9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

‘Maskat’ kërcënojnë banorët e fshatit Orqushë të Dragashit

hajni me maske_1Dy persona të maskuar kanë kërcënuar banorët e fshatit Orqushë të Dragashit. Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15 minuta.

“Sipas hetimeve fillestare nga vendi i ngjarjes thuhet se përderisa po rrinin para një shitore disa fshatarë, befas janë afruar dy të dyshuar me maska në kokë dhe të armatosur, njëri me kallashnikov dhe tjetri me thikë dhe në gjuhën gorane kanë kërkuar para nga të pranishmit”.

“Ndërkaq, për të krijuar frikë dhe panik kanë shtënë me armë në drejtim të panjohur”.

“Krismat kanë alarmuar banorët e fshatit, të cilët janë mbledhur ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur”.

“Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja të kallashnikovit”.

Banorët e këtij fshati ndërkaq, në shenjë revolte kanë protestuar sot tek vendkalimi kufitar afër fshatit të tyre.

“Për hetimin e rastit Drejtori Rajonal i Prizrenit, N/Kolonel Krasniqi, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritet policore të shtetit të Shqipërisë, ndërsa sot para dite është mbajtur një takim i përbashkët në mes të policisë së shtetit shqiptar; policisë kufitare të Kosovës dhe zyrtarëve të policisë së Dragashit”, tregon Berisha.

“Është vendosur që prej sot të behën patrullime të përbashkëta dhe të shkëmbejnë informacione në baza ditore e sipas nevojës edhe më shpesh”

“E gjitha kjo ka të bëj me dyshimin e bazuar se të dyshuarit mund të jenë nga fshatrat e shtetit shqiptar pranë brezit kufitar, ndërsa policia e Dragashit është zotuar të kryej hetime në territorin e komunës së Dragashit sepse tani për tani nuk dihet se kush janë autorët e këtij rasti”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ambasada britanike në Beograd e informuar për arrestimin e Sadik Durakut

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd është e informuar për arrestimin në Serbi të shtetasit të saj Sadik Duraku, me origjinë nga Kosova. Siç...

Vdes në QKUK personi që u aksidentua javën e kaluar në Prizren

Ka vdekur në QKUK personi i cili u aksidentua gjashtë ditë më herët në Prizren. Policia ka bërë të ditur se viktima ishte duke u...

Lajmet e Fundit