7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Maestroja që flinte nën piano

Genc TukiçiNjë djalë i vogël po dremiste nën një piano, ndërsa ajo po lëshonte tingujt e Mozartit. Ishte kohë dreke kur Genc Tukiçi si fëmijë ishte shtrirë nën instrumentin që zinte vend midis dhomës së shtëpisë. Vëllai i tij më i madh ishte zhytur në veprën e gjeniut.

Kjo atmosferë në familjen Tukiçi ishte bërë e zakonshme tashmë edhe për më të riun Genc, i cili s’mund t’i shpëtonte një tradite që tashmë po ndërtohej në familje. Shpeshherë atij i prishej gjumi i pasdrekes nga tingujt që po lëshonin tastet e pianos. Aq shumë kishte dëgjuar këta tinguj sa kishte ardhur një kohë, kur kishte filluar të riprodhonte ato pa ndihmën e partiturave.

Fëmija që luante Mozartin pa i ditur notat

“Për mua pianoja ishte loja e parë. Sikur fëmijët e tjerë që luajnë me makina apo lodra të tjera, unë kisha pianon”, nis rrëfimin për ditët e fëmijërisë së tij pianisti i njohur shqiptar, Genc Tukiçi.

“Gjumin e drekës e bëja nën piano, ndërsa Davidi apo baba, luanin në të”, tregon ai për ditët e para kur ishte njohur me instrumentit që më vonë do t’i ndryshonte jetën.

“Ka qenë një dukuri e çuditshme, e kam luajtur Moxart pa i parë notat fare, sepse Davidi e mësonte, ndërsa mua përfundi muzika me kishte hyrë në vesh e lëkurë e gjithkund, pa e marrë vesh, pa dashjen time dhe për këtë arsye kam nisur të improvizoj si i vogël”, kujtonte ai ditët e fëmijërisë së tij në një bisedë për gazetën.

Kështu kishte filluar historia e pianistit të ardhshëm të familjes me traditë në muzikë, Tukiçi. Një tjetër pjesëtar i saj po merrte rrugën e një muzikanti për të vazhduar traditën e familjes.

“Dhe kur erdhi mosha pesëvjeçare, për mua ishte krejt e natyrshme që hyra në shkollën e muzikës për me u ba muzikant”, thotë ai me një shkodrançe të fortë.

Sot disa dekada më vonë, ai ka bërë emër, ndoshta më shumë se të tjerët në familje, duke performuar në skena të ndryshme anembanë globit.

Me piano tashmë po shoqëron shumë artistë të njohur në koncerte të ndryshme. Ai është specializuar dhe ka marrë diplomën superiore të koncertistit nga një pedagog i famshëm si Marian Rubicki./Koha Ditore/

Më Shumë

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell. Pritet që lokalisht të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu,...

32 vjet nga rënia e dëshmorit, Alush Kryeziu

Janë bërë 32 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Alush (Nezir) Kryeziu. Kryeziu ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai është përkujtuar sot...

Lajmet e Fundit