Home Blog Page 83

Aksident në Suharekë, lëndohet rëndë 9 vjeçari

0

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në Bershanc të Suharekës, mes një veture dhe një çiklisti të mitur.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda ka pësuar një nëntëvjeçar i cili është dërguar në QKUK për trajtim.

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Fëmija aktualisht ndodhet në Mjekim Intensiv. Këtë e ka bërë të ditur për Klankosova.tv, drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

“Fëmija i lindur 2017, gjendje e rëndë, politraumë, pas ekzaminimeve të kryera në Qendrën Emergjente, është dërguar në sallën operative të QE-së nga ekipet kujdestare të Neurokirurgjisë dhe Anestezionit. Pas trajtimit është transferuar në Mjekësinë Intensive për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Syla për Klankosova.tv.

Marketing

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit dhe 2831 tiketa të shqiptuara

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, 13 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 32 aksidente me dëme materiale.

Në kuadër të kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, Policia ka shqiptuar gjithsej 2831 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave.

Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 19 persona, ndërsa 10 persona janë dërguar në mbajtje. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor, ndërsa  1 person ka shkuar në vuajtje të dënimit.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Peja barazon serinë, gjithçka vendoset në Suharekë

0

Peja ka rikthyer baraspeshën në çerekfinalen e “Play-off”-it të ProCredit Superligës, duke mposhtur Golden Eagle Ylli me rezultat 99:81.

Pejanët zhvilluan një paraqitje të fortë dhe të qëndrueshme, duke kontrolluar ndeshjen dhe duke siguruar një fitore të rëndësishme që e çon serinë në 1:1.

Me këtë rezultat, gjithçka mbetet e hapur në luftën për gjysmëfinale, ndërsa ndeshja vendimtare do të luhet në Suharekë, ku do të përcaktohet skuadra që kalon tutje në “Play-off”./PrizrenPress.com/

Ambasadori gjerman viziton Dragashin, theksohet bashkëpunimi për zhvillim

0

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, së bashku me përfaqësues të menaxhmentit të lartë të GIZ.

Gjatë takimit, kryetari Xheladini e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe interesimin për komunën, duke e njoftuar me organizimin politik dhe administrativ, si dhe me sfidat kryesore me të cilat përballet Dragashi.

“Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Shkëlqesinë e Tij, z. Rainer Rudolph, së bashku me përfaqësues nga menaxhmenti i lartë të GIZ-it”, ka deklaruar Xheladini.

Pas takimit, delegacioni vizitoi edhe hapësirat e organizatës AVOKO, ku u njoh nga afër me implementimin e projekteve dhe rezultatet e bashkëpunimit me komunitetin lokal.

Komuna e Dragashit, sipas kryetarit, mbetet e përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve./PrizrenPress.com/

Hapet thirrja për aplikim për “Data Science Bootcamp”, i përkrahur nga Komuna e Prizrenit

0

Është hapur thirrja për aplikim për programin “Data Science Bootcamp”, i cili përkrahet nga Komuna e Prizrenit dhe synon zhvillimin e aftësive në një nga fushat më të kërkuara të teknologjisë.

Programi organizohet nga Makerspace Innovation Center Prizren (MICP), i licencuar nga institucioni ndërkombëtar CNM Ingenuity (SHBA), dhe është i hapur për të gjithë të interesuarit, përfshirë edhe ata që nuk kanë përvojë paraprake në këtë fushë.

Sipas njoftimit të komunës, pjesëmarrësit do të trajnohen në gjuhët programuese Python dhe SQL, si dhe në konceptet bazë të Machine Learning, duke punuar në projekte reale që i përgatisin për tregun e punës.

Programi ofron certifikim me vlefshmëri ndërkombëtare nga MICP dhe CNM Ingenuity, ndërsa kandidatët mund të përfitojnë edhe bursa deri në 100 për qind. Mësimdhënia do të zhvillohet sipas standardeve amerikane dhe në format fleksibil, kryesisht online.

“Thirrja për aplikim tashmë është hapur… duke filluar nga zero, ju do të mësoni Python, SQL dhe Machine Learning, duke punuar në projekte reale që ju përgatisin për tregun e punës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Të interesuarit mund të aplikojnë dhe të marrin më shumë informacione përmes platformës zyrtare të programit./PrizrenPress.com/

Varroset i riu nga Rahoveci që humbi jetën në një aksident trafiku në Austri

0

Sot iu dha lamtumira e fundit, 19 vjeçarit Bylbyl Avdulla Mazreku nga fshati Retijë e Rahovecit. Ai ka humbur jetën pak ditë më parë si pasojë e një aksidenti në Eferding të Austrisë.

Në varrimin e tij ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

“Me dhimbje të thellë, sot i dhamë lamtumirën të riut 19-vjeçar, Bylbyl Avdulla Mazrekut nga Retija, i cili ditë më parë humbi jetën tragjikisht në një aksident në Eferding të Austrisë.

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Kjo është një humbje e rëndë për familjen, për bashkëvendësit dhe për të gjithë ata që e njohën.

Duke bashkëndier dhimbjen, i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Mazreku, miqve dhe të afërmve! Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij! I qoftë i lehtë dheu mbi varr! “, ka shkruar Latifi.

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Liridon Rexhës, familja kërkon mbështetje financiare

0

Familja e Liridon Rexhës ka bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, pas një periudhe trajtimi tre-mujor me kimioterapi dhe imunoterapi në Shqipëri, i cili sipas tyre nuk ka dhënë rezultatet e pritura.

Në një njoftim publik, familjarët theksojnë se pavarësisht shpenzimeve të mëdha për trajtimin e deritanishëm, analizat e fundit kanë treguar mungesë efekti të terapisë së aplikuar. Për këtë arsye, mjekët kanë rekomanduar vazhdimin e trajtimit të specializuar në Turqi, ku pacienti tashmë ka nisur procedurat e para mjekësore.

Sipas familjes, trajtimi i ri onkologjik, i cili përfshin terapi të avancuar, ka sjellë rritje të ndjeshme të kostove, duke e bërë të pamundur mbulimin e tyre vetëm nga familja. Ata bëjnë të ditur se mbështetja institucionale mbulon vetëm një pjesë të vogël të shpenzimeve, ndërsa pjesa tjetër e trajtimit, përfshirë ekzaminimet dhe terapitë, kërkon fonde shtesë.

Kostoja totale e trajtimit vlerësohet të arrijë rreth 200.000 euro.

Në këtë situatë, familja ka hapur një apel publik për ndihmë, duke kërkuar mbështetje nga qytetarët brenda dhe jashtë vendit, si dhe shpërndarjen e thirrjes për ndihmë.

Donacionet mund të realizohen përmes platformës GoFundMe, si dhe përmes llogarive bankare të specifikuara nga familja.

Familja Rexha ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar deri tani dhe apelon për solidaritet në këtë moment të vështirë.

Të gjithë ata që duan të ndihmojnë, të dhënat i gjeni në postimin më poshtë.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“Jam Mysliman”, edhe në duart e prizrenasve

0

Shkrimtari dhe publicisti i njohur Ben Blushi ka promovuar sonte në Prizren librin e tij më të ri “Jam Mysliman”.

Ky libër trajton tema të ndjeshme dhe komplekse që lidhen me identitetin fetar, kulturor dhe historik të shqiptarëve, duke ofruar një këndvështrim kritik dhe provokues.

Në diskutimin e organizuar në kuadër të promovimit morën pjesë shumë qytetarë dhe dashamirë të librit.

Sipas saj, interesimi ishte i madh, veçanërisht për shkak të titullit të librit, i cili ka nxitur reagime të shumta.

“Për ta përcjellë diskutimin nga paneli i organizuar këtu, u mblodhën shumë qytetarë, dashamirë të librit, ata të cilët janë të interesuar dhe janë të tërhequr sidomos nga titulli, çka edhe ka ngjallur reagime të shumta”, tha ajo.

Hasani tha se panelistët e vlerësuan librin si një vepër të guximshme, duke theksuar se mënyra e trajtimit dhe përfundimet e autorit janë për t’u admiruar.

“Nga panelistët u tha se ky është një libër mjaft i guximshëm dhe mënyra se si është shkruar dhe guximi për të ardhur deri në atë përfundim, është për t’u admiruar dhe kjo është një arsye shumë e madhe që njerëzit ta lexojnë këtë libër”, u shpreh gazetarja.

Nga ana tjetër, vetë autori u ndal sërish te çështja e paragjykimeve, duke vënë theks të veçantë te pjesa e shtjellimit të historisë. /Klankosova.tv

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Pasi mori urim nga Eto’o, Muriqi: Nuk e prisja, jam i lumtur dhe krenar

0

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, të mërkurën, ka pranuar urimet nga legjenda e futbollit, Samuel Eto’o për rekordin e vendosur për gola të shënuar në La Liga për Mallorcan.

Në videon e postuar nga klubi spanjoll, Muriqi ka thënë se nuk e ka pritur se Eto’o do t’i dërgonte urime.

“Nuk e prisja këtë, me të vërtetë. Por, faleminderit shumë për këtë video nga një legjendë e vërtetë si Samuel Eto’o. Me të vërtetë i vlerësoj fjalët e tij. E di se ai ka bërë punë të madhe këtu, dhe të gjithë e dinë se si ka shkuar karriera e tij. Kështu që jam shumë i lumtur që gjeti kohën për ta bërë këtë video për mua. Luaj në futboll profesionist për 15 apo 16 vjet. Nëse do të më kishit thënë para 15 vjetësh  se një ditë Samuel Eto’ do të bënte video për mua, do të thosha se kjo është e pamundur, se do të ishte shaka. Dhe shiko tani, jemi këtu sot. Jam shumë krenar me veten dhe shumë falënderime ndaj tij për videon. E them gjithmonë, faleminderit bashkëlojtarëve, gjithë stafit të klubit, gjithë tifozëve, familjes, ishullit… Sepse pa ju, e them këtë nga thellësia e zemrës, do të ishte i pamundur të arrihej ky sukses. Faleminderit shumë!”, është shprehur Muriqi.

Më pas, Muriqi është pyetur se a i pëlqeu kjo video.

“Nuk e prisja me të vërtetë. Mendova se do të mi shfaqnit golat e mia, ato tashmë i di”, thuhet në fund të videos së Muriqit.

Me dy golat e shënuar të dielën, Muriqi e theu rekordin e Samuel Eto’os, si golashënuesi më i mirë i Mallorcas në La Liga.

Muriqi është golashënuesi i dytë më i mirë në ligën spanjolle të futbollit me 21 gola e një asistim.

Dy gola më shumë se “pirati” i ka vetëm sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe. /Klankosova.tv

Alokohen pensionet për muajin prill, përfitojnë mbi 286 mijë qytetarë

0

Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot është bërë alokimi i pensioneve për pensionistët e moshës dhe ata kontribuues për muajin prill.

Sipas njoftimit, numri i përfituesve të pensioneve bazike dhe kontribuese arrin në 272.023 pensionistë.

 

Po ashtu, Ministria ka bërë të ditur se janë alokuar edhe pensionet për skemat e invalidëve të luftës dhe viktimave civile, me gjithsej 14.279 përfitues.

Të gjithë përfituesit, sipas MPFVLC-së, mund t’i tërheqin pensionet nga pasditja e sotme në bankomatet më të afërta, ose përmes familjarëve të autorizuar.