Home Blog Page 8362

Dhjetëra ankesa nga maturantët

0

Suhareke-testi maturesDhjetëra ankesa kanë arritur në zyrat e MASHT-it rreth rezultateve të Maturës Shtetërore 2014, vetëm në ditën e parë të ankesave.
Valon Hasani, i cili e ka bërë një ankesë në Divizionin e Standardeve dhe Vlerësimit, është ankuar se nuk i janë publikuar pikët e maturës të ditës së dytë.

“Rezultati i testit të dytë nuk më ka dal hiq dhe erdha me u ankuar sepse tash janë rezultatet në fakultet për mi dorëzuar pikët dhe po pres me marrë një përgjigje”, ka thënë ai.

Ndërkohë, gati të gjitha ankesat janë të së njëjtës natyrë.

Mustafë Kadriu, udhëheqës i Divizionit për Vlerësim dhe Standarde, ka thënë se gati të gjitha ankesat janë pse nuk iu janë publikuar pikët ose për shkak se janë të pakënaqur me pikët e arritura.

“Janë rreth 20-25 deri tash, kryesisht janë ata të cilëve nuk iu ka dalë rezultati. Gjithashtu ka nga ata që janë të pakënaqur me pikët e testit për të cilët ne do t’i verifikojmë, por ajo është e rendit të dytë”, ka deklaruar Kadriu.

Ndërsa, sa i përket mundësisë së gabimit nga lexuesi i testeve, Kadriu ka thënë se një gjë e tillë nuk mund të ndodh.

“Leximi bëhet në mënyrë elektronike, nuk vjen në shprehje subjektivizmi”, është shprehur ai.

Maturantët e pakënaqur kanë të drejtë ankese edhe ditën e mërkurë dhe të enjte, derisa rezultatet e tyre pritet të publikohen të premten.

Nadi thotë ‘Çka mu deshtë?’

0

Leonard Matoshi-NadiKëngëtari i muzikës popullore, Leonard Matoshi-Nadi, po sjellë dy këngë të reja dhe albumin e tij me këngë ‘live’. Kështu ka bërë të ditur ai vetë në një prononcim për gazetën Tribuna

Pas bashkëpunimit të suksesshëm që pati me këngëtarin nga Shkupi, Shpat Kasapin, ai po sjell këngët e tij të reja për këtë verë. Është ky Leonard Matoshi- Nadi, i cili në një prononcim për gazetën Tribuna ka treguar se për çfarë këngësh behët fjalë. “Jam në punim të videoklipit të këngës sime të re që do të lansohet shumë shpejt.

Kënga është punuar nga Flori Mumajesi dhe titullohet ‘Çka mu desht’ po ashtu mbas kësaj këngë do të lansoj edhe këngën tjetër që titullohet ‘Lumi Lum’ e punuar nga Jeton Berisha”. Po ashtu Nadi është në përgatitje të albumit të tij ‘live’ që do ta lansojë këtë javë “Këtë jave do të lansoj albumin tim të ri ‘live’ që e kam punuar me grupin tim ‘Star Band’. Albumi do t’i ketë 23 këngë kësaj radhe me shumë këngë se herëve tjera.

Blomeyer: S’përzihemi për koalicionet

0

PeterBlomeyer-ambasadori gjermanAmbasadori i Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer, ka hedhur poshtë mundësinë e përzierjes në situatën aktuale politike në vend, pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Blomeyer ka thënë se gjatë këtyre dy viteve sa ka qenë në Kosovë është përmbajtur që të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të Kosovës. “Mendoj që një ndërhyrje e tillë nuk është normale, sepse ne e kemi objektiv që Kosova të jetë shtet sovran dhe i pavarur. Prandaj unë mendoj që ne nuk do të duhej të ndërhynim as në interpretimin e Kushtetutës, sepse Kosova e ka gjykatën e vet kushtetuese, pastaj ne nuk do të duhej të ndërhynim as në vendimet e kryetarëve se kush do të duhej të nominohet për kryeministër, sepse ju e keni presidenten e juaj e cila është përgjegjëse për këtë, e ne nuk do të duhej të ndërhynim as në koalicionet e partive politike, sepse edhe ajo është çështje e tyre”, ka thënë Blomeyer, në një intervistë për RTK-në.

Mel B dhe Luann Lee, seks në banjën e handikapatëve

0

Mel B dhe Luann LeeKjo ka ndodhur mes 39 vjeçares, ish anëtares se Spice Girl dhe aktualisht gjykatëse e X-Factor UK dhe 53 vjeçares, modeles dhe ish playboy-t Luann Lee.

I gjithë episodi është treguar nga vete ish playboy, e cila mes te tjerave tregon se ajo me pare ishte drejtuar për ne banje, dhe meqenëse ajo e destinuar për handikapatët ishte me e madhe, kish zgjedhur pikërisht atë, pasi kish vend edhe për te vendosur çantën.

Menjëherë pas meje, vazhdon tregimin e saj 53 vjecarja Lee, erdhi Mel B, e cila pasi i kërkoi leje për te hyre edhe ajo ne banje, me përplasi me force pas muri, duke vazhduar me pas me puthje e me pas me prekje ne vende te tjera te trupit.

“Tani e kuptoj se perse atë e quajnë edhe “Scary Spice””, përfundon tregimin e saj erotik ish playboy LuannLee.

Kosovës i duhet një ideal

0

mendim-Rugova2Kosova e sotme nuk është ajo që e ka dashur presidenti Rugova. Ai e ka dashur një Kosovë më të lirë dhe më të pastër. Konstatimin për këtë e bën djali i madh i arkitektit të shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova.

Mendimi, djali që është i orientuar nga shkenca dhe arti, ka vendosur që të flasë ekskluzivisht dhe për herë të parë për politikën dhe Kosovën, për të cilën thotë se tash nuk po e duam siç e kemi dashur.

Mendimin po e brengos humbja e idealizimit dhe solidaritetit që e ka pasur shoqëria kosovare gjatë viteve të pushtimit. Sipas tij, është e kuptueshme që të ketë zhgënjim, por ideali për republikën që e ka dashur presidenti Rugova dhe të tjerët që dhanë shumë për të, duhet të kultivohet.

“Në Kosovën e pasluftës njerëzit kanë filluar të brengosen për mbijetesën individuale, sot për nesër pa pasur ndonjë ideal. Ky është problem. Ne duhet të mendojmë dhe të veprojmë ende për Kosovën tonë ideale”, ka thënë Rugova.

Në pjesën e parë të intervistës, ai flet edhe për kujtimet e tij me presidentin Rugopva dhe për pasionin për shkencën.

Tribuna: Si e kujtoni babain, më shumë si president apo prind?

Rugova: Në krahasim me Teutën, unë dhe Uka kemi pasur fatin që për një periudhe ta përjetojmë Presidentin Rugova si baba deri në fund të viteve ’80. Pas këtyre viteve filloi aktivitetin e tij në politikë. Por edhe në kohën sa ka qenë president nga viti 92 kemi pasur momente që e kemi përjetuar si baba. Në fakt, kurrë se kam menduar se do të pergjigjem në këtë pyetje… Shpesh nuk e kam kuptuar fuqinë e madhe që kishte. Me mua, Ukën dhe sidomos Teutën ishte përkëdhelës dhe i dashur. Kishte pak shpjegime prindërore. 24 orë në shërbim të njerëzve të Kosovës. Nga kjo distancë kohore, për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj, kur e kthej kujtesën dhe momentet që kemi kaluar bashkë, më shumë e kujtoj si lider të Kosovës. E adhuroja si të tillë.

Tribuna: A është tërheqja juaj në botën e artit dhe shkencës trashëgimi e tij?
Rugova: Sigurisht që po. Në banese gjithmonë, por edhe në shtëpi kemi jetuar të rrethuar me libra, punime shkencore dhe gjëra arti që kishte babai. Dhe natyrisht që kjo ka ndikuar tek unë që të jem më i dhënë pas botës se artit dhe shkencës. Po ashtu kujtoj shumë biseda që i bënim me babain rreth artit dhe shkencës, sepse gjithmonë kur kishte kohë më mua bisedonte për art dhe shkencë..

Sia tingëllon si Superyll

0

SIA1-620x424Katër vjet që nga incizimi i fundit i këngëtares prominente australiane Sia, zëri i saj është bërë i gjithëpranishëm, ndonëse kjo nuk ndodh edhe me fytyrën e saj.

Ajo ka shkruar hite për Beyonce, Katy Perry dhe Rihanna, mirëpo edhe albumi i saj i ri “100 Forms of Fear” me gjasë do të jetë po aq gjithëpërfshirës.

Ritmet që pikojnë tërë zemër – shkëlqejnë në disa këngë që njeriu mund t’i luajë gjersa përpiqet të fitojë një maratonë: Ja ku është triumfi në prekjet më të vogla, sikurse jehona wooo-ooh tek “Big Girls Cry” ose lojërat e ëmbëlsuara të “Elastic Heart”.

Nuk mund ta shohësh se si duket Sia në ballinë, por ajo tingëllon si një Superyll.

Tung nga Katie Holmes

0

KatieKanë kaluar pesë vjet që kur aktorja Katie Holmes pozoi për revistën Glamour. Këtë herë ajo është rikthyer bindshëm, pasi ka pozuar gjysmë e zhveshur.

35 vjeçarja ka rrëmbyer kopertinën e kësaj reviste duke ekspozuar linjat e saj, por edhe duke folur për jetën private, dy vjet pas ndarjes nga bashkëshorti Tom Cruise.

Ajo ka pozuar e veshur vetëm me xhinse, ndërsa gjinjtë i mbulonte me duar, ashtu sikundër në një tjetër ka pozuar me një këmishë xhins, ku ekspozohej një dekolte bujare.
Trupi i saj duket në perfeksion dhe tejet elegant, ashtu si pamja e saj e freskët dhe me një tualet fare të lehtë.

Aktorja ka pranuar se qysh nga momenti i ndarjes me Tom, nuk ka pasur asnjë mashkull në jetën e saj, duke deklaruar se i është përkushtuar vajzës së saj Suri.

Kryeparlamentari mund të shkojë në Kushtetuese

0

KuvendiKosoves5-27Regjistrimi i Deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i cili pritet të fillojë sot dhe të përfundojë të premten, nuk ka qenë ndonjëherë temë në skenën politike të vendit.
Është kryer si procedurë e thjeshtë teknike dhe opinioni nuk ka dëgjuar për ekzistimin e formularëve që ata duhet t’i plotësojnë.

Madje, ata nuk janë për publikun, sepse përmbajnë të dhëna personale të deputetëve.
Por, zhvillimet pas zgjedhjeve të 8 qershorit, me Marrëveshjen e Koalicionit Opozitar, sipas së cilës LDK-AAK-Nisma synojnë qeverisjen e vendit, duke e lënë në opozitë partinë fituese, PDK’në, pritet ta sjellin një situatë të re – kur Kuvendi do të mund ta shohë veten të bllokuar qysh në seancën konstituive, më 17 korrik.

Posti i Kryeparlamentarit nuk do të jetë çështje e lehtë për t’u zgjidhur.

Me PDK’në të bindur se ky post i takon asaj, si parti që ka shumicën parlamentare, në bazë të rezultatit zgjedhor, dhe me Koalicionin Opozitar, këmbëngulës se ka të drejtë ta formojë grupin e përbashkët parlamentar, e rrjedhimisht edhe ta zgjedhë Isa Mustafën Kryeparlamentar, seanca konstituive do të jetë një show i vërtetë.

Nëse në ndërkohë nuk do të ketë ndonjë zhvillim tjetër politik, ose nuk do të ketë ndonjë kompromis, atëherë Enver Hasani do të ketë sërish punë.

Në rast të bllokimit të Kuvendit, kur asnjëra palë s’do të arrijë të votojë fare për Kryeparlamentarin, si çelës i zgjidhjes së ngërçit mund të vijë sërish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Nëse vendi hyn në krizë institucionale, ajo mund të kërkojë interpretim nga Gjykata Kushtetuese lidhur me atë se kujt i takon e drejta për ta propozuar Kryeparlamentarin.
Për ta ndërmarrë këtë hap, Jahjaga mund të mbështetet, përveç në faktin se është përgjegjësi e saj thirrja e mbledhjes konstituive të Kuvendit, edhe në Nenin 84 të Kushtetutës së Kosovës, Pikën 2, ku ndodhet fjalia e famshme: Presidenti i Republikës së Kosovës garanton funksionimin kushtetues të institucioneve.

Tashmë është krijuar edhe precedenti kur në Gjykatën Kushtetuese dërgohen pyetje për sqarim edhe në mungesë të veprimit/vendimit të ndodhur. Një herë ka ndodhur me Qeverinë e Kosovës, kur ka kërkuar interpretim për imunitetin e deputetëve, ndërsa së fundi edhe me Presidenten lidhur me Mandatarin për formimin e Qeverisë.

Në rastin tjetër, kur qoftë PDK, qoftë Koalicioni Opozitar, arrin ta votojë dhe zgjedhë Kryeparlamentarin, sërish çështja mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, me nënshkrimet e 10 ose më shumë deputetëve, për ta interpretuar ligjshmërinë e vendimit./politiko.net/

SHBA-të dhe Kina zotohen për përmirësim të marrëdhënieve

0

obama ne kinShtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina janë zotuar se do ta përmirësojnë bashkëpunimin ekonomik dhe në çështje të sigurisë në hapje të “Dialogut Strategjik dhe Ekonomik” të këtij viti në Peking.

Gjatë fjalimit hapës, presidenti kinez, Xi Jinping, ka nënvizuar nevojën e evitimit të konfrontimit në mes të dy vendeve.

Prej Vashingtonit, presidenti amerikan, Barack Obama, përmes një deklarate ka përgëzuar për 35 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike në mes të Kinës dhe SHBA-ve dhe ka përsëritur premtimin që ja ka bërë presidentit kinez vitin e kaluar që të krijoj një “model të ri” të bashkëpunimit të superfuqive.

Delegacioni amerikan udhëhiqet nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe Sekretari i Thesarit, Jack Lew, ndërsa aty përfshihet edhe shefja e Rezervave Federale, Janet Yellen.

Vashingtoni shpreson që të sigurojë koordinim të afërt me Kinën sa i përket ndryshimeve klimatike, dhe fundin e spiunimit kibernetik industrial kinez ndaj kompanive amerikane.

Vashingtoni gjithashtu shpreson edhe në rregulla më strikte në qeverisjen e pretendimeve territoriale në detërat e kontestuara aziatike.

Vllasi: Ka rrezik të shkohet në zgjedhje të reja

0

Azem-VllasiNjohësi i proceseve politike, Azem Vllasi , ka vlerësuar se vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja nëse nuk intervenojnë ndërkombëtarët për t’u gjetur një formulë më e mirë.

Ai ka thënë se Kosova nuk do të mund të ketë qeverinë e re deri në vjeshtë, pasi politikanët nuk e kanë shqetësim funksionimin e vendit, por pozicionimin në luftën për pushtet.

Vllasi ka parashikuar se qysh në seancës e parë të Kuvendit pritet të ketë probleme lidhur me postin e kryeparlamentarit./Epoka e re/.