Home Blog Page 82

Rasti tragjik në Malishevë, Haxhiu ngushëllon familjen Berisha

0

Tre persona kanë humbur jetën tragjikisht sot në një banesë në lagjen “Mirdita” në Malishevë. Sipas informacioneve të para, viktimat janë një baba dhe dy fëmijët e tij, të cilët dyshohet se humbën jetën si pasojë e zjarrit.

Pas ngjarjes tragjike, ka reaguar kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

“Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimave”, ka shkruar ajo në Facebook.

Në reagimin e saj, Haxhiu ka theksuar se lajmin e mori me dhimbje të thellë, duke e cilësuar humbjen si tepër të rëndë për familjen dhe shoqërinë.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të një babai dhe dy fëmijëve nga zjarri që ndodhi sot në Malishevë. Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimave. Ndajmë dhimbjen me ta dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, ka shkruar Haxhiu.

Ngjarja tragjike me tre viktima në Malishevë, Kastrati ngushëllon familjen Berisha: Presim sa më shpejt të zbardhen shkaqet

0

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar lidhur me tragjedinë që ka ndodhur në këtë qytet ditën e sotme, ku si pasojë e një zjarri kanë mbetur të vdekur tre persona, babai me dy fëmijët e tij.

Kastrati ka thënë se kjo është humbje e madhe dhe një dhimbje e papërshkrueshme për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin tonë, duke i shprehur ngushëllime, solidaritetin dhe mbështetjen familjes.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë që ndodhi në lagjen Mirdita në Malishevë, ku humbën jetën Ilir Berisha dhe dy fëmijët e tij, vajza Naile dhe djali Kujtimi. Kjo është një humbje e madhe dhe një dhimbje e papërshkrueshme për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin tonë. Në emër të Komunës dhe në emrin tim personal, shpreh solidaritetin dhe mbështetjen tonë në këto momente të vështira. Institucionet përkatëse janë duke u marrë me rastin dhe presim që shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë të zbardhen sa më shpejt. Ngushëllime familjes Berisha dhe të afërmve, si dhe të gjithë qytetarëve që me dhimbje të madhe e kanë përjetuar këtë fatkeqësi të rëndë”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Prokuroja për vdekjet në Malishevë: Po presim rezultatin e autopsisë

0

Tre persona janë gjetur pa shenja jete në Malishevë, ndërsa shkaqet e vdekjes ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht dhe është duke u pritur rezultati i autopsisë.

Prokurorja Ardita Beqiri-Hyseni, ka bërë me dije se viktimat janë dërguar fillimisht në QKMF nga familjarët, por aty janë konstatuar pa shenja jete.

“Është e vërtetë që me të vërtetë sot ka ndodhur ky rast edhe i kemi tri viktima, të cilat nga familjarët janë dërguar në QKMF dhe aty kur kanë shkuar pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit këto tri viktima, trupat  e tyre janë dërguar për t’iu bërë autopsia në IML. Shkaqet akoma nuk dihen, mirëpo të gjitha njësitet janë në vendngjarje dhe janë duke i marrë të gjitha veprimet që vërtetohet shkaku i gjithë kësaj çfarë ka ndodhur”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se në vendin e ngjarjes janë angazhuar të gjitha njësitë relevante, përfshirë edhe ekspertët e zjarrit, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

“Nuk kemi informacion deri më tani për këtë, por eksperti edhe i zjarrit, të gjithë ekspertët janë në vendngjarje. Shiko, në vendngjarje shihet që është në tërësi, është tym, ka pasur zjarr në vend, por se si, çka e tutje ju njoftojmë pasi që t’i marrim raportet nga ekspertët përkatës”, ka thënë ajo.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mbahet konsultim publik në Prizren për nevojat e personave me aftësi të kufizuara

0

Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me PREDA Plus, ka mbajtur një konsultim publik në kuadër të projektit “EMPOWERED – Përfshirja e Personave me Aftësi të Kufizuara, Bashkëpunimi Rajonal dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”.

Në këtë takim janë diskutuar nevojat dhe prioritetet kryesore të personave me aftësi të kufizuara, me fokus në përmirësimin e shërbimeve dhe infrastrukturës për këtë kategori, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit të komunës, gjatë konsultimit janë prezantuar edhe ide për projekte konkrete që synojnë adresimin e sfidave me të cilat përballen këta qytetarë dhe familjet e tyre.

“U diskutuan nevojat dhe prioritetet kryesore të këtij komuniteti si dhe u prezantuan ide për projekte konkrete që synojnë përmirësimin e shërbimeve e infrastrukturës, me synim hartimin e politikave gjithëpërfshirëse që adresojnë kërkesat reale të tyre e familjeve”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Distria Krasniqi kampione e Evropës për herë të katërt

0

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur një tjetër sukses madhor në arenën ndërkombëtare, duke u shpallur kampione e Evropës në Kampionatin Evropian për Senior 2026, që po mbahet në Gjeorgji, raporton PrizrenPress 

Krasniqi e nisi garën nga raundi i dytë, pasi ishte e lirë në xhiron e parë. Në përballjen e parë, ajo mposhti me “Waza-ari” xhudisten nga Republika Çeke, Teresa Bodnarova. Forma e mirë e saj vazhdoi edhe në çerekfinale, ku triumfoi sërish me “Waza-ari” ndaj polakes Aleksandra Kaleta.

Në gjysmëfinale, Krasniqi u përball me italianen Odette Giuffrida, të cilën e mposhti me “Yuko”, duke siguruar kështu finalen e madhe.

Në finalen vendimtare, xhudistja kosovare tregoi edhe një herë cilësitë e saj të larta, duke triumfuar me “Yuko” ndaj francezes Amandine Buchard dhe duke fituar medaljen e artë.

Ky është titulli i katërt evropian për Distria Krasniqin, duke konfirmuar dominimin e saj në skenën evropiane të xhudos dhe duke e rritur më tej prestigjin e Kosovës në sportin ndërkombëtar./PrizrenPress.com/

Zbulohet mosha e viktimave që humben jetën nga zjarri në një banesë në Malishevë

0

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një banesë në Malishevë.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili bëri të ditur se viktimat janë një burrë 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, të moshës 9 dhe 12 vjeç.

“Kemi tre viktima: babai 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij të moshës 9 dhe 12 vjeç”, deklaroi Graishta.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 12:55 në një banesë në lagjen “Mirdita” në Malishevë.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente. Në këtë banesë janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja të tjera. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Bellanica jep shembull, vazhdon aksioni “Për Malishevën e pastër”

0

Në kuadër të aksionit njëmujor ekologjik “Për Malishevën e pastër”, sot ka vazhduar aktiviteti për pastrimin dhe ndërgjegjësimin për ruajtjen e mjedisit në Këshillin Lokal të fshatrave Bellanicë dhe Bardh.

Aktivitetit i ka prirë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, njëherësh drejtues i taskforcës për këtë aksion, ndërsa në të kanë marrë pjesë drejtorë komunalë, zyrtarë të komunës, përfaqësues të “Ekoregjionit”, kryetari i këshillit lokal, qytetarë, si dhe mësimdhënës e nxënës.

Meqenëse Bellanica konsiderohet fshat model për mirëmbajtjen e ambientit, aksioni i sotëm kishte edhe karakter simbolik, duke shërbyer si shembull për komunitetet e tjera. Krahas pastrimit, janë mbajtur edhe ligjërata ndërgjegjësuese për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.

“Nënkryetari Vesel Krasniqi dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Izet Hoti, folën për qëllimin e aksionit njëmujor, duke theksuar rëndësinë e pastrimit të hapësirave publike, ruajtjes së ambientit dhe largimit të mbeturinave inerte nga vendet e papërshtatshme”, thuhet në njoftimin e komunës.

“Ata theksuan se një ambient i pastër është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm nga institucionet dhe qytetarët”, thuhet më tej./PrizrenPress.com/

Bashkimi kërkon titullin në Pejë, vetëm një fitore larg kurorës

0

Bashkimi është vetëm një hap larg shpalljes kampion në Superligën e Kosovës për femra, teksa sot përballet me Pejën 03 në ndeshjen e pestë të serisë finale të Play-Off-it.

Skuadra prizrenase hyn në këtë përballje me epërsi 3:1 në seri, pas fitoreve të njëpasnjëshme, dhe ka mundësinë që me një tjetër sukses të sigurojë titullin kampion, raporton PrizrenPress.

Takimi zhvillohet sot, më 16 prill, me fillim nga ora 18:00, në Palestrën Sportive “Karagaçi” në Pejë, ku Bashkimi do të kërkojë të mbyllë serinë, ndërsa vendaset synojnë ta zgjasin finalen.

Pritet një duel i fortë dhe me tension të lartë, ku çdo gabim mund të jetë vendimtar në garën për trofeun./PrizrenPress.com/

Abdixhiku në Dragash: LDK drejt “bashkimit” dhe një alternative të re politike

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka kaluar paraditen në qytetin e Dragashit, ku është takuar me veprimtarë të partisë dhe mbështetës.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se takimet janë zhvilluar në kuadër të diskutimeve për “bashkimin e së djathtës” brenda LDK-së, të cilin e ka cilësuar si domosdoshmëri të kohës.

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

“Për kafe në Dragash. Për të bashkëbiseduar me veprimtarët e pafjale por punëtorë të medhenj, për bashkimin e së djathtës në LDK si domosdoshmëri e kohës. Është një mundësi që s’kapërcehet, në një moment kritik për vendin; nuk do ta shpërdorojmë – bashkimi do të ndodhë!”

“Dhe në këtë bashkim, duhet të ndërtojmë një alternativë serioze për vendin, për qytetarët. Për ata që presin. Në këtë alternativë duhet të jemi në hap me kohën, ashtu siç e kërkon prej kohësh vetë qytetari ynë. Këtu merr fund politika e funksionarëve që gjithë angazhimin e tyre politik e shohin vetëm për veten, te pyetja “ku jam unë?”, e jo te pyetja thelbësore “çfarë përfaqësoj unë për popullin?”. Kjo alternativë do të bëhet. Sepse LDK është vlerë e besim; jo pozitë e përfitim”, shkroi kreu i LDK-së.

Marketing

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren