Home Blog Page 8296

Bardhyl Londo: Irritimi i Kadaresë, jo me Nasho Jorgaqin, por me librin

0

Bardhyl LondoPër mua nuk është e rëndë sishme se kur është shkru ar libri, pasi për mua e rëndësishme është se si është shkruar ai. Megjithatë, jam i prirur të besoj dhe madje jam i bindur, që libri “Mjegullat e Tiranës” është shkruar pikërisht në atë periudhë, domethënë më 1958. Kadare irritimin nuk e ka me Jorgaqin, por me veprën”. Bardhyl Londo jep mendimin e tij për debatin Kadare-Jorgaqi, në një intervistë për “GSH”. Të dielën e kaluar, prof.Nasho Jorgaqi përmes një letre të hapur në “Gazeta Shqiptare” i drejtohej mikut të tij të rinisë, Kadare me pyetjen: Pse nuk ma ke përmendur emrin në veprën “Mjegullat e Tiranës” dhe pse sot, thua se kur ke lexuar romanin tim ‘Dashuria e Mimozës’ ke vënë duart në kokë? Mbasi tregonte pse ndjehej i fyer, Jorgaqi hidhte dyshime se Kadare, romanin e sapobotuar, nuk e ka shkruar më 1958, por vitet e fundit, sepse atëkohë, nuk kishte të tilla ide. Në fakt, si romani i Jorgaqit edhe ai i Kadaresë, rrëfenin një histori rinore dashurie të këtij të fundit. Ndërsa “GSH” pas Jorgaqit, botoi rrëfimin e pretendentit për Nobel mbi veprën e vet (shkëputur nga libri), një reagim për çështjen dha botuesi Bujar Hudhri, duke ofruar madje edhe dorëshkrimet origjinale të vitit 1958 të Ismail Kadaresë 22-vjeçar. Megjithatë, gjatë javës, reagimet nuk kanë munguar! Sot, sjellim Bardhyl London, i cili rendit argumentet pse romani u shkrua më 1958 dhe gjykimin e tij pse Kadare u irritua me veprën e Jorgaqit. 

Z.Londo, çfarë mund të na thoni për letërsinë e fillimeve të Ismail Kadaresë, parë tashmë nga drita e debatit të hapur së fundmi për shkak të romanit “Mjegullat e Tiranës? Kur mendoni ju se është shkruar ai? 

Problemi shtrohet që është shkruar në atë kohë, pra më 1958 apo është shkruar më vonë. Në fillim do të thosha se për mua nuk është e rëndësishme se kur është shkruar libri, pasi për mua e rëndësishme është se si është shkruar ai. Megjithatë, jam i prirur të besoj dhe madje jam i bindur, që libri “Mjegullat e Tiranës” është shkruar pikërisht në atë periudhë, domethënë më 1958. 

Cilat janë argumentet apo arsyetimet tuaja për këtë datim? 

Do thosha që janë të gjitha arsyet që romani të jetë shkruar atëherë, madje, nuk shoh ndonjë arsye për të cilën duhet kundërshtuar datimi i dhënë nga vetë Kadareja. E para, sepse kjo nuk i shton as nuk i heq gjë talentit të Kadaresë, pra nuk kish arsye pse ta bënte. E dyta, duke e krahasuar këtë libër, me gjithë krijimtarinë e atëhershme të Kadaresë, do të shohim se është e njëjta mënyrë procedimi dhe e njëjta mënyrë konceptimi. Nuk ka absolutisht asnjë lloj ndryshimi. 
Në krahasim me cilat vepra? 
Le të marrin vetëm dy librat e parë me poezi, apo edhe romanin tjetër “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur”, që është një roman, i shkruar afërsisht në atë kohë, pra pak vite më vonë se “Mjegullat e Tiranës”. Krahasimi është i thjeshtë. Fjala është për personazhin pozitiv. Duke e parë veprën e rëndësishme të Ismail Kadaresë, “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” shohim se ai aty shkruan sipas linjës së vet, jo sipas linjës e kritikës së kohës, sipas së cilës duhej patjetër një personazh pozitiv. Në të kundërt, tek ky roman, pra tek “Gjenerali…”, nuk mund të gjesh, nuk haset një personazh që kërkohej nga letërsia e kohës, nuk ka personazh pozitiv. Në tërësi, personazhet e Kadaresë janë ata të botës së tij dhe asnjëherë nuk janë ata që diktonte logjika e kohës, censura e kohës, që kërkonte sistemi, nuk ka personazh pozitiv. Të gjitha këto e arsye shumë të tjera që më bëjnë të besoj se ai libër është shkruar pikërisht atëherë dhe nuk ka arsye për të dyshuar. 
A mund të na jepni një kritikë për vlerat e romanit? 
As ne, as Kadareja, nuk është se prisnim këtë libër për të vërtetuar, argumentuar, talentin e të shkruarit të Ismail Kadaresë. Këtë gjë ai e ka vërtetuar që në veprat e para, që po t’i marrim edhe sot, qëndrojnë. Romani i tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” qe një roman që shënoi kthesë në letërsinë shqipe, duke sjellë romanin modern shqiptar. Ndaj, mua nuk më befason fare, që pikërisht në atë kohë, ose pak vite para se të shkruante “Gjeneralin…”, ku ishte pak a shumë e njëjta moshë dhe kishte të njëjtën prirje artistike, të ketë shkruar edhe këtë roman që u botua së fundmi, “Mjegullat e Tiranës”. 
Ju çfarë dini për historinë e dashurisë rinore të Kadaresë? 
Atë kohë, kur Kadare e jetonte këtë histori dashurie, kam qenë i vogël dhe mbi të gjitha, nuk e njihja shkrimtarin. Më vonë, nuk jam interesuar për këtë pjesë, për jetën personale, më ka interesuar vetëm letërsia e tij. 
Sipas jush, cilat janë arsyet që e çuan prof.Nasho Jorgaqin drejt botimit në “Gazeta Shqiptare” të një letre të hapur për Kadarenë? Çfarë e ka nxitur apo shtyrë? 
Të them të drejtën nuk e kam të qartë dhe mendoj se këtu nuk ka arsye për debat. Unë e kam lexuar intervistën e Ismail Kadaresë, atë intervistë që është botuar në librin e botuar së fundmi. “Mjegullat e Tiranës”. Siç e shoh unë, Ismaili nuk ka aty ndonjë debat personal me Nasho Jorgaqin. Në rast se ai aty shpreh një lloj pakënaqësie, nëse aty Kadare shpreh irritimin e vet, nuk e ka personal me Jorgaqin, nuk e ka me autorin e romanit, por e ka me atë që shkruhet në roman, me atë që shkruhet në librin e Nashos: në të Kadare del si personazh pozitiv, pra del me atë lloj personazhi që ai vetë nuk e ka përdorur asnjëherë. E, që nuk e ka aprovuar, vërtetohet nga mënyra se si ka shkruar në atë kohë.

Fotoja super-seksi e Olta Gixharit

0

Olta GixhariAktorja Olta Gixhari po gezon një super formë fizike.

Olta ka postuar disa foto mjaftë seksi në profilin e saj në Instagram.

Në këtë foto aktorja shfaqet me veshje të brendshme “të ndezura” të cilat duket se i ka mbushur më së miri.

Kate Moss, imazhi i fushatës së Stella McCartneyt

0

ketaModelja britanike, Kate Moss, është zgjedhur imazhi për fushatën dimër 2014 i stilistes, Stella McCartney. Supermodelja do të shfaqet me një fustan të mrekullueshmëm nga stilistja Stella McCartney por edhe shumë veshje të tjera .

Moss ka folur pak për fushatën gjatë intervistave duke preferuar që të mbajë një situatë misterioze. Seti i ri i imazheve është dizajnuar nga vetë stilistja duke iu bazuar edhe konceptit të Kate për të paraqitur ëndrrën, hapësira të pafundme përshtatur me një sfond me yje, hëna, akullnaja edhe pyje.

Përveç koleksionit Dimër 2014, ajo ka prezantuar edhe syzet e markës McCartney. Kjo është hera e parë në 5 vjet që modelja po punon me Stellan pas fushatës së fundit në verën e vitit 2009. “Kate mishëron gruan sipas Stella McCartney dhe dëshiroja të kapja ëndrrat e saj dhe momentet që ne kemi ndarë gjatë këtyre viteve. Unë dëshiroja të arratisesha në diçka surreale këtë sezon dhe fashioni mund të na i bëjë ëndrrat realitet shpeshherë”, thotë stilistja McCartney. Fushata e fundit Dimër 2014 është një film i shkurtër i quajtur “Ëndrrat e Kate” me një muzikë të kompozuar nga Fred Gibson.

Clinton: Putin, shumë arrogant

0

KlintonClinton ka kërkuar nga Europa të shtojë sanksionet e saj ndaj Rusisë, duke thënë: Ne i kemi zgjeruar sanksionet, të cilat janë mëse të nevojshme, ndërsa BE-ja në këtë drejtim ka hezituar.

Kjo deklaratë e ish-Sekretares amerikane të Shtetit vjen, pasi Pentagoni paralajmëroi se Rusia është duke u përgatitur për dërgesa të tjera të armëve të rënda në Ukrainë.

Gjatë intervistës për CNN, Hillary Clinton e ka cilësuar Presidentin e Rusisë Vladimir Putinin si një person shumë arrogant.

“Putin është një person i ashpër. Bashkëpunimi me të është shumë i vështirë. Ai është arrogant. Gjatë një samiti të G20 në Meksikë në vitin 2012 ishte planifikuar një takim mes Presidentit Obama dhe Putinit. Presidenti ynë ka qëndruar rreth 40 minuta, duke e pritur atë edhe në momentin kur Putin erdhi, në asnjë moment ai nuk kërkoi falje për vonesën”, shtoi Hillary Clinton. ënë gjatë së premtes për CNN, ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka thënë se Presidenti rus Vladimir Putin ka përgjegjësitë e tij për rrëzimin e avionit të ‘Malaysia Airlines’ me 298 persona në bord në lindje të Ukrainës.

“Nëse deri tani ka pasur ndonjë dyshim, tashmë ai nuk ekziston, Vladimir Putin, nëpërmjet mbështetjes së pro-rusëve dhe furnizimit të tyre me armë, ka përgjegjësi për tragjedinë.

Komentet e Clinton vijnë pak më shumë se një javë pas rrëzimit të fluturimit MH17 në lindje të Ukrainës. Separatistët pro-rusë janë akuzuar si autorët e sulmit, duke përdorur armatimet e rëndë të ardhura nga Rusia, gjithashtu ata akuzohen edhe për ndërhyrje në hetimet e mëvonshme në vendin e rrëzimit të avionit.

Heshtja shqiptare përball Gazës

0

Faik MiftariShkruan:Faik MIFTARI

Sot ishte dita e 19-të e fillimit të sulmeve ushtarake nga ajri, toka dhe deti nga agresori cionist izraelit mbi “burgun” më të madh botëror në tokë, Gazën, e cila plot 8 vite është nën shtetrrethimin dhe bllokadën totale nga ana e Izraelit si nga toka, deti dhe ajri.
Agresori izraelit nisi sulmet ajrore dhe detare me 7 korrik 2014 duke bombarduar çdo ditë e natë në Gazë, ndërsa me 17 korrik 2014 filloi edhe ofensivën ushtarake tokësore me ushtrinë e tij duke depërtuar në Gazë. Agresori izraelit nuk kursen asgjë, duke bombarduar dhe vrarë edhe njerëz të pafajshëm, civilët, fëmijë, gra dhe pleq, ashtu që gjer në ditën e sotshme janë vrarë mbi 800 palestinez dhe rreth 5.000 palestinezë janë plagosur, shumica e të cilëve janë civil të pafajshëm. Me këtë Izraeli i ka shkel të gjitha normat e së drejtës ndërkombëtare që sanksionojnë luftën, të gjitha Konventat e Gjenevës dhe Protokolet shtesë të saja nga e Drejta Ndërkombëtare Humanitare si dhe të gjitha rregullat e së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare Zakonore. Izraeli është duke shkatërruar pa dallim infrastrukturën , duke mos kursyer as shkollat, spitalet, xhamitë, centralet elektrike, ujësjellësin, madje, bile edhe objektet që janë nën mbrojte apo në menaxhim nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Bota zyrtare perëndimore e ashtuquajtur”civilizuese” edhe kësaj radhe, sikurse edhe tjera herë, kur është rasti i konfliktit arabo-izraelit, jo heshturazi por publikisht e përkrah agresorin izraelit, i cili si i tillë i shkel të gjitha të drejtat ndërkombëtare humanitare njerëzore. Por atë që e bëjnë qeveritarët e tyre perëndimore, qytetarët e tyre në mënyrë masive dhe me demonstrata të madhe publikisht kanë dal në përkrahje të viktimave të pafajshme palestineze, ashtu që gjatë ditëve të vikendeve të kaluara, të shtunën dhe dielën, por edhe gjatë këtij vikendi që vie, vërsulen rrugëve, bulevardeve dhe avenyve të metropoleve më të mëdha, me qindra, mijëra dhe miliona njerëz, anembanë rruzullit të tokësor, duke filluar që nga Washingtoni, Londra, Parisi, Berlini, Roma e shumë qytetet të tjera në Evropë dhe Botë.

Bota Islame zyrtare kryesisht hesht, qeveritë e tyre heshtin, e sidomos ato shtete të cilët do të duhej të jenë më të zëshme, sikurse Egjipti, Arabia Saudite, shtetet e pasura arabe të Girit, e kështu me rradhë. Përjashtim bëjnë disa shtete sikurse Turqia, Irani, Libani, Pakistani, Indonezia, të cilët janë më të zëshme dhe po përpiqen që t’i dalin në ndihmë popullit të përvuajtur palestinez që plotë 65 vjet nga okupimi dhe gjenocidi i paparë izraelit. Por qytetarët mysliman anembanë Botës Islame, përkundër qeveritarëve të tyre, nuk heshtin, por janë të zëshëm, sikurse të xhumave tjera, ashtu që edhe në ditën e sotshme të xhumasë, kur anembanë Botës Islame shënohet Dita e Përkujtimit të Kudsit (Jerusalemit), me qindra, mijëra dhe miliona njerëz kanë dalë në protesta dhe përkrahje të popullit të përvuajtur palestinez, që nga Stambolli, Ankaraja, Teherani, Kajroja, Amani, Islamabadi, Xhakarta e kështu me radhë.
Botën shqiptare në përgjithësi e për Kosovën në veçanti, e ka kapluar një heshtje e paparë ndaj agresionit izraelit kundrejt Gazës.

Qeveritë shqiptare dhe presidencat shqiptare fare nuk ndihen, sikurse këto sulmet dhe bombardimet ushtarake që janë duke u zhvilluar në Gazë, nuk qenkan duke ndodhur në planetin tonë, por diku larg nesh, në planetin Mars. Politika e tyre e jashtme dhe diplomacia e tyre e mjerë, kryesisht servile dhe vasale nuk bënë zë fare. Po frikohen apo po shtiren se mos me ndonjë prononcim apo deklaratë të tyre do të prishin servilitetin e tyre ndaj shteteve të Kuintit, qoftë kjo edhe për një prononcim humanitar, në jo veç se tjetër në mbrojtje të civilëve të vrarë të pafajshëm të Gazës. Njashtu edhe nga subjektet tjera politike shqiptare që veprojnë kudo, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Preshevë e Ulqin, nuk ju ndihet aspak zëri i tyre. Po më katastrofale është se shoqëria civile si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, fare nuk bëzan, e cila di të reagojë shumë mirë edhe për një shkelje minimale të një drejte njerëzore të vetëm të një personi kush do qoftë ai, ndërsa në rastin e Gazës i ka kapluar gjumi i thellë dimëror, edhe pse jemi midis verës.

Por, për fat të keq, heshtja i ka kapluar edhe institucionet apo organizatat e ndryshme myslimane që veprojnë anekënd botës shqiptare. Përveç disa përjashtimeve të vogla, sikurse që ishte reagimi i Lëvizjes Islame Bashkohu (LISBA), Lëvizjes Vetëvendosje (VV-ja), aty këtu edhe të ndonjë analisti apo publicisti që publikisht e kanë ngritur zërin qoftë me shkrime apo prononcime ( të më falin gjithë ata që janë prononcuar , e nuk kam pas rast të përcjell). Pikësëpari, ata që do të duhet së pari të prononcohen dhe të deklarohen bile me një kumtesë apo deklaratë për opinion kundër agresionit palestinez, qe 19 ditë me radhë nuk ndihen, pasi që janë të zënë duke organizuar, apo duke marr pjesë nëpër iftare të shumta që organizohen gjithandej botës shqiptare. Këtë kur them mendoj pikësëpari në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK-un), Komunitetin Mysliman Shqiptar(KMSH-në), Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë(BFIM-it), të cilët do të duhej të ishin avangardë dhe në ballë të aktiviteteve myslimane shqiptare kundrejt agresionit izraelit në Gaza.

Sot, në ditën e xhumasë, në të gjitha xhamitë anembanë trojeve shqiptare, hytbeja (ligjërata) javore e xhumasë do të duhej të ishte kushtuar Ditës së përkujtimit të Kudsit (Jerusalemit) dhe Gazës, dhe pas kryerjes së xhumasë të gjithë së bashku në protesta paqësore rrugëve dhe shesheve duke filluar që nga kryeqytetet shqiptare, si në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Preshevë e Ulqin, e gjithandej qyteteve tjera anembanë trojeve shqiptare. Ky do të ishte zëri i vërtetë i Ummetit (Bashkësisë) Myslimane përball agresionit izraelit në përkrahje të popullit të përvuajtur palestinez.

Por në rast se për këtë, nuk kanë pas fare ide, interes apo kurajo dhe guxim për të ndërmarr një veprim të tillë, bile në aspektin humanitar do të kishin mund të ndërmarrin një gjest simbolik, ashtu që me 7 korrik të vitit 2014, ditën e parë të fillimit të sulmeve dhe bombardimeve izraelite në Gazë, do të duhet të bënin thirrje, apel, të tri bashkësitë islame (BIK-u, KMSH-ja dhe BFIM-i) të gjithë atyre që kanë pas qëllim organizimin dhe shtrimin e iftareve të përbashkët, që këtë Ramazan të pezullojnë, dhe të gjitha mjetet financiare të dedikuara për iftare, qoftë vullnetare, qoftë donacione të brendshme apo të jashtme, të grumbullohen dhe të dedikohen për ndihmë humanitare popullatës palestineze në Gazë. Jam i sigurt se më së paku do të tuboheshin 1 milion euro gjithandej trojeve shqiptare, e që sipas mendimit tim do të ishte një ndihmë minimale nga populli ynë shqiptar mysliman për popullin e përvuajtur palestinez në Gazë dhe Bregun Perëndimor.

Por për fat të mirë, falë Zotit, kjo heshtje shqiptare përball Gazës, u thye sot në kryeqytetin shpirtëror shqiptar, në Prizren, në saje të aksionit të të rinjve prizrenas nëpërmjet rrjeteve sociale dhe fletëthirrjeve arritën të organizojnë një protestë paqësore në përkrahje të popullit palestinez në të cilin morën pjesë një numër i konsiderueshëm i të rinjve dhe qytetarëve të
Prizrenit, të cilët pas namazit të xhumasë, u tubuan në sheshin Shadërvan në ora 2.00 dhe filluan marrshin e tyre me pankarta dhe flamujt rrugës unazore të qytetit, dhe me klithje dhe brohoritje:” Allahu Ekber (Zoti është i madh), Izraeli terorirst”, etj, drejt Namazgjasë ku edhe përfundoi protesta në mënyrë të qetë dhe pa asnjë incident. Një falënderim të posaçshëm i shkon edhe Policisë së Kosovës, të Rajonit të Prizrenit, e cila në mënyrë të shkëlqyer është kujdesur për mbarëvajtjen e protestës paqësore, duke ruajtur rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve.

Arbër Rexhaj: Po e mbaj premtimin se do të jam zëri i qytetarëve të Prizrenit

0

Arber Rexhaj 23Asambleisiti i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Arbër Rexhaj në periudhën janar-qershor të këtij viti është vlerësuar me performancë më të mirë se sa kolegët e tij. Ai është vlerësuar me 7.8 për qind nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Rexhaj thotë se në këtë periudhë kohore shumë çështje kanë mbetur pa u ngritur.

“Prej se Vetëvendosje! është përfaqësuar në asamble, brenda këtij institucioni ka filluar debati i mirëfilltë politik”, thotë Rexhaj për “PrizrenPress”.

Ai tregon se gjatë kësaj kohe asamblistët e VV-së kanë bërë kritika të fuqishme në adresë të qeverisë komunale të Prizrenit.

“Kemi kritikuar dhe kërkuar llogaridhënie nëpërmjet pyetjeve parlamentare dhe kemi dhënë alternativat tona konkrete për të gjitha fushat për të cilat është diskutuar”.

“Besoj se për çdo fushë të jetës shoqërore kemi prezantuar pikëpamjet tona duke mbrojtur kështu interesin e qytetarëve të Prizrenit”.

“Në këto pak muaj dhe në këto pak seanca ne si asamblistë kemi qenë të përkushtuar për të gjitha çështjet që janë diskutuar”.

“Jemi të vetëdijshëm për këtë kohë të shkurtër se kanë mbetur shumë çështje pa u ngritur të cilat do t’i ngrisim dhe shumë gjëra pa u thënë të cilat do t’i themi”.
Rexhaj premton se në të ardhmen asamblistët e VV-së në Prizren, do të iniciojnë disa rregullore.

“Përkundër që jemi me aktivët në asamble në muajt në vazhdim do të iniciojmë disa rregullore për disa çështje që kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së qytetarëve. Do të iniciojmë disa çështje me amandamentimin e legjislacionit, si dhe do te japim kontributin tonë në të gjitha komisionet”./PrizrenPress.com/

Ramadan Muja imiton Presidencën amerikane

0

Ramadan Muja 2Zyra e kryetarit të Komunës së Prizrenit prej vitesh i referohet ndërtesës së Kuvendit Komunal si “Shtëpia e bardhë”, ndërkohë që hapësira ku i zhvillon takimet Ramadan Muja së fundmi emërtohet si “Zyra ovale”, që përbën një analogji të pastër me Rezidencën zyrtare dhe vendin e punës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Koha Ditore.

Bashkëpunëtorët e kryetarit të Prizrenit e pranojnë se lidershipi komunal i përdor këto emërtime për shkak të frymëzimit dhe vlerave që përfaqëson Rezidenca presidenciale e SHBA-së.

“Komuna konsideron se shtëpia ku merren vendimet që e ngrenë cilësinë e jetesës së gjithë qytetarëve me vendimmarrje demokratike, transparente, llogaridhënëse vërtet është “Shtëpi e bardhë” për atë target të qytetarëve që i atakon një vendim i marrë në dobi të tyre.

PDK dhe VV, opozitë e papërballueshme

0

Thaci kurtiKrijimi i Qeverisë nga treshja LDK-AAK-Nisma dhe minoritetet, por pa përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje, vlerësohet si dështim qysh në fillim. Kjo për faktin se do të krijohej një opozitë e fortë PDK-Vetëvendosje, e cila në çdo moment mund ta rrëzonte Qeverinë. Kështu të paktën vlerësojnë njohës të çështjeve politike.

Sipas tyre, një qeveri e re e cila do t’i mbante shpresat tek minoritetet dhe me një opozitë PDK-Vetëvendosje, në vend nuk do të kishte stabilitet.

Analisti Armend Muja, vlerëson se qeveria e ardhshme duhet të ndërtohet nga parti të fuqishme të cilat do të jenë në gjendje t’i tejkalojnë sfidat me të cilat pritet të ballafaqohet shteti muajt dhe vitet e ardhshme.

Sipas tij, një qeveri LDK-AAK-Nisam dhe minoritetet nuk do të ishte stabile përballë një opozite PDK-Vetëvendosje. “Një opozitë PDK-VV mund ta rrëzojnë qeverinë në çdo kohë, sepse minoritetet joserbe janë kryesisht pjesë e PDK-së./Tribuna/.

Marrëveshje joshtetërore me BE-në

0

BE-flamuri14Republikës së Kosovës po i kërkohet që të nënshkruajë një marrëveshje me Bashkimin Evropian, për të cilën marrëveshje do të hiqte dorë nga republika. Drafti për nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizimn-Asocimit është bërë gati për t`u nënshkruar nga Kosova dhe Bashkimi Evropian, por marrëveshja e parë kontraktuale e Kosovës me këtë union nuk ka elementet që bëjnë që BE-ja të konstatojë se po lidh marrëveshje me një shtet.

Deri tek kjo situatë ka sjellë mungesa e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së, miratimi i së cilave është dashur për çfarëdo që veprimi që BE-ja ndërmerr në raport me Kosovën.

Kësisoj, përderisa Serbia ka arritur që të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim, Kosova nuk ka arritur që ta marrë as marrëveshjen e stabilizim asocimit që do ta trajtonte si shtet, e që është hapi i parë në drejtim të integrimit të një vendi në unionin 28 anëtarësh. Statusin e kandidatit që është hapi i parafundit në procesin e anëtarësimit e kanë marrë të gjitha shtetet tjera të rajonit, pos Kosovës dhe Bosnjës/tribuna/

Krasniqi: S’ka arsye për zgjedhje të reja

0

Jakupkrasniqi10-6Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, thotë se Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në vjeshtë, pasi që, siç thotë ai, nuk është veprim i mençur që shteti më i varfër në Evropë të shpenzonte miliona për zgjedhje, të cilave nuk iu dihet përfundimi.

“Nuk është punë e mençur që Kosova, që është shteti më i varfër në Evropë, të shpenzonte milionat për zgjedhje që nuk ju dihet përfundimi”, shprehet Krasniqi gjatë një interviste për gazetën “Zëri”.