Home Blog Page 837

Hamza në Prizren, bizneseve dhe punëtorëve të sektorit privat: Më pak taksa, më shumë paga

0

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza sot vizitoi bizneset private në Prizren.

Hamza i PDK-së premton ringjallje ekonomike dhe mbështetje për bizneset private.

Teksa shikoi dhe provoi produkte vendore, ai premtoi ndryshime në këtë sektor.

Hamza tha se qysh në ditët e para të qeverisjes së tij do të bëhet reforma e pagesës së TVSh-së nga kufiri në brendi.

“Në ditët e para, në fillim të punës do ta bëjmë reformën e pagesës së TVSH-së nga kufiri në brendi. Bizneset e vogla deri në 10 mijë euro nuk do të paguajnë tatim fare. Ato me qarkullim deri në 30 mijë do ta paguajnë vetëm tatimin në fitim real”, tha Hamza.

Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1247526493180194

Ai mes tjerash tha se pakoja e përgatitur nga ai do të sjellë ringjalljen ekonomie dhe ndihmë ndaj prodhuesve të vendit.

“Unë jam i përkushtuar që ta lehtësojmë të bërit biznes në Kosovë. Lehtësirat për bizneset do të ndikojnë në rritjen e përfitimeve për punëtorët e sektorit privat. Këtë ua thash sot edhe punëtorëve të Qumështores ABI në Prizren. Kostoja e jetesës është bërë shumë e lartë. Prioriteti im janë gjithmonë qytetarët. Fokusi im janë gjithmonë punëtorët, të cilët me përkushtim punojnë dhe i mbajnë familjet e tyre”.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Oriana Fallaci për varrin e të dashurit: Aty janë vetëm eshtrat e tij… shpirti i tij është në zemrën time…

0

Oriana Fallaci: Në kujtim të Alekos Panagulis

Nuk kam vënë kurrë një lule në varrin e Alekosit. Çdo 1 maj, domethënë çdo përvjetor të vdekjes së tij, i dërgoja tridhjetë e shtatë trëndafilë të kuq. Po, sepse ishte tridhjetë e shtatë vjeç kur e vranë. Por nuk i vura kurrë një lule. Në varrezat e familjes sime në Firence vendosa një gur varri në kujtim të tij.

Po, e vendosa në këndin ku unë do të varrosem. Por varrin e tij kurrë nuk e kam parë dhe nuk do ta shoh kurrë. Nuk dua ta shoh. Në fund të fundit, ç’kuptimi do të kishte ta shihja? Aty janë vetëm eshtrat e tij. Shpirti i tij është në zemrën time.

Alekos Panagulis ishte heroi i Rezistencës Greke dhe dashuria e madhe e Oriana Fallaci-t, vrarë më 1 maj 1976.

*Marrë nga profili në Facebook i Beti Njumës/ObserverKult

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Azdren Krasniqi synon titullin e botës në K-1

0

Azdren Krasniqi, po synon një tjetër rezultat historik në karrierën e tij.

Krasniqi do të ketë mundësinë që të luftojë për titullin e botës në K-1.

Ai, përballë do të ketë kundërshtarin francez Mike Wassermann.

Arena e Kuspo Munchenstein” në Zvicër do të jetë vendi ku ai do të kërkojë që të bëjë histori.

Me këtë meç Krasniqi synon t’i mbërrijë majat ne sportin e kickboksit.

Kurse Azdren Krasniqi, më shumti specialitet i ka goditjet me këmbë.

Ndërsa 31-vjeçari dallohet në këtë sport për më shumë vite duke fituar tituj të shumtë.

No description available.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Reduktime të ujit dhe presion të ulët në disa zona të Prizrenit

0

Kompania e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH. A – Prizren njofton konsumatorët se për shkak të rënies së nivelit të ujit në burimet kryesore të Prizrenit, po përballemi me sfida të mëdha në sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë.

“Për rrjedhojë, jemi të detyruar të zgjerojmë zonën e reduktimeve për të garantuar shpërndarje sa më racionale të ujit , duke marrë parasysh kushtet teknike dhe infrastrukturën ekzistuese të sistemit të distribuimit”, thuhet në njoftim.

Zonat që do të ndikohen nga këto reduktime dhe do të furnizohen sipas orarit:

? Lagja Bazhdarhane, Rr. Janina dhe Dardania 2 – nga ora ? 09:00 – 17:00
? Lagja Tusuz, zona e sipërme – nga ora ? 24:00 – 06:00
? Lagja Nënkala – nga ora ? 09:00 – 17:00

Zonat që do të preken nga presioni i ulët të ujit:

Rr. Gjeladin Hana
Rr. Zahir Pajaziti
Rr. Vëllezërit Frashëri
Lagja “Yeni Mahalla”
Rr. Kosova
Rr. Hafiz Ismajli
Lagja “Kurilla” (pjesërisht)
Rr. Fahredin Hoti
Rr. Enver Hadri
Rr. Jusuf Gervalla
Rr. Moisi Golemi
Rr. Ulqinit
Rr. Nënë Tereza

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Prokuroria mund ta përfundojë rastin kundër krerëve të UÇK-së në prill 2025, thotë Trendafilova

0

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka thënë se rasti kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, për sa i përket Prokurorisë, mund të përfundojë në prill të vitit 2025.

Trendafilova tha se Prokuroria i ka komunikuar se janë 43 dëshmitarë dhe data e fundit është më 8 prill për t’i dëgjuar, raporton Ekonomia Online.

Ajo e përmendi edhe faktin se Prokuroria ka vendosur për t’i larguar 14 dëshmitarë.

“Kjo është politikë e fortë që është kryer në një sërë konferencash me palët. Numri fillestar i dëshmitarëve ishte 152, e pastaj Prokuroria tha se mund të shtojë të tjerë me numër të përgjithshëm 350. Kjo është një prej të dhënave që është marrë për efikasitetin në këtë rast. Shumë hapa janë ndërmarrë, mendimi i gjyqtarëve është se ndoshta prokurori mund të përfundojë rastin në fillim të prillit, ndoshta edhe më herët”, tha Trendafilova.

Ajo tha se ky është një rast voluminoz.

“Kemi dhjetë akuza për secilin të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. 153 viktima të përkatësive të ndryshme etnike, shqiptarë, serbë, romë, egjiptianë. Prandaj kemi etni të ndryshme të njerëzve. Dua të sqaroj të gjithëve që janë të interesuar, nuk duhet të mendoni se gjyqtarët po u japin të gjithëve statusin pjesëmarrës, u japin statusin e viktimave të supozuara, dhe kemi kritere të ashpra që duhet të përmbushen në mënyrë që dikush të jetë në gjendje të marrë pjesë në procedura si dëshmitar. I kam detyrat e mia jo vetëm të presidentes por edhe gjyqtares, ajo që më është komunikuar nga Prokuroria është se janë 43 dëshmitarë dhe data e fundit është më 8 prill për t’i dëgjuar. Javën e kaluar Prokuroria vendosi për t’i larguar 14 dëshmitarë”, është shprehur kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. /EO

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ballkani e cilëson ndeshjen ndaj Kosova Düsseldorf, si festë kombëtare

0

Kampioni i Kosovës në futboll, ka ftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani dhe shtetet përreth, të bëhen bashkë në Düsseldorf, ku të dielen zhvillohet Superkupa Kosovë-Diasporë.

Duke kujtuar peshën historike që ka muaji nëntor për kombin, Ballkani e quan festë edhe përballjen me Kosova Düsseldorfin.

“Kemi kënaqësinë dhe nderin që pikërisht në prag të festës së Flamurit Kombëtar, daljes në skenë të Ushtrisë tonë të lavdishme Çlirimtare e ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari, të bëhemi bashkë në Dusselsorf të Gjermanisë me bashkatdhetarët tanë, për një festë sportive shqiptare”, shkruhet në postimin e “portokall e zinjëve” për ballafaqimin e 17 nëntorit.

Për tre herë kampionin e Kosovës në futboll, Ky duel futbollistik i bashkon dhe fuqizon më shumë shqiptarët.

“Ky duel futbollistik që na bashkon, e fuqizon edhe më shumë lidhjen shpirtërore e vëllazërore mes nesh, duke treguar edhe një herë si përherë, se shqiptarët janë gjithmonë bashkë, kudo ndodhen”.

Kujtojmë se përballja revyale e Superkupës Kosovë – Diasporë, zhvillohet ë dielen më 17 nëntor, duke filluar në orën 14:30.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Latifi takon të rinjtë e Rahovecit, diskuton për të ardhmën e tyre

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar për zhvillimin e një takimi të rëndësishëm dhe të hapur me të rinjtë e komunës, i cili u organizua nga Shoqata Humanitare “Kosova” (SHL-Kosova) në kuadër të projektit me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (DKRS) të Rahovecit.

Takimi, i cili u zhvillua me pjesëmarrjen aktive të të rinjve të qytetit, ofroi mundësinë për të diskutuar shqetësimet, nevojat dhe sfidat me të cilat përballen ata, si dhe mundësitë për një të ardhme më të mirë.

Latifi theksoi rëndësinë e mbështetjes për të rinjtë dhe angazhimin e Komunës për krijimin e mundësive për zhvillimin e talenteve rinore.

“Ne jemi të angazhuar që të mbështesim dhe fuqizojmë të rinjtë tanë, të cilët janë e ardhmja e komunës sonë. Kjo është arsyeja pse jemi në vazhdimësi duke rritur mundësitë për angazhim të tyre në aktivitete kulturore dhe shoqërore, dhe po punojmë për të ofruar bursa dhe mundësi të tjera për zhvillimin e ideve të tyre inovative,” tha Latifi.

Në këtë ngjarje, të rinjtë shprehën kërkesa dhe ide për projekte që do të kontribuonin në përmirësimin e kushteve dhe mundësive për angazhimin e tyre në aktivitete të ndryshme.

Ata diskutuan gjithashtu mbi nevojën për mbështetje të mëtejshme në zhvillimin e grupeve vullnetarizmi, si grupet për teatër, art, muzikë, dhe të tjera, ku ata po shprehin talentet dhe aftësitë e tyre.

Kryetari Latifi gjithashtu falënderoi Shkumbin Arifi, drejtorin e SHL-Kosova, dhe  Vjollca Gurgule, zëvendësdrejtoreshën e SHL-Kosova, për angazhimin dhe punën e shkëlqyer që ata po bëjnë për fuqizimin e rinisë në Rahovec.

“Partneriteti ynë me SHL-Kosova është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit që sjell përfitime të mëdha për të rinjtë dhe komunitetin”, shtoi ai./PP

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Emërllahu pasi fitojë çmimin ‘Ylli i Javës’: Na pret një rrugë e gjatë

0

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin ‘Ylli i Javës’.

Ky çmim për javën e 13-të në Superligë i është ndarë futbollistit të FC Ballkani, Lindon Emërllahu.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. Ky komision vendosi që çmimi ‘Ylli i Javës’ për xhiron e trembëdhjetë t’i takojë Lindon Emërllahut, i cili me lojën e tij kreative në mesfushë ishte kontribuesi më i madh në arkëtimin e tre pikëve të skuadrës së tij, FC Ballkani, që mposhti FC Malishevën me rezultat 1:0, kështu duke ruajtur kryesimin në tabelën e Albi Mall Superligës.

Pasi mori këtë çmim, Emërllahu u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.

“Vlerësimi si më i miri i javës është një motiv shtesë për të punuar edhe më shumë për punën e mëtejshme. Loja kundër Malishevës ishte shumë e rëndësishme për skuadrën tonë, sepse ishim të vetëdijshëm që po ndesheshim me një skuadër me shumë cilësi, por megjithatë ne treguam forcën tonë si grup dhe në momentet vendimtare të ndeshjes ishim më të mirë. FC Ballkani do të vazhdojë me ritmin e njëjtë të punës edhe më tutje, sepse na pret një rrugë e gjatë deri në fund të kampionatit për t’u rikonfirmuar si kampion”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

KPF-ja miraton rendin e ditës për mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prizrenit

0

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Komunës së Prizrenit mbajti sot mbledhjen e radhës, e thirrur nga Kryesuesja e Kuvendit, znj. Antigona Bytyqi. Gjatë mbledhjes, u shqyrtua rendi i ditës për mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e cila do të mbahet më 13 Nëntor 2024, në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, në “Shtëpinë e Bardhë”.

Pas shqyrtimit të propozimeve dhe rekomandimeve të anëtarëve të Komitetit, është miratuar rendi i ditës për mbledhjen e Kuvendit të Komunës, i cili përfshin temat e mëposhtme:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
  2. Pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme;
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për harmonizimin e pagave dhe meditjeve në Komunën e Prizrenit për dy muajt e fundit të vitit 2024;
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-rregullores për dhënien e dekoratave nga komuna e Prizrenit;
  5. Shqyrtimi dhe miratimi i planit lokal të veprimit për barazinë gjinore (2024-2026);
  6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Nr.001/011-95083 të datës 18.07.2024;
  7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Nr. 001/011-14771 të datës 27 janar 2022, sipas Rekomandimit të Komitetit për Komunitete;
  8. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-planit Zhvillimor Komunal të Arsimit 2025-2027;
  9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm “Zona e Parkut për Industri të Lehtë në Prizren – Parku i Biznesit” sipas Hartës Zonale të Komunës së Prizrenit;
  10. Raporti financiar janar – qershor dhe janar – shtator 2024;
  11. Raporti i Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit për periudhën gusht 2023 – qershor 2024;
  12. Informatë rreth përfundimit të vitit shkollor 2023/2024 dhe informatë rreth fillimit të vitit të ri shkollor 2024/2025;
  13. Diskutim rreth raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2023 dhe planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve për vitin 2023;
  14. Informatë rreth raportit të punës të Njësisë së Auditimit të Brendshëm (NJAB), për periudhën janar-gusht 2024;
  15. Raporti i Performancës Komunale për Komunën e Prizrenit, për vitin 2023.

Në përfundim të mbledhjes, anëtarët e Komitetit rekomanduan që pika “Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e Komisionit Përzgjedhës (DKA)” të largohet nga rendi i ditës, ndërsa, me kërkesë të anëtarëve, u shtua pika e re: “Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për harmonizimin e pagave dhe meditjeve në Komunën e Prizrenit për dy muajt e fundit të vitit 2024”.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Në mesjavë tri ndeshje të shtyra

0

Këtë mesjavë zhvillohen tri ndeshje të shtyra në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të martën (sot) prej orës 20:00 është ndeshja Besa Famgas – Vushtrria, që i takon xhiros së shtatë.

Ndeshja tjetër e shtyrë e xhiros së shtatë, ajo mes Rahovecit e Llapit, zhvillohet të enjten nga ora 19:00.

Ndërkohë takimi i shtyrë i xhiros së gjashtë mes Vjosës dhe Rahovecit zhvillohet të mërkurën nga ora 19:00 në Shtime.

Rahoveci e Besa Famgas vlerësohen favoritë në këto ndeshje.