Home Blog Page 8302

MSA dhe heqja e vizave të realizohen gjatë presidencës italiane të BE-së

0

Hoxhaj-MogheriniMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ministren e Jashtme të Italisë, Federica Mogherini, vendi i së cilës udhëheq me presidencën e BE-së.

Pas takimit, në një konferencë për gazetarë, Hoxhaj dhe Mogherini kanë vlerësuar progresin e Kosovës në liberalizimin e vizave si dhe kanë shprehur angazhimin e dyanshëm për të bërë të mundur nënshkrimin e MSA-së gjatë gjashtë mujorit të presidencës italiane të BE-së.

Hoxhaj dhe Mogherini pas takimit zyrtar, kanë nënshkruar edhe një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e Transporteve ndërmjet dy shteteve.

Hoxhaj vlerësoi rëndësinë e kësaj vizite në dy momente të rëndësishme për Kosovën. “Sot Komisioni Evropian e ka prezantuar raportin për liberalizimin e vizave, këtë temë e diskutova edhe me ministren dhe është dëshmuar nga Komisioni Evropian që Republika e Kosovës ka bërë një progres të madh në jetësimin e kritereve dhe standardeve kyçe për liberalizimin e vizave. Ne jemi të vetëdijshëm se ai proces është teknik dhe që Kosova duhet t’i përmbush të gjitha obligimet e saj por unë kërkova nga ministrja Mogherini që presidenca italiane dhe shtetet anëtare të BE-së ta kenë një vullnet politik dhe ta caktojnë datën gjatë këtij viti kur qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza drejtë Evropës”, tha Hoxhaj, duke shprehur besimin se Kosova do të shpërblehet në fund të këtij viti.

Ai po ashtu tha se ngjarja e dytë ka të bëjë me atë që nesër do të vendosen inicialet në marrëveshjen e MSA-së ndërmjet Kosovës dhe BE-së, duke kërkuar mbështetjen e ministres Mogherini për Kosovën sa i përket edhe kësaj marrëveshjeje gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. “Ne kemi dëshirë që procesi i përmbylljes së nënshkrimit të ndodhë gjatë udhëheqjes së presidencës italiane dhe shpresojmë që do ta kemi mbështetjen e Italisë”, tha Hoxhaj, duke e falënderuar ministren për mbështetjen që po i jep Kosovës për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Ai po ashtu tha se gjatë takimit është biseduar edhe për marrëveshjet që janë arritur ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, dhe domosdoshmërinë e jetësimit të tyre në veri.

Ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini, tha se është interes strategjik jo vetëm i Italisë, por edhe i Bashkimit Evropian integrimi i Kosovës dhe fqinjëve të saj të Ballkanit Perëndimor në Evropë. Sipas saj, kjo është e rëndësishme për stabilitetin e Evropës dhe është e rëndësishme për zhvillimin e prosperitetin.

Mogherini ka uruar që të mund ta nënshkruhet MSA-ja gjatë gjashtë mujorit të presidencës italiane të BE-së, duke theksuar se kjo gjë nuk varet nga presidenca italiane, por mund të punohet së bashku që ta arrihet ky synim.

Ajo tha se gjatë takimit me ministrin Hoxhaj kanë folur edhe për bashkëpunimin bilateral. “Ideja është që dy qeveritë tona të takohen edhe përmes kryeministrave dhe ministrave të ekonomisë dhe të zhvillohet bashkëpunimi ekomomik ndërmjet dy vendeve”, tha Mogherini, duke përmendur përvojën pozitive të punës shumë të mirë me Kosovën dhe kosovarët.

I pyetur nga gazetarët, ministri Hoxhaj po ashtu ka mirëpritur udhëheqjen e politikës së jashtme të BE-së nga Mogherini si zëvendësuese e Ashton, duke shprehur besimin edhe në formatin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë që do të mund të udhëhiqej nga ajo. /PrizrenPress.com/

Spahiu: Hasani e pezulloi Isën, sepse u frikësua mos po e shkarkonin

0

Nexhmedin spahiuAnalisti politik Nexhmedin Spahiu, ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin e pezullimit të seancës konstitutive si rezultat i frikës.

Spahiu tha se kryetari i gjykatës kushtetuese, Enver Hasani, e bëri këtë veprim të shpejtë nga frika.

“Mendoj se Enver Hasani e ndërmori këtë veprim të shpejtë, pasi u frikësua mos Kuvendi i Kosovës po e shkarkonte atë. Të gjithë e dimë se Kuvendi e ka patur këtë mundësi, derisa blloku trepalësh edhe i ka pasur këto vota”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.

Spahiu, si mysafir në Info Magazine të Klan Kosovës, tha se ekziston perceptimi i përgjithshëm se Gjykata Kushtetuese anon kah pushteti apo PDK-ja.

“Unë vetëm po e them atë që e thonë të gjithë. Të gjithë e dimë se si emërohen gjyqtarët dhe se kush i emëron ata. Mendoj se duhet marrë parasysh edhe mendimet ndryshe që i kishin gjyqtarët ndërkombëtarë. Besoj se ata janë më të mençur se këta tanët”, përfundoi ai.

Rahovec: Antraksi vret disa lopë, rrezikon edhe njerëzit

0

LopaaAntraksi në Krushë të Madhe të Rahovecit ka mbytur 5 lopë, ndërsa rrezikon të prek edhe njerzit, raporton Klan Kosova.

Antraksi është një sëmundje akute që shkaktohet nga bakteria “Bacillus anthracis” prej ku janë prek edhe njerëz të kësaj zone të Rahovecit. Pesë veta u dërguan urgjentisht në klinikën infektive në Prizren.

Drejtoresha e Shëndetit publik në këtë qytete, Nurishahe Hulaj, i tha Klan Kosovës me telefon se mostrat e këtyre pacientëve në Prishtinë.

Te banorët e Krushës është shtuar frika. Në Krushë thanë se e dinë se çfarë mund të ju bëjë atyre antraksi i lopëve dhe i kafshëve të cilët i prekë edhe njerëzit.

Agjencioni i Veterinës urdhëroi vaksinimin e të gjitha kafshëve kundër sëmundjes , por nuk dihet sa lopë janë prekur.

Atraksi siç thanë epidemiologët mund të jetë fatal edhe për njerzit nëse të prekurit nga kjo sëmundje nuk trajtohet me kohë.

Kjo sëmundje ngjitëse bartet kafshët nëpërmjet kontaktit. Njerëzit mund ta marrin atë duke e konsumuar mishin e qumështin.

Rexhepi: Raporti i KE-së, pozitiv

0

BajramRexhepi-ministerMinistri i Punëve të Brendshme (MPB), Bajram Rexhepi e ka vlerësuar real dhe pozitiv raportin e Komisionit Evropian (KE) për përmbushjen nga Kosova të kritereve për udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

Rexhepi ka thënë për “Epokën e re”, se raporti i KE-së paraqet gjendjen faktike të shtetit të Kosovës, por, sipas tij, duhet plotësuar edhe disa çështje të vogla, të cilat i ka rekomanduar Komisioni Evropian në këtë raport.

“Raporti i Komisionit Evropian është shumë pozitiv. Megjithatë kanë mbetur edhe disa çështje të vogla, të cilat mund të kryhen pa ndonjë problem të madh. Gati jemi në përfundim të përmbushjes së kritereve dhe kushteve që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave. Prandaj, ky raport është real dhe është pozitiv për shtetin e Kosovës”, ka thënë Rexhepi, duke shtuar se edhe kriteret e mbetura do të përmbushën në mënyrë që qytetarët e vendit të udhëtojnë pa viza sa më shpejt që është e mundur.

“Nëse ekziston vullneti i institucioneve evropiane ne shumë shpejt do t’i përmbushim edhe kriteret e mbetura”, ka deklaruar Rexhepi.

Ndërkaq, komisionerja evropiane për Çështje të Brendshme, Cecilia Malmstrom, ka thënë se autoritetet e Kosovës kanë punuar shumë dhe kanë arritur progres në fushat, si pranimi dhe siguria e pasaportave, por sipas saj, duhet të vazhdojnë të punojnë në rezultatet e treguara dhe të angazhohen në mangësitë e identifikuara në këtë raport.

Raporti i Komisionit Evropian rekomandon që Kosova duhet të rrisë riintegrimin e qëndrueshëm të personave kthyer; të përmirësojë saktësinë e sistemit të saj për statusin civil; të shtyjë para sistemin informativ për viza; të zhvillojë pavarësinë e gjyqësorit dhe të krijojë një regjistër të besueshëm për vendimet e gjykatave të marra për rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sa erotik do jetë filmi ’50 Shades of Grey’?

0

Film-50 Shades of GreyËshtë një ndër filmat më të përfolur përsa i përket skenave të nxehta erotike. Filmi “Fifti Shades of Grey” marrë nga libri bestseller me të njëjtin titull sapo ka publikuar trailerin e tij duke u bërë që tani shkak bisede.

Dy aktorët kryesorë Jamie Dornan dhe Dakota Johnson të cilën janë në rolet e Christian Grey dhe Anastasia Steele kanë pohuar se skenat kanë qënë më shumë si një koreografi e mësuar se sa si diçka romantike.

Mustafa – Thaçit: Gjykata nuk e zgjedh Kryeparlamentarin e Qeverinë

0

Isa Mustafa LDKKryetari i LDK-së Isa Mustafa thotë se janë të vendosur që në vend të mos ketë qeveri “Thaçi 3”. Për këtë tha se kanë votën e sovranit.

Ndërkohë, nëpërmjet një postimi në Faacebook, Mustafa tha se “Gjykata gjykon për kushtetutshmërinë, por ajo nuk e zgjedh as Kryetarin e Kuvendit e as Qeverinë”.

Ja shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Me 17 korrik ndodhi veprimi më demokratik, në rrethana krejtësisht jodemokratike, që mund të ndodh në një vend. Me vullnetin e tyre, 83 deputetë u shprehën se nuk e dëshirojnë vazhdimin e qeverisjes, e cila e ka ngulfat shtetin. Ky është vendim i atyre që morën votën e sovranit. Ne nuk e përdorëm as rrugën dhe as dhunën për ta treguar fuqinë dhe vendosmërinë tonë. E përdorëm votën, si mjetin më demokratik të këtij vendi.

LDK, AAK dhe Nisma sot jemi edhe më shumë të vendosur që të vazhdojmë këtë rrugë demokratike për t’i dhënë këtij vendi shansin e ndryshimeve. Unë jam i prirur të besoj se institucionet e pavarura do të marrin vendim të pavarur kushtetues. PDK dhe z. Thaçi duhet ta kenë të qartë se gjykata gjykon për kushtetutshmërinë, por ajo nuk e zgjedh as Kryetarin e Kuvendit e as Qeverinë. Këtë e bëjnë deputetët. Ne e kemi grupin më të madh parlamentar, e kemi besimin e shumicës, edhe asaj shqiptare edhe të komuniteteve, që është kriter themelor kushtetues.

Paguhen pa bërë asnjë punë

0

Kuvendi Kosoves 14-17Deputetët e legjislaturës së pestë të Kosovës, do të marrin paga si të zgjedhur të popullit për afro dy muaj – pa bërë asnjë punë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar postin e Isa Mustafës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, e bënë të pamundur edhe punën e deputetëve të rinj. Ndërkaq, sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka thënë për lajmi.net se deputetët paguhen që nga momenti i dhënies së betimit të tyre si të zgjedhur të popullit.

Albert Krasniqi, hulumtues në Institutin “KIPRED”, ka thënë se në aspektin e shifrave financiare, taksapaguesve kosovarë pagat e deputetëve mund t’ju kushtojnë rreth 180 mijë euro në muaj, përkundër asaj që puna e Kuvendit do të jetë e pezulluar të paktën deri më 18 shtator.

“Ligjërisht është e vështirë që të ndërpriten pagat, pasi që mandati i deputetit fillon që në momentin e certifikimit të rezultateve nga KQZ dhe jo në seancën konstituive në Kuvend të cilën e ka pezulluar Gjykata Kushtetuese”, tha Krasniqi.

Sipas tij, Kosova rrezikon që të mbetet pa institucione të reja deri në nëntor.

Erdogani për CNN: Izraeli është një shtet terrorist

0

Erdogan-kryeministri i TurqiseKryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, në një intervistë për rrjetin televiziv CNN edhe një herë e ka shpalosur qëndrimin e tij kundrejt shtetit hebre.

“Izraeli është shtet terrorist. Veprimet e tanishme të këtij shteti po krijojnë terror. Ndërsa ne deri më tani asnjëherë nuk kemi qenë pjesë e terrorit dhe çdoherë kemi luftuar kundër terrorizmit”, ka thënë Erdogan.

Williamson do ta publikojë raportin e hetimeve më 29 korrik në Bruksel

0

Clint Williamson-prokurori amerikanTaskë Forca e Bashkimit Europian e cila po i heton pohimet për trafikim me organe në Kosovë, ka njoftuar se Prokurori Williamson do t’i bëjë publike gjetjet e tij gjatë një konference të martën e ardhshme në Bruksel.

Në një njoftim për media, zëdhënësi i Taskë Forcës bën të ditur se Prokurori kryesor i Taskë Forcës Speciale të Bashkimit Europian (SITF), Ambasadori Clint Williamson do të bëjë një deklaratë rreth të gjeturave të SITF, të martën, më 29 korrik në ora 10 e gjysmë në dhomën e mediave të Këshillit Europian ( Ndërtesa Justus Lipsius, 175 Rue de la Loi, Bruksel).
Po ashtu bëhet e ditur se Williamson për herë të parë do të pranojë edhe të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve.

10 librat që nuk duhen humbur

0

Prishtine-panairi i librit14E barku i saj e gjinjtë, si dy fryte të virgjër erëmirë/dhe llërët dhe këmbët dhe kofshët dhe baseni/ të lëmuar si fildish, të kurbëzuar si qafë mjellme/shfaqeshin para meje mermer i pastër e plot dritë….Këto vargje janë shkëputur nga poezia “Stolitë” pjesë e vëllimit poetik “Lulet e së keqes” e Sharl Bodler.

Ndjesitë që Bodler tregon në këto vargje për një grua nudo dhe tepër sensuale, u ndaluan me një vendim gjyqësor më vitin 1857. Bodler e shkroi këtë poezi kur ishte 21 vjeç, për një dashuri të fshehtë, pa emër, si të gjitha dashuritë e mëdha.

Ishte një grua, e shtrirë nudo para tij në divan, me stolitë që i vareshin në qafën e hollë. Një grua që ai e deshi, dhe që sipas kritikëve mund të ketë qenë Jeanne Duval dhe jo një fantazi e poetit. Vargjet e tij për të, cilësohen si kulmi i lirikës së dashurisë, duke mbetur dhe sot një shembull i rrallë i një moderniteti gjenial shprehur në formën më klasike të poezisë. Ledi Shamku, e do shijen që lë gjatë brenda saj Bodler.

“Lulet e së keqes”, e cilësuar si një nga kryeveprat e letërsisë franceze është një prej librave që ajo do të zgjidhte në Bibliotekën e Madhe të Botës, nëse i duhet të zgjidhte vetëm 10 libra. Bodlerin do ta merrte pa mëdyshje e bindur se aty gjendet mësimi më i mirë sesi mund të nxjerrësh më të mirën nga e keqja dhe të mësosh të jetosh me të. Tek ai gjendet fantastikja, pasioni për udhëtimin, refleksion i thellë për vdekjen, ëndrrat dhe atë ku duam të gjejmë prehje dashurinë. Me këtë libër diku në bibliotekën tënde, nuk i humb kurrë shpresat. Si një femër e angazhuar, e cila dëshiron të shohë përtej letrave, “Komedia hyjnore” është një tjetër libër që Shamku nuk do të donte ta humbte. Udhëtimi i jashtëzakonshëm i Dantes nëpër tri mbretëritë e përjetshme Ferrit, Purgatorit dhe Parajsës për gati 24 orë, është një spastrim i mirë për shpirtin njerëzor.

Shamku do të zgjidhte Ferrin, aty ku është vendi i ndëshkimit të çdo dhune, mospërmbajtjeje, mashtrimi. Pasi pas çdo udhëtimi në rrathët e Ferrit, pas çdo fytyre të historisë që takon, është një leksion për jetën reale, për të ecur drejt rrugës së moralit. Marsel Prust, është një tjetër shkrimtar francez, i cili të bën ta duash që me librin e parë që i lexon. “Në kërkim të kohës së humbur”, vepra e tij e famshme është një tjetër libër që Shamku zgjedh, për ta veçuar. Një libër që të fut në skutat e pafundme të kujtesës, e të tregon dhomat e mëdha që mbajnë brenda jetët e secilit prej nesh. Ashtu si në jetën e një njeriu dhe në jetën e një kombi, kujtesa është ajo që e drejton drejt së ardhmes.

Një libër filozofik, që i duhet çdo njeriu që beson në forcën e padukshme të së shkuarës. “I ndjeri Matia Pascal”, romani i njohur i Pirandellos, i cili ende nuk ka ardhur në gjuhën shqipe është një tjetër libër që ka lënë ende gjurmë te Shamku. Fituesi i çmimit Nobel më 1943 Pirandelo shquhet për guximin në dramat e tij. Tipike për Pirandelon është të tregojë se si arti apo iluzioni përzihen me realitetin dhe se si njerëzit i shohin gjërat në një mënyrë krejt ndryshe – fjalët nuk janë të besueshme dhe realiteti është në të njëjtën kohë i vërtetë dhe i rremë. Farsat tragjike të Pirandelos janë parë shpesh si pararendëse për Teatrin Absurd. E tërhequr nga sociologjia nuk ka si të mungojë në listën e librave të saj dhe vepra e sociologut të njohur francez, Michel Foucault, “Disiplina dhe dënimi”.

Historia moderne europiane dhe amerikane bazohet në përpjekjen për ta çliruar lirinë nga zinxhirët politikë, ekonomikë dhe shpirtërorë që kanë lidhur njerëzit. Betejat për lirinë u bënë nga të shtypurit, nga ata që aspironin një liri të re, kundër atyre që kishin privilegje për të mbrojtur. Duke luftuar për çlirimin e tyre nga tirania, çdo klasë besonte se luftonte për lirinë në vetvete dhe kështu mund t’i bënte thirrje një ideali, dëshirës për liri të rrënjosur te të gjithë të shtypurit. Megjithatë, në betejën e gjatë dhe të vazhdueshme për lirinë, klasat që në një moment të përcaktuar historik luftuan kundër shtypjes u hodhën nga ana e armiqve të lirisë kur fitorja ishte e siguruar dhe kishte privilegje të reja për të mbrojtur. Humbja e unit, zëvendësimi i tij me një pseudoun e lë individin në një gjendje të thellë pasigurie. Ai është i mbërthyer nga dyshimi, mbasi duke qenë në thelb një refleks të asaj që të tjerët presin prej tij, në një farë mënyre ka humbur identitetin e vet.

Për të mundur këtë panik janë të shumtë ata që përballë përgjegjësisë që shoqëron të jetuarin në liri, preferojnë të arratisen drejt kufijve të rinj të totalitarizmit ose të strehohen në konformizmin e masës. Ledi Shamku u beson teorive të Erik From, për politikën, njeriun, apo besimin. Libri i tij “Anatomia e dëmtimit të njeriut” të cilin e ka lexuar në italisht, renditet i gjashti në listën e librave që ajo nuk do të donte të mos e kishte lexuar. Ismail Kadare, shkrimtari i njohur shqiptar kandidat për çmimin Nobel, është një tjetër i preferuar i Shamkut me librin e tij “Çështje të marrëzisë” ose “Kronikë në gur”’.

Bota është e marrë”, zbulon Kadare në këtë libër. Dhe e vetmja e vërtetë për shpjegimin e saj është marrëzia. Por kjo e vërtetë e thjeshtë nuk mund të zbulohet me asnjë nga instrumentet e njohjes që ka shpikur njerëzimi, me asnjë nga teoritë, ideologjitë, apo kuturisjet e marra nëpër botë. Ajo zbulohet vetëm me naivitetin e fëmijës. Vetëm syrit të pafajshëm fëmijëror i zbulohet e vërteta e madhe. Dhe e vërteta e madhe e botës është marrëzia. Niçe dhe teoritë e tij filozofike janë një rrugë për të njohur të vërtetën. Shamku zgjedh librin e tij “Aurora, mendime mbi paragjykimet morale”. Sharmi francez, Stendal dhe kryevepra e tij “E kuqja dhe e zeza”, është një tjetër libër që Shamku e zgjedh me dëshirë. Historia e të riut inteligjent e ambicioz, Zhylien Sorelit, që ka fatin të arsimohet dhe guximin e ambicien të dallohet në shoqërinë e lartë, është gjithmonë aktuale.

Dy dashuritë e tij; zonja Dë Renal dhe Matildë dë la Mol, janë simbol i kundërshtive të egra që përplasen në shpirtin e Zhylienit. Libri i fundit që ajo zgjedh, dhe pse janë pafund librat që i kanë mbetur gjatë në mendje, apo i kanë hapur rrugën për diku, është ai që flet për kufijtë e së pamundurës. “Don Kishoti” i Servantesit, libri që u kushtohet idealistëve është një roman që të përfshin jo vetëm për fantazinë, por dhe moralin që përcjell. Shamku është nga ata që beson se librat nuk kanë vetëm aftësinë të të magjepsin, por edhe të të ndryshojnë. Ashtu si përrallat. Ajo nuk e ka humbur ende ndjesinë që të jep leximi i përrallave, që nga koha kur i dëgjonte teksa ia lexonte gjyshja Feti. Ato ishin përralla të pashkruara, legjenda urbane, e gjysmëmitologjike, por që ende i ka në kujtesë.

Nga ajo kohë, leximi i përrallave është diçka e pashmangshme për të, si një manual për të gjetur rrugën e duhur për diku. Këto ditë po lexon përrallat irlandeze, të përkthyera në shqip. Sipas psikologëve, ligjërimi themelor i arsyes transmetohet përmes përrallave. “Bambi” nën përkthimin e Eqrem Çabejt dikur, është një sugjerim që ajo bën për ta lexuar, dhe një freskim i madh për shqipen e gjithkujt. Përrallat janë një armë shumë e fortë për t’u ruajtur nga e keqja, më shumë se çdo leksion që mund të marrësh.

“Përralla e lojna Kombëtare” mbledhur nga At Donat Kurti, botuar nga Kolana Françeskane është një tjetër libër që nuk duhet humbur prej saj. “Përmbledhje e shkrimeve të françeskanëve për arbëreshët e Italisë”, “Verbëria” Saramango, “Tuneli”, Sabato, “Mjeshtri dhe Margarita” Bulgakov, “Me syrin e një klouni”, (Hajnrih Bel, nën përkthimin e Ardian Klosit, “Libri i Gabimeve” nga Gianni Rodari janë të tjerë libra që kanë lënë gjurmë tek ajo. Ledi Shamku, ashtu siç mund të flasë pafund për shqipen, mund të nxjerrë lehta nga kujtesa dhe librat që një e nga një kanë hyrë tek ajo, dhe e kanë bërë më të sigurt, e më të bukur brenda. Librat që vazhdojnë t’ia tërheqin vëmendjen në çdo kënd apo hapësirë ku mund t’i shohë, për t’i prekur apo shfletuar….
-Komedia Hyjnore (Ferri)-Dante Aligeri
-Në kërkim të kohës së humbur- Marsel Prust
-I ndjeri Matia Pascal – Luigi Pirandello
-Lulet e së keqes- Sharl Bodler
-Disiplina dhe dënimi –Michel Foucault
-“Anatomia e dëmtimit të njeriut -Erik Fromm
-“Çështje të marrëzisë” –Ismail Kadare
– “Aurora, mendime mbi paragjykimet morale”- Niçe
-“E kuqja dhe e zeza” –Stendal
-“Don Kishtoti” -Servantes