Home Blog Page 8351

Ja çfarë tha Thaçi pasi lëshoi sallën!

0

Thaci14-17aKreu i PDK-së, Hahsim Thaçi, ka spjeguar arsyen se pse ka lëshuar sallën, derisa po mbahej mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku pritej të përcaktohej rendi i ditës për seancën e 17 Korrikut.
Fjalimi i Thaçit:
Seanca e ardhshme është një seancë në të cilën duhet të respektohen rregullat. Gjithashtu për seancën e radhës, ne duhet të kemi formimin e komisionit për verifikimin e mandateve.
Caktimi ka shkuar duke u respektuar vullnetin e qytetarëve ndaj ne kemi nga sekretariati caktimin e ulseve, në përputhshmëri me ligjet dhe legjitimiteteve. Çdo vrull tjetër I muskujve politikë, bjen në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve.
Sot kishte devijim të plotë nga rendi i ditës, kishte tendencë për ta shkelur ligjin dhe rregulloren.
Nuk do të lejojmë që një grumbull muskujsh politik të humbur të shkelin Kushtetutën dhe ligjet.

Në kohën që tashmë kishte filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të vjetër, ku pritej që prezentë të jetë edhe kreu I PDK-së, Hashim Thaçi, ky I fundit e ka lëshuar mbledhjen.
Indeksonline mëson se lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, fillimisht kishte shkuar në këtë mbledhje, por që më pas ka braktisur atë./Indeksonline/

Ka filluar mbledhja e kryesia së Kuvendit të shpërbërë të Kosovës, në orën 11:00.
Prezentë do të jenë përfaqësuesit e partive politike që kanë fituar mandate në Kuvend, për të caktuar rendin e ditës për seancën e 17 korrikut kur edhe do të bëhet konstituimi i Kuvendit të ri, ku pritet të përcaktohet agjenca e seancës konstituitive të legjislaturës së re.
Në këtë mbledhje, do të ballafafaqohen për herë të parë, liderët e kolaicionit opozitar me kreun e PDK-së, hashim Thaçin

Thaçi lëshon sallën

0

mbledhja e kryesisVetëm pak pasi hyrë në mbledhjen e Kryesisë, lideri i PDK’së ka lëshuar sallën dukshëm i nervozuar duke akuzuar Kryesinë për devijim nga rregulloret. Thaçi është larguar pa pranuar pyetje të gazetarëve.

Thaçi ka thënë se partia e tij nuk do të lejojë që një ‘grumbull muskujsh politik të humbur’’ ta prish rregullin.

“Pati tendenca për ta shkelur kushtetutën, nëse deri tani veç nuk është shkelur”, ka theksuar Thaçi.

Lideri i PDK’së ka pohuar se seanca konstituive do të mbahet të enjten.

Ndërkohë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit është duke vazhduar.

Nis mbledhja e Kryesisë, Koalicioni LDK AAK NISMA ballafaqohet për herë të parë me Thaçin

 Partitë e koalicionit LDK AAK NISMA dhe lideri i PDK’së Hashim Thaçi kanë filluar mbledhjen e cila kryesohet nga Kryeparlamentari i vjetër Jakup Krasniqi. Aty pritet të përcaktohet agjenda e seancës konstituive të legjislaturës së re.

Mbledhja e Kryesisë së vjetër të Kuvendit e cila pritet të përcaktojë agjendën e seancës konsituive ka filluar Gazetari i Express njofton se në sallën ku mbahet mbledhja tashmë kanë shkuar Ramush Haradinaj i nominuari për Kryeministër i koalicionit LDK AAK NISMA pë, Lideri I LDK’së Isa Mustafa, kreu i VV’së Albin Kurti dhe lideri i NISMA’s Fatmir Limaj. Po ashtu në mbledhje merr pjesë edhe lideri i PDK’së Hashim Thaçi dhe përbërja e Kryesisë së vjetër të Kuvendit.

Reformim kushtetues!

0

KushtetusjaJanë rrëzuar dy presidentë si rezultat i shkeljes së Kushtetutës. Në gjashtë vjet të shtetësisë së saj, Kosova është vendi me Gjykatën Kushtetuese më aktive në rajon. Gjykata së fundi është obliguar që të sqarojë edhe për harmoni brenda vetë neneve të aktit më të lartë juridik, Kushtetutës së Kosovës.

Ekspertë dhe hartues të dokumentit që ka gjenezën në planin e Ahtisarit, pajtohen se problemet e deritanishme kanë dalë nga mungesa e kulturës shtetërore, por pa faj nuk është as vetë përmbajtja e Kushtetutës.

Sipas tyre, akti më i lartë juridik që është në fuqi aktualisht, ka qenë e shkruar në frymën e shtetndërtimit. Tash që shteti është ndërtuar, duhet ndryshuar kushtetuta.

Njëri ndër hartuesit e këtij dokumenti Arsim Bajrami, në një prononcim për gazetën, e pranon se Kushtetuta ka nevojë për ndryshime, por thotë se Kushtetuta aktuale është Kushtetutë e cila promovon standarde të larta evropianë sa i përket lirive dhe të drejtave të njeriut./Tribuna/.

Sot proteston Londra, Nju Jorku e Çikago…

0

portesta e shqiptareve ne shbaProtesta në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni duke kërkuar drejtësi dhe stopim të dhunës së vazhdueshme ndaj shqiptarëve në Maqedoni do të organizohen në disa qendra botërore.

Shqiptarët e Britanisë së Madhe kanë njoftuar se do të organizojnë protestë në mbështetje të vëllezërve të tyre në Shkup.

Protesta do të organizohet sot (e shtunë) më 12 korrik para ambasadës së Maqedonisë në Londër nga ora 12:00 deri në ora 14:00.

“Ftoheni që të merrni pjesë në protestën para Ambasadës të Maqedonisë në Londër në lidhje me përkeqësimin e situatës të shqiptarëve në këtë shtet që ndodhi pas protestave në Shkup kundër dënimit me burg të perjetshëm të 6 shqiptarëve të cilët akuzohen për një krim pa fakte dhe që bazohet vetëm në akuza”, thuhet mes tjerash në njoftimin e shpërndarrë në rrjetet sociale, transmeton “Zhurnal”.

Organizatorët i kanë ftuar qytetarët shqiptarë që me vete të marrin flamuj kombëtar shqiptarë dhe të vishen “kuq e zi”. Ata apelojnë që protesta duhet të jetë dinjitoze dhe e civilizuar.

Protestë paqësore për shqiptarët e Shkupit gjatë ditës së shtunë më 12 korrik, do të mbahet në Çikago para konsullatës së Maqedonisë në ora 13:00 si dhe në Nju Jork para Misionit të Maqedonisë në OKB.

Manjola Nalbani e Xeni bashkë!

0

manjolla nalbaniKëngëtarja e njohur nga Shqipëria, Manjola Nalbani ka bërë të ditur se së shpejti do të vijë me risi në tre. Ajo në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, ka treguar se tashmë ka filluar xhirimet e videoklipin të këngës së re.

Për më shumë kjo këngë do të jetë në bashkëpunim me këngëtarin e njohur nga Gjakova, Shkëlzen Jetishi- Xenin. Ndryshe kjo këngë është punuar nga Flori Mumajesi, ndërsa pritet që shumë shpejt të jetë në duart e publikut.

Ndërkaq ky lajmi ka gëzuar shuam fansat e të dy artistëve, pasi që karshi fotos ku Nallbani ka treguar për risi, ata në numër të madh kanë komentuar, duke mos hezituar të theksojnë se mezi presin risi nga këta dy emra të mëdhenj të skenës sonë.

Ronela Hajat tre vite pa të dashur

0

ronelaËshtë rikthyer në tregun muzikor këtë verë me hitin e saj “Veç na”. Edhe këtë herë ka bërë që publiku të flasë për të. Pasi i ka provuar shumë herë bashkëpunimet, këtë herë Ronela Hajati rrëfen se pse zgjodhi reperin nga Kosova, Agonin.

Këngëtarja tregon se zhveshja në daljet skenike është një kompromis që çdo artist bën, por pa rënë pre e të rëndomtës. Edhe pse në fillimet e karrierës ka ndjerë xhelozinë e kolegëve, Ronela sot ia ka dalë të ketë edhe mikesha në showbiz-in shqiptar.

“Nuk jam tipi që u shmangem mediave sa i përket jetës sime private”, përgjigjet këngëtarja teksa e pyesim për dashurinë, dhe na zbulon se për më shumë se tre vjet ajo është ‘single’, por me shpresën se situata do të ndryshojë pikërisht këtë verë.

Bar Rafaeli më e lumtur se kurrë!

0

Bar RafaeliManekinia e bukur nga Izraeli, Bar rafali edhe pse nuk ka shumë kohë që i ka dhënë fund lidhjes së saj, duket se është më e lumtur se kurrë. Kjo mund të vërehet nga fotografit të cilat ajo i poston nëpër faqen e saj zyrtare në rrjetin social Instagram

Njëra ndër femrat më tërheqëse në botë, manekinia Bar Rafaeli nuk ka shumë kohë që i ka dhënë fund lidhjes së saj me biznesmenin Adi Ezreom. Sipas medieve të huaja kjo lidhje ka përfunduar për shkak se në një ndejë ku çifti kanë qenë të ftuar, Rafaeli ka kërcyer shuam afër rock legjendës Mike Jaeger, ndërsa ky fakt i ka penguar të dashurit të saj. Por si duket kjo arsye e ndarjes shumë e çuditshme nuk ka bërë që bukuroshja të jetë e palumtur.

Ajo madje shumë shpesh befason fansat e saj me fotografi të ndryshme nëpër rrjete sociale ku duket shumë e lumtur, kurse së fundmi në Instagram ka postuar një foto, ku Rafaeli shihet duke kërcyer. E poshtë kësaj foto bukuroshja ka lënë një mbishkrim, ku edhe vetë pohon që është e lumtur. “ Siç edhe po mundeni ta shihni kohëve të fundit shumë po më pëlqen të kërcej”, ishte mbishkrimi i manekines 29 vjeçare.

Gjendet i vdekur njeriu ujk i filmave të Harry Poterit

0

DavidiRolin e tij të parë më domethënës e ka në filmin “Snatch” (2000) të regjisorit Guy Ritchie, ndërsa ka luajtur edhe në filmin “Batman Begins” (2005) të Christopher Nolani
Trupi i aktorit i cili e ka luajtur njeriun ujk në filmat e popullarizuar për magjistarin e vogël është gjetur në Luginën e Vdekjes në Kaliforni. Është konstatuar se Legeno ka vdekur aksidentalisht.

Davidin e ka gjetur një grup i njerëzve i cili kishte dalë për pik-nik në Luginën e Vdekjes. Mendohet se aktori ka vdekur nga temperaturat e larta, ngase në trup nuk i janë vërejtur shenja dhune që do të dyshohej se është vrarë nga ndokush.

Davidi para se të hyjë në kinematografi ka punuar si mundës dhe roje lokalesh.
Rolin e tij të parë më domethënës e ka në filmin “Snatch” (2000) të regjisorit Guy Ritchie, ndërsa ka luajtur edhe në filmin “Batman Begins” (2005) të Christopher Nolanit. Ndërsa së fundmi ka pasur një rol edhe në filmat për Harry Poterin.
Pas vetes, Legeno ka lënë një vajzë. / KultPlus.com

Akademikët shqiptarë: Gjuha, lëndë më vete në shkolla e universitete

0

fjaloriGjendja e gjuhës sot, e asaj letrare ka mbledhur akademikët në një takim ku të gjithë, sytë i kanë hedhur për të gjetur fajtorin tek shkolla, media, librat e më gjerë.

Çështjet e sintaksës në standard si edhe raporti i shqipes standarde me shkollën kanë qenë dy nga pikat kryesore për të cilat është diskutuar në mbledhjen e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe.

Ajo u mbajt në datën 20 qershor, nën drejtimin e akademikëve Jani Thomai e Rexhep Ismajli (bashkëkryetarë) dhe me pjesëmarrjen e anëtarëve të Këshillit: Akademikët Kolec Topalli e Gjovalin Shkurtaj dhe profesorët Mehmet Çeliku, Seit Mansaku, Shezai Rrokaj, Shefkije Islamaj, Enver Hysa, Isa Bajçinca, Imri Badallaj, Abdullah Zymberi, Bardh Rugova e Rrahman Paçarizi.

Sipas një njoftimi për mediat nga Akademia e Shkencave, për të dy çështjet u paraqitën parashtresa të hartuara nga grupet përkatëse të punës, në Tiranë e në Prishtinë, në të cilat jepeshin vëzhgimet për gjendjen dhe propozimet për përmirësime të mëtejshme në përdorimin e zbatimin e shqipes standarde.

Sa i takon çështjes të sintaksës në shqipen standarde, referuan kryetarët e grupeve të punës: Prof.dr.Seit Mansaku (Tiranë) dhe ligjërues i lartë Isa Bajçinca (Prishtinë).

Sipas ASHSH-së, rritja e komunikimit ndërshqiptar, përzierjet e popullsisë së qyteteve për shkak të shtegtimeve të banorëve të zonave rurale drejt qyteteve, sidomos drejt kryeqyteteve a qyteteve të mëdha, vënia në qarkullim të lirë e veprave të një letërsie të panjohur më parë, kanë sjellë një pasurim e gjallërim të mjeteve të reja sintaksore nga dialektet dhe nga vepra të shkrimtarëve të panjohur sa duhet, duke bërë që prurjet nga brumi i shqipes të kenë burim a mbizotërim dialektor.

Nga ana tjetër, hapja e gjuhës, e kulturës, e letërsisë dhe e shkencës ndaj gjuhëve e kulturave të vendeve të tjera kanë sjellë modernizim të saj, si edhe struktura të papajtueshme me shqipen.
Qortime mbi sintaksën.

Akademia e Shkencave jep edhe disa shprehje përdorimi siç janë ato me paskajoren e dytë, si: dëshiroj për të punuar, filloi për të përgatitur, ka vendosur për të shkuar etj.; në vend të tyre këshillohen ndërtimet me mënyrën lidhore: dëshiroj të punoj, filloi të përgatiste, ka vendosur të shkojë etj si edhe ndërtime të tilla, si: përpiqet me qëllim për të fituar (me qëllim për të ndryshuar) etj.; në vend të tyre këshillohen ose paskajorja: përpiqet për të fituar (për të ndryshuar), ose lidhorja: përpiqet të fitojë (të ndryshojë) etj.

Akademia vëren se pas foljeve dua, dëshiroj, urdhëroj, kërkoj, propozoj, vendos etj. përdoret lidhëza ftilluese që, ndaj ndërtime të tilla, si: kanë vendosur se hetimet të vijojnë; ka kërkuar se të ndalet ky proces; propozoi se Kuvendi të miratojë një vendim etj., nuk janë në pajtim me normën sintaksore.

Duke u përqendruar tek gabimet e medias, Këshilli Ndërakademik në mbledhjen e tij, ka arritur në përdorimin se shumë gabime sintaksore bëhen në përdorimin e përemrave pronorë, vetorë e pyetës, në përdorimin e trajtave të shkurtra përemërore etj. Sipas specialistëve, duhet të shkruajmë e të themi: populli ynë, jo populli jonë; djemtë tanë, jo djemtë tonë; djali yt, jo djali jot; vajzës sime, vajzës sonë, jo vajzës time, vajzës tonë; vajzës sate, jo vajzës tënde; ne shqiptarët, jo neve shqiptarët; cili student, jo kush student.

Po ashtu duhet shkruar u tha atyre, u foli studentëve, u bëri thirrje të gjithëve, jo i tha atyre, i foli studentëve, i bëri thirrje të gjithëve, siç po përdoren gabimisht sot.

Sipas akademikëve, një imitim i huaj, i panevojshëm e që duhet mënjanuar, është edhe klisheja dhe jo vetëm, që ka filluar të përdoret shpesh kohët e fundit në fraza të tilla, si: ne sot folëm për mirëqenien e të përndjekurve e të papunëve dhe jo vetëm. Ndër përfundimet e tjera të akademikëve rendisim: thuhet tre djem/tri vajza dhe jo tre vajza e të trija jo të treja; përemri kush përdoret vetëm për frymorë, ndërsa cili, edhe për jofrymorë, etj.
Shqipja dhe shkolla.

Shqipja standarde dhe shkolla qe tema për të cilën referuan kryetarët e grupeve të punës: Prof.dr. Mehmet Çeliku e prof.dr. Shezai Rrokaj (Tiranë) dhe prof. dr. Imri Badallaj e prof. dr. Bardh Rugova (Prishtinë).

Mbasi vlerësuan shtrirjen e përdorimin e shqipes standarde në dokumentacionin shkollor, nga nxënësit e mësuesit si faktor themelor i ngritjes cilësore të arsimit, akademikët e cilësuan shqipen si lëndë themelore në shkollë me detyrë të dyfishtë.

Kur erdhi puna tek problemet që ka shqipja në shkollë, Këshilli Ndërakademik, renditi disa: Shmangia e normës në përdorimin e gjuhës së shkruar e të folur nga nxënësit, varfëria e të shprehurit në të shkruar e në të folur, varfëria në njohjen e përdorimin e strukturave gramatikore-sintaksore e të mjeteve stilistike etj. Akademikët dalin hapur kundër rrudhjes së mësimit të gjuhës në ciklin nëntëvjeçar dhe sidomos me shtrirjen e kufizuar të lëndës së gjuhës në shkollën e mesme, duke arritur në përfundimin se ka nivel të ulët të përgatitjes së mësuesve të gjuhës e të edukatorëve, se ata dalin me përgatitje të dobët në fakultetet e mësuesisë, se ka mësues gjuhe që kualifikohen në mënyrë informale dhe se shqipja nuk shihet si lëndë me rëndësi kombëtare.

Propozime e vendime
Pas diskutimeve të shumta për problematikat e shkollës sa i takon gjuhës shqipe, Këshilli propozon: Meqë cikli nëntëvjeçar nuk po arrin dot t’ua mësojë mirë nxënësve të gjitha nënsistemet e shqipes standarde, si në të shkruar ashtu edhe në të folur, propozohet që gjuha shqipe në planin mësimor të shkollës së mesme të jetë lëndë e veçantë gjatë tri viteve, e ndarë nga letërsia, dhe të jepet provim pjekurie në përfundim të shkollimit parauniversitar, me program e tekste të reja.

Ndërsa i duhet dhënë përparësi zotërimit të standardit, bashkë me leximin duhet t’u jepet rëndësi e veçantë leximit të letërsisë artistike dhe punëve me shkrim, hartimeve e diktimeve.

Sipas Akademikëve, planet e programet në fakultetet e mësuesisë, përfshirë ato të gjuhëve të huaja e fakultetet që përgatisin edukatorë për institucionet parashkollore, si dhe në fakultetet e gazetarisë, ka nevojë të rishikohen, duke u dhënë shtrirje më të gjerë lëndëve kryesore të gjuhës së sotme, si leksikologjia, morfologjia, sintaksa.

Mendohet që përvetësimi i drejtshkrimit duhet të përfundojë në shkollimin parauniversitar. U propozua që lënda “Kulturë Gjuhe” të përfshihet në programet e universiteteve, në radhë të parë në fakultetet e mësuesisë, të gazetarisë, të gjuhëve të huaja, të arteve, të drejtësisë, të mjekësisë etj., me synimin e zotërimit sa më të mirë të normës.

Një kërkesë më rëndësi ka të bëjë ajo që do iu drejtohet institucioneve mësimore sa i takon rritjes së orëve mësimore për lëndën e gjuhës në ciklet nëntëvjeçare; reduktimin e normës mësimore për mësuesit e gjuhës; mësimin e gjuhës shqipe në ciklet parauniversitare; trajnimin e mësuesve të gjuhës në kurse periodike katërvjeçare dhe hartimin e teksteve për fëmijët e emigrantëve sipas një politike në ndihmë të emigracionit; ai që do të bëhet mësimdhënës i lëndës së gjuhës dhe të letërsisë shqipe në nivelet e ulëta e të mesme nuk mund të jetë askush që nuk ka, së paku, 180 kredite (ECTS) të lëndëve profesionale sipas planprogrameve të shkollave përkatëse, etj.

Akademia ka arritur në përfundimin se Albanologjia, me shqipen në veçanti, duhet të jetë përparësi e investimeve shkencore të qeverive përkatëse.

“Duhet të ngrihet departament i veçantë për gjuhën shqipe (përdorimet, terminologjitë, përshtatjet me standardet evropiane, ku po synojmë të integrohemi) në kuadër të ekzekutivit (mbase brenda Ministrive të Arsimit a të Kulturës)”,-theksohet në njoftim. E në fund, por jo për nga rëndësia, Akademikët vërejnë se në shkolla t’i kushtohet vëmendje diversitetit kulturor e begatisë dialektore të shqipes, në mënyrë që të mos krijohet hapësirë për stigmatizim të cilitdo varieteti. të shqipes.

Brovina: Kryeparlamentari i takon PDK-së

0

FloraBrovina-deputeteAnëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, e cila do ta drejtojë seancën konstituive të Kuvendit të 17 korrikut si deputetja më e vjetër, ka bërë me dije se mandatarin për kryeparlamentar për herë të parë do t’ia japë PDK-së.

Sipas saj, procedurat janë të qarta dhe posti i kryeparlamentarit i takon partisë fituese të zgjedhjeve, e që është PDK-ja./zëri/