16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

SHIK-u ka qenë i trajnuar nga NATO

Kajtazi-LepajaNë emisionin “Puls” të KTV-së, është debatuar për raportin e NATO-s të botuar në Koha Ditore për shërbimet sekrete partiake.

Vehbi Kajtazi tregon se ky raport tregon punët e këtyre shërbimeve.

“Këtu kemi Shërbimin Sekret të PDK-së, SHIK-un, shërbimin e LDK-së, AIK-un”, ka thënë Kajtazi, transmeton Koha.net.

“Sipas këtij raporti të NATO-s, ky shërbim ka qenë ilegal edhe pse ka qenë publik. Këto organizata kanë qenë ilegale. Të gjithë e kanë ditur që kanë funksionuar”, ka thënë më tej gazetari Kajtazi, duke theksuar se ky raport është përpiluar është nga qindra dokumente që janë mbledhur gjatë kohës.

Kajtazi ka ripërsëritur faktin se raportet e NATO-s, të publikuara në “Koha Ditore”, kanë specifikuar se “SHIK-u ka pasur financim kriminal”.

Ndërkaq, analisti Fadil Lepaja, ka thënë se shërbimet sekrete nëpër raporte përmendin shumë emra dhe ka raporte të ndryshme.

“Raport mund të bëjë një njësit i KFOR-it dhe një strukturë e KFOR-it. Nuk ishte shumë e specifikuar natyra e raportit. Është një dokument ku ka të dhëna me të cilat prokuroria duhet të merret në Kosovë. Ky është vetëm një raport. Tash nuk e di sa është serioz raporti i KFOR-it”, ka thënë Lepaja.

Ndaj kësaj deklarate, Vehbi Kajtazi është kundërpërgjigjur, duke thënë se ky raport tregon se ne i kemi mbledhë raportet, “dhe sa për informatën tuaj, kemi punuar gjatë”.

“Këta emra janë nga të gjitha partitë politike jo veç të një partie, sepse ka persona nga PDK, LDK, AAK, AKR e VV”, thotë Kajtazi.

“Dokumenti i sigurimit të atdheut ka qenë dokument i prodhuar nga SHIK-u, sipas raportit të KFOR-it, ndërsa ky raport që e kemi botuar është raport i NATO-s”, ka thënë më tej Kajtazi.

Sipas Kajtazit, shumica e këtyre dokumenteve janë britanike dhe thotë se shumica e këtyre dokumenteve e ka besueshmërinë të kategorisë A.

Ndërkaq, Fatmir Humolli nga LKÇK, ka thënë se SHIK-un e kanë përgatitur strukturat e NATO-s, por thotë se raporti nuk i përmend këto.

Më Shumë

Lajmet e Fundit