Home Blog Page 8340

Tracy Morgan flet pas aksidentit: Ndjehem mirë

0

Tracy MorganQë pas lëndimit serioz në një aksident në New Jersey komiku Tracy Morgan ka folur për herë të parë, para opinion publik. Aktori i serialit “30 Rock” u hospitalizua më 7 qershor, si pasojë e një aksidenti të rëndë – kur një kamion goditi limuzinën me të cilën ai udhëtonte dhe në atë aksident humbi jetën mentori dhe kolegu i tij, James ‘Jimmy MACk’ MCNair.

45-vjeçari ka dalë nga spitali në javën e kaluar dhe është kthyer në shtëpi për të vazhduar shërimin, pasi ka thyer këmbën, hundën dhe disa brinjë.

“Jam mirë. Ndjehem i fortë. Ju dua. Faleminderit shumë. E vlerësoj”, u ka thënë aktori fotoreporterëve jashtë shtëpisë së tij. Vozitësi i kamionit do të përballet me proces gjyqësor, pasi e kishte zënë gjumi duke vozitur.

Zbulohet trafiku ndërkombëtar i bombave me celularë, në Durrës kapen 3 persona

0

84038_1Një operacion i policisë së Durrësit ka arrestuar disa persona, pjesë e një trafiku të gjerë ndërkombëtar të bombave me telekomandim. Në cilësinë e provës materiale janë kapur mekanizma celularë bombe që personat do i shisnin në treg.

Operacioni policor kishte nisur prej muajsh psi ishte marrë informacion se një grup shqiptarësh bashkëpunonin me persona në Malin e Zi dhe Greqi

Merreni shembull Edi Ramën

0

Adem DemaciVeprimtari i çështjes kombëtare shqiptare, Adem Demaçi, ka thënë se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, meriton notë të lartë për qeverisjen e shtetit shqiptar.

Demaçi ka thënë për Epoka e Re se Edi Rama në 300-ditëshin e parë të qeverisjes ka bërë kthesë historike kombëtare.

“Unë mendoj se kjo është kthesa e madhe kombëtare, e cila është pritur qysh prej kalimit nga sistemi njëpartiak në sistemin shumëpartiak. Kjo kthesë ka pasur mundësi të bëhet edhe më përpara, por kjo vonesë ka ndodhur për shkaqe të shumta, të brendshme dhe të jashtme. Ardhja e Edi Ramës dhe shpalosja e projektit të përgjithshëm kombëtar e ndërkombëtar dhe arritja e tij që për një kohë kaq të shkurtër, që ta bindë Evropën që me të gjithë të metat e mëdha që janë të pranishme në Shqipëri dhe në hapësirat shqiptare, shteti shqiptar ta marrë statusin e vendit kandidat për të aderuar në Bashkim Evropian”.

“Po ashtu, Edi Rama tregoi suksese edhe në eliminimin e problemit ‘Lazarat’, edhe pse ende kanë mbetur disa bishta të tillë anembanë trojeve shqiptare. Këto janë dy suksese të mëdha, të fuqishme, të cilat duhet të kihen parasysh kur mendohen këto 300 ditë”.

Ai ka thënë se për këto 300 ditë Rama ka arritur t’i heqë disa barriera të panevojshme midis Shqipërisë dhe Kosovës.

“Unë jam objektiv dhe i paanshëm. Kushdo që punon për kombin, qoftë i majtë apo i djathtë, e ka respektin tim”.

Demaçi në këtë bisedë për Epoka e Re u ka sugjeruar politikanëve të Kosovës ta marrin si shembull Edi Ramën se si duhet të qeveriset shteti.

“Politikanët e Kosovës duhet të marrin mësim nga Edi Rama. Me përparimin e Shqipërisë dhe me heqjen e barrierave në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, Kosova po vjen në një situatë që t’i bëjë shumë gjëra që nuk do t’i bënte pa një Shqipëri dinamike. Rama nuk e ka hallin të bëjë luftë për pushtet, por ai e ka hallin si ta zhvillojë Shqipërinë”.

“Një Shqipëri e fortë është një Kosovë e fortë. Një Shqipëri e zhvilluar është një Kosovë e zhvilluar. Këtu s’kemi çfarë flasim. Ne ia shohim hairin një Gjermanie të fortë, lëre me një Shqipërie të fortë”.

Sejdiu: “Blloku” po i frikësohet kontratës

0

Dardan Sejdiu-VVBlloku opozitar LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje kur dukej se ishin afër të nënshkruanin marrëveshje për bashkëqeverisje, doli të kenë ende mospajtime.

Partia e Albin Kurtit thotë se “Blloku” nuk po është i gatshëm t’i nënshkruaj në letër ato për të cilat ishin pajtuar deklarativisht.

Deputeti i ri i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, sot kur ende pritet që këto subjekte të afrojnë qëndrimet dhe të nënshkruajnë marrëveshje, shprehë habinë e tij se si, pala tjetër vazhdon të mos ketë guximin që pajtimet verbale t’i bëjnë kontratë në letër.

“Edhe 15 vjet ma vonë ende i frikësohen letrave, të zezës në të bardhë, kontratës!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Vazhdon nënshkrimi i peticionit për drejtësi ndaj të dhunuarave

0

Vepro-nenshkruaj peticioninEdhe sot do të vazhdojë nënshkrimi i peticionit në të gjitha komunat e Kosovës, në kërkim të drejtësisë ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovës.

Vetëm në ditën e parë janë me mijëra qytetar që kanë nënshkruar peticionin, dhe pritet interesim edhe më i madh sot gjatë ditës, kurse nënshkrimi mund të bëhet deri të premten sipas agjendës së peticionit.

Qytetarët e interesuar mund ta nënshkruajnë atë nga ora 8:00 e mëngjesit deri në 20:00 të mbrëmjes.

Blloku opozitar takohen sërish sot

0

lideret e kater partiveLiderët e koalicionit, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, pritet që sot gjatë ditës të takohen me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të diskutuar lidhur me mundësin e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Edhe pse asgjë nuk është konfirmuar lidhur me ketë takim, burime nga këto subjekte thonë se drafti i Marrëveshjes ka pësuar disa ndryshime duke përafruar qëndrimet rreth temave të ndryshme.

Aragona Band: Kësaj radhe një këngë më ndryshe

0

Aragona BandAragona Band të cilët u bënë të njohur me këngët si ‘Vajza Anonime’ e ‘Ajo’, tani po sjellin projektin e tyre të ri.

Në një intervistë për gazetën Tribuna, solisti i këtij bendi Drin Haxhijakupi ka shpalosur në detaje për projektin e tyre të ri.

Ai thotë që projekti ka përfunduar dhe këto ditë pritet të finalizohet e pas disa ditëve do të fillojnë t’ia bëjnë edhe videoklipin.

“Ne e kemi përfunduar projektin, këto ditë pritet të finalizohet komplet kënga e gjatë ditëve në vijim pritet t’ia realizojmë edhe videoklipin. Muzikën dhe tekstin e kanë punuar Zzap&Chriss”, tregon Drini, duke shtuar se ende nuk kanë vendosur se me kë të bashkëpunojnë për videoklipin

Halil Matoshi: Nuk është mirë “me kris grushtat” në Kuvend

0

HalilMatoshi-analistNë skemën sipas së cilës është bërë ndarja e ulëseve për deputetët në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 8 qershorit, të 37 deputetët e PDK-së i vendos në karriget e mesit, e jo deputetët e bllokut opozitar, ashtu siç po pretendojnë tri partitë e koalicionit.

Gjithnjë sipas kësaj skeme, edhe pse deputetët e tri partive LDK-AAK dhe Nisma janë regjistruar në një grup të përbashkët parlamentar, ato në Kuvend, në seancën e parë të 17 korrikut, do të ulën si parti të veçanta.

Pakënaqësitë e tri partive të koalicionit paszgjedhor për renditjen e ulëseve janë shfaqur qysh në mbledhjen e parë të kryesisë. Liderët politikë nuk janë pajtuar me faktin se deputetët e PDK-së do të ulen sërish në karriget e mesit, gjë që kanë bërë që lideri i PDK-së Hashim Thaçi i revoltuar ta lëshoj mbledhjen.

Ky i fundit ka thënë se partia e tij nuk do të lejoj që një “grumbull muskujsh” ta prish rregullin. Ai ka kërkuar nga liderët politik që të respetkojnë vullnetin e jo të bien në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit, në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
E duke i parë pakënaqësitë e subjekteve politike për t’u ulur në mes të ulësve të Kuvendit, në seancën e parë konstituive të 17 korrikut s’do mend se mund të shpërndahen edhe “grushte” e “shqelma”.

Por publicisti Halil Matoshi nuk ka dashur të paragjykoj se si do të rrjedhë seanca konstituive e 17 korrikut, por nisur nga fjalët e zyrtarëve të PDK-së, se “nuk lejojnë aski të shkelin mbi institucionet” ai nuk përjashton as mundësinë e “grushteve” brenda Kuvendit të Kosovës.
“Nuk duhet paragjykuar se do të ketë grushtime.

Unë dua që të ketë ceremoni festive inauguruese, mirëpo kjo varet kryesisht nga fakti se sa e duan vërtet Kosovën përfaqësuesit e ish- LPK-së, përkatësisht PDK-ja, që dikur brohorisnin: “O do bëhet Kosova e jona- o do bëhet shkrum e hi!” E tash, se çfarë do të ndodh varet se çfarë ka menduar Adem Grabovci kur tha: “Nuk do ta lejojmë askë që të shkel mbi institucionet që i kemi fituar me gjak…”, ka deklaruar Matoshi për gazetën “Botaress”.

SHBA, thirrje evropianëve të ndalin `luftëtarët vullnetarë`

0

567Kriza dhe lufta në Siri nga zyrtarë amerikanë është cilësuar si një krizë globale që kërkon një qasje dhe zgjidhje poashtu globale. Prokurori i Përgjithshëm i SHBA që njëkohësisht është edhe ministër i Drejtësisë, Erick Holder u ka bërë thirrje vendeve evropiane që të jenë më të ashpëra në parandalimin e qytetarëve të tyre që shkojnë në luftime në Siri, duke e quajtur konfliktin atje një ‘djep të ekstremizmit të dhunshëm,’ që rrezikon vendet perëndimore kur këta luftëtarë të kthehen në vendet e tyre.

Z. Holder i bëri këto komente ditë më parë, por edhe të tjerë zyrtarë të administratës dhe të pushtetit legjislativ kanë folur për këtë rrezik dhe pasojat që mund të vijnë nga luftëtarët ‘vullnetarë’ të xhihadit. Burimet amerikane të zbulimin vlerësojnë se mund të jenë rreth 7,000 luftëtarë të huaj në konfliktet në Siri, në mesin e tyre edhe dhjetëra amerikanë.

“Nëse presim që qytetarët tanë të udhëtojnë në Siri apo Irak, të radikalizohen atje dhe pastaj të kthehen, atëherë do të jetë shumë vonë që të mbrojmë si duhet interesat tona kombëtare,” tha Holder. I gjithë ky sentiment mbi luftëtarët e huaj në Siri ka ndikuar në rritjen e masave të sigurisë për të gjithë ata që udhëtojnë drejt Amerikës, sidomos nga aeroportet e vendeve evropiane dhe ato në Lindjen e Mesme.

Wikipedia, ose enciklopedia falas që është burim informimi dhe ‘I besueshëm’ i shumë njerëzve, flet për pjesëmarrjen e luftëtarëve të huaj në Siri dhe në segmentin për luftëtarët nga Ballkani shkruan për ‘shqiptarët myslimanë nga Kosova dhe Maqedonia të cilët u janë bashkangjitur kryengritësve për të ndihmuar ‘vëllezërit sunitë.,transmeton rtk.

“Deri në maj të këtij viti mbi 100 shqiptarë të Kosovës po luftonin në Siri bashkë me grupet islamike, ku rreth 40 prej tyre ishin nga komuna e Skënderajt. Ata i ishin bashkuar organizatave ISIS dhe Xhabat Al-Nusra,” thekson burimi në Wikipedia që citon mediat nga Beogradi të cilat thirren në një shkrim të së përditshmes kosovare në online, GazetaExpress.

Maliqi: Kokëfortësia na çon në zgjedhje të reja

0

ShkelzenMaliqiAnalisti politik Shkelzen Maliqi ka vlerësuar se dështimi eventual i marrëveshjes në mes të koalicionit LDK-AAK-NISMA dhe VV-së vë në pikëpyetje të madhe mundësin e formimit të qeverisë së re nga partitë të cilat kanë humbur zgjedhjet e 8 qershorit.

Ai ka deklaruar se ky koalicion pa VV-në nuk i ka numrat për te formuar qeverinë. Sipas tij, tani qeveria e re mund të formohet nga ato parti që janë në gjendje të bëjnë koalicionin me PDK-në, e cika i ka 37 deputetë.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja, nëse vazhdon kjo kokëfortësi e subjekteve politike./Epoka e Re/.