17.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

Beqiri: Blloku do të marrë pjesë në seancën e 12 shtatorit

IsmetBeqiriIsmet Beqiri, sekretar i përgjithshëm i LDK-së, ka konfirmuar se koalicioni LDK-AAK-Nisma do t’i përgjigjen ftesës së kryesueses Flora Brovina që seanca e 17 korrikut të vazhdohet më 12 shtator, ku edhe do të zgjidhet kryeparlamentari.

“Ne presim tani t’i marrim edhe ftesat dhe sigurisht se do të marrim pjesë në seancë. Ne kemi kërkuar që edhe më herët të thirret seanca, prandaj ne do të jemi në seancë dhe do ta vazhdojmë projektin tonë për çka edhe jemi të bindur se do të rikonfirmohet Mustafa si kryetar i Parlamentit sepse ne i kemi votat”, u shpreh Beqiri, për Botapress.

Nga ana tjetër Beqiri sqaroi arsyet pse blloku LAN nuk i është përgjigjur ftesës së Flora Brovinës për konsultime me liderët e partive politike para mbajtjes së seancës, duke theksuar se kjo ftesë nuk është në kompetencat e Brovinës.

“Nuk jemi përgjigjur ftesës së Brovinës për konsultime paraprake sepse nuk është në autoritetin e saj që të thërras liderët e partive politike për konsultim. Të vetmin obligim që e ka si kryesuese me Kushtetutë dhe Rregullore është thirrja e seancës”, tha Beqiri.

Sipas tij, thirrja e seancës është neglizhuar dhe se nuk ka pasur asnjë arsye të vonohet kjo seancë për diku 20 ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Kjo zvarritje e thirrjes së seancës është një lloj shantazhi i PDK-së, që janë tendencë për të bërë loja e që nuk do të arrijnë t’i bëjnë sepse përkundër zvarritjes, përkundër vendimit të Gjykatës, asnjëra nuk i siguron votat PDK-së“, tha Beqiri.

Më Shumë

Vazhdon regjistrimi i popullsisë në Prizren: Kontaktoni në numrat e publikuara!

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se regjistrimi i popullsisë do të vazhdojë deri më 24 maj. "Të gjithë ju që keni mbetur pa u regjistruar,...

Kroacia nis në Kosovë kontingjentin e 41-të të ushtarëve

Kroacia sot do ta dërgojë kontingjentin e saj të 41-të në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, misionit paqeruajtës të NATO-s. Ministria kroate e Mbrojtjes...

Lajmet e Fundit