Reformim kushtetues!

KushtetusjaJanë rrëzuar dy presidentë si rezultat i shkeljes së Kushtetutës. Në gjashtë vjet të shtetësisë së saj, Kosova është vendi me Gjykatën Kushtetuese më aktive në rajon. Gjykata së fundi është obliguar që të sqarojë edhe për harmoni brenda vetë neneve të aktit më të lartë juridik, Kushtetutës së Kosovës.

Ekspertë dhe hartues të dokumentit që ka gjenezën në planin e Ahtisarit, pajtohen se problemet e deritanishme kanë dalë nga mungesa e kulturës shtetërore, por pa faj nuk është as vetë përmbajtja e Kushtetutës.

Sipas tyre, akti më i lartë juridik që është në fuqi aktualisht, ka qenë e shkruar në frymën e shtetndërtimit. Tash që shteti është ndërtuar, duhet ndryshuar kushtetuta.

Njëri ndër hartuesit e këtij dokumenti Arsim Bajrami, në një prononcim për gazetën, e pranon se Kushtetuta ka nevojë për ndryshime, por thotë se Kushtetuta aktuale është Kushtetutë e cila promovon standarde të larta evropianë sa i përket lirive dhe të drejtave të njeriut./Tribuna/.

Më Shumë

Rahoveci dhe Xaghra e Maltës zyrtarizojnë marrëveshjen e binjakëzimit

Komuna e Rahovecit dhe Këshilli Lokal i Xaghra-s në ishullin Gozo të Maltës kanë zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri...

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Lajmet e Fundit