15.5 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Kësaj oferte nuk i thuhet jo

Shakira_Rihanna_633616S1-637x326Futbolli thyen çdo kufi. Dhe me këtë rast nuk po mendojmë në ato territorial. Shembulli më i ri vjen nga Argjentina. Përpos heroit Messi, në vendin e pampasit dhe biftekut perfekt kësaj jave hero është po ashtu edhe Sergio Romero, portieri i Albicelesteas, i cili shkëlqei në pritjen e penaltive kundër Holandës në gjysmëfinale.

E mrekulloi kombin, por edhe gruan e tij. Në rregull, se gruaja e sportistit është e lumtur me suskesin e burrit nuk do të ishte ndonjë lajm senzacional, sikur zonja Eliana Guerico Romero të mos shfaqej në publik me një ofertë interesante për bashkëshortin. Përmes shtypit argjetinas ajo e porositi:

“Fitoni sonte kundër Gjermanisë, bëhuni kampionë bote dhe Rihanna është e jotja për 10 ditë. Unë paguaj! ”

rihana

Këngëtarja e famshme është e preferuara e Romeros, thotë gruaja e tij. E adhuron për ngjyrën e zërit si dhe përformancën skenike.

Ajo që është më e mira në gjithë këtë mesele, sipas gazetës Marca, edhe Rihana ka folur: Sergio duket shumë bukur, ka thënë ajo.

Pra gjithçka është dakorduar. Ka mbetur vetëm një hollësi. Gjermania…

Më Shumë

Kjo është pasuria e kryetares së Gjykatës Themelore në Prizren

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka publikuar deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë për vitin 2025, Në deklarimin e pasurisë në APK, kryetarja...

Arrestohet një person në Rahovec për dhunë në familje, dyshohet se dëboi bashkëshorten dhe tre fëmijët nga shtëpia

Një person është arrestuar në Rahovec nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tyre. Sipas policisë, rasti ka...

Lajmet e Fundit