Home Blog Page 8301

Vendimi i Kushtetueses nga 10 deri 15 gusht

0

GjykataKushtetuese e KosovesGjykata Kushtetuese, pritet ta shpallë vendimin për seancën konstituive të 17 korrikut nga data 10 deri më 15 gusht, shkruan në numrin e sotëm gazeta ”Kosova Sot”.

Kështu në mesin e muajit gusht, do të definohet qartë grupi më i madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës, duke zgjidhur kështu nyjën e konstituimit të legjislaturës së re, pas pezullimit të vendimeve të seancës së 17 korrikut pas vendosjes së Masës së Përkohshme nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ndaj vendimit të kontestuar të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të kryesisë.

Sipas ekspertëve kushtetues, dhënia e përgjigjes së saktë mbi bazën kushtetuese se kush dhe kur konsiderohet grup më i madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës dhe cili është momenti i formimit të ligjshëm të atij grupi, do të hapë rrugën e qartë për tejkalimin e ngërçit në konstituimin e plotë të legjislaturës së re.

Pazaret me postin e Kryeprokurorit të Shtetit

0

IsmetKabashi-kryeprokuroriIsmet Kabashi ka pirë kafen e mëngjesit të enjten me Enver Hasanin. Kryeprokurori në largim i Shtetit dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese kanë diskutuar për mundësinë që Kabashi të vazhdojë punën si kryeprokuror deri në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, ani se ai, më 5 gusht pensionohet, ka mësuar “Koha Ditore”.

Kabashi, i shkarkuar me vendim të Këshillit Prokurorial, të premten e kaluar, për shkak të pensionimit, pasi ka dështuar që si ushtruese të detyrës ta vinte Laura Pulën, është duke provuar që vetë të mbetet në pozitën e deritashme. Për këtë mundësi është konsultuar me Hasanin nga i cili ka kërkuar interpretim nëse mund ta ushtrojë këtë detyrë, ndonëse Ligji i punës e ndalon një gjë të tillë.

Hasani dhe Kabashi është zbuluar se kanë lidhje interesi njëri me tjetrin. Kabashi është munduar t’ia fsheh hetimet penale Hasanit, derisa ka të punësuar vajzën në Gjykatën Kushtetuese në një proces të dyshimtë. Hasani dhe Kabashi që vijnë nga rajoni i Mitrovicës janë vetëm dy prej atyre që gjithë sistemin e drejtësisë e kanë në dorë.

Borchardt: EULEX ndihmon në hetimet për akuzat e Dick Martyt

0

BerndBorchardt-EULEXShefi i EULEX’it në Kosovë, Bernd Borchardt, ka thënë se sa u përket hetimeve për “peshqit e mëdhenj”, gjithçka ka të bëjë me provat, pasiqë sipas tij, ai si shef i misionit, asnjëherë nuk i ka thënë askujt që të mos e arrestoj dikë. Sa u përket hetimeve për akuzat e Dick Martyt, ai ka thënë se EULEX do të ketë rol mbështetës në këto hetime.

“Unë kurrë nuk i kam thënë askutj: mos e hetoni këtë person. Kjo do të më vriste nëse ndodhë kështu. Do të ishte fundi i karrierës time. Nuk dua të bëj kurrë diçka të tillë. Gjithçka ka të bëjë me provat” ka thënë ai.

“Hetimi i krimeve të luftës, është njëjtë detyrë e jona si hetimi i korrupsionit apo hetime të tjera”, ka thënë ai.

Sa u përket hetimeve për akuzat e Martyt, ai ka thënë se EULEX do të ketë rol mbështetës në këto hetime dhe këtë rol e ka vazhdimisht për Task –Forcën që merret me këto hetime.

“Ne mbështesim Task-Forcën për hetimet për raportin e Martyt, por ata bëjnë intervistat ndaras nga ne”m ka thënë ai.

Bernd Borchardt, ka thënë se pavarësisht se sa do të jetë në numër prezenca e misionit të EULEX’it në Kosovë, qasja e tij do të jetë e njëjtë.

“1/3 e ndërkombëtarëve do të shkojnë në shtëpi. Gjithësesi, misioni do ta ketë qëllimin e njëjtë, mbështetje e të gjitha etnive pa ndërhyrje politike”, ka thënë ai në emisionin “Interaktiv” të KTV’së, citon Express.

Ai ka thënë se EULX’i do të vazhdojë gjithashtu punën në të gjithë sektorët ashtu si ka vazhduar deri tani.

Ai ka thënë se do të vazhdojë mbështetja e EULEX’it për të gjitha institucionet në Kosovë.

Kurti: Në shtator ose tetor mund të kemi zgjedhje të reja

0

AlbinKurti1205Situata paszgjedhore në Kosovë vetëm sa vjen e bëhet më e paqartë. Koalicionet e kontestuara, negociatat intensive midis partive opozitare dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila me vendimin e saj e pezulloi postin e të parit të kuvendit, i ka dhënë kahe të re zhvillimeve politike në Kosovë.

Në karrigen e kryeministrit të qeverisë vazhdojë të qëndrojë Hashim Thaçi, edhe pse ai vazhdon të mos ketë numrat e formimit të qeverisë së re. Gjithçka ka mbetur në pikën zero, ndërsa partia fituese, me 32 % të votave nuk mund ta formojë qeverinë “Thaçi 3”.

Ndonëse Kosova ndodhet në vakum ligjor, për herë të parë në historinë e vendin ndodh që partitë opozitare të grupohen me qëllimin e përbashkët, për parandalimin e formimit të Qeverisë nga Hashim Thaçi.

Lëvizja Vetëvendosje! edhe pse renditet si forca e tretë politike, e njohur për qëndrimet e prera, veçanërisht në marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë duket se e ka në dorë vendimin për të çuar ose jo vendin drejt zgjedhjeve.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për zgjedhje dhe do të jemi të gatshëm edhe tash që nuk kemi fituar ende, edhe atëherë kur do të fitojmë sepse besojmë që është tepër rrallë që një herë brenda katër viteve të kemi zgjedhje në Kosovën e cila po vlon nga problemet nga më të ndryshmet. Pra, ka shumë mundësi që në shtator ose tetor do të kemi zgjedhje të reja dhe Lëvizja Vetëvendosje! në këto do të hyjë më e fuqishme si asnjëherë më parë. Në të njëjtën kohë mund të them që gjatë kësaj periudhe ne kemi punuar edhe me këtë koalicionin LDK, AAK, Nisma të cilët duket se do të garojnë bashkë. Pra, do t’i kemi tri pole në zgjedhjet e ardhshme. PDK’në si partinë pushtet, si parti shtet, me satelitët e saj, LDK’në, AAK’në dhe Nismën në njërën anë dhe Lëvizjen Vetëvendosje! si poli i tretë, i cili do ta ketë bashkëpunimin me disa prej sindikatave”, shprehet lideri i Vetëvendosjes!, Albin Kurti, transmeton Almakos.

Kurti ka folur edhe për rolin e Vetëvendosjes! dhe qëndrimet e saj karshi zhvillimeve të përgjithshme në vend.

Drejtësi për Elvis Pistën

0

ElvisPista14Edhe pak bëhen 40 ditë nga vrasja e politikanit dhe biznesmenit rahovecian, Elvis Pista, ndërsa nga hetimet për këtë vrasje asgjë e re.

Policia dhe Prokuroria ende nuk kanë ndonjë të dyshuar apo motiv për ngjarjen e ndodhur, pos se hetimet po vazhdojnë, raporton lajmi.net.

Megjithëkëtë, bashkëvendësit e Elvisit akoma nuk e kanë harruar atë. Sot në rrjetet sociale janë vërejtur shumë statuse me hashtag “#ElvisPista”, ku thuhet se me anë të këtij hashtagu ata “po nderojnë heroin e tyre, 40 ditë pas vdekjes së tij”.

Rrokum: Ndërkombëtarët s’i lanë bisedimet në dorën e VV

0

takimi-i-aak-ldk-nismaIsa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir LImaj, pas aleancës që bënë bashkë, të vetëdijshëm se nuk i kanë numrat për krijimin e Qeverisë, i nisën takimet e bisedimet me Albin Kurtit e Lëvizjes Vetëvendosje.

U takuan mbi dhjetë herë. Herë i përafronin qëndrimet e herë i ndryshonin fjalët.

Vetëvendosje akuzon liderët e koalicionit LDK-AAK-NISMA se para se me nënshkrua marrëveshjen, i ndryshuan fjalët. Ndërsa, përfaqësuesit e koalicionit akuzat i drejtojnë kah Vetëvendosje, se ata shkuan me kërkesa të reja.

Tri kërkesat e Kurtit, ndërprerja e përkohshme e bisedimeve me Serbinë, pezullimi i privatizimit dhe anulimi i vendimit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pothuajse u pranuan nga liderët e koalicionit tre palësh. Por, pezullimi i bisedimeve me Serbinë del të jetë pika më e nxehtë në diskutime.

Burimet brenda koalicionit LDK-AAK-NISMA, i kanë thënë Televizionit Rrokum se tre liderët kanë rënë dakord për tri kërkesat e lëvizjes së Kurtit, e se po ashtu i kanë pranuar edhe kërkesat për postet ministrore. Ministria e Punëve të Brendshme, e Drejtësisë dhe drejtimi i bisedimeve me Serbinë, i janë besuar Vetëvendosjes.

Por, pastaj kanë ndërhyrë ndërkombëtarët, të cilët kanë kërkuar që udhëheqës të bisedimeve mos me qenë askush nga Vetëvendosja dhe se krejt çka mund t’ju lejohet është të jenë pjesë e delegacionit.

Ndërkombëtarët, sipas këtyre burimeve, e kanë arsyetuar kërkesën duket thënë se Vetëvendosje është mos bashkëpunuese, e papërshtatshme dhe jo kooperative.

Pas kësaj kërkese të ndërkombëtarëve, kanë ndryshuar edhe qëndrimet e të tre liderëve, që nuk donin t’i prishnin marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë.

“Gjatë bisedimeve me Vetëvendosjen, të tre liderët i kanë pranuar kërkesat e Albin Kurtit, kanë lëshuar pe edhe në postet ministrore. Por, ditën tjetër kur janë takuar për ta nënshkruar marrëveshjen, Kurti ka ardhur me kërkesa shtesë ku ka kërkuar që ata të jenë udhëheqës dhe përgjegjës të bisedimeve me Serbinë e që nga qeveria Marrëveshja e 19 Prillit të shkojë në Komisionin e Venecias. Këto kërkesa janë të papranueshme për miqtë tanë ndërkombëtar”, ka thanë ky burim.

I njëjti burim ka thënë se dy liderët, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe Fatmir Limaj i Nismës, vetëm e vetëm që të arrihet koalicioni e të pamundësohet krijimi i qeverisë “Thaçi 3”, kanë qenë të gatshëm t’i sakrifikojnë edhe postet ministrore. Sipas këtij burimi, Fatmir Limaj në një takim ka thanë se ka me i mbështet “bllanko” vetëm të mos lejohen edhe katër vite të qeverisjes së Hashim Thaçit të PDK-së.

Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se kur liderët kanë ardhur për të nënshkruar marrëveshjen, doli të jetë problem udhëheqja e bisedimeve nga Lëvizja e Kurtit.

Fill pas përfundimit të zgjedhjeve të 8 qershorit u lidh koalicioni LDK-AAK-NISMA, por vetëm këto të tria nuk e kanë mundësinë ta formojnë qeverinë. Shpresat për marrëveshje me Vetëvendosjen ende nuk i kanë shuar, pavarësisht se deputetët e VV-së nuk e dhanë votën e tyre për zgjedhjen e Isa Mustafës për kryetar të Kuvendit të Kosovës më 17 Korrik. /Rrokum/

Mazhoranca nuk bën 84 vota për KLD

0

Kuvendi ne ShqiperiPese deputete socialiste refuzuan te behen pjese e seances parlamentare, duke bllokuar votimin e projektligjit per Keshillin e Larte te Drejtesise. Pas seances se sotme, mesohet se kryeministri Edi Rama eshte nen presion nga te pakten 10 deputete te mazhorances, qe kane disa kushte per te dhene voten, transmeton abcnews.

Nje grup deputetesh te Partise Socialiste bllokuan miratimin e projektligjit per Keshillin e Larte te Drejtesise, me mungesen e tyre ne kuvend. Ndersa afrohej koha per te votuar projektligjin qe kerkonte 84 vota, burime te abcneës thane se, 5 deputete socialiste u ulen per nje dreke ne restorant “Il gusto” ne kryeqytet, per t’i dhene nje sinjal refuzimi kryeministrit Edi Rama. Tom Doshi, Armando Prenga, Mark Frroku, Pjerin Ndreu dhe Parid Cara qendruan bashke ne restorant, per te mos marre pjese ne votim. Nje mesazh i forte ky per kryeminsitrin Rama, nga deputetet e tij. Per te shmangur deshtimin ne salle, kreut te LSI-se Ilir Meta iu desh te bashkohet me ta ne restorant. Nuk dihet cfare bisedoi Meta me 5 deputetet socialiste, por ai u kthye ne seance dhe socialistet vazhduan dreken.

Pas kesaj votat ne kuvend nuk mjaftuan.

Ne nje prononcim te tij per mediat, deputeti Tom Doshi permendi nje arsye madhore per te cilen mungoi ne seance. Ai tha se se bashku me deputetet e tjere kishin festuar ditelindjen e Mark frrokut. Sa i takon pjesëmarrjes së tij në Kuvend, deputeti Doshi u pyet nëse do të jetë prezent në seancën e radhës, ku pritet të miratohen disa projektvendime të rëndësishme, siç është dhe Reforma Territoriale, ai tha se nëse kolegu i tij Armando Prenga ka ditëlindjen, ndoshta nuk do të jetë i pranishëm.

Deklaratat e para publike kunder, Tom Doshi apo Paulin Sterkaj i bene gjate diskutimit per projektligjin per policine e shtetit. Harta e re territoriale krijoi pakenaqesi mes deputeteve te tjere socialiste. Parid Cara, Pjerin Ndreu dhe Mark Frroku kishin bere publike me heret voten kunder. 3 deputete te tjere mesohet se i jane bashkuar te njejtit grupim, por per momentin ata nuk kane dale publikisht me qendrimet e tyre. Ne séance mungoi edhe Vangjel Dule i PBDNJ dhe Andrea Marto, deputeti minoritar i Partise Socialiste. Edhe keta refuzojne variantin e reformes territoriale. Gjithsej ne séance, mazhorances I munguan 10 deputete. Burimi te abcneës thane se refuzimi per I ligjit te KLD ishte vetem nje paralajmerim. Nese Rama nuk ploteson kerkesat e Tom Doshit, Mark Frrokut, Pjerin Ndreut, Paulin Sterkajt dhe Parid Cares atehere as reforma territorial, as ligji per Keshillin e Larte te Drejtesise dhe asnje ligj tjeter qe kerkon 84 vota nuk do te miratohet ne séance tjeter.

Hoxhë Irfani: Puthe, puthe, puthe… (Video)

0

Hoxhe Ifrani“Jemi bë ma zi se shkitë. Kurrë ky popull se ka pasë me ia shti gojën në gojë grusë nërsy hallkut. Sot puthe, nesër Zoti e din çka kanë me lypë aty”, thotë hoxhë Irfan Salihu, raporton Express.

Në një ligjeratë të postuar në rrjetet sociale, hoxhë Irfan Salihu, në njërën nga to, ka zgjedhur të flasë për mënyrën e fejesës së si ndodhë sot, për të cilën është në mënyrë absolute kundër saj.

Ai thotë se këto janë gjëra “që po i shohim në televizor dhe që i bëjmë për hatër të hallkut”.

Derisa shpjegon gjithë kronologjinë se si nis fejesa, duke e quajtur dhëndrin “muzat” në mesin e shumë femrave, hoxhë Salihu, thotë se ai krenohet kur publiku thërret: Puthe, puthe, puthe”.

Hoxha kritikon këtë mënyrë riti të fejesës, duke thënë se “jemi bë më zi se shkitë”.

Ai thotë se sot, ata që ftohen në fejesë, kërkojnë puthje, por nesër nuk dihet se çka do të kërkojnë.

“Kurrë në adetet tona nuk ka qenë me ia shti gojën në gojë grusë nërsy hallkut”, thotë ai.

“Temë diskutimi e këtyne njerëzve është bë shamia, na u shtunë pederat- nuk është problem, na u shtu zinaja, s’është problem, na është shtu prostitucioni- nuk është problem”, thotë ai.

“Kështu jemi duke u prishë dhe shoqërinë jemi duke e prishë”, thotë hoxha.

http://dai.ly/x22296t

Izraeli bombardon ndërtesën e OKB-së, vriten dhjetëra palestinezë

0

Palestine-viktimaIzraelitët kanë sulmuar një ndërtesë të Kombeve të Bashkuara në Gazë, duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e dhjetëra njerëzve, njoftoi një zëdhënës i OKB-së.

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe 200 të tjerë janë plagosur kur shkolla e menaxhuar nga OKB dhe që shërbente si strehim, është bërë pre e bombardimeve.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Në shkollën ndodheshin me qindra palestinezë, që ishin larguar nga zonat e luftimeve.

Kreu i OKB-së, Ban Ki-Mun tha se është i tronditur nga sulmi në veri të Gazas.

Për herë të parë një ndërtesë e Kombeve të Bashkuara goditet nga ofensiave izraelite.

Në 16 ditët sulme, kanë humbur jetën mbi 7 39 palestinezë dhe janë plagosur mbi 4 000 të tjerë.

Gjësende personale të Elvis Presleyt vendosen në ankandë

0

Elvis PresleyNjë kartelë biblioteke e Elvis Presleyt derisa ai ishte në klasë të shtatë është një prej gjësendeve personale të këngëtarit të ndjerë që pritet të shiten për vlera të mëdha parash në një ankandë në shtëpin e Presleyt në Memfis.

Kartela që mban nënshkrimin autentik më të hershëm të këngëtarit të njohur, është një nga 72 gjërat personale që pritet të dalin në ankandë në Graceland më 14 gusht, sipas Angie Marchese, drejtoresha e arkivit të Gracelandit.