6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Hoxha: Në shtëpinë e Pistës janë gjetur pajisje dhe dëshmi që çojnë te vrasja

Syle Hoxhaj, kryeprokurorNë emisionin e sotëm “Puls” të KTV-së është diskutuar në lidhje me vrasjet e pandriçuara të të figurave politike. Rasti i fundit i këtij lloji është ai i kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Elvis Pista.

Në mesin e mysafirëve të këtij emisioni ishte edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, i cili ka thënë se vrasja e Elvis Pistës është një vrasje shumë profesionale që tregon se kemi të bëjmë me krim të rëndë.

“Po kthehemi pak mbrapa. P.sh. rasti i Ekrem Rexhës, Komapoandant “Drini”. Kam biseduar me disa hetues para disa viteve dhe me pyeti hetuesi se a keni raste të pazbuluara të vrasjeve. Unë i thash hetuesit; PO, komandant Drini është rast i pazbuluar dhe hetuesi më thotë se Komandant Drini është vra me shkorpion dhe po ashtu edhe shumë raste janë vra me shkorpion në atë periudhë dyvjeçare me tip të armës shkorpion. Pra, hetuesi e dinte. Pra, ka bazë me ju afru zbulimit të rasteve të këtilla”, ka thënë Hoxha në emisionin “Puls”, transmeton Koha.net.

Riza Shillova, Drejtor i Hetimeve në Policinë e Kosovës, ka thënë se rasti i Elvis Pistës është rast me prioritet mbi të gjitha prioritetet.

“Jemi duke i ekzaminuar disa dëshmi po ashtu në shtëpinë e Elvis Pistës kemi gjetur pajisje apo dëshmi që ndërgojnë te rruga e vrasjes, por profili i Elvis Pistës ka qenë mjaftë kompleks, jemi duke hetuar në gjitha pistat dhe besojmë së shpejti në rezultatet”, ka thënë Shillova.

Anton Quni, Deputet i Parlamentit, ka thënë se ende janë të pandriçuara rastet e policëve të vrarë që kanë hetuar rastin e vrasjes për motive politike.

“Policia nuk ka siguri për vete dhe nuk kanë mbështetje. Rasti i Elvis Pistës është rast i rëndë. Vrasja e Elvis Pistës është një terror mbi qytetarët e Kosovës, tronditje e krejt shoqërisë. Kemi problem edhe me qytetarët që nuk bashkëpunojnë shumë me policinë por edhe dëshmitarët po hezitojnë për shkak se po shihet rezultati, kur dihet se nuk është i sigurt pas deklarimit të tij, rrezikohet jeta e tij”, ka thënë Quni.

E Tomë Gashi, avokat, ka thënë se tragjike është kur mbeten vetëm statistika.

“Vet Elvis Pista të vritet, një djalë i ri në fushatë ka lënë një ndjenjë të idhët për gjithë qytetaret. Unë personalisht e kam njoftë Elvis Pistën. Ka qenë karakter i mirë, por e kemi pa edhe përmes mediumeve që u bë i famshëm kohëve të fundit. Problemi qëndron se prej vitit 1999 nuk janë zbuluar të vrasjet e profileve të larta. Problemi në Ballkan është se ekzekutues gjen me çmime qesharake, por ata janë vetëm punëkryues, ndërsa urdhërdhënësi është mjaftë problem. Problemi është te moszbulimi sepse asnjë nuk është zbuluar”, ka thënë Gashi.

Më Shumë

“Krizë” për Vjosa Osmanin: Veç 1 mijë e 168 euro në bankë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë edhe krerët e...

Totaj priti kryetarin e PDAK-së, Qazim Rahmani

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot kryetarin e subjektit politik PDAK, Qazim Rahmani, nënkryetarin e Komunës së Ferizajt, Danush Ademi dhe bashkëpunëtorët e...

Lajmet e Fundit