Home Blog Page 8391

Grupi ‘KGB’ së shpejti sjellin realitetin e HipHop skenës

0

Grupi ‘KGB’Rep artistët e njohur të grupit ‘KGB’ edhe pse jo shumë kohë më parë në treg sollën këngën e tyre ‘Danger’ e cila u mirëprit nga dashamirët e muzikës HipHop, duket se nuk e kanë në plan të ndalen.

Në një bisedë për gazetën Tribuna, Shkëlqim Ravja, anëtar i treshes së KGB-së, ka treguar se ata tashmë janë në proces të përfundimit të albumit të tyre të dytë.

“Jemi në përfundim të albumit tonë të dytë. Besoj që pas sezonit të verës ky projekt do të publikohet, diku kah muaji shtator apo tetor”, ka thënë Shkëlqimi në fillim të bisedës, duke treguar tutje që albumi do t’i ketë dymbëdhjetë këngë të cilat do të jenë hip-hop i mirëfilltë.

Emrat e manipuluesve, gjatë javës

0

testiiiiiiiAs të hënën Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk i ka publikuar emrat e atyre që manipuluan në pjesën e parë të testit të maturës që u mbajt më 14 qershor. Ditën e mbajtjes së testit u raportua për kopjim masiv nga ana e nxënësve dhe disa mësimdhënësve. Për ta ishin paralajmëruar ndëshkime. Mirëpo sipas zëvendësministrit Nehat Mustafa, gjithsesi se ata do të bëhen publik këtë javë.

“Ende nuk kanë përfunduar raportet sa i përket nxënësve dhe mësimdhënësve manipulues në pjesën e parë të testit të maturës”, tha Mustafa për “Tribunën”. Ai tha se nuk dëshirojnë ta akuzojnë askënd pa pasur fakte. Megjithatë, premton se këtë javë ata do të dihen. “Këtë javë gjithsesi do t’i publikojmë dhe do të jeni të njoftuar edhe ju”, tha Mustafa. Të premten që shkoi Mustafë Kadriu nga Ministria ka thënë për gazetën Tribuna se nxënësit të cilët kanë kopjuar do t’iu anulohet testi, ndërsa administratorët që nuk e kanë kryer punën si duhet, do të ndëshkohen. Sa i përket pjesës së dytë që u mbajt të shtunën pati edhe lëvdata.

Sekreti i një martese të lumtur? Flini nudo

0

nudoSekreti i një martese të lumtur është tek të fjeturit krejtësisht nudo. Ata që nuk veshin rroba në krevat kanë një marrëdhënie më të lumtur se ata që vishen.

Sipas një studimi të kryer në Britani ku u përfshimë më tepër se një mijë persona, çiftet që flenë nudo në shtrat kanë më tepër harmoni mes tyre, intimitet dhe besim.

57% e atyre që flenë nudo u shprehën që janë të lumtur në marrëdhëniet e tyre, krahasuar me 43% të atyre që flenë me pizhame. Të fjeturit nudo sipas studimit është një gjest që nënkupton intimitet, besim dhe mirëkuptim tek partneri.

33-vjeçari Stephen McKensie, nga Portsmouth thotë: “Unë kam 6 vjet që fle nudo, dhe është shumë herë më mirë se sa të veshësh pizhama. Bashkëshortja ime fle nudo gjithashtu. Kjo na ndihmon ne të shplodhemi kur jemi në krevat.”

Çiftet nuk pëlqejnë sjellje të ndryshme të partnerëve të tyre. Gjysma e çifteve britanike bezdisen kur partneri i tyre ha ushqim në shtrat, ndërsa 23% urrejnë kur partneri i tyre fle me çorape.

“AKEA“ në Prizren fillon aksionin “Shporta e Ramazanit”

0

AKEA ndihmaOrganizata Joqeveritare “ AKEA “ në Prizren, ka filluar aksionin e madh humanitar “ Shporta e Ramazanit”.

Nëpërmjet këtij aksioni humanitar,” AKEA” synon të jetë urë lidhëse e solidarizimit në mes të atyre që kanë për të ndihmuar dhe familjeve me gjendje të dobët ekonomike, që së bashku t’i begatojnë sofrat e iftarit atyre që nuk kanë.

Ndërkaq, qytetarët me vullnet të mirë mund të kontribuojnë duke bërë pagesën prej 5 eurove në të gjitha marketet, ku është i vendosur posteri I Shportës së Ramazanit.

“Ndihmat e grumbulluara më pastaj shpërndahen direkt në shtëpitë e skamnorëve nëpërmjet vullnetarëve të OJQ-së AKEA”,njoftojnë përfaqësuesit e AKEA-s

Dy ditë para fillimit të Ramazanit, ”AKEA” i gëzoi 30 famlje nevojtare me pako ushqimore, donacione të siguruara nga dy afaristë lokalë./PrizrenPress.com/

Turni i parë i zyrtarëve policor të PK-së, nisen për Shqipëri

0

Policia  Kosoves-ShqiperiseSot fillon implementimi i Memorandum Bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë për patrullime të përbashkëta.

Turni i parë i zyrtarëve policor të PK-së, gjegjësisht të njësive rajonale të komunikacionit rrugor, do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë nga Pik Kalimi kufitar Vermicë.

Gjatë fillimit të implementimit të marrëveshjes së bashkëpunimit policor do të marrin pjesë të dy përgjegjësit e Divizionit të Komunikacionit Rrugor të PK-se dhe përgjegjësi i Komunikacionit Rrugor nga Shqipëria.

Visar Ymeri: Ende nuk janë pranuar kushtet e VV-së

0

visar ymeriDeputeti i zgjedhur nga Vetëvendosje, Visar Ymeri thotë se nga takimi liderëve opozitarë, janë diskutuar dy çështjet kryesore, që koalicioni i lidhur tashmë, jo vetëm që nuk do të pranojnë koalicion me PDK-në, por do ta kundërshtojnë një gjë të tillë.

Në anën tjetër Ymeri thotë se është diskutuar edhe për pikat që ka paraqitur Lëvizja Vetëvendosje.

“Kriteret dhe parimet, sepse nuk dua ti quaj kushte, janë një lloj hapi që ka marrë VV-ja dhe jemi kujdesur që gjuha të jetë sa më e kapshme dhe se tani jemi duke i diskutuar modalitetet, sepse ende nuk kemi një po ose jo nga subjektet politike”, ka thënë Ymeri, në Interaktiv të KTV-së.

SHBA dërgojnë 200 ushtarë të tjerë në Irak

0

Austria-ushtriaaPresidenti amerikan Barak Obama ka autorizuar dërgimin e 200 ushtarëve të tjerë amerikanë në Irak për të forcuar sigurinë në ambasadën amerikane dhe aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit.

Presidenti Obama dje përmes një letre informoi Kongresin për vendimin e tij. Ai tha se dislokimi i ushtarëve amerikanë do të përfshijë edhe dërgimin e helikopterëve dhe avionëve pa pilot.

Zëdhënësi i Pentagonit, Admirali John Kirby tha se ushtarët tashmë kanë arritur në Irak. Ata do t’i bashkohen 275 ushtarëve që u dërguan për të mbrojtur ambasadën në mes të muajit qershor.

Këto forca janë të ndara nga rreth 300 këshilltarët ushtarakë që presidenti i ka autorizuar për të ndihmuar Irakun në luftën kundër xhihadistëve të cilët kanë pushtuar disa qytete të mëdha dhe kanë kërcënuar se do të pushtojnë edhe kryeqytetin e vendit, Bagdad.
Njoftimi i fundit do të sjellë në gati 800 numrin e forcave amerikane në Irak./VOA/.

Tahiri: Serbia është pajtuar për heqjen e barrikadës

0

Edita TahiriZëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka deklaruar se parimisht Serbia është pajtuar për heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër.

Ajo ka bërë me dijë se ketë javë do ta vizitojë Brukselin ku me përfaqësuesit e zyrës se baroneshës Catherine Ashton do të diskutojë për heqjen e barrikadës dhe zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit.

“ Në bazë të komunikimeve dhe informatave që kemi nga Brukseli, në parim ka pajtueshmëri nga ana e Serbisë për t’i hequr këto barrikada”, ka thënë Tahiri./Epoka e Re/.

Mandatari, subjektit që ka më shumë deputetë në Kuvend

0

GjykataKushtetuese e KosovesGjykata Kushtetuese ka dhënë verdiktin se presidenti i shtetit mund ta caktojë mandatarin për kryeministër vetëm në konsultim me partinë ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, ka thënë një burim i gazetës jashtë kësaj gjykate. Sipas tij, një e drejtë e këtillë nuk u njihet edhe koalicioneve paszgjedhore.

Kushtetuesja ka vendosur të hënën për rastin e parashtruar nga presidentja Atifete Jahjaga, përkitazi me vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 84 me nenin 95 të Kushtetutës, që i referohen mandatarit të Qeverisë. E ka kumtuar këtë lajm, por nuk ka treguar se cila është përgjigjja që ka dhënë në pyetje.

Në njoftimin adresuar medieve vetëm është thënë se gjykata do ta publikojë vendimin në ditët në vijim.

Gazeta ka kontaktuar edhe një burim brenda Kushtetueses, por ai ka refuzuar të flasë për përmbajtjen e verdiktit. Për përmbajtjen ka thënë se do të publikohet të martën, ose më së largu të mërkurën../koha ditore/

Maloku për ‘zarfin’: Mos të dal një kryeministër “analfabet”, si presidentja!

0

Fadil Maloku14-18Ish- anëtari i KQZ-së nga radhët e AKR-së, Fadil Maloku e ka komentuar mundësinë e daljes së kryeministrit nga zarfi. Ai ka thënë se kjo do të ishte një dobësi e madhe.

Profesori Maloku thotë se nuk bënë të na paërsëritet historia, si me “daljen e presidentes analfabete”.

Ja komenti i plotë i Fadil Malokut në Facebook:

ZARFI I DRAGODANIT & ZARFI I BRUKSELIT

Do të ishte dobësi (e mesazh tejet i qartë për papjekuri totale politike të kastës së tanishme!)e llojit të vetë,nëse kryeministri i ardhshëm i Kosovës del nga (tani) ZARFI i Brukselit, ashtu siq polli presidentja analfabete, nga ZARFI i Dragodanit! Zgjedhjet, po duken ishin vetëm improvizim social për të arsyetuar (mos)prezencën tëhuajsuese ndërkombëtare…!?