Kreu i PDK-së, Hahsim Thaçi, ka spjeguar arsyen se pse ka lëshuar sallën, derisa po mbahej mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku pritej të përcaktohej rendi i ditës për seancën e 17 Korrikut.
Fjalimi i Thaçit:
Seanca e ardhshme është një seancë në të cilën duhet të respektohen rregullat. Gjithashtu për seancën e radhës, ne duhet të kemi formimin e komisionit për verifikimin e mandateve.
Caktimi ka shkuar duke u respektuar vullnetin e qytetarëve ndaj ne kemi nga sekretariati caktimin e ulseve, në përputhshmëri me ligjet dhe legjitimiteteve. Çdo vrull tjetër I muskujve politikë, bjen në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve.
Sot kishte devijim të plotë nga rendi i ditës, kishte tendencë për ta shkelur ligjin dhe rregulloren.
Nuk do të lejojmë që një grumbull muskujsh politik të humbur të shkelin Kushtetutën dhe ligjet.
—
Në kohën që tashmë kishte filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të vjetër, ku pritej që prezentë të jetë edhe kreu I PDK-së, Hashim Thaçi, ky I fundit e ka lëshuar mbledhjen.
Indeksonline mëson se lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, fillimisht kishte shkuar në këtë mbledhje, por që më pas ka braktisur atë./Indeksonline/
—
Ka filluar mbledhja e kryesia së Kuvendit të shpërbërë të Kosovës, në orën 11:00.
Prezentë do të jenë përfaqësuesit e partive politike që kanë fituar mandate në Kuvend, për të caktuar rendin e ditës për seancën e 17 korrikut kur edhe do të bëhet konstituimi i Kuvendit të ri, ku pritet të përcaktohet agjenca e seancës konstituitive të legjislaturës së re.
Në këtë mbledhje, do të ballafafaqohen për herë të parë, liderët e kolaicionit opozitar me kreun e PDK-së, hashim Thaçin