5.9 C
Prizren
E enjte, 5 Dhjetor, 2024

KPF-ja miraton rendin e ditës për mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prizrenit

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Komunës së Prizrenit mbajti sot mbledhjen e radhës, e thirrur nga Kryesuesja e Kuvendit, znj. Antigona Bytyqi. Gjatë mbledhjes, u shqyrtua rendi i ditës për mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e cila do të mbahet më 13 Nëntor 2024, në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, në “Shtëpinë e Bardhë”.

Pas shqyrtimit të propozimeve dhe rekomandimeve të anëtarëve të Komitetit, është miratuar rendi i ditës për mbledhjen e Kuvendit të Komunës, i cili përfshin temat e mëposhtme:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
  2. Pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme;
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për harmonizimin e pagave dhe meditjeve në Komunën e Prizrenit për dy muajt e fundit të vitit 2024;
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-rregullores për dhënien e dekoratave nga komuna e Prizrenit;
  5. Shqyrtimi dhe miratimi i planit lokal të veprimit për barazinë gjinore (2024-2026);
  6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Nr.001/011-95083 të datës 18.07.2024;
  7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Nr. 001/011-14771 të datës 27 janar 2022, sipas Rekomandimit të Komitetit për Komunitete;
  8. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-planit Zhvillimor Komunal të Arsimit 2025-2027;
  9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm “Zona e Parkut për Industri të Lehtë në Prizren – Parku i Biznesit” sipas Hartës Zonale të Komunës së Prizrenit;
  10. Raporti financiar janar – qershor dhe janar – shtator 2024;
  11. Raporti i Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit për periudhën gusht 2023 – qershor 2024;
  12. Informatë rreth përfundimit të vitit shkollor 2023/2024 dhe informatë rreth fillimit të vitit të ri shkollor 2024/2025;
  13. Diskutim rreth raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2023 dhe planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve për vitin 2023;
  14. Informatë rreth raportit të punës të Njësisë së Auditimit të Brendshëm (NJAB), për periudhën janar-gusht 2024;
  15. Raporti i Performancës Komunale për Komunën e Prizrenit, për vitin 2023.

Në përfundim të mbledhjes, anëtarët e Komitetit rekomanduan që pika “Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e Komisionit Përzgjedhës (DKA)” të largohet nga rendi i ditës, ndërsa, me kërkesë të anëtarëve, u shtua pika e re: “Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për harmonizimin e pagave dhe meditjeve në Komunën e Prizrenit për dy muajt e fundit të vitit 2024”.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Totaj uron qytetarët për 28 Nëntorin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar qytetarët për 28 Nëntorin. Sipas tij, kjo datë historik nuk është një përvjetor i thjeshtë, por...

Bashkimi dominon Superligën: 7 fitore dhe vetëm një humbje

Bashkimi vazhdon të udhëheqë Superligën e Femrave në basketboll, duke mbajtur vendin e parë pas përfundimit të xhiros së tetë. Skuadra ka arritur 7...

Lajmet e Fundit