Home Blog Page 8348

Kësaj oferte nuk i thuhet jo

0

Shakira_Rihanna_633616S1-637x326Futbolli thyen çdo kufi. Dhe me këtë rast nuk po mendojmë në ato territorial. Shembulli më i ri vjen nga Argjentina. Përpos heroit Messi, në vendin e pampasit dhe biftekut perfekt kësaj jave hero është po ashtu edhe Sergio Romero, portieri i Albicelesteas, i cili shkëlqei në pritjen e penaltive kundër Holandës në gjysmëfinale.

E mrekulloi kombin, por edhe gruan e tij. Në rregull, se gruaja e sportistit është e lumtur me suskesin e burrit nuk do të ishte ndonjë lajm senzacional, sikur zonja Eliana Guerico Romero të mos shfaqej në publik me një ofertë interesante për bashkëshortin. Përmes shtypit argjetinas ajo e porositi:

“Fitoni sonte kundër Gjermanisë, bëhuni kampionë bote dhe Rihanna është e jotja për 10 ditë. Unë paguaj! ”

rihana

Këngëtarja e famshme është e preferuara e Romeros, thotë gruaja e tij. E adhuron për ngjyrën e zërit si dhe përformancën skenike.

Ajo që është më e mira në gjithë këtë mesele, sipas gazetës Marca, edhe Rihana ka folur: Sergio duket shumë bukur, ka thënë ajo.

Pra gjithçka është dakorduar. Ka mbetur vetëm një hollësi. Gjermania…

Maestroja që flinte nën piano

0

Genc TukiçiNjë djalë i vogël po dremiste nën një piano, ndërsa ajo po lëshonte tingujt e Mozartit. Ishte kohë dreke kur Genc Tukiçi si fëmijë ishte shtrirë nën instrumentin që zinte vend midis dhomës së shtëpisë. Vëllai i tij më i madh ishte zhytur në veprën e gjeniut.

Kjo atmosferë në familjen Tukiçi ishte bërë e zakonshme tashmë edhe për më të riun Genc, i cili s’mund t’i shpëtonte një tradite që tashmë po ndërtohej në familje. Shpeshherë atij i prishej gjumi i pasdrekes nga tingujt që po lëshonin tastet e pianos. Aq shumë kishte dëgjuar këta tinguj sa kishte ardhur një kohë, kur kishte filluar të riprodhonte ato pa ndihmën e partiturave.

Fëmija që luante Mozartin pa i ditur notat

“Për mua pianoja ishte loja e parë. Sikur fëmijët e tjerë që luajnë me makina apo lodra të tjera, unë kisha pianon”, nis rrëfimin për ditët e fëmijërisë së tij pianisti i njohur shqiptar, Genc Tukiçi.

“Gjumin e drekës e bëja nën piano, ndërsa Davidi apo baba, luanin në të”, tregon ai për ditët e para kur ishte njohur me instrumentit që më vonë do t’i ndryshonte jetën.

“Ka qenë një dukuri e çuditshme, e kam luajtur Moxart pa i parë notat fare, sepse Davidi e mësonte, ndërsa mua përfundi muzika me kishte hyrë në vesh e lëkurë e gjithkund, pa e marrë vesh, pa dashjen time dhe për këtë arsye kam nisur të improvizoj si i vogël”, kujtonte ai ditët e fëmijërisë së tij në një bisedë për gazetën.

Kështu kishte filluar historia e pianistit të ardhshëm të familjes me traditë në muzikë, Tukiçi. Një tjetër pjesëtar i saj po merrte rrugën e një muzikanti për të vazhduar traditën e familjes.

“Dhe kur erdhi mosha pesëvjeçare, për mua ishte krejt e natyrshme që hyra në shkollën e muzikës për me u ba muzikant”, thotë ai me një shkodrançe të fortë.

Sot disa dekada më vonë, ai ka bërë emër, ndoshta më shumë se të tjerët në familje, duke performuar në skena të ndryshme anembanë globit.

Me piano tashmë po shoqëron shumë artistë të njohur në koncerte të ndryshme. Ai është specializuar dhe ka marrë diplomën superiore të koncertistit nga një pedagog i famshëm si Marian Rubicki./Koha Ditore/

Parlamenti i ri mund të fillojë me grushte

0

KuvendiKosoves5-27Seanca konsultative e Kuvendit të Kosovës pritet të përcjellët me tensione të larta në mes të PDK-së në njërën anë dhe LDK-AAK-NISMA në anën tjetër.Kjo pasi të dyja blloqet po pretendojnë se e kanë numrin me të madh të grupit parlamentar, duke synuar të ulën në karriget në mes të Kuvendit. “Lufta” për t;u ulur në mes të Kuvendit, shumë lehtë mund të qojë në grushtimin e deputetëve mes vete.

Asnjëherë në historinë e parlamentarizmit në Kosovë nuk ka pasur potencial më të madhe të përplasjes së deputetëve, sesa në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës që pritet të mbahet të enjten.

Burime të gazetës bëjnë të ditur se sipas vendimit, Sekretarisë së Kuvendit e cila është e obliguar që të respektojë materialin zgjedhor të ardhur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ulëset në mes të Kuvendit ku zakonisht ulet partia më e madhe i takojnë PDK-së.

Por këtë vendim e kanë ndryshuar Kryesia në shkuarje e Kuvendit me në krye Jakup Krasniqin. Kësisoj të enjten do t’i kemi deputetët e PDK-së në njërën anë dhe deputetët e LDK-AAK-NISMA në anën tjetër duke synuar të njëjtat ulëse në Kuvend. Gazeta merr vesh se të dyja kampet kanë bërë planet konkret se si t’i “uzurpojnë” ulëset e mesit në parlament.

Nga ana tjetër, në mbledhjen e Kryesia e Kuvendit që është mbajtur të shtunën me kryetarët e partive politike, është caktuar rendi i ditës për seancën që do të mbahet më 17 korrik, por pa prezencën e përfaqësuesve të PDK-së, të cilët e lëshuan sallën me akuzat se po shkelet rregullorja e Kuvendit të Kosvovës./Tribuna/.

Pranga 54-vjeçarit, plagosi me thikë bashkëshorten

0

Policia-shqiperiNjë person është ndaluar nga policia e Pukës në Shqipëri, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.

Sipas burimeve të policisë Prend Marku 54 vjeç, i dënuar edhe më parë është ndaluar ditën e djeshme 12 korrik.

54-vjeçari ka plagosur me thikë bashkëshorten Gjela Marku 47 vjeç pas një konflikti në familje për motive xhelozie.

Gruaja është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Pukë, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Mendimi i Rugovës drejtë politikës

0

mendim-Rugova2Njohës të çështjeve politike në vend nuk e dinë nëse Mendim Rugova, djali i madh i ish-presidentit Rugova duhet të hyjë në politikë, por ata janë pajtuar me disa nga konstatimet e Mendimit në një intervistë për gazetën Tribuna.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i ka punët mirë. Humbja me radhë e zgjedhjeve qysh prej vdekjes së ish presidentit Rugova, ka ardhur si rezultat i pamundësisë së kësaj partie për t`u reformuar. Konstatimet i ka bërë Mendim Rugova, djali që deri tash është njohur si artist fotografie dhe meteorolog, duke mbetur larg syve të publikut profesioni i tij i vërtetë prej politologu.

Mendimi, në këtë intervistë ka thënë se ka hamendje nëse duhet të hyjë në politikë.
Ai ka folur edhe për humbje të idealit rugovist, për shkak të zhgënjimit të njerëzve gjatë procesit të shtetndërtimit.

Analisti politik Krenar Gashi, vlerëson se ideali rugovist në LDK ka humbur bashkë me shuarjen ish presidentit Ibrahim Rugova.

“Ideali rugovist në LDK ka humbur bashkë me shuarjen e Ibrahim Rugovës. Kjo, për shkak se Rugova, i cili ishte ideator dhe filozof politik, nuk arriti që të krijojë një vizion të ri politik për LDK-në e pasluftës dhe rrjedhimisht vdiq përpara se t’i jepet shansi që të zhvillojë një vizion të kësaj partie ne Kosovën e pasluftës.

Kësisoj, është absurde kur dëgjojmë zëra që bëjnë krahasime brutale mes LDK-së së viteve ’90 dhe LDK-së sot”, ka deklaruar Gashi../tribuna/

Nora Istrefi në Dhërmi pa Robertin, por e rrethuar nga meshkuj të tjerë

0

90624Pas publikimit të klipit “Baby jem”, ku këngëtarja kosovare Nora Istrefi shfaqej për herë të parë në momente intime me të fejuarin Robert Berisha, çifti fotografohet këtë verë larg njëri-tjetrit në plazhe të ndryshme. Nora, një nga këngëtaret kosovare më seksi ka bërë përshtypje në fundjavë në plazhin e Dhërmiut, jo më për linjat e saj (pasi ajo e ka shuar kuriozitetin e publikut, pasi ka dalë nudo në klipin e fundit), por më shumë për perfomancën e saj në Dhërmi.

Pas qëndrimit të saj në këtë plazh shumë të frekuentuar nga të gjithë, ndërsa ka qenë e ftuar për koncerte në clubet e natës në jug, ajo ditën ka preferuar ta kalojë në det. Por kësaj here nuk ka qenë në shoqërinë e të fejuarit të saj, me të cilin thuhet se kanë vendosur të martohen së shpejti, por në shoqërinë e djemve të ndryshëm.

Paparaci ynë e ka fotografuar Norën të rrethuar nga disa djem, të gjithë të preokupuar për t’i shërbyer jo vetëm në det, por edhe në shezlong, për ofrimin e pijeve që konsumonte, duke mos e lënë vetëm në asnjë moment.

Nga ana tjetër, Roberti është fotografuar duke marrë rreze në shoqërinë e këngëtarit nga Maqedonia, Adrian Gaxha, në një tjetër plazh. Roberti dhe Gaxha kanë bërë disa foto bashkë, pa praninë e asnjë femre rreth e rrotull.

Nora, në një intervistë që Ardit Gjebrea i bëri gjatë programit “ E diela shqiptare”, ku ishte e ftuar të performonte, pohoi se ndihej xheloze për Robertin, edhe pse është e sigurt në pamjen e saj prej femre të bukur. Ajo pohoi se për të pasur këto linja që ka, ushtron palestër tri herë në javë dhe ushqehet në mënyrë të kontrolluar.

Nis takim i Nuland me presidenten Jahjaga

0

trooooooooooooooooNdihmës Sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland ka dhenë mesazhin për dialogun e mbajtur deri tani mes Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo, nuk dihet ende se a do të përzihet edhe në formimin e qeverisë.

Nuland ka takuar presidenten e Kosovës Atifete Jahjag, me vonë do të takohet edhe më kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe me atë të AAK-së, Ramush Hardinajt. E, krejt në fund Nuland do të takohet edhe më liderin e PDK-së, Hashim Thaçin.

Bleona nuk përmbahet më, sërish nudo

0

bleona3Bleona Qereti tashmë duket se nuk përmbahet më.

Këngëtarja që prej ardhjes nga SHBA, është përpjekur që të jetë lajm çdo ditë në mediat shqiptare.

Dhe, këtë gjë shpesh e ka arritur falë zhveshjeve.

Këtë gjë ka bërë edhe këtë herë, teksa ka pozuar për fotografin kosovar, Avni Selmani.

Bleona ka bërë disa foto artistike, por në disa prej tyre ka pranuar të zhvishet edhe nudo.

Lexojini 9 pikat për të cilat u morën vesh blloku i opozitës (Dokument)

0

blloku opozitarLidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën dhe Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje politike mes vete.

Kjo marrëveshje përfshinë pesë parime, të cilat palët pajtohen që tu përmbahen./Express/

 

 

10551814-10152261637067029-2043385214-n

Puthje “të zjarrta”, për Ramadan Mujën dhe zyrtarët e tij (Video)

0

bingen-620x330Kryetari i Komunës së Bingenit të Gjermanisë, Tomas Fezer, ka përshëndetur në mënyrë të veçanet zyrtarët e Komunës së Prizrenit.

Ai ka puthur kryetarin e Prizrenit Ramadan Muja dhe zyrtarët e tjerë të Ekzekutivit. Puthjet e tij sic transmeton TVPZ, kanë ‘çuditur’ vetë zyrtarët e Komunës të cilët kanë shpërthyer në të qeshur.

Shikoni videon