Home Blog Page 8345

Adrian Gaxha bëhet bjond i ligjshëm

0

ArdianGaxha-biondAdrian Gaxha ka postuar një foto qesharake në Instagram me rastin e finales së madhe të Gjermanisë dhe Argjentinës. Duke i uruar fitore Argjentinës që në fakt humbi 1 me 0, ai gjithashtu ka treguar se tashmë është bërë bjond.

Por në të vërtetë ai ka pozuar në foto me nje shoqe të tij e cila ia hedhur flokët e saj në kokë këngëtarit simpatik.

“ Give me your kiss Argentinaa you are the winneeerrr ….Upss sorry im blonde.. #legallyblonde”, ka shkruar Adrian Gaxha.

Edhe kryeparlamentari në Kushtetuese

0

kuvendi zbrazenEkspertët kushtetues dhe analistët politikë kanë vlerësuar se çështja e postit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës duhet të sqarohet nga Gjykata Kushtetuese.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka dhe analisti politik Artan Muhaxhiri, kanë deklaruar për “Epokën e re” se tensionet në mes të dy blloqeve për pretendimet rreth së drejtës për postin e kryeparlamentarit nuk mund të zgjidhen me diskutime, por duhet të ndërhyjë një instancë më e lartë.

Sipas Smakës, kushtetuesja duhet ta sqarojë këtë situatë me një vendim apolitik dhe profesional.

“Duket se çështja e kryeparlamentarit do të zhagitet derisa Gjykata Kushtetuese ta japë opinionin e vet, ndërsa se cili do të jetë ai opinion nuk mund të paragjykoj. Mendoj se ai do të jetë konform Kushtetutës, ashtu që grupi më i madh parlamentar ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, por le të shkojë edhe njëfarë kurtuazie që, në qoftë se nuk do ta marrë votëbesimin kandidati i propozuar nga grupi më i madh parlamentar, le ta propozojë kandidatin grupi i dytë më i madh parlamentar, i treti dhe kështu derisa të zgjidhet kryetari i Kuvendit”, ka thënë Smaka.

Ai ka sqaruar se Kushtetuta nuk e parasheh shpërbërjen e Kuvendit nëse nuk zgjidhet kryetari i këtij institucioni, sikurse në rastin e presidentit dhe qeverisë.

“Sipas Kushtetutës, situata është e kthjelltë, e qartë dhe nuk ka kurrfarë dilemash, sepse grupi më i madh parlamentar e propozon kandidatin për kryetar të Kuvendit. Ndërsa se a do t’i ketë ai 61 vota pro apo jo është temë tjetër. Së dyti, te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit nuk është përcaktuar shpërbërja e Kuvendit nëse do të dështonte zgjedhja e tij, sikurse është rasti me kryeministrin dhe me presidentin. Kështu që, besoj se kjo të kalojë në mënyrë të qetë dhe ashtu siç na ka hije”, është shprehur Smaka.

Edhe analisti politik Artan Muhaxhiri mendon se hendeku në mes të dy blloqeve për këtë çështje është shumë i madh dhe nuk mund të kalohet pa një interpretim të Kushtetueses.

Madje ai ka paralajmëruar se nëse shkohet në seancën e së enjtes me këto pretendime mund të ketë edhe skena të pahijshme.

“Hendeku midis këtyre dy blloqeve është aq i madh saqë nuk ka asnjë mundësi të ketë ndonjë zgjidhje të mospajtimeve në mënyrë politike apo diplomatike dhe për këtë arsye mendoj se do të kërkohet mendimi i një instance më të lartë, që në këtë rast është Gjykata Kushtetuese. E pamë në mbledhje të Kryesisë se kishte shumë tensione dhe kishte një lloj mosdurimi në mes të Thaçit dhe koalicionit tjetër. Kështu që, mendoj se mënyra më e mirë e zgjidhjes së kësaj çështje është të vendosë Kushtetuesja, pasi mund të priten edhe skena të pahijshme në seancën konstituive, për shkak të një lloj agresiviteti në mes këtyre blloqe”, është shprehur Muhaxhiri.

Më tutje, ai ka vlerësuar se interpretimi i Kushtetueses dhe negociatat e bllokut opozitar kanë disa pikëpyetje, të cilat do të mund ta shtyjnë procesin e konstituimit të institucioneve.

“Kjo do ta zhagisë pak procesin, sepse ka vërtet shumë pikëpyetje në këtë proces. Por mos të harrojmë se edhe një pikëpyetje e madhe do të jetë përgjigjja e bllokut opozitar ndaj kërkesave të Lëvizjes Vetëvendosje! Sidomos tash pas vizitës së ndihmëssekretares amerikane, e cila si elemente kryesore të vizitës së saj ua rikujtoi politikanëve tanë çështjen e dialogut”, është shprehur Muhaxhiri.

Ai nuk ka përjashtuar zgjedhjet si dalje nga kriza aktuale, ndërsa ka shtuar se do të jetë interesante të shihet përgjigjja e bllokut ndaj kërkesave të LVV-së.

“Nëse është përgjigje negative, atëherë çdo gjë do të bie në ujë dhe atëherë zgjedhjet e reja janë të paevitueshme, sepse nuk ka mundësi as teorike të krijohet qeveria. Por, edhe nëse blloku i jep përgjigje pozitive LVV-së, prapë do të jetë problematike, sepse kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare dhe kërkesat e LVV-së për dialogun janë të kundërta në shumicën e rasteve. Kështu që, nuk mund të pranohen edhe kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare, edhe kërkesat e LVV-së”, ka deklaruar Muhaxhiri, duke shtuar se koalicioni paszgjedhor LDK, AAK dhe NISMA janë në pozitë shumë të palakmueshme në këtë aspekt.

Kryesia në largim e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e fundit që e ka mbajtur të shtunën ka vendosur që LDK, AAK dhe NISMA do të jetë grupi më i madh parlamentar në legjislaturën e re dhe si rrjedhojë do t’i takojë edhe e drejta për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, e kishe braktisur këtë mbledhje, me arsyetimin se kjo mbledhje po devijon nga Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe Kushtetuta e Kosovës dhe se PDK-ja është grupi më i madh parlamentar.

Interesim i madh për Ekonomik dhe Mjekësi

0

UP-fakulteti ekonomikEdhe këtë vit interesimi më i madh i maturantëve është fokusuar tek Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Vetëm në më pak se një javë 12 458 maturantë kanë aplikuar online për t’u regjistruar në Universitetin e Prishtinës.

Statistikat që i kanë në universitet tregojnë se edhe këtë vit interesimi më i madh vërehet për Fakultetin Ekonomik, Mjekësinë, Edukimin dhe Juridikun.

Ushtruesi i detyrës së prorektorit për mësim dhe çështje të studentëve në këtë universitet, Qerim Qerimi, ka thënë për “Epokën e re” se deri më tani sistemi i aplikimit online ka funksionuar në mënyrë efikase. “Nuk kemi asnjë informacion nga zyra përkatëse ose pala e tretë për probleme apo vështirësi në këtë drejtim”, është shprehur Qerimi.

Sa i përket interesimit të maturantëve, ai ka thënë se është vërejtur interesim i mirë. “Një përgjigje definitive mbase do të kërkonte të presim edhe disa ditë, ose përmbylljen e konkursit, për të gjykuar për interesimin. Sidoqoftë, deri më tash është numër relativisht i konsiderueshëm i kandidatëve që kanë aplikuar për pranim”, ka thënë Qerimi. Ai ka treguar se interesim më i madh edhe këtë vit vërehet në Fakultetin Ekonomik, Mjekësi, Edukim dhe Juridik. “Deri më tash kanë aplikuar 12 458 kandidatë. Gjykuar sipas numrave ekzistues, interesimi më i madh është në Fakultetin e Ekonomisë dhe atë të Mjekësisë. Në Fakultetin Ekonomik deri më tash kanë aplikuar 2 112, ndërkaq në Mjekësi kanë aplikuar 2 093 kandidatë. Sa iu përket fakulteteve të tjera, ato renditen kësisoj: 1 710 në Fakultetin e Edukimit, 1 296 në Fakultetin e Filologjisë, 1 112 në Fakultetin Juridik, 1 087 në Fakultetin Filozofik, 807 në FSHMN e kështu me radhë”, ka treguar Qerimi.

Numri i studentëve që do të pranohen në Universitetin e Prishtinës është 10 054. Konkursi do të jetë i hapur deri më 17 korrik, kurse provimi pranues do të mbahet më 21 dhe 22 korrik.

Sot mblidhet Kryesia e PDK-së

0

Kryesia e PDKSituata e krijuar pas mbledhjes së Kryesisë në dorëheqje të Kuvendit të Kosovës ka aktivizuar sërish Partinë Demokratike të Kosovës, e cila vazhdon të insistojë se posti i kryetarit të Kuvendit i takon kësaj partie, e cila ka dalë fituese në zgjedhjet e 8 qershorit.

Një prej nënkryetarëve të PDK-së në kushte anonimiteti i ka thënë “Epokës së re” se sot (e hënë) do të mblidhet Kryesia e PDK-së, e cila do të diskutojë për hapat që do të ndërmerren nga kjo parti në seancën e 17 korrikut, ku do të bëhet konstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës.

“Kryesia e PDK-së do të mblidhet sot (e hënë) për të diskutuar rreth çështjes së kryeparlamentarit. Në këtë takim do të ndërmerren të gjitha hapat që do të ndërmarrë PDK-ja gjatë seancës konstituive. Nuk ka asnjë dyshim se kyeparlamentari i takon PDK-së dhe partnerëve të saj”, ka thënë një nga nënkryetarët e PDK-së.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se PDK-ja nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga pozita e kryeparlamentarit të Kosovës.

“PDK-ja si parti fituese nuk e ka ndërmend të lëshojë pe karshi pozitës së kryeparlamentarit dhe formimit të qeverisë. Në këtë drejtim askush nuk mund të shkelë mbi vullnetin e qytetarëve të Kosovës, të cilët me votën e tyre ia kanë treguar secilës parti dhe individi veç e veç”, ka thënë ky nënkryetar i PDK-së, duke bërë me dije se do t’i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese për kryeparlamentarin, nëse blloku opozitar vazhdon të barrikadohet karshi kësaj çështje.

“Nëse blloku opozitar vazhdon të insistojë në këtë çështje, atëherë opsioni ynë i fundit mbetet Gjykata Kushtetuese”, ka thënë ai.

Më e bukura e Botës

0

12Sipas revistës PlayBoy, femra më e bukur italiane në botë është cilësuar modelja Bianca Balti. Kjo revistë i ka dedikuar modeles kopertinën e revistës korrik/gusht dhe një set të tërë fotografish të quajtur Ciao Bella!
Vetë Bianca është shprehur e lumtur dhe entuziaste për këtë rezultat.

Ajo ka postuar në faqen e saj në Instagram disa foto të ndryshme të realizuara gjatë setit për PlayBoy.
Ajo ka pozuar për firma të mëdha e marka me emër si Versace, D&G, etj.

Edhe pse është nënë e një fëmije 7 vjeç të quajtur Matilde, pas marrëdhënies me ish bashkëshortin, fotografin Christian Lucidi, ajo nuk ka ndaluar së vazhduari karrierën e saj. Prej tre vjetësh është në një marrëdhënie me Francesco Mele.

Nis takimi LDK-AAK-NISMA dhe VV

0

blloku opozitar(E plotësuar) Ka filluar takimi në selinë e AAK-së ndërmjet liderëve të LDK-së, AAK-së, NISMA-së dhe të Vetëvendosje!-s, ku pritet të vendoset për arritjen e marrëveshjes ose jo me Vetëvendosje!-n.

Blloku dhe VV takohen për Marrëveshjen

Blloku Opozitar, i krijuar nga LDK, AAK dhe Nisma, bashkë me Vetëvendosjen, do të ulen sot në orën 10, për t’i dhënë përgjigje njëri-tjetrit nëse pajtohen ose jo për parimet e marrëveshjes së tyre politike lidhur me qeverisjen e vendit.

Takimi i paralajmëruar për të dielën është shtyrë për sot, siç ka shpjeguar VV, me kërkesën e Bllokut Opozitar, “për arsye private, familjare”.

Afati kohor për të dielën fillimisht kishte tingëlluar si “ultimatum” i Albin Kurtit, por ndryshimi i planit për takimin, gjatë ditës së djeshme, nuk solli asnjë reagim të ashpër nga Vetëvendosje.
Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Albin Kurti pritet të vendosin si do të ecin më tutje.

Kurti ka kërkuar që marrëveshja eventuale mes tyre të kryhet para seancës konstituive të Kuvendit, e caktuar të mbahet më 17 korrik, në mënyrë që të ketë kohë të mjaftueshme për ta mbajtur referendumin me anëtarësinë e Vetëvendosjes – prej të cilit do të dalë fjala përfundimtare.

Pika më e ndjeshme është Dialogu i Brukselit.

Ndihmës-Sekretarja Amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, pas vizitës së djeshme në Prishtinë, ka pohuar të ketë marrë garanci nga liderët politikë kosovarë se Dialogu me Serbinë do të vazhdojë.

Nuland ka kërkuar që Dialogu të fillojë menjëherë pas formimit të Qeverisë së Kosovës.
Blloku Opozitar, siç pohohet, është optimist që marrëveshja me VV mund të arrihet.
Nëse është kështu dhe nëse Vetëvendosje pranon të nënshkruajë marrëveshjen, atëherë duket se Albin Kurtit i duhet të heqë dorë nga disa “kushte të forta” që fillimisht i kishte parashtruar./Politiko.net/

“Zogu më i mirë prej krejtve”, në skena të nxehta me Getoarin

0

tuna-e1405272075552Shumë shpejt do të lançohet kënga më e re e këngëatres Altuna Sejdiu, e cila këtë herë vjen në një bashkëpunim me reperin e njohur kosvar Getoar Selimin.

Pritet që klpi të ketë shumë skena të nxehta, pas superprovokimit të vjetshëm të Tunës si “zogu më i mirë prej krejtve” në këngën Fenix.

Nga mediat kosovare mësohet se ky klip është xhiruar në Turqi, ndërsa për imazhin e Tunës është kujdesur një prej stilisteve të imazhit më prestigjioze në industrinë amerikane të muzikës, Sharon Baodie.

Mbetet për tu parë nëse me këtë projekt Tuna do të mbetet në lartësinë e vjetshme në hapësirat e faqeve rozë.

Minxhozi: Krijimi i koalicionit LDK-AAK-NISMA – delikat

0

Qemal MinxhoziAmbasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi, e ka vlerësuar si “delikat” krijimin e një koalicioni të ri, të përbërë nga LDK, AAK dhe Nisma, shkruan sot Koha Ditore. Ndërkohë që situatën paszgjedhore e ka konsideruar si të vështirë, duke shprehur njëherësh drojën për një përkeqësim të situatës.

Sipas ambasadorit shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, lëvizja “Vetëvendosje” ka një pozicion tepër kyç dhe interesant për zgjidhjen e krizës, ndërsa Kushtetuta e Kosovës është e re dhe ka disa vakuume që nuk janë të parashikuara

Këto komente kryediplomati shqiptar në Prishtinë i ka bërë në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Shqipërisë, në fundjavë, ku ishte thirrur në një seancë informuese rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Fillimisht ambasadori Minxhozi bëri një pasqyrim të situatës së zgjedhjeve të zhvilluara më 8 qershor dhe, sipas tij, ato ishin një hap pozitiv për konsolidimin e demokracisë në Kosovë, ishin zgjedhje të lira, të ndershme, të qeta dhe që plotësuan të gjithë parametrat që kërkon komuniteti ndërkombëtar, por dhe vetë populli i Kosovës.

BE-ja pret Qeverinë e re për nënshkrim të MSA-së

0

BE-flamuri e hartaDerisa konfirmojnë se Brukseli pret qeverinë e re, burimet demantojnë ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, shkruan sot Koha Ditore.

Burimet e BE-së kanë demantuar paralajmërimet e Hoxhajt, se “së shpejti mund të nënshkruhet MSA-ja”. Këto burime pohojnë se kjo Marrëveshje do të mund të “inicializohej” (parafohej) e jo të nënshkruhej së shpejti.

Inicializimi është vetëm teknik dhe do të thotë se palët pajtohen me tekstin e marrëveshjes. Edhe pse është fjala vetëm për vënien e inicialeve në tekstin e MSA-së edhe për këtë disa qarqe në BE mendojnë se duhet pritur formimin e qeverisë së re, ndërsa disa shtete duan që inicializimi të bëhet tash, sepse kjo është vetëm çështje teknike

“MSA-ja me Kosovën është bërë duke respektuar neutralitetin e BE-së ndaj statusit dhe ajo nuk e trajton Kosovën si shtet të pavarur, por më shumë bazohet në kontratat të cilat BE-ja i ka me entitetet të cilat nuk janë shtete sovrane. Kjo ka qenë e vetmja mënyrë për të pasur mbështetjen e Këshillit (vendoset me konsensusin e 28 shteteve anëtare) ku ende janë 5 vende të cilat nuk e njohin Kosovën si shtet”, ka thënë një diplomat i BE-së i përfshirë në procesin e Stabilizim Asociimit.

SHBA-ja do një qeveri kushtetuese, të ligjshme e transparente

0

nuldKosova gjendet në një moment tepër të rëndësishëm demokratik, spektakolar, por edhe sfidues, kur pas zgjedhjeve të lira e të drejta i duhet ta krijojë Qeverinë e re në mënyrë kushtetuese. Kështu e cilësoi momentin e tanishëm politik në vend Victoria Nuland, ndihmëssekretare e Shtetit e SHBA-së për Evropë dhe Azi, e cila qëndroi të dielën në Kosovë.

Në një intervistë ekskluzive për “Kohën Ditore”, Nuland foli për situatën aktuale politike në Kosovë, duke u shprehu e bindur se liderët kosovarë, një pjesë e të cilëve edhe i ka takuar, do ta përdorin këtë moment me mençuri për t’i dhënë vendit një Qeveri të re, në mënyrë transparente dhe në përputhje me ligjet e vendit.
SHBA-ja, tha ajo, pret të shohë një rezultat ku dialogu do të vazhdojë.

Derisa insistoi se nuk i takon SHBA-së të përcaktojë mënyrën se si të arrihet përmbyllja e procesit zgjedhor, ndihmëssekretarja Nuland tregoi qartë se çka pret nga procesi politik në vend.

Lexojeni të plotë intervistën e Nuland në numrin e sotëm të Kohës Ditore, ku ajo ka folur edhe për perspektivën ekonomike dhe atë të energjisë në Kosovë dhe rajon, për nevojën e luftimit të korrupsionit, si dhe përballjen me sfidën e ekstremizmit fetar.