Home Blog Page 8412

Shteti i pagoi jo vetëm zmadhimin e gjoksit

0

jessie5Një kandidate për modele në Britaninë e Madhe ka shkaktuar akoma më shumë zemërim në opinionin publik kur zbuloi se merr 6 mijë sterlina në vit nga paratë e taksapaguesve për të udhëtuar me taksi.

Nëna e dy fëmijëve, Josie Cunningham tha se nuk mund të udhëtojë me autobus për shkak se e kapin kriza e ankthit.

Gjithë kjo situatë ka ardhur për shkak se ajo zmadhoi gjoksin me 4800 sterlina, të paguara nga taksapaguesit.

Argumenti i saj ishte se gjoksi i vogël po i shkatërronte jetën.

Por pasi bëri gjoksin me paratë e britanikëve, ndaj saj shpërtheu zemërimi.

Këshilli vendor i ka dhënë asaj 150 sterlina në javë vetëm për të marrë taksi.

“Përse duhet të shqetësohem kur është pikërisht publiku që më shqetëson kaq shumë. Më njohin të gjithë dhe marr shumë mesazhe urrejtje, ndaj është e pamundur që të përdor transportin publik.

Taksapaguesit duhet të jenë mirënjohës që përdor taksi se mund të jenë edhe makina të marra me qira”, tha ajo.

Ajo është aktualisht shtatzënë në muajin e gjashtë. Fëmija u ngjiz gjatë kohës që ajo u bë prostitutë me 1 mijë sterlina nata.

Dialogu kushtëzon koalicionin e ardhshëm qeverisës

0

Prishtine beogradPërfaqësuesit ndërkombëtarë vazhdojnë të interesohen jo vetëm për formulen e ardhshme qeverisësë, por edhe për politikat dhe pozicionin që akterët e qeverisë së re do të mbanin në raport me Serbinë.

Faktori ndërkombëtar insiston që qeveria e re të ketë një nga objektivat e veta vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Politikat e bashkëpunimit ndërfqinjësor, sipas përfaqësuese ndërkombëtarë, janë të domosdoshme për vendet që aspirojnë integrimet evropiane./Tribuna/

Sahatqija: Më mirë me Ramushin kryeministër, sesa me Thaçin

0

Teuta SahatqijaNënkryetarja e LDK’së Teuta Sahatqija, ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni me PDK;në, siç është duke insistuar Rrustem Mustafa, anëtari i Kryesisë së PDK’së. Ajo ka vlerësuar se Kosova nuk mund të përfitojë nga koalicioni PDK-LDK.

“Ne në LDK mendojmë se koalicioni LDK-PDK nuk është koalicion nga i cili do të përfitonte Kosova e cila ka nevojë që PDK të largohet nga qeverisja dhe të shkojë në opozitë”, ka thënë ajo.

Ajo ka treguar edhe arsyet se pse kanë vendosur që Ramush Haradinajt t’i ofrojnë postin e kryeministrit, shkruan Epoka e Re.

“Në mes të opsionit të qëndrimit në opozitë me kryeministër Thaçin apo bashkëqeverisjen me kryeministër Haradinaj, LDK zgjodhi këtë të dytën”, tha ajo.

Gjykata e Apelit anashkalon aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

0

Gjykata-qekiqiGjykata e Apelit nuk e ka përfillur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese kur kishte vendosur që ta lironte Ukë Rugovën nga paraburgimi.

Është bazuar në imunitetin e deputetit si bazë ligjore që masën e paraburgimit t’ia shndërronte në masë të paraqitjes në polici dy herë në javë, shkruan Koha Ditore.

E prokurori që kishte urdhëruar të premten arrestimin e Rugovës me të dalë nga qendra e paraburgimit i është referuar shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës më 7 maj. Prej ditës që shumica e deputetëve vendosën ta shpërbëjnë Kuvendin për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të reja, Ukë Rugova nuk është më deputet.

Mirëpo, Gjykata e Apelit si dhe Prokuroria kanë anashkaluar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të 20 shtatorit 2012 lidhur me imunitetin. Kushtetuesja kishte dhënë interpretimin se deputetët mund të ndalohen dhe arrestohen, madje edhe gjatë kohës sa janë duke kryer detyrat në Kuvend.

Demaçi: Formimi i bllokut opozitar është veprim i keq për vet bllokuesit

0

Adem DemaciVeprimtari i shquar i çështjeve kombëtare, Adem Demaçi, e ka quajtur veprim të keq formimin e bllokut opozitar.

“Ky është një veprim fort i keq për të gjithë shqiptarët e Kosovës dhe për marrëdhëniet tona me faktorin ndërkombëtarë, si edhe për vet krijuesit e bllokut pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 8 qershorit”, ka thënë Demaçi, shkruan Epoka e Re.

Ai ka treguat se e drejta për ta formuar qeverinë i takon partisë apo koalicionit që ka fituar më 8 qershor me më shumë vota. Mirëpo, nëse kjo nuk ndodh, atëherë sipas Demaçit, besimi për ta krijuar qeverinë do t’i jepet partisë ose koalicionit pasues që ka fituar vota më pak se partia ose koalicioni paraprak.

Pasojat e vakuumit institucional

0

KuvendiKosoves5-27Në qershorin e secilit vit tema më e nxehtë politike ka qenë rishikimi i buxhetit vjetor. Sivjet kjo çështje nuk është në rend dite.

Situata politike e krijuar para zgjedhjeve të 8 qershorit ka bërë që vendimmarrja të pushohet në Legjislativ, por edhe të reduktohet në Ekzekutiv.

Në mungesë të Kuvendit, Qeveria nuk ka sponsorizuar fare ndryshimet buxhetore. Dhe ndryshime mund të mos ketë fare sivjet, në rast se vendi shkon në zgjedhje të reja.

Në javën e parë të majit Kuvendi është shpërndarë, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Për pasojë, më asnjë ligj nuk është aprovuar. Madje është stopuar edhe procesi i hartimit të ligjeve nga Qeveria…

Kompozitori francez në krye të jurisë në Festivalin e Filmit në Venedik

0

89391Për herë të parë, një kompozitor do të drejtojë jurinë ndërkombëtare të Festivalit të Filmit në Venedik.

Organizatorët kanë njoftuar sot se presidenti i jurisë për këtë vit do të jetë kompozitori francez, Alexandre Desplat, gjashtë herë i nominuar për Oskar dhe fitues i çmimit, “Golden Globes”.

Karriera e tij përfshinë edhe angazhimin në filmat “Godzilla”, “The Kings Speech”, “Argo” dhe “Philomena”.

Desplat e ka filluar karrierën e tij në kinemanë franceze, ndërsa angazhimin në Hollyëood e ka nisur në vitin 2003 pas komponimit të muzikës për filmin, “Girl ëith e Pearl Earring”.

Edicioni i 71-të i festivalit të filmit në Venedik, që shpesh paraqet filma artistik jo konvencional, fillon më 27 gusht dhe përfundon më 6 shtator.

Juria e përbërë prej nëntë personave në fund e jep “Luanin e Artë” për filmin më të mirë dhe shtatë çmime të tjera.

Mbi 100 të dyshuar për manipulime në testin e maturës

0

Suhareke-testi maturesMinistria e Arsimit ka paralajmëruar se do të ngre kallëzime penale për të dyshuarit që janë përfshirë në manipulime gjatë mbajtjes së testit të maturës të mbajtur më 14 qershor.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë paralajmëron se do të bëjë kallëzim penal ndaj personave të cilët dyshohen se kanë dëmtuar procesin e testit të maturës duke manipuluar me të përmes rrjeteve sociale.

Kjo ministri është duke grumbulluar informata për afro 100 persona të cilët janë studentë të fakulteteve publike dhe private e që u kanë ndihmuar maturantëve.

Në tërë territorin e Kosovës kishin hyrë në test 46 mijë nxënës që kishin përfunduar shkollimin e mesëm. Testi i parë ishte mbajtur më 14 qershor, ndërsa pjesa e dytë pritet të mbahet më 28 qershor.

Po ashtu MAShT-i ka paralajmëruar se janë duke u hulumtuar edhe 30 nxënës që dyshohen se kanë përfituar nga manipulimet në testin e maturës përmes telefonave celularë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Jeta në Kosovë, zëvendësministri i MAShT-it, Nehat Mustafa, njëherësh kryetar i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës.

“Në momentin që do t’i kompletojmë këto lista ne po mendojmë që shumë shpejt do të bëjmë kallëzime penal dhe pastaj le të fillojë secili të japë llogarinë e vet”, tha ai.

Mustafa ka treguar se ministria është duke grumbulluar material nga rrjetet sociale ku persona të ndryshëm u kanë dhënë ndihmë maturantëve për testin e maturës.

Ai ka treguar për 12 veta që MAShT-i është duke i hulumtuar dhe që sipas tij kanë qenë më aktivët për manipulime.

Mirëpo nga hulumtimi i Gazetës Jeta në Kosovë, janë siguruar edhe emrat e mbi 80 personave të tjerë ndaj të cilëve MAShT-i është duke grumbulluar informacione për të bërë kallëzim penal.

Këta persona po verifikohen për shkak se dyshohen se u kishin ofruar përgjigje maturantëve në rrjetin social Facebook pikërisht në grupin “ Testi i Maturës”i cili është sekret dhe nuk mund të shihet nga çdokush. Emrat e këtyre personave janë të njohur për redaksinë.

E ekzistencën e këtij grupi në facebook të quajtur “ Testi i Maturës” e ka pranuar edhe zëvendësministri Mustafa.

Sipas tij manipulimet janë bërë nëpër disa komuna të vendit.

“..nga ajo që kemi grumbulluar janë kryesisht nga komuna e Gjilanit, pastaj pjesërisht nga Komuna e Prishtinës dhe pjesërisht me Komunën e Ferizajt, Komunën e Mitrovicës e Prizrenit”, tha Mustafa.

Zëvendësministri i MAShT-it tha se informatat që kanë qarkulluar nëpër rrjetin social Facebook kanë filluar të shpërndahen pas marrjes së testit dhe ai është fotografuar nga maturantët që e kanë shpërndarë përmes telefonave.

“Kjo ka ndodhur pas kohës që ka filluar procesi i maturës, sepse po të shikohet se kur është bërë komunikim i maturantëve me jashtë është dikur ka ora 11:00. Kjo nënkupton se testi nuk ka dalë nga askush, por është fotografuar nga maturantët”, pohoi Mustafa.

Mustafa tha se për maturantët të cilët vërtetohet se janë përfshirë në manipulime duke kërkuar përgjigje për testin e maturës përmes celularit do të ketë anulim të testit.

“ Na kemi vërtetuar një numër të madh të këtyre nxënësve nga dëshmitë e komunikimit të tyre ku ata kanë kërkuar t’u ndihmoj dikush përmes celularit që e kanë pasur me vete”, deklaroi zëvendësministri i MAShT-it.

I pari i Komisionit Qendror të Maturës nuk ka përjashtuar mundësinë që të ketë anulim të testit në disa qendra, por nuk ka përmendur se cilat komuna do të jenë të prekura.

“Gjithsesi ne jemi duke grumbulluar fakte që të shohim se ku do të ketë anulime kolektive në një qendër, apo ku do të ketë anulime individuale po në ndërkohë ne do t’i ashpërsojmë masat”, tha Mustafa.

Ndërkohë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka tha për Gazetën Jeta në Kosovë se kanë nisur hetimet ku edhe është kryer bastisje në konviktin numër 6 në ditën e mbajtjes së testit të maturës.

“Unë si kryeprokuror kam kërkuar të fillojnë hetimet dhe tash ky rast është duke u hetuar”, tha Beka.

SHIK-u ka qenë i trajnuar nga NATO

0

Kajtazi-LepajaNë emisionin “Puls” të KTV-së, është debatuar për raportin e NATO-s të botuar në Koha Ditore për shërbimet sekrete partiake.

Vehbi Kajtazi tregon se ky raport tregon punët e këtyre shërbimeve.

“Këtu kemi Shërbimin Sekret të PDK-së, SHIK-un, shërbimin e LDK-së, AIK-un”, ka thënë Kajtazi, transmeton Koha.net.

“Sipas këtij raporti të NATO-s, ky shërbim ka qenë ilegal edhe pse ka qenë publik. Këto organizata kanë qenë ilegale. Të gjithë e kanë ditur që kanë funksionuar”, ka thënë më tej gazetari Kajtazi, duke theksuar se ky raport është përpiluar është nga qindra dokumente që janë mbledhur gjatë kohës.

Kajtazi ka ripërsëritur faktin se raportet e NATO-s, të publikuara në “Koha Ditore”, kanë specifikuar se “SHIK-u ka pasur financim kriminal”.

Ndërkaq, analisti Fadil Lepaja, ka thënë se shërbimet sekrete nëpër raporte përmendin shumë emra dhe ka raporte të ndryshme.

“Raport mund të bëjë një njësit i KFOR-it dhe një strukturë e KFOR-it. Nuk ishte shumë e specifikuar natyra e raportit. Është një dokument ku ka të dhëna me të cilat prokuroria duhet të merret në Kosovë. Ky është vetëm një raport. Tash nuk e di sa është serioz raporti i KFOR-it”, ka thënë Lepaja.

Ndaj kësaj deklarate, Vehbi Kajtazi është kundërpërgjigjur, duke thënë se ky raport tregon se ne i kemi mbledhë raportet, “dhe sa për informatën tuaj, kemi punuar gjatë”.

“Këta emra janë nga të gjitha partitë politike jo veç të një partie, sepse ka persona nga PDK, LDK, AAK, AKR e VV”, thotë Kajtazi.

“Dokumenti i sigurimit të atdheut ka qenë dokument i prodhuar nga SHIK-u, sipas raportit të KFOR-it, ndërsa ky raport që e kemi botuar është raport i NATO-s”, ka thënë më tej Kajtazi.

Sipas Kajtazit, shumica e këtyre dokumenteve janë britanike dhe thotë se shumica e këtyre dokumenteve e ka besueshmërinë të kategorisë A.

Ndërkaq, Fatmir Humolli nga LKÇK, ka thënë se SHIK-un e kanë përgatitur strukturat e NATO-s, por thotë se raporti nuk i përmend këto.

Vajza e Kim Kardashian feston 1 vjetorin e lindjes

0

North West feston 1 vjetorin e lindjesKim Kardashian dhe Kanye West kanë festuar 1 vjetorin e vajzës së tyre North West në një festë të madhe në “Kidchella”.

Bukuroshja e vogël kishte veshur një fustan të dizenjuar posaçërisht për të dhe me një kurorë në kokë.

Kim ka postuar një foto në Instagram ku tregon North duke i fryrë qiriut të tortës së saj shumëngjyrëshe.

“Our baby girl’s 1st birthday party! #kidchella.”, ka shkruar ajo.