Home Blog Page 8413

Thaçi, priti një delegacion të Bordit të “Institutit Kombëtar për Demokraci”

0

Thaci-Institutit Kombëtar për DemokraciKryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot një delegacion të Bordit të Drejtorëve të “Institutit Kombëtar për Demokraci” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kryesuar nga Howard Dean, anëtar i Bordit, në ndërtesën e Kryeministrisë në Prishtinë.

Kryeministri Thaçi shprehu falënderimet e tij për mbështetjen që “Instituti Kombëtar për Demokraci” ka dhënë për partitë politike dhe për spektrin politik në Kosovë në përgjithësi për tërë këto vite. Kryeministri Thaçi u shpreh krenar me raportet që ka Republika e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtoi se Kosova mundohet vazhdimisht të dëshmojë përkrahjen e vet për partnerin e vet, Shtetet e Bashkuara.

“Suksesi i fundit i Kosovës janë zgjedhjet e mbajtura në qershor e që ishin më të mirat që nga përfundimi i luftës dhe tani Kosova po angazhohet që të tregojë se funksionon në respektim të plotë të ligjeve të saj” theksoi Kryeministri Thaçi.

Anëtari i Bordit të “Institutit Kombëtar për Demokraci”, Howard Dean, u shpreh i kënaqur me të arriturat e demokracisë në Kosovë, duke theksuar veçanërisht të arriturat në fuqizimin e gruas në politikë, që është bërë shembull për rajonin dhe më gjerë. Dean gjithashtu tha se instituti që ai përfaqëson do të mbetet partner i partive politike në Kosovë. Ai gjithashtu lavdëroi mbarëvajtjen e zgjedhjeve të fundit në Kosovë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme për fuqizimin e demokracisë në Kosovë dhe përfundoi se shteti i ri po dëshmon që di të përballet me testet e demokracisë dhe këtë do ta dëshmojë edhe në procesin pas-zgjedhor.

Limaj priti ambasadoren e Beligjikës, Anick Van Calster

0

Limaj-Anick Van CalsterKryetari i Kryesisë së NISMA për Kosovën Fatmir Limaj, priti në takim një delegacion të Ambasadës së Belgjikës në Kosovë, të kryesuar nga ambasadorja, Anick Van Calster.

Në këtë takim u diskutua për situatën politike në Kosovë, zhvillimet pas zgjedhjeve të 8 qershorit, dhe për planet e ardhshme të NISMËS për Kosovën.

Limaj e ka njoftuar ambasadoren Van Calster për ecurinë e procesit pas zgjedhjeve si dhe për rolin e NISMA për Kosovën në zhvillimet politike të vendit, poashtu edhe për marrëveshjën e arritur mes partive opozitare për qeverisjen e ardhshme të vendit.

“NISMA për Kosovën do të ketë rol kyç në skenën politike të Kosovës, tani dhe në të ardhmën” u tha Limaj delegacionit të ambasadës belge në Kosovë.

Limaj foli edhe për vazhdimin e dialogut me Serbinë. /PrizrenPress.com/

Ndërroi jetë shkrimtari Ali D. Jasiqi

0

ali jasiqShkrimtari dhe kritiku letrar Ali Demë Jasiqi ka ndërruar jetë sot në mëngjes. Njeri prej shkrimtarëve që nuk u ndal së shkruari deri në ditën e tij të fundit të jetës është edhe Ali Demë Jasiqi, i cili ndërroi jetë sot në orët e mëngjesit.

Jasiqi në veprimtarinë e tij la pas vetës plot vepra të shkruara, kritika letrare, libra biografi, libra për fëmijë, poezi dhe romane. Ai po ashtu ka punuar edhe si gazetar. Varrimi i të ndjerit është bërë në varrezat e kryeqytetit në Prishtinë.

Komisioni për emërtimin e rrugëve në Rahovec, bën gati propozimet për Kuvend

0

komuna e rahovecitKomisioni për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe institucioneve komunale në Rahovec, nën drejtimin e nënkryetarit Xhemali Haxhimustafa mbajti takimin e fundit, ku u bë rishikimi i tërë procesit të emërtimeve. Me këtë rast u rishikuan të gjitha propozimet për emërtime të rrugëve dhe shesheve të fshatrave dhe lagjeve urbane.

Nënkryetari Haxhimustafa, që është edhe kryetar i këtij Komisioni, tha se në këtë drejtim ka pasur mjaft vonesë, prandaj është koha e fundit që të përgatisim propozimet dhe t’i dërgojmë për miratim në Kuvend. Kjo punë duhet të përfundojë, në mënyrë që edhe komuna jonë të ketë adresa të sakta. Ndërsa Ali Hoxha, ish nënkryetari i këtij Komisioni dhe hartues i skemës së propozimeve, theksoi se komisioni i kaluar ka bërë një punë të madhe dhe tashmë jeni në fazën finale të hartimit të këtij dokumenti të rëndësishëm. Ai pohoi se që nga viti 2012 është debatuar hollësisht kjo problematikë, ndërsa takime e debate janë mbajtur me banorët e të gjitha fshatrave të komunës së Rahovecit.

Të gjithë anëtarët e Komisionit kanë qenë të angazhuar që propozimet të finalizohen dhe dokumenti të jetë i gatshëm për miratim në Kuvend. Nënkryetari Hxhimustafa, tha se këto propozime tashmë janë të gatshme dhe besoj se së shpejti do të thërrasim një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, në mënyrë që në ditët e para të korrikut edhe Rahoveci të ketë të emërtuara të gjitha rrugët, sheshet dhe institucionet që janë në përgjegjësi të Komunës.

Romancë e re, Madonna lidhet me 26 vjeçarin

0

madona me 26 vjecarinPas ndarjes nga një balerin, Madonna është fotografuar me një të dashur të ri, i cili është sërish i ri në moshë, vetëm 26 vjeç. Ndonëse kohë më parë qarkullonin zërat se ajo ka nisur një romancë të re, tashmë çdo gjë konfirmohet.

Kjo në fakt nuk përbën risi tek këngëtarja, pasi është e shquar për lidhjet e saj me djem më të ri se ajo. Mbretëresha e pop-it është fotografuar me të dashurin e ri, 26-vjeçarin Timor Steffens.

Në dhjetor, 55 vjeçarja u nda nga balerini francez Brahim Zaibat, 25 vjeç, me të cilin kishte filluar të shoqërohej që në vitin 2010.

NISMA për Kosovën do të ketë rol kyç në politikë

0

kupa me ambasadorJakup Krasniqi në zyren e tij priti në takim Drejtorin për Kosovën, Shqipëri e Maqedoninë , të departamentin për Evropën në Ministrin e Jashtme të Britanis së madhe Danshiell Caldwell i shoqëruar nga ambasadori i Britaniasë së madhe Jan Cliff.

Krasniqi ,ka sqaruar se si ka shkua procesi i votimit dhe rolin qe do ta luaj Nisma në këtë procës.
“NISMA për Kosovën do të ketë rol kyç në politiken aktuale të vendit. Kontributi dhe puna e saj do të jetë për zhvillimin e gjithëmbarshëm Kontributi dhe puna e saj do të jetë për zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit si dhe për ndërtimin e institucioneve dhe të qeverisjes së të vendit si dhe për ndërtimin e institucioneve dhe të qeverisjes së qëndrueshme në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.

Rita Ora shfaqet seksi

0

Rita-Ora bbbÇfarë po vesh Rita Ora?

Ose më mirë çfarë nuk ka veshur ajo?

Këngëtarja me origjinë shqiptare u shfaq në qendër të Londrës, teksa do shkonte në Summertime Ball.

Ajo shoqërohej nga një mashkull misterioz.

Ka pasur spekulime se ai është i dashuri i ri i saj.

Këngëtarja ka pak kohë që është ndarë nga Calvin Harris.

Jagxhiu: Vetëvendosje! subjekti i vetëm që shënoi rritje në Prizren

0

Jeton JagxhiuLëvizja Vetëvendosje! në Prizren,është subjekti i vetëm që në zgjedhjet e 8 qershorit ka shënuar rritje të votave në këtë qytet.

Koordinatori i VV-së në Prizren, Jeton Jagxhiu tregon se VV në këtë qytet, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2010, në zgjedhjet e fundit ka shënuar rritje për 10 për qind, përderisa subjektet e tjera politike kanë shënuar rënie.

“Përkundër daljes më të ulët me 8 qershor (rreth 6000 vota më pak), LVV është subjekt i vetëm në Prizren që ka rritje rreth 10 për qind”, tregon Jagxhiu.

Sipas tij, të gjitha subjektet tjerat në këto zgjedhje janë zvogëluar.

“PDK ka shënuar rënie për rreth 1000 vota ose rreth 6%, LDK është zvogëluar rreth 4000 vota ose rreth 25% si dhe tjerët janë zvogëluar”.

“Për ne ky rezultat është një shtytje e madhe që na rrit vetëbesimin për garën e ardhshme”./PrizrenPress.com/

EULEX: Ukën e riarrestuam sepse mund të ikte

0

uka4Tri ditë pasi që është riarrestuar Ukë Rugova pasi që ishte liruar, EULEX ka shpjeguar arsyen e riarrestimit.
Në shpjegimin e EULEX-it thuhet se Rugova mund të ikte si dhe mund të frikësonte dëshmitarët.

“Me kërkesën e një prokurori nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), më 21 qershor 2014, gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Prishtinës urdhëroi një muaj paraburgim për Ukë Rugovën, i dyshuar për kryerje të veprës penale të krimit të organizuar në lidhje me veprat penale të mashtrimit, ushtrimit të ndikimit, kontrabandës me emigrantë dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare apo autoritetit. Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës konstatoi se ekziston rreziku substancial që i pandehuri të ikë nga juridiksioni dhe që po ashtu ekziston rreziku konkret i frikësimit të dëshmitarëve”, thuhet në njoftimin e zyrës së informimit të EULEX-it.

Ukë Rugova u arrestua më 20 qershor 2014 bazuar në një urdhër të lëshuar nga një prokuror i PSRK-së.

Kurti, i vendosur – edhe britanikëve u thotë se dialogu duhet pezulluar

0

VV-Ian CliffLideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtorin për Kosovën, Shqipërinë e Maqedoninë, të Departamentit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Dashiell Caldwell, i shoqëruar nga ambasadori i Britanisë së Madhe, Ian Cliff.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në takim u diskutua për situatën politikë në vend, posaçërisht për zhvillimet pas zgjedhjeve të 8 qershorit 2014.

“Albin Kurti i njoftoi Caldwell dhe Cliff për ecurinë e procesit pas zgjedhjeve si dhe për takimet që janë mbajtur me subjektet politike në vend”, thuhet në komunikatë.

Midis të tjerash Kurti theksoi se: “Ne kemi thënë se janë tri faza. E para, për të cilën kemi arritur dakordim shumë të shpejtë me të gjithë, ishte që nuk do të ketë Thaçi 3”.

“Aktualisht jemi në fazën e dytë e cila konsiston në atë se çfarë nuk duhet të bëjë Qeveria e ardhshme dhe me këtë rast ne kemi paraqitur kriteret tona, e që janë pezullimi i dialogut me Serbinë dhe ndalja e privatizimit. Nëse e mbarojmë me sukses fazën e dytë, atëherë do të kalojmë në fazën e tretë e cila lidhet me se çfarë duhet të bëjë Qeveria e re”, citohet të ketë thënë Kurti.

Gjithashtu shtohet se gjatë takimit u diskutuan edhe tema të tjera në lidhje me zhvillimin dhe të ardhmen e Kosovës.