Home Blog Page 816

“Sot dhe Çdo Ditë Tjetër”: Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër grave

0
Posta e Kosovës, ka lëshuar sonte në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër”, në kuadër të fushatës kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

 

Promovimi u organizua në ambientet e Qeverisë, ku morën pjesë ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, dhe kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës Nora Rraci, së bashku me komisionin e pullave postare.

Gjatë fjalimeve të tyre, ato theksuan mbështetjen e fuqishme për këtë fushatë dhe falënderuan Postën e Kosovës.

“Sot, si Postë e Kosovës, kemi nxjerrë në qarkullim pullën postare ‘Sot dhe Çdo Ditë Tjetër’, duke dhënë një kontribut modest, por të rëndësishëm, në këtë nismë të vlefshme. Kjo pullë mbart një mesazh të fuqishëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave – një çështje që duhet të jetë prioritet për të gjithë, jo vetëm gjatë këtyre 16 ditëve të aktivizmit, por gjatë gjithë vitit. Si institucion, ne nuk jemi thjesht një shërbim postar; jemi një ur? që bashkon njerëzit, idetë dhe mesazhet. Përdorimi i kësaj pulle në dërgesat postare do të përhapë mesazhin për një shoqëri që mbështet, fuqizon dhe mbron çdo grua dhe vajzë”, tha Rraci.

Ky emision i pullave postare është realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe përkrah fushatën “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila, për vitin e tretë, organizohet nga dikasteri i lartcekur.

Kjo fushatë synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe të nxisë veprime nga institucionet dhe individët për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

 

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

0
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ndryshe dje Halil Çadraku ka filluar  dhënien e dëshmisë. Sipas përmbledhjes që dha Prokuroria në sallë të gjyqit, dëshmitari iu bashkua UÇK-së afërsisht në mars 1998 dhe kishte role të ndryshme në vende të ndryshme, përshirë në zonën operative të Pashtrikut.

Çadraku edhe sot do të vazhdojë dëshminë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme”, ka njoftuar IHMK-ja.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mungon i akuzuari, shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj zyrtarit të Komunës së Dragashit

0

Në mungesë të të akuzuarit, Abdullah Selmani, të hënën ka dështuar të mbahet seanca, në rastin ku i njëjti po akuzohet për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit Selmani, kryetarja e trupit gjykues, Ajsere Skenderi, bëri të ditur se i njëjti ka lajmëruar gjykatën se për arsye familjare nuk mund të jetë i pranishëm në seancën e sotme, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kliko videon https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/459416313837949

E në mungesë të kushteve ligjore seanca e sotme u shty për një datë tjetër.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Abdullah Selmani, akuzohet se më 7 nëntor 2021, në cilësinë e personit zyrtar – referent pranë Zyrës Kadastrale të Drejtorisë për Urbanizëm në Komunën Dragashit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose të shkelë të drejtat e këtij të fundit.

Në aktakuzë thuhet se, ai ka regjistruar ngastrat kadastrale: P-457, P-1478 dhe P-2138 të Zonës Kadastrale të fshatit Brezne – Komuna e Dragashit – me pronar ekzistues D.B., pa bazë juridike dhe procedurë të rregullt ligjore në emrin e qytetarit H.B.

Tutje, në aktakuzë thuhet se, duke ia lëshuar të njëjtit certifikatën e pronësisë më 7 nëntor 2021, e cila certifikatë është në kundërshtim të plotë me certifikatën e pronësisë së datës 14 gusht 2018, lëshuar nga po i njëjti autoritet, qytetarit-të dëmtuarit D.B, për të vazhduar më pas, në çështjen juridiko-civile pranë Gjykatës Themelore në Prizren – Dega në Dragash, në mes të palëve D.B. dhe H.B., për çështjen kontestimore në fjalë.

Në aktakuzë thuhet se më 2 nëntor 2021 jashtë çdo autorizimi lidhur me detyrën e tij zyrtare i akuzuari Selmani përpiloi shpjegimin me shkrim për Gjykatën, të cilën e ka nënshkruar dhe e ka vulosur me vulën zyrtare të autoritetit kadastral, pa e protokolluar fare ku të njëjtën, ia dërgon Gjykatës, në të cilin shpjegim ka paraqitur sqarimet – arsyet e tij se përse i ka regjistruar ngastrat e lartpërmendura kadastrale nga pronari ekzistues D.B. në personin tjetër H.B.

Sipas aktakuzës, për shkak të këtyre veprimeve, të dëmtuarit D.B i ka shkaktuar dëm në vlerën e ngastrave kadastrale prej 200 e 50 mijë euro.

Më këto, i akuzuari po ngarkohet me veprën penale, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë” nga nenin 414, par.2 lidhur me par.1 dhe nenin 77, par.1, nën par.1.1, 1.2, 1,4 dhe 1.4 të Kodit Penal.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Vetëvendosje në Prizren ndriçon hapësirat e saj me portokalli në solidaritet me viktimat e dhunës gjinore

0

Në kuadër të fushatës globale “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore,” qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka ndriçuar hapësirat e saj me ngjyrë portokalli, në solidaritet me të gjitha gratë dhe vajzat viktima të dhunës. Me këtë akt simbolik dhe thirrje për ndërgjegjësim, Vetëvendosje rithekson angazhimin e saj kundër dhunës gjinore dhe dhunës në përgjithësi, përcjell PrizrenPress.

Postimi i plotë:

“16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Sot në hapje të fushatës globale “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” në shenjë solidariteti me gjitha gratë e vajzat viktima të dhunës si dhe me thirrjen për rritjen e ndërgjegjsimit kundër dhunës me bazë gjinore, kemi ndriçuar hapsirat e zyreve tona me ngjyrë portokalli. Në këtë ditë dhe secilen ditë tjetër ne ritheksojmë angazhimin tonë kundër dhunës në përgjithësi dhe dhunës ndaj grave në veçanti.

Qeveria e Kosovës po angazhohet maksimalisht në adresimin e dhunës me bazë gjinore, duke filluar nga parandalimi i dhunës, trajtimi i saj dhe rintegrimi i viktimave dhe kryersve të dhunës. Por, kjo është e pamjaftueshme dhe duhet që të gjitha institucionet të angazhohen në këtë drejtim.

Qeverisja lokale ka një sërë obligime ligjore që lidhen kryesisht me menaxhimin ndërinstitucional ndaj dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave e që përcaktohen qartë me Strategjinë Kombëtare Kundër Dhunës në Fmilje. Shumë shpesh këto përgjegjësi nga Komuna neglizhohen dhe për pasoj viktimat e dhunës nuk e marrinin trajtimin e duhur. Andaj, ne sot bëjmë thirrje për fuqizim të Mekanizmit Koordinues (Komunal) Kundër Dhunës në Familje në mënyrë që përgjigjja ndaj dhunës të jetë sistematike dhe serioze në raport me trajtimin e rasteve të dhunës.

Dhuna ndaj grave është manifestim i raporteve të pabarabarta mes grave dhe burrave, dhuna ka bazë të gjerë në strukturën shoqërore dhe angazhimi i të gjithëve është shumë i rëndësishëm. Ne besojmë dhe angazhohemi për një shoqëri të drejtë dhe ku barazia gjinore është realitet. Dhuna në secilën form të saj është pengesa kryesore për përparim shoqërorë, prandaj angazhimi ynë për ndërgjegjësim shoqërorë kundër dhunës do te jetë i vazhdueshëm.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Teatri “Bekim Fehmiu” i Prizrenit rikthehet në “shtëpi” me shfaqjen e dramës “Ping Pong dhe Dashuri”

0

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se të martën pasdite do të bëhet përurimi i renovimit të tërësishëm të ndërtesës së Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” përkatësisht Teatrit “Bekim Fehmiu”.

Ndërkaq Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” ka paralajmëruar shfaqjen e dramës “Ping Pong dhe Dashuri”, më datën 27 nëntor 2024 nga ora 20:00, duke theksuar se ky institucion po rikthehet në shtëpi, raporton Telegrafi.

“Pas dy vitesh larg nga shtëpia jonë, Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” kthehet në skenën e vet, aty ku gjithmonë ka rrahur zemra e artit dramatik të Prizrenit. Këto dy vite kanë qenë sfiduese, por përkushtimi dhe dashuria për artin na kanë shtyrë të punojmë me një dinamizëm të jashtëzakonshëm. Gjatë kësaj periudhe, kemi realizuar shumë projekte artistike që jo vetëm kanë gjetur mirëpritje nga publiku, por edhe janë shpërblyer në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Teatrit.

Rikthimi në këtë skenë është vlerësuar si moment krenarie.

“Me këtë rast, ju ftojmë të jeni pjesë e shfaqjes “Ping Pong dhe Dashuri”, projekti ynë më i fundit që u realizua në kuadër të platformës për zhvillimin e dramës shqipe, “Contempora”. Kjo shfaqje do të jetë hapja e një kapitulli të ri për teatrin tonë, me projekte të reja, ide të freskëta dhe një qasje edhe më të afërt me publikun tonë të dashur”.

Tutje është theksuar se në dy vitet e shkuara, edhe pse nuk ka pasur kushte optimale, megjithatë me punë është dëshmuar se arti dhe kultura janë të pamposhtura.

“Në këtë periudhë, kemi realizuar produksione të suksesshme, kemi bashkëpunuar me artistë të rinj dhe me përvojë, dhe kemi sjellë në skenë tregime që pasqyrojnë shoqërinë tonë. Teatri ynë ka qenë i gjallë dhe aktiv falë stafit të përkushtuar dhe mbështetjes së publikut tonë”, raporton Telegrafi.

 

“Me rikthimin në shtëpinë tonë, synojmë të sjellim edhe më shumë projekte të guximshme dhe inovative. Kjo është vetëm fillimi i një epoke të re për teatrin “Bekim Fehmiu”. Do të jemi gjithnjë pranë jush me shfaqje që pasqyrojnë shpirtin e qytetit tonë dhe energjinë e artit bashkëkohor. Na bashkohuni më 27 nëntor për këtë fillim të ri dhe bëhuni pjesë e këtij rrugëtimi emocionues!”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Përfundon mbjellja e fidanëve dhe bimëve dekorative në hyrje-dalje të Prizrenit nga Suhareka

0

Ka përfunduar mbjellja e fidanëve drunorë dhe bimëve dekorative në brezin e gjelbër në mes të rrugës “Ukë Bytyqi,” që ndodhet në hyrje/dalje të Prizrenit nga Suhareka.

Ky projekt i realizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në kuadër të Komunës së Prizrenit, synon përmirësimin e estetikës urbane dhe krijimin e një mjedisi më të gjelbër dhe të pastër për qytetarët./PrizrenPress.com/

https://www.facebook.com/share/r/15RNidCeUe/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dëshmitari Çadraku: Në Rahovec e Prizren të gjithë pjesëtarët e UDB-së kanë qenë shqiptarë

0

Dëshmitari Halil Çadraku foli të hënën në Hagë për rolin e tij si pjesë e G2-shit apo sektorit të Zbulim-Kundërzbulimit në Zonën Operative të Pashtrikut.

Ai e bëri dallimin në mes sektorit të Zbulimit dhe atij të Kundërzbulimit, për çka tha se ky sektor i fundit mblidhte informacione sa u takon elementeve të dëmshme për UÇK-në, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Dëshmitari tha se pjesë e këtyre elementeve apo strukturave okupuese kishte edhe shumë shqiptarë, për të cilët ai tha se i vije turp. Tha se këto shërbime serbe ishin të sofistikuara dhe përdornin forma të ndryshme që të zbulohej informacion nga UÇK-ja dhe shtoi se brenda tyre kishte edhe shqiptarë.

“Brenda strukturave të shtetit serb ka pas shumë struktura ilegale, shumë struktura të hapura të UDB-së që ishin pjesë e Sigurimit Shtetëror, që ishin pjesë e Milicisë serbe apo ish-pjesëtarë të Milicisë serbe sepse ata kanë shfrytëzuar të gjitha resurset e tyre ose me dëshirë ose me shantazh dikë kanë mujt ta shantazhojnë. Por, ka pas elemente shqiptare brenda këtyre edhe pse ishin strukturë serbe, strukturë okupatore”, tha Çadraku.

Ai u pyet se nga e dinte se pjesë e këtyre strukturave kishte shqiptarë.

“Sigurimi shtetëror në ato vende ku kam jetuar unë, Rahovec, Prizren dhe qytetet të tjera, të gjithë pjesëtarët e UDB-së kanë qenë shqiptarë. Brenda UDB-së ka pas disa. Veç Prizreni i ka pas 10 apo 12 dhe të gjithë ishin trupërisht shqiptarë për të cilët më vjen turp mua për ata, por ata edhe pse sot ndoshta mund të ndihen krenarë për atë punë që kanë bërë, por ata kanë qenë pjesë e UDB-së deri vonë, ashtu kishte edhe Rahoveci, e ashtu kishin edhe qytetet e tjera. Ata janë me emra-mbiemra, i njeh bota, i njeh Kosova, i njihni edhe ju ndoshta”, deklaroi Çadraku.

Sipas tij, këta persona i kanë njohur me emra sepse ata nuk e kanë fshehur veten e tyre kurrë për atë që ishin.

“Atyre personave ua kemi ditur emrin edhe para ’98-ës e ’99-ës”, tha dëshmitari.

Fillimisht, dëshmitari tregoi se kush ishte pjesë e ZKZ-së, sektorë këta që për të dyja shef ishte vetë Çadraku që nga janari i ’99-ës.

“Unë kam qenë Shef i të dy sektorëve, sektorit të Zbulimit dhe sektorit të Kundërzbulimit. Shef i sektorit të Zbulimit ka qenë deri më 2 maj, Xhavit Bajraktari dhe pas vrasjes se tij, atë e ka zëvendësuar Isuf Krasniqi- Mësuesi. Kurse në Sektorin e Kundërzbulimit ka qenë Nezir Çoçaj, e unë kam qenë shef i Zbulim-Kundërzbulimit, të dyjave”, tha Çadraku.

Ai tha se edhe një grua që quhej Shefkie Gashi me nofkën “Peka”, ishte pjesë e zyrës së G2-shit.

“Që nga shkurti i ’99-ës ka qenë edhe Shefkie Gashi apo Peka Gashi, pjesë e zyrës tonë. Peka në atë kohë e kishte rolin e analizave edhe të përshkrimit të situatave apo formave që ne kishim nevojë të raportonim apo të mësonim”, tha Çadraku.

Dëshmitari Çadraku foli edhe për detyrën e tij, duke treguar se kur e mori detyrën u mundua ta konsolidojë sektorin, gjë të cilën sipas tij nuk e arriti në tërësi.

“Detyra ime që nga janari kur e kam marrë, ka qenë ruajtja, mbrojtja e të gjitha formacioneve tona ushtarake dhe territorit sado të lirë që ne operonim, që ta ruajmë dhe mbrojmë nga armiqtë dhe ata që duan të na bënin dëme neve. Fillimisht, kur unë e mora këtë detyrë kam ardhë në Kosovë, asgjë nga ky sektor nuk ishte formuar brenda Zonës Operative të Pashtrikut ku unë isha emëruar, brenda atyne brigadave që operonin brenda vendit se ishin përafërsisht pesë brigada që operonin. Shumicën e kohës kam tentuar që të bënim organizimin, plotësimin, emërimin e sektorëve nga lart-poshtë. Nuk kishim kohë të mjaftueshme për ta realizuar këtë sepse ndodhën shumë gjëra, ndodhën shumë operacione, luftime, por detyra ime në atë kohë ka qenë përafërsisht konsolidimi i sektorit tim nga Zona Operative e Pashtrikut e teposhtë, në Brigada e batalione e kompani”, tha Çadraku.

Dëshmitari tha se rol i tij ishte grumbullimi i informacionit, analizimi dhe raportimi tek komandanti që sipas tij, komandant i tij ishte Drini e më vonë Tahir Sinani.

“Roli im ka qenë grumbullimi i secilit informacion që të kemi të qartë me çka disponojmë si në njerëz, si me atë se çfarë ishim të rrethuar sepse ne ishim të rrethuar me shumë forca armiqësore. Prandaj, në këtë aspekt roli im ka qenë grumbullimi, analizimi edhe raportimi apo njoftimi i komandantit tim. Komandanti im atëherë ishte Drini, e më vonë Tahir Sinani për situatën që na rrethonte në secilin vend e në secilën brigadë”, tha dëshmitari.

Çadraku shtoi se në sektorin e zbulimit, në kushte normale bënte zbulimin e forcave të armikut, vlerësimin e tj, vlerësimin e rrezikshmërisë së fatkeqësive.

Ndërsa, në bazë të asaj që ia kishte shpjeguar Komandant Drini, dëshmitari tha se sektori i Kundërzbulimit e kishte për detyrë ruajtjen e territorit nga elemente të jouniformuara, por që ndoshta do të ishin më të dëmshme se forcat e armikut.

Veç tjerash, dëshmitari tha se shpesh civilët raportonin se një person ishte bashkëpunëtor. Si rrjedhojë, Çadraku tha se bëhej analiza e biografisë, historikut dhe personit në fjalë që vendosej më pas se a duhej të njoftoheshin rojet apo jo.

Dëshmitari pohoi se në Zonën Operative të Pashtrikut kishte postblloqe të cila sipas tij janë vendosur në ato vende ku kishte rrezik që të hynin persona të paautorizuar me qëllim legjitimimi dhe ruajtje territori. Tha se për herë të parë janë ngritur në fshatin Drenoc më 26 prill të 1998-ës.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Adele i jep lamtumirën fansave. Ylli i ‘Someone Like You’ përlotet në skenë!

0

Këngëtarja e njohur, Adele i ka dhënë lamtumirën fansave të saj, në koncertin e fundit në Las Vegas. Kjo pasi ylli i “Someone Like You” pranoi se nuk e di se kur do të performojë përsëri.

Në korrik, Adele tha se do të bënte një pauzë në karrierën e saj si këngëtare, duke mos zbuluar arsyet. Videot e postuara në internet nga koncerti i saj të shtunën tregojnë se këngëtarja përlotet teksa i thotë lamtumirë fansave.

“Ka qenë e mrekullueshme dhe do të më mungoni tmerrësisht shumë. Nuk e di se kur mund të performoj sërish”.

Adele ka performuar çdo të premte dhe të shtunë në të gjithë rezidencën, me shumë momente të paharrueshme. Njëra përfshi kur ajo shpërtheu në lot pasi pa Celine Dion teksa këndonte. Adele njihet si idhull i këngëtares kanadeze.

“Unë kam nevojë vërtet për pushim dhe kam kaluar shtatë vitet e fundit duke ndërtuar një jetë të re, për veten time dhe dua ta jetoj atë tani”, tha ndër të tjera Adela.

Edhe Malisheva nis fushatën “16 ditë aktivizëm kundër dhunës dhe diskriminimit gjinor”

0

Sot, nën udhëheqjen e Koordinatorës për Barazi Gjinore, Vera Bytyçi, dhe drejtuesve institucionalë e shoqërorë, nisi fushata “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës dhe Diskriminimit Gjinor”.

Në këtë takim informues dhe bashkërendues morën pjesë: vera Bytyçi, Koordinatore nga Zyra për Barazi Gjinore; Komandanti i Stacionit Policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, i shoqëruar nga Togeri Zenel Halitaj; Shqipron Berisha nga Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale; Feride Hoxha nga Handikos; Agron Kastrati nga Zyra Juridike Falas.

“Nga gjithë pjesëmarrësit në debat u diskutua dhe doli porosia: Të punojmë që nga familja, rrethi shoqëror, shkolla si dhe institucionet shtetërore lokale e qendrore për familjen e shëndoshë, për rrethin dhe një shoqëri përgjegjëse, duke zbatuar me përgjegjësi ligjin aktual në fuqi, konventat dhe të drejtat e njeriut dhe familjes si dhe gjithë shoqërisë që të kontribuojmë në formimin sa më pozitiv të njeriut tonë. Vetëm kështu, së bashku ia dalim dhe përmbushim obligimin njerëzor e ligjor para qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e komunës.

Pas takimit, u vizitua edhe “Dhoma Mike”.

Përgjatë gjashtëmbëdhjetë ditëve të ardhshme, do të zhvillohen aktivitete të ndryshme, përfshirë vizita të planifikuara në institucionet publike arsimore. Koordinimi i këtyre aktiviteteve do të bëhet nga Vera Bytyçi dhe përgjegjësit e institucioneve përkatëse./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve