentin është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale. Bashkësia Islame e Kosovës është e shqetësuar për ketë”, tha ai.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është duke kryer një operacion, por nuk ka dhënë detaje për natyrën e tij apo vendin se ku po realizohet.

Ndërkaq mediat raportojnë se operacioni ka në shënjestër persona të dyshuar për veprimtari radikale, por këto njoftime nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht.

Në muajin gusht, policia ka arrestuar mbi 40 persona, nën dyshimet se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak, përkrah organizatave të shpallura terroriste, Shteti Islamik dhe Al-Nusra, si dhe nën dyshime të tjera që lidhen me radikalizmin fetar.

Arrestohet Shefqet Krasniqi

Imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit.

Burime të besueshme brenda Policisë së Kosovës i kanë konfirmuar portalit koha.net se hoxha është arrestuar.

Nuk dihet ende për motivet e sakta të arrestimit të tij. Por emri i tij është përfolur në të kaluarën shpeshherë për nxitje të ekstremizmit islamik./Koha.net/

Më Shumë

Lajmet e Fundit