Demaçi: Formimi i bllokut opozitar është veprim i keq për vet bllokuesit

Adem DemaciVeprimtari i shquar i çështjeve kombëtare, Adem Demaçi, e ka quajtur veprim të keq formimin e bllokut opozitar.

“Ky është një veprim fort i keq për të gjithë shqiptarët e Kosovës dhe për marrëdhëniet tona me faktorin ndërkombëtarë, si edhe për vet krijuesit e bllokut pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 8 qershorit”, ka thënë Demaçi, shkruan Epoka e Re.

Ai ka treguat se e drejta për ta formuar qeverinë i takon partisë apo koalicionit që ka fituar më 8 qershor me më shumë vota. Mirëpo, nëse kjo nuk ndodh, atëherë sipas Demaçit, besimi për ta krijuar qeverinë do t’i jepet partisë ose koalicionit pasues që ka fituar vota më pak se partia ose koalicioni paraprak.

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Lajmet e Fundit