Home Blog Page 8392

Ardit Gjebrea preferon Dafina Zeqirin

0

Arditi-DafinaArdit Gjebrea ka lavdëruar këngëtaren Dafina Zeqiri. Madje Gjebrea e cilëson si një “zë ndër më të mirët”.

“Dje me Duffy’e Nga artistet e brezit te muzikes se sotme, Dafina Zeqiri ze nje vend teper te vecante ne konsideraten time. Vertete nje nga pak me te mirat”, shkruan ai në Facebook.

Flori Mumajesi lojra erotike në skenë

0

Flori Mumajesi lojra erotikeKëngëtrari Flori dhe “Threedots” kanë ndezur skenën e në një nga klubet e Tiranës duke e shëndërrruar mbrëmjen në një show gjigand, ku ka performuar hitet e tij ndër vite.

Ai ka performuar në skenë ku si rrallë më parë duke bërë përshtypje me lojrat erotike që bëri me një grup balerinash seksi teksa këndonte këngën e tij më të fundit “Ta boja me drita”.

Këto ishin momentet më provokuese të tij pas mesnate ku ritmi i koncertit arriti kulmin, show i cili zgjati deri në orët e para të mëngjesit.

Konflikti mes dy familjeve në Prizren për shkak të pronës, ka nisur që në vitin 2000

0

Prizren-Konflikti mes dy familjeve per shkak te pronesKonflikti për shkak të pronës mes familjes Berisha dhe asaj Abdylagaj nga Prizreni, duket të ketë nisur që në vitin 2000.

Familja Abdylagaj kanë rrëfyer vrasjen e familjarit të tyre për Klan Kosovën. Dy familjet, ia hedhin fajin njëra tjetrës.

Ndërkaq për një fqinj të të dy familjeve, fajin kryesor e ka shteti.

Ai ka thënë se shteti është dashur të marrë masa për shkak të uzurpimit të pronës.

Incidentin e së dielës, e kanë komentuar edhe mjekët, të cilëve u është dashur shumë përforcime sepse kanë realizuar katër ndërhyrje kirurgjike.

Zëdhënësi i Policisë, Hazir Berisha, ka thënë se për këtë rast janë mbajtur 13 persona e po kërkohen edhe 13 të tjerë.

Hoxha: Në shtëpinë e Pistës janë gjetur pajisje dhe dëshmi që çojnë te vrasja

0

Syle Hoxhaj, kryeprokurorNë emisionin e sotëm “Puls” të KTV-së është diskutuar në lidhje me vrasjet e pandriçuara të të figurave politike. Rasti i fundit i këtij lloji është ai i kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Elvis Pista.

Në mesin e mysafirëve të këtij emisioni ishte edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, i cili ka thënë se vrasja e Elvis Pistës është një vrasje shumë profesionale që tregon se kemi të bëjmë me krim të rëndë.

“Po kthehemi pak mbrapa. P.sh. rasti i Ekrem Rexhës, Komapoandant “Drini”. Kam biseduar me disa hetues para disa viteve dhe me pyeti hetuesi se a keni raste të pazbuluara të vrasjeve. Unë i thash hetuesit; PO, komandant Drini është rast i pazbuluar dhe hetuesi më thotë se Komandant Drini është vra me shkorpion dhe po ashtu edhe shumë raste janë vra me shkorpion në atë periudhë dyvjeçare me tip të armës shkorpion. Pra, hetuesi e dinte. Pra, ka bazë me ju afru zbulimit të rasteve të këtilla”, ka thënë Hoxha në emisionin “Puls”, transmeton Koha.net.

Riza Shillova, Drejtor i Hetimeve në Policinë e Kosovës, ka thënë se rasti i Elvis Pistës është rast me prioritet mbi të gjitha prioritetet.

“Jemi duke i ekzaminuar disa dëshmi po ashtu në shtëpinë e Elvis Pistës kemi gjetur pajisje apo dëshmi që ndërgojnë te rruga e vrasjes, por profili i Elvis Pistës ka qenë mjaftë kompleks, jemi duke hetuar në gjitha pistat dhe besojmë së shpejti në rezultatet”, ka thënë Shillova.

Anton Quni, Deputet i Parlamentit, ka thënë se ende janë të pandriçuara rastet e policëve të vrarë që kanë hetuar rastin e vrasjes për motive politike.

“Policia nuk ka siguri për vete dhe nuk kanë mbështetje. Rasti i Elvis Pistës është rast i rëndë. Vrasja e Elvis Pistës është një terror mbi qytetarët e Kosovës, tronditje e krejt shoqërisë. Kemi problem edhe me qytetarët që nuk bashkëpunojnë shumë me policinë por edhe dëshmitarët po hezitojnë për shkak se po shihet rezultati, kur dihet se nuk është i sigurt pas deklarimit të tij, rrezikohet jeta e tij”, ka thënë Quni.

E Tomë Gashi, avokat, ka thënë se tragjike është kur mbeten vetëm statistika.

“Vet Elvis Pista të vritet, një djalë i ri në fushatë ka lënë një ndjenjë të idhët për gjithë qytetaret. Unë personalisht e kam njoftë Elvis Pistën. Ka qenë karakter i mirë, por e kemi pa edhe përmes mediumeve që u bë i famshëm kohëve të fundit. Problemi qëndron se prej vitit 1999 nuk janë zbuluar të vrasjet e profileve të larta. Problemi në Ballkan është se ekzekutues gjen me çmime qesharake, por ata janë vetëm punëkryues, ndërsa urdhërdhënësi është mjaftë problem. Problemi është te moszbulimi sepse asnjë nuk është zbuluar”, ka thënë Gashi.

Jo qeverisë “Thaçi 3”, përafrohet edhe më shumë blloku opozitar

0

lideret e kater partiveLiderët e partive LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje kanë përafruar edhe më shumë për qëndrimet e tyre sa i përket themelimit të Qeverisë pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Pas takimit që kanë zhvilluar sot, krerët e këtyre partive kanë dalë me një qëndrim të përbashkët që asnjëra si subjekt politikë ndarazi, nuk do t’i përgjigjet ftesës së PDK-së, as pretendentit të kësaj partie për çfarëdo konsultimi për krijimin e qeverisë së re.

Lideri i AAK-së, Haradinaj, ka thënë se janë në fazën e dytë të bisedimeve dhe janë përafruar jashtëzakonisht qëndrimet mes subjekteve politike për të formuar qeverinë e ardhshme.

Haradinaj tha se janë të një mendimi se nuk do të ketë qeveri “Thaçi 3”. Ndërsa, për kushtet e VV-së, ai tha që edhe ata janë për një dialog të mirëfilltë dhe jo pa kushte.

Ndërsa, lideri i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se janë duke përparuar bisedimet për krijimin e qeverisë së ardhshme. Sipas tij, kryesorja është se nuk do të ketë qeveri Thaçi 3, transemeton Telegrafi.

Arrestohen 13 persona për konfliktin e armatosur në Prizren

0

ArmaaaaShtëpitë e dy familjeve të përfshira në konflikt të armatosur ruhen nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Ato ndodhen rreth 100 metra larg njëra-tjetrës.

Në shtëpinë e familjes Avdylaga, është hapur e pamja për të vrarin e tyre, Qamilin, ndërkaq në familjen Berisha nuk vërehej njeri.

Në konfliktin e armatosur mes këtyre dy familjeve në Prizren, është vrarë Qamil Avdylaga dhe janë plagosur nëntë të tjerë, në mesin e tyre edhe dy policë.

Konflikti i armatosur ka ndodhur dje pasdite në lagjen “Arbana” në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha,tha se “Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes dy armë: një pistoletë të llojit ‘TT’ dhe një pushkë gjahu me disa gëzhoja dhe gjësende tjera që do t’i kalojnë Prokurorisë së shtetit në cilësi të provës materiale”.

“Janë sekuestruar tri vetura,ndërsa janë vënë në pranga 13 perosna,si dhe për 3 të tjerë është lëshuar urdhërarresti nga organet kompetente”, tha Berisha, transmeton TVPZ.

Drejtori i Spitalit të Prizrenit,Afrim Avdaj, tha ndërkaq se në Emergjencë janë sjellë 9 persona,dy prej të cilëve janë dërguar për në QKUK.

“Tre personat e lënduar në këtë konflikt, pas dhënies së ndihmës së parë janë lëshuar për në shtëpi,kurse 4 të tjerë janë ndalur për tretman të mëtejmë mjekësor në këtë institucion shëndetësor”./PrizrenPress.com/

Vazhdon të mbetet e bllokuar rruga Prizren- Reçan

0

Rruga recanRruga Prizren-Reçan, nuk do të jetë e kalueshme edhe për dy ditë të tjera.

Ndërmarrja “Drini company”, e cila është duke i realizuar punimet në këtë rrugë, pas dëmtimeve të shiut, ka njoftuar se qytetarët duhet të vazhdojnë t’i përdorin rrugët alternative Prizren-Pojuskë-Jabllanicë-Shtëpi e Malorëve-Llokvicë-Reçan./PrizrenPress.com/

Ja çfarë vendosi Gjykata: Presidentja fillimisht mandaton Thaçin, pastaj Haradinajn

0

GjykataKushtetuese e KosovesGjykata Kushtetuese tashmë e ka marrë vendimin e saj në lidhje me pyetjet e Presidentes se kënd duhet ta mandatojë për formimin e Qeverisë së re; partinë që doli e para në zgjedhje apo koalicionin që ka shumicën në Parlament.

Një burim i Gazetës Express ka thënë se Gjykata ka vendosur 1 me 1.

“Gjykata ka vendosur 1 me 1. Kjo i bie se Presidentja fillimisht mandaton Hashim Thaçin si drejtuesin e koalicionit që ka fituar në zgjedhje, dhe nëse ai brenda 15 ditësh nuk arrin ta krijojë Qeverinë, Presidentja nis konsultimet me partitë politike dhe kush ofron më shumë deputetë, i jepet mundësia. Që në këtë rast i bie se mandaton z. Ramush Haradinaj si kandidat për Kryeministër i koalicionit LDK-AAK-Nisma, e që përbën shumicën në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë burimi i Gazetës Express, brenda Gjykatës Kushtetuese.

Ndryshe, edhe pse sot Gjykata mori vendim, ajo nuk e publikojë atë për shkak të çështjeve procedurale të brendshme dhe përkthimit të tekstit në tri gjuhë.

Gjykata Kushtetuese vendos se kush do ta themeloj Qeverinë, por vendimi publikohet ditëve në vazhdim

Të hënën, më 30 qershor 2014, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka shqyrtuar dhe ka vendosur për rastin KO103/14, të parashtruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, përkitazi me vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 84 [Kompetencat e Presidentit], paragrafi 14, me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese do ta publikojë vendimin në ditët në vijim.

Billusha feston fitoren e Zafirit (Foto)

0

billusha ne festBanorët e fshatit Billushë të Prizrenit, i janë gëzuar fitores së bashkëfshatarit të tyre, Zafir Berishës. Ata kanë festuar në mënyra të ndryshme fitoren e Berishës. Gëzimin e tyre e kanë manifestuar edhe me kërcime të shumta me lodra.

Kryetari i BD-së, Zafir Berisha, në zgjedhjet e 8 qershorit ka arritur që të zgjedhet deputet në Parlamentin e Kosovës. Ai në këto zgjedhje ka garuar në listën e Nismës për Kosovë, dhe ka marrë mbi 4 mijë vota. /PrizrenPress.com/

billusha 3

billusha 2

Vrasësit qenkan ende këtu!

0

Myrfet ShasivariShkruan: Myrfet SHASIVARI

Vrasja, për momentin misterioze, që e privoi nga jeta njërin nga kandidatët e PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës në qytezën e Rahovecit Elvis Pistën, e që ndodhi pas përfundimit të procesit zgjedhor të 8 qershorit, përpos te familjarët, ka shkaktuar tronditje te të gjitha kategoritë e subjekteve të shtetit, por edhe te qytetarët në tërësi. Tronditja duket të jetë më shqetësuese, kur kihet parasysh fakti se pas vrasjeve të shumta enigmatike që po ndodhnin në Kosovën e pasluftës, për disa vite, kjo gjendje sikur “u qetësua”, ndaj veprimtarët politikë, gazetarët, e qytetarët në tërësi, sikur po merrnin frymë më lirshëm, ngaqë u krijua përshtypja se këto akte makabre, tanimë po i përkisnin së kaluarës, ndonëse pjesa dërmuese e vrasjeve tinëzare mbetën ende të paidentifikuara nga organet kompetente të shtetit. Dhe për t’i nxitë këto subjekte, siç janë struktura policore, prokuroria, gjyqësori, qoftë ato vendore, apo ndërkombëtare, që më në fund t’i ndriçojnë motivet dhe autorët e atentatorëve, një pjesë e mediave të shkruara, prore u angazhua në përkujtimin e datave, kur u vranë veprimtarë politikë gazetarë, por edhe intelektualë kalibrash të ndryshëm në Kosovë.

Kësisoji, ndonëse në këtë drejtim nuk u shënua ndonjë sukses inkurajues i këtyre organeve, megjithatë ekzistonte shpresa, se së paku vrasësve u kishte hyrë paniku se një ditë do të bien në “rrjetën” e drejtësisë, dhe se më në fund, do të hiqnin dorë nga ato veprime pasojash fatale, jo vetëm për viktimat e tyre, por edhe për ardhmëninë e vendit. Por vrasja e fundit në Rahovec (ndonëse ende nuk dihen motivet e vrasjes), mjerisht e dëshmoi të kundërtën. Klika vrastare në Kosovë, me vrasjen e organizuar të Elvis Pistës, qenka ende këtu, dhe se kjo gjendje sinjalizon, jo vetëm shtimin, por edhe thellimin e pasigurisë për jetën e secilit qytetar, pa përjashtim të përkatësisë partiake, profesionale e tjera.

Dhe kur kihet parasysh fakti për ekzistimin tanimë të ashpërsimit të rivalitetit partiak rreth menaxhimit të pushtetit në Kosovë, tek pjesa dërmuese e qytetarëve, ka filluar të krijohet doza e pasigurisë, e cila prodhon efekte të shumta negative për një jetë normale të të gjitha shtresave të shoqërisë sonë. Dhe duke e pasur parasysh një gjendje të këtillë, mbase është koha e fundit, që organet e shtetit me ndihmën e Bashkësisë evropiane dhe ShBA-së, t’i inkurajojnë hetuesit, prokurorët, policinë dhe gjykatësit që të veprojnë konform obligimeve të tyre ligjore dhe pagave që i marrin, që të tregojnë rezultate në drejtim të ndriçimit dhe përballjes me drejtësinë të atentatorëve, në mënyrë, që populli i Kosovës, krahas halleve të përditshmërisë, së paku të mos e ketë brengën e pasigurisë për të jetuar, sikurse qytetarët e shteteve tjera të Evropës, ku edhe synojmë të integrohemi.