Home Blog Page 8344

Kurti: Nuk do të votojmë asgjë pa marrëveshje

0

Kurti-Haradinaj14-14Takimi në mes të tri partive të bllokut opozitar, LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ka përfunduar pa marrëveshje. Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia për takime tjera.

Pas takimit në mes të liderëve të tri partive të bllokut opozitar dhe Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari i kësaj të fundit, Albin Kurti, ka deklaruar për media se nuk është arritur pajtim me opozitarët për pikat që u janë parashtruar nga subjekti i tij politik.

“Sot e patëm takimin e radhës, dhe mund të them se përafrimet e mëhershme nuk kanë pasur avancime të mëtutjeshme. Ekziston një shpërputhje midis dakordimeve verbale, deklarative të bëra më herët dhe gatishmërisë për t’i vënë këto në letër, në një tekst të shkruar dhe për t’i nënshkruar në fund”.

“Pra, mund të them se ka ngecje në përafrimet e mëhershme të cilat mund të shpijnë në një marrëveshje. Nuk ka marrëveshje me koalicioni LDK-AAK-Nisma”.

“Nuk jemi pajtuar për pikat e privatizimit dhe dialogut me Serbinë. Mund të ketë edhe një takim gjatë ditës së sotme”.

Kurti ka bërë të ditur se pa marrëveshje, VV nuk do të votojë qeverinë e opozitës dhe as kryeparlamentarin.

“Përderisa e kemi këtë situatë, Vetëvendosje nuk mund ta votojë dhe nuk do ta votojë propozimet të cilat do të dalin në Kuvend gjatë seancës konstituive të së enjtes, përkitazi me kryeparlamentarin”.

“Së pari duam një marrëveshje të plotë dhe së dyti vetëm kur realizohet kjo marrëveshje, ne do të mund të kalojmë tek votimet e deputetëve tanë në Kuvend”.

“Shpërputhjet kanë të bëjnë lidhur me çështjen e dialogut dhe çështjen e privatizimeve. Kemi pasur më herët dakordime dhe përafrime verbale, por, të cilat sot, nuk arritëm ende që t’i bëjmë marrëveshje si tekst i shkruar që do nënshkruhej prej nesh. Mbase do të ketë edhe një takim sot”.

Zogiani ironizon me VV-në: Jo negociata, VETË me VENDOSË!

0

Avni ZogianiAvni Zogiani, ndonëse kishte paralajmëruar se nuk do të merret me aktivitete të sferës publike duke përfshirë edhe politikën, siç duket ende nuk po mund të “shkëputet” nga jeta publike e politika.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Zogiani ka shkruar “Jo negociata, VETEmeVENDOSE!”

Zogiani, në zgjedhjet e 8 qershorit ka qenë kandidat për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai nuk ka arritur numrat e mjaftueshëm të votave për të qenë pjesë e legjislacionit të ardhshëm.

Si rezultat, ditë më parë kishte paralajmëruar se do të largohet nga sfera publike duke përfshirë këtu edhe politikën.

Haradinaj: Kemi shpërputhje sa i përket mekanizmave zbatues të marrëveshjes

0

Kurti-Haradinaj14-29Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë pas takimit të liderëve, se ende ka shpresë për një marrëveshje me Vetëvendosjen.

Ai ka treguar se ka shpërputhje sa i përket mekanizmave që kanë të bëjnë me zbatimin të marrëveshjes së mundshme mes LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosjes.

“E vërtetë se ka shpërputhje. Mirëpo, mekanizmat zbatues kemi shpërputhje. Por, ne ende kemi mundësi me qenë bashkë”, ka thënë Haradinaj, shkruan Express.

Ai ka thënë se do të ishte mirë të arrihej një marrëveshje para konstituimit të Kuvendit.

“Elementet e reja do të gjejmë mënyrë me i menaxhuar”, ka shtuar ai.

Lideri i AAK-së është marrë pak edhe me PDK-në dhe Hashim Thaçin. Ka thënë se është mirë që partia që ka qeverisur në dy mandatet e fundit të jetë në gjendje të menaxhojë vetën dhe të luajë rolin e opozitës konstruktive.

“PDK do të ishte mirë t’i shërbejë vendit si opozitë, të ruajnë kontrollin mbi vete”, ka thënë Haradinaj.

Berisha: Thumbimi nga rriqrat në Malishevë, në rënie

0

Rriqri8-20“Thumbimi nga rriqrat është në rënie e sipër, pasi çdo ditë e m ëpak ka raste të thumbimeve”, ka thënë sot drejtori për shëndetësi Hajdin Berisha, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve në Malishevë.

“Përveç rënies së rasteve të thumbimeve, edhe situata epidemiologjike është në kontroll. Aktualisht kemi një rast të shtrirë në klinikën infektive dhe gjendja e pacientit është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetë”, tha Berisha.

Edhe drejtorët tjerë, kanë raportuar për aktivitet e tyre që janë dukë bërë në vazhdimësi, në realizimin projekteve të ndryshme dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët e Komunës së Malishevës. /PrizrenPress.com/

Ramadan Muja, i vetmi Kryetar i mbyllur në Kosovë

0

RamadanMuja14-01Gjatë muajit prill të këtij viti, Forumi Transparenca i ka bërë thirrje kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja që t’i rihapë takimet me drejtorët komunal për media dhe shoqërinë civile. Kërkesa për hapjen e vendimmarrjes së ekzekutivit është përsëritur edhe në debatin “Ballafaqim” mes Forumit Transparenca dhe zyrtarëve të komunës, e cila ka trajtuar çështjen e transparencës dhe llogaridhënies.

“Me gjithë këtë angazhim të medias dhe shoqërisë civile në Prizren, Ramadan Muja vazhdon të mbajë të mbyllur procesin e vendimmarrjes dhe menaxhimit të parasë publike. Duke e konsideruar transparencën si parakushtin themelor të qeverisjes demokratike dhe pasi që deri më tani nuk kemi pranuar asnjë përgjigje, ne anëtarët e Forumit Transparenca ripërsërisim kërkesën tonë për anulimin e menjëhershëm të vendimit për mbylljen e takimeve të Kryetarit me drejtorët”, tha Elmedina Baxhaku, në emër të Forumit Transparenca.

Kryetari i komunës së Prizrenit edhe në mandatin e tij të tretë të qeverisjes vazhdon praktikën e vendimmarrjes së mbyllur.

“Që nga marrja e një vendimi të këtillë vite më parë, asnjëherë nuk është dhënë një arsyetim i artikuluar dhe bindës për arsyeshmërinë e kësaj mbylljeje. Kjo praktikë, e cila bie ndesh me parimet themelore të qeverisjes transparente është dëshmia më e mirë se komuna e Prizrenit po dështon në promovimin e standardeve të qeverisjes së mirë”, thotë Baxhaku.

Ramadan Muja është i vetmi kryetari komune në Kosovë, i cili e ka mbyllur vendimmarrjen për mediat dhe shoqërinë civile. Forumi Transparenca shpreh pakënaqësinë dhe mospajtimin e vet në lidhje me pamundësinë e mediave, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve për të marrë pjesë në takimet e kryetarit të komunës me drejtorët komunalë.

“Kjo mbyllje e vendimmarrjes komunale është pengesë direkte ndaj punës së këtyre akterëve, të cilët kanë për qëllim rritjen e informimit publik. Në rast se Kryetari i Komunës nuk i përgjigjet edhe kësaj kërkese, Forumi Transparenca do të detyrohet të përdorë forma të tjera të veprimit deri në arritjen e qëllimit përfundimtar, hapjen e vendimmarrjes lokale”, thotë Baxhaku. /PrizrenPress.com/

Shpallen fituesit për intervenime artistike në Prizren

0

Prizren-Shpallen fituesit për intervenime artistikeKomisioni për vlerësimin dhe për zgjedhjen e intervenimeve artistike në Prizren në përbërje: Rozafa Basha nga “EC Ma Ndryshe”, Veton Nurkollari nga Dokufest dhe Jeffrey Jamison nga Ambasada Amerikane në Prishtinë është takuar më 9 korrik 2014 në zyret e “EC Ma Ndryshe” në Prishtinë dhe i ka shqyrtuar të gjitha aplikimet që i janë përgjigjur thirrjes publike për propozime “Ide kreative për intervenimeve artistike në Prizren”.

Në vlerësimin e aplikimeve, Komisioni Vlerësues kapërdorur sistemin (tabelën) e vlerësimit duke iu përgjigjur pyetjeve në pesëseksione: 1. Aplikacioni, 2. Përputhshmëria me objektivat e projektit, 3.Relevanca e intervenimit, 4. Efektiviteti, realizueshmëria dhe qëndrueshmëria eintervenimit dhe 5. Buxheti i intervenimit. Anëtarët e Komisionit kanë patur tëdrejtë që të ofrojnë vlerësim shtesë në pikën 6 të tabelës së vlerësimit.

Pas vlerësimit të të gjitha aplikimeve, dhe në bazë tënumrit më të madh të pikëve, Komisioni Vlerësues shpall fitues këto tri ide kreative për intervenime artistike në Prizren: 1. “I am a monument” nga Senat Haliti, 2. “Analogjia inverse” nga Nora Temaj dhe 3. “Love bridge – Arasta” nga Doruntina Ukimeri.

Ditëve në vijim, EC Ma Ndryshe do të ju njoftojë mbi detajete realizimit të këtyre intervenimeve në hapësirën publike të Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Danaj: Kryengritja në Shkup të shndërrohet në lëvizje të përgjithshme

0

Danaj-prostestat“Kjo është gjuha e vetme të cilën e kupton kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, por si duket edhe Brukseli. Populli shqiptar ka të drejtë të refuzojë koegzistencën me një qeveri dhe një popull i cili nuk i pranon. Ata janë të shtypur në një vend ku përbëjnë më tepër se 35 për qind të popullsisë”, ka deklaruar Danaj

Lideri i Listës për Shqipëri Natyra, Koço Danaj, thotë se protestat në Shkup duhet të vazhdojnë deri sa të “mos pastrohet territori” nga joshqiptarët dhe se këto protesta çojnë drejt krijimit të një shteti shqiptar, i cili përveç Shqipërisë dhe Kosovës, do të përfshijë edhe pjesë të Maqedonisë, Serbisë, Malit të zi dhe Greqisë.

Në një intervistë për gazetën serbe “Kurir”, Danaj thotë se Maqedonia si shtet veçmë ka vdekur, dhe se në radhë tani është Serbia, sepse po krijohet një “Shqipëri Natyrale”, transmeton “Lajm”.

Lidhur me protestat në Shkup, Danaj ka thënë se ato janë refleks i luftës së shqiptarëve, të cilët në Maqedoni trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.

“Shqiptarët u ngritën kundër shovinizmit të qeverisë maqedonase. Ata u përplasën me policinë, e cila ishte e armatosur deri në dhëmbë, Protestat në Maqedonia patjetër duhet të vazhdojnë. Hap pas hapi ai territor duhet të pastrohet nga çdo lloj dallimi religjioz ose nacional, kurse kryengritja të transformohet në një lëvizje të gjithanshme, e cila qëllim të vetëm do të kishte bashkimin me Shqipërinë. Kjo është gjuha e vetme të cilën e kupton kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, por si duket edhe Brukseli. Populli shqiptar ka të drejtë të refuzojë koegzistencën me një qeveri dhe një popull i cili nuk i pranon. Ata janë të shtypur në një vend ku përbëjnë më tepër se 35 për qind të popullsisë”, ka deklaruar Danaj.

Ai thekson se në vitin 2001 Maqedonia ka evituar ndarjen vetëm për shkak se shqiptarët kanë nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit, i cili asnjëherë nuk është pranuar në të vërtetë.

“Marrëveshja e Ohrit është e vdekur moti kohë dhe është varrosur. Por me këtë , ka vdekur edhe Maqedonia si shtet”, paralajmëron Danaj.

Drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës

0

Deputetet per grate e dhunuaraKa filluar të nënshkruhet peticioni për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kryetarja e bordit për peticion, Edita Tahiri, ka thënë në një konferencë për medie se qëllimi i nënshkrimit të këtij peticioni është që kryesisht e gjenocidit të nxirren para drejtësisë, shkruan Express.

Tahiri ka shtuar se peticioni po nënshkruhet në të gjithë komunat e Kosovës, por nuk ka thënë nëse i njëjti po nënshkruhet edhe në komunat veriore të Kosovës.

Ajo së bashku me organizatorët tjerë të kësaj inciative, sot do të vizitojnë edhe qytetin e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit, Junikut, Deçanit dhe Pejës, ku do të kërkojnë nga qytetarët që të nënshkruhet ky peticion.Vepro-peticion

Peticioni që ka filluar të nënshkruhet sot do të zgjasë deri të premten derisa qytetarët mund ta nënshkruajnë atë nga ora 8:00 e mëngjesit deri në 20:00 të mbrëmjes.

Kushtrim Hoxha me rol në “The Two Gentlemen of Verona”

0

Kushtrim Hoxha-The Two Gentlemen of VeronaAktori nga Kosova, Kushtrim Hoxha, i cili ka kohë që jeton në Amerikë, në San Diego, në “Old Globe Theatre” tanimë është përzgjedhur edhe në mesin e aktorëve që do të luajë në “The Two Gentlemen of Verona” të Shekspirit.

Vepra e cila do të inskenohet në 10 gusht dhe në data tjera gjatë këtij muaji dhe muajit shtator, ka regjisor Mark Lamos, fitues i Tony Awards. Një nga komeditë më të arritura të gjeniut Shekspir sjell dy shokë të ngushtë në një dashuri të përbashkët, Silvian. Siç transmeton kultplus, shfaqja nis edhe sezonin vjeshtor të teatrit dhe zë pjesë në kuadër të festivalit që i kushtohet në përgjithësi figurës së Shekspirit.

Ky rol për Kushtrim Hoxhën vjen pas “Othellos” dhe roleve tjera që tanimë ai i ka luajtur e që rrjedhin nga krijimet e Shekspirit. Në shkrimet botërore rreth “Othello” Kushtrim Hoxha përshkruhet si një nga aktorët më ekspersivë të kohës së tij dhe të këtij teatri në të cilin konkurojnë aktorë nga e mbarë bota. Hoxha para disa vitesh ishte zgjedhur si aktor në mesin e mijëra aplikantëve në konkurs të hapur.

Hoxha në “The Two Gentlemen of Verona”, komedinë e famshme të vitit 1589 vjen me rolin e Panthinos, shërbëtorit të Antonios, ky babai i Proteusit, një nga personazhet kryesore, bashkë me Valentinin dhe Silvian.

Rezarta Shkurta “zhvesh” Zajmina Vasjarin

0

Zajmina Vasjari-nudoPërveçse këngëtares Rezarta Shkurta, që ka treguar gjithnjë pasionin e saj për fotografinë.

Këtë herë fokusi i objektivit të saj ka qenë këngëtarja Zajmina Vasjari, e cila ka pozuar tërësisht nudo.

Gjithashtu përveç linjave të saj janë ekspozuar edhe tatuazhet e këngëtares.