11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Rexhepi: Raporti i KE-së, pozitiv

BajramRexhepi-ministerMinistri i Punëve të Brendshme (MPB), Bajram Rexhepi e ka vlerësuar real dhe pozitiv raportin e Komisionit Evropian (KE) për përmbushjen nga Kosova të kritereve për udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

Rexhepi ka thënë për “Epokën e re”, se raporti i KE-së paraqet gjendjen faktike të shtetit të Kosovës, por, sipas tij, duhet plotësuar edhe disa çështje të vogla, të cilat i ka rekomanduar Komisioni Evropian në këtë raport.

“Raporti i Komisionit Evropian është shumë pozitiv. Megjithatë kanë mbetur edhe disa çështje të vogla, të cilat mund të kryhen pa ndonjë problem të madh. Gati jemi në përfundim të përmbushjes së kritereve dhe kushteve që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave. Prandaj, ky raport është real dhe është pozitiv për shtetin e Kosovës”, ka thënë Rexhepi, duke shtuar se edhe kriteret e mbetura do të përmbushën në mënyrë që qytetarët e vendit të udhëtojnë pa viza sa më shpejt që është e mundur.

“Nëse ekziston vullneti i institucioneve evropiane ne shumë shpejt do t’i përmbushim edhe kriteret e mbetura”, ka deklaruar Rexhepi.

Ndërkaq, komisionerja evropiane për Çështje të Brendshme, Cecilia Malmstrom, ka thënë se autoritetet e Kosovës kanë punuar shumë dhe kanë arritur progres në fushat, si pranimi dhe siguria e pasaportave, por sipas saj, duhet të vazhdojnë të punojnë në rezultatet e treguara dhe të angazhohen në mangësitë e identifikuara në këtë raport.

Raporti i Komisionit Evropian rekomandon që Kosova duhet të rrisë riintegrimin e qëndrueshëm të personave kthyer; të përmirësojë saktësinë e sistemit të saj për statusin civil; të shtyjë para sistemin informativ për viza; të zhvillojë pavarësinë e gjyqësorit dhe të krijojë një regjistër të besueshëm për vendimet e gjykatave të marra për rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Më Shumë

Në Prizren janë regjistruar 33,756 qytetarë

Në Prizren, procesi i regjistrimit të popullsisë është në rrugën e duhur, me 33,756 qytetarë të regjistruar deri më tani. Koordinatori i komisionit komunal, Haxhi...

Ambasada britanike në Beograd e informuar për arrestimin e Sadik Durakut

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd është e informuar për arrestimin në Serbi të shtetasit të saj Sadik Duraku, me origjinë nga Kosova. Siç...

Lajmet e Fundit