15.8 C
Prizren
E enjte, 9 Maj, 2024

BD: Hajdutët e Ramadan Mujës e shkatërruan arsimin në Prizren

BD.2Bashkimi Demokratik(BD) në Prizren, ka reaguar për fillimin e mbrapsht të vitit shkollor në këtë qytet. Sipas këtij subjekti politik, “hajdutët” e Ramadan Mujës të cilët udhëheqin Drejtorinë e Arsimit edhe këtë vit kanë filluar këtë vit shkollor me abuzime,shantazhe dhe kërcënime

“Viti i ri shkollor, nis me Qarkoren përmes së cilës kërkohet vetëmbyllja – vetëizolimi i shkollave ndaj publikut të gjerë dhe institucioneve shtetërore Hajdutet e Ramadan Mujes të cilët udhëheqin me Drejtorin Komunale të Arsimit në Prizren , si gjithmonë, edhe vitin shkollor 2014 / 2015 e kanë nisur me veprime abuzive, mospërfillje të legjislacionit, shantazhe, kërcënime, veprime të tjera të pamatura, për arsye të keqpërdorimit të partisë në pushtet , mosdijes dhe neglizhimit”, thuhet në komunikatën e BD-së në Prizren.

“Për Bashkimin Demokratik mbetet shqetësuese mospërfillja e institucionit të konkursit për pranimin e personelit mësimdhënës. Në këtë vit shkollor shumë vende pune për mësimdhënës nuk janë publikuar, për pasojë në procesin mësimor punojnë të “pashqetësuar” shumë punonjës të pakualifikuar, militant të partisë në pushtet, ndërsa, me qindra të rijnë të diplomuar dhe të kualifikuar bredhin rrugëve”.

“Gjithashtu edhe konkursi për drejtorë të shkollave është përcjellë me një mori shkeljesh ligjore, të cilat i ka konfirmuar edhe SIA në Prizren, me interferime të thella politike, duke u “zgjedhur” të paditurit dhe militantët partiak ( PDK – së ) , për drejtor të shkollave. Se institucioni i konkursit nuk funksionon në arsimin e Prizrenit, kjo ka qenë e ditur ( ka me dhjetëra shkolla ku militantët partiak punësohen pa konkurse , konkretisht shkollat “ Lekë Dukagjini” , “ Motrat Qiriazi”, “ Mati Llogoreci”, “ Fadil Hisari”, “ Dëshmorët e Zhurit” në Zhur, shkolla në Hoqën e Qytetit – ka disa mësimdhënës të pakualifikuar etj ). por është shqetësuese dukuria e punësimit pa konkurs dhe mbi bazë trashëgimie ( rasti i sekretarit të shkollës fillore “ Abdyl Frashëri”, ku sekretari i shkollës në fjalë pas pensionimit të tij arrin ta punësoj të birin i tij si sekretar shkolle ( kuptohet anëtar i PDK – së ), pra vendin e babës e zapton i biri, sigurisht me pëlqimin e DKA – së)”.

“Vargu i dështimeve të Ramadan Mujës dhe drejtorit të arsimit në Komunën e Prizrenit është i madh, i pafund ( mungesë të investimeve në inventar shkollor, në mjete dhe teknologji mësimore, mosorganizimi i trajnimeve për avancimin profesional të mësimdhënësve, mosfunksionalizimi i shërbimeve pedagogjike – psikologjike në shkolla, përfshirja e vogël e fëmijëve në klasat parafillore, mossigurimi i ambienteve të shëndetshme dhe të sigurta për fëmijët – nxënësit për mësim etj. Mbi të gjitha, për arsye të padijes, papërgjegjësisë dhe neglizhimit , dështimi më i madh i Ramadan Mujës dhe DKA – së për këtë vit shkollor gjithsesi është mospërgatitja e duhur dhe dështimi për fillimin e punës të shkollës së mesme profesionale – Qendra e Kompetencës, në Prizren e cila është mbështetur nga Qeveria e Luksemburgut dhe duhej të fillonte punën më 1 shtator 2014, ngase për arsye të mosdijes , punës jo të duhur nxitëse – senzibilizuese për mundësit dhe shanset që ofron kjo shkollë, numri i nxënësve për regjistrim ka qenë simbolik ( rreth 25 nxënës)”.

“Se të bëmat, djallëzitë dhe marrëzitë e zyrtarëve komunal në Prizren, nuk kanë të mbaruar, kjo dëshmohet edhe në Qarkoren e datës 27. 08. 2014 të DKA – së, pika 6 e saj ( e firmosur nga drejtori i DKA – së ) , përmes së cilës “ urdhërohen” njëanshëm , në stilin e dhunuesit, të gjithë drejtorët e shkollave, që t’i mbyllin dyert e shkollave për të gjithë : organizatat, institucionet, OJQ – të, mjetet e informimit, bile edhe për Zyrtarët – inspektorët e SIA – së , në Prizren, që paraqet rast eklatant të shkeljes të parimit demokratik, transparencës , llogaridhënies bashkëpunimit me komunitetin , shoqërinë në përgjithësi dhe hapjes së shkollave ndaj publikut.. Tendenca e vetëmbylljes dhe e vetëizolimit të shkollave përmes kësaj qarkoreje, është treguesi i qartë, se diqka jo e mirë, e shëmtuar, është duke ndodhur në shkollat tona dhe tentohet të fshihet. Vetëmbyllja dhe vetëizolimi janë karakteristika të sistemeve diktatoriale”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dopingu te Pogba, gjenden shkaqet

Kompania “10X Health Systems”, me qendër në Shtetet e Bashkuara, qëndron pas pozitivitetit të dopingut që preku futbollistin e Juventus-it, Paul Pogba vitin e...

Nata e parë e ‘Eurovision Song’, përzgjidhen 10 vendet që vazhdojnë garën për në finalen e madhe

Nata e parë e festivalit evropian të këngës ka nxjerrë 10 vendet që vijojnë garën për në finalen e madhe më 11 maj. Pas...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit