11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Rrokum: Ndërkombëtarët s’i lanë bisedimet në dorën e VV

takimi-i-aak-ldk-nismaIsa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir LImaj, pas aleancës që bënë bashkë, të vetëdijshëm se nuk i kanë numrat për krijimin e Qeverisë, i nisën takimet e bisedimet me Albin Kurtit e Lëvizjes Vetëvendosje.

U takuan mbi dhjetë herë. Herë i përafronin qëndrimet e herë i ndryshonin fjalët.

Vetëvendosje akuzon liderët e koalicionit LDK-AAK-NISMA se para se me nënshkrua marrëveshjen, i ndryshuan fjalët. Ndërsa, përfaqësuesit e koalicionit akuzat i drejtojnë kah Vetëvendosje, se ata shkuan me kërkesa të reja.

Tri kërkesat e Kurtit, ndërprerja e përkohshme e bisedimeve me Serbinë, pezullimi i privatizimit dhe anulimi i vendimit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pothuajse u pranuan nga liderët e koalicionit tre palësh. Por, pezullimi i bisedimeve me Serbinë del të jetë pika më e nxehtë në diskutime.

Burimet brenda koalicionit LDK-AAK-NISMA, i kanë thënë Televizionit Rrokum se tre liderët kanë rënë dakord për tri kërkesat e lëvizjes së Kurtit, e se po ashtu i kanë pranuar edhe kërkesat për postet ministrore. Ministria e Punëve të Brendshme, e Drejtësisë dhe drejtimi i bisedimeve me Serbinë, i janë besuar Vetëvendosjes.

Por, pastaj kanë ndërhyrë ndërkombëtarët, të cilët kanë kërkuar që udhëheqës të bisedimeve mos me qenë askush nga Vetëvendosja dhe se krejt çka mund t’ju lejohet është të jenë pjesë e delegacionit.

Ndërkombëtarët, sipas këtyre burimeve, e kanë arsyetuar kërkesën duket thënë se Vetëvendosje është mos bashkëpunuese, e papërshtatshme dhe jo kooperative.

Pas kësaj kërkese të ndërkombëtarëve, kanë ndryshuar edhe qëndrimet e të tre liderëve, që nuk donin t’i prishnin marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë.

“Gjatë bisedimeve me Vetëvendosjen, të tre liderët i kanë pranuar kërkesat e Albin Kurtit, kanë lëshuar pe edhe në postet ministrore. Por, ditën tjetër kur janë takuar për ta nënshkruar marrëveshjen, Kurti ka ardhur me kërkesa shtesë ku ka kërkuar që ata të jenë udhëheqës dhe përgjegjës të bisedimeve me Serbinë e që nga qeveria Marrëveshja e 19 Prillit të shkojë në Komisionin e Venecias. Këto kërkesa janë të papranueshme për miqtë tanë ndërkombëtar”, ka thanë ky burim.

I njëjti burim ka thënë se dy liderët, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe Fatmir Limaj i Nismës, vetëm e vetëm që të arrihet koalicioni e të pamundësohet krijimi i qeverisë “Thaçi 3”, kanë qenë të gatshëm t’i sakrifikojnë edhe postet ministrore. Sipas këtij burimi, Fatmir Limaj në një takim ka thanë se ka me i mbështet “bllanko” vetëm të mos lejohen edhe katër vite të qeverisjes së Hashim Thaçit të PDK-së.

Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se kur liderët kanë ardhur për të nënshkruar marrëveshjen, doli të jetë problem udhëheqja e bisedimeve nga Lëvizja e Kurtit.

Fill pas përfundimit të zgjedhjeve të 8 qershorit u lidh koalicioni LDK-AAK-NISMA, por vetëm këto të tria nuk e kanë mundësinë ta formojnë qeverinë. Shpresat për marrëveshje me Vetëvendosjen ende nuk i kanë shuar, pavarësisht se deputetët e VV-së nuk e dhanë votën e tyre për zgjedhjen e Isa Mustafës për kryetar të Kuvendit të Kosovës më 17 Korrik. /Rrokum/

Më Shumë

Policia në Suharekë konfiskon dy armë zjarri

Në 24 orët e  fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri.     Siç bëhet e ditur, në rastin e parë, gjatë  kontrollit në automjetin...

Vlera e kredive të reja për muajin mars 2024 arriti në 241.20 milionë euro, edepozitave 69.70 milionë euro

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë...

Lajmet e Fundit