Mustafa – Thaçit: Gjykata nuk e zgjedh Kryeparlamentarin e Qeverinë

Isa Mustafa LDKKryetari i LDK-së Isa Mustafa thotë se janë të vendosur që në vend të mos ketë qeveri “Thaçi 3”. Për këtë tha se kanë votën e sovranit.

Ndërkohë, nëpërmjet një postimi në Faacebook, Mustafa tha se “Gjykata gjykon për kushtetutshmërinë, por ajo nuk e zgjedh as Kryetarin e Kuvendit e as Qeverinë”.

Ja shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Me 17 korrik ndodhi veprimi më demokratik, në rrethana krejtësisht jodemokratike, që mund të ndodh në një vend. Me vullnetin e tyre, 83 deputetë u shprehën se nuk e dëshirojnë vazhdimin e qeverisjes, e cila e ka ngulfat shtetin. Ky është vendim i atyre që morën votën e sovranit. Ne nuk e përdorëm as rrugën dhe as dhunën për ta treguar fuqinë dhe vendosmërinë tonë. E përdorëm votën, si mjetin më demokratik të këtij vendi.

LDK, AAK dhe Nisma sot jemi edhe më shumë të vendosur që të vazhdojmë këtë rrugë demokratike për t’i dhënë këtij vendi shansin e ndryshimeve. Unë jam i prirur të besoj se institucionet e pavarura do të marrin vendim të pavarur kushtetues. PDK dhe z. Thaçi duhet ta kenë të qartë se gjykata gjykon për kushtetutshmërinë, por ajo nuk e zgjedh as Kryetarin e Kuvendit e as Qeverinë. Këtë e bëjnë deputetët. Ne e kemi grupin më të madh parlamentar, e kemi besimin e shumicës, edhe asaj shqiptare edhe të komuniteteve, që është kriter themelor kushtetues.

Më Shumë

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

Lajmet e Fundit