Home Blog Page 8430

Serwer: Para shumë vëzhguesve, zgjedhjet kanë qenë të pastërta

0

Daniel Serwer“Lajmi më i rëndësishëm nga zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë mund të ketë qenë ai që, në krahasim me zgjedhjet e fundit, votimet u mbajtën pa probleme”, shkruan e përditshmja e Bostonit, The Christian Science Monitor.

Ndër sukseset e këtyre zgjedhjeve, gazeta konstaton pjesëmarrjen e serbëve në veri për herë të parë në zgjedhjet parlamentare “që kur shteti më i ri i Evropës shpalli pavarësinë”. Më tej, duke u rikthyer në fushatën e zhvilluar, thuhet se pak ose fare nuk u folë për negociatat me Serbinë, por fushata u përqendrua në një çështje që është bërë më kryesore për votuesit: papunësia e lartë dhe pagat e ulëta në njërin nga vendet më të varfra të Evropës.

Analisti dhe ish zyrtar i Departmentit të Shtetit, Daniel Serwer në një reflektim të tij për zgjedhjet thotë se “disa miq të tij donin ndryshim në pushtetin politik dhe janë të pakënaqur me rezultatin; miq të tjerë të analistit Serwer në PDK ‘po festojnë megjithë diferencën më të ngushtë seç e kishin dëshiruar”, citon RTK.

“Dëshira ime më e madhe u përmbush: para syve vigjilentë të shumë të vëzhguesve, zgjedhjet duket se kanë qenë të pastërta”, thotë Serwer. Ai më tej analizon sfidën më të madhe me të cilën do të përballet fituesi, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi apo ndonjë tjetër kryeministër gjatë katër viteve të ardhshme, që do të jetë ajo ekonomike.

“Kosova ka nevojë për më shumë investime për të krijuar vende pune për popullatën e saj të re me rritje të shpejtë. Një drejtim i duhur do të ishte përmirësimi i kushteve për investime private, vendëse dhe ndërkombëtare”, thotë Serwer dhe shton se pavarësisht problemeve, zgjedhjet e drejta përbëjnë një bazë të shëndosh, ndërsa synime përfundimtare mbeten anëtarësimi në NATO dhe në BE.

“Tani Kosova duhet të vendosë se si të bëjë progresin gjatë katër viteve të ardhshme. Vendi ka shkuar shumë largë nga ai që ishte kur shpalli pavarësinë gjashtë vjet më parë, por është ende edhe më larg nga synimet që ka”, thekson Serwer.

15 vjet nga përfundimi i sulmeve të NATO-së kundër Serbisë

0

NATO kosoveSot, mbushen 15 vjet nga përfundimi i sulmeve të NATO-s kundër Serbisë, të cilat kishin nisur me 24 mars 1999 dhe kanë zgjatur 11 javë, respektivisht 78 ditë që çuan në kapitullimin e saj dhe largimin nga Kosova.

Fushata ajrore e NATO-së ndaj caqeve serbe që kishte nisur më 24 mars dhe zgjati 78, për të përfunduar më 10 qershor 1999, ditë kjo e cila llogaritet si fillimi i lirisë në Kosovë.

Bombardimet kanë përfunduar më 10 qershor me miratimin rezolutës 12 44 të KS. Si rezultat ka pasuar largimi i forcave serbe nga Kosova dhe hyrja e trupave të NATO-s, dhe më pas kthimi i mbi 800 mijë refugjatëve shqiptarë nga Kosova, të dëbuar më parë me dhunë nga ushtria serbe.

Në kuadër të KFOR në Kosovë në vitin 1999 kishin hyrë 37 mijë e 200 ushtarë nga 37 vende.

PDK-ja s’e negocion postin e kryeministrit

0

Thaci ne festPosti i kryeministrit nuk do të përbëjë temë në bisedimet për koalicionin e ardhshëm qeveritar që Partia Demokratike do të zhvillojë me subjektet politike që kanë fituar mjaftueshëm vota për t’u përfaqësuar në Kuvend. Kjo pozitë i është rezervuar Hashim Thaçit.

Enver Hoxhaj, nënkryetar i PDK-së, i ka thënë “Kohës Ditore” të hënën se subjekti politik që ka për lider Thaçin do të presë certifikimin e rezultatit zgjedhor dhe do të nisë negociatat për koalicion, shkruan Koha Ditore.

Ai ka bërë të ditur se nuk ka ndonjë vijë të kuqe për subjektet me të cilat mund të lidhet partneriteti qeverisës. Megjithëkëtë, ka theksuar se vija e kuqe do të mbetet në fuqi për postin e të parit të Ekzekutivit.

Takohen për bllok opozitar

0

Haradinaj-MustafaGazeta “Zëri”, ka mësuar se gjatë pasdites të së hënës ka pasur takime mes zyrtarëve të Nismës, LDK-së dhe AAK-së, për arritjen e një blloku opozitar kundër koalicionit me PDK-në.

Burimet e gazetës “Zëri”, mësojnë se ka pasur takime mes liderëve të këtyre tri partive dhe pritet shumë shpejt të dalin me qëndrimin e përbashkët kundër çfarëdo koalicioni nga këto parti me Hashim Tahçin.

Ndërkohë që këtë tashmë e ka bërë deri më tash vetëm Lëvizja Vetëvendosje.

Është konfirmuar takimi mes kreut të Nismas Fatmir Limajt dhe Isa Mustafës në orët e pas ditës në njërin prej lokaleve të Prishtinës./Zëri/

Limaj: Jam gati edhe për opozitë

0

Fatmir-limaj2Fatmir Limaj thotë se NISMA ka krijuar një themel, një bërthamë që do të vjen duke u rritur. Ai ka thënë se kurrë nuk ka pasur diçka personale me kreun e PDK’së dhe kryeministrin në detyrë Hashim Thaçi, por ka thënë vetëm se ai (Limaj) e ka parë shtetin ndryshe.
Limaj ka thënë se më me dëshirë do të qëndronte në opozitë.

“Dëshiroj të jem zëri i opozitës. Objektivi ynë ishte të futemi në parlament. NISMA ka arritur objektivat e saj”, ka thënë Limaj.

“Jam i bindur se ka shumë njerëz të pakënaqur. Presim edhe shumë më shumë elektorat. NISMA ka krijuar një theml, një bërthamë dhe nuk kam asnjë dilemë që ajo do të vjen duke u rritur. Kurrë nuk e kam përzier çështjen personale me atë politike, por unë kam një qasje tjetër ndaj shtetit”, ka thënë Limaj në një intervistë për Ilva Taren.

“Do të jemi qendër e majtë, do të mbështetemi në parimet tona. Do të përpiqemi të jemi zëri i qytetarit në Parlamentin e Kosovës”, tha Limaj.

“Ne nuk e kemi shqetëismin për pjesëmarrje në qeveri. Presim të certifikohet rezultati dhe më pas të presim. Skena politike e Kosovës është më ndryshe se që ka qenë para këtyre zgjedhjeve”, ka thënë veç tjerash Limaj.

Buzhala: Koalicioni më i mirë i mundshëm PDK–AAK

0

Berat BuzhalaBerat Buzhala në një prononcim për “Zëri-n”, ka thënë se edhe pse është mjaftë vështirë në këto zgjedhje, sipas tij koalicioni më i mirë i mundshëm do të ishte Pardita Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Për koalicionin më të mirë unë nuk mund të jap ndonjë mendim, nuk di cili është më i miri. Sepse kjo çështja e të keqes dhe të mirës është relative. Mirëpo, unë e shoh koalicionin e vetëm të mundshëm është PDK – AAK”, ka deklaruar Buzhala për “Zëri-n”.

Sipas tij, nëse kjo nuk arrihet brenda 30 dite, pra nëse PDK nuk arrinë që brenda 30 dite të formojë qeverinë, në bazë të kushtetutës, atëherë partia e dytë më e votuat duhet të vazhdoj dhe të bëj koalicione.

Sipas Buzhalës, krijimi i kolacionit PDK- AAK, është një koalicion shumë i vështirë, pasi që dihet se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shfaqur qartë qëndrimin e tij se dëshiron të ketë postin e kryeministrit.

“Kjo është çështje tepër e koklavitur. Unë mendoj që vetëm PDK dhe Nismë nuk mjafton, nuk dalin votat. PDK-ja definitivisht do të trokas në derën e AAK-së edhe nëse troket në derën e AAK-së, Ramushi moti e ka bërë të qartë që ai e kërkon postin e kryeministrit. Nëse AAK-ja futet në Qeveri me PDK-në, duke mos e marrë postin e kryeministrit, unë jam i sigurt se AAK do ta rrezikonte kalimin e pragut siç i ndodhi Pacollit. PDK-ja është një asi force politike e cila tregohet e pamëshirshme ndaj partnerëve edhe pra për fatin e Pacollit, tashmë do të lexojmë një histori. Mirëpo, tash nëse PDK-ja e sakrifikon postin e kryeministrit dhe ia jep Ramushit, kjo do të ishte një goditje e rëndë për PDK-në. Pra këto zgjedhje nuk janë të thjeshtësuara janë të komplikuara. Unë e konsideroj që do të jetë sfidë në vetvete krijimi i Qeverisë”, ka deklaruar Buzhala.

Ndërkaq sa i përket, arritjes së PDK-së në këto zgjedhje, Buzhala ka thënë se PDK ka treguar mjaft seriozitet pasi që ka arritur që ta mbrojë votën e vet që prej disa viteve rresht, por sipas tij dëshpëruese është se opozita nuk po arrinë që ta marrë pushtetin përkundër faktit se i ka 70 për qind të votave.

“PDK-ja e ka arritur atë rezultat që e ka arritur prej vitit 2000 e tutje, i ka 200 mijë vota e veta, por megjithatë e ka treguar një seriozitet si subjekt politik në menaxhimin e atyre votave dhe vazhdimisht përkundër faktit që ka pasur akuza e sulme është treguar e aftë që ti ruaj ato vota. Por, ajo çka është dëshpëruese është te opozita, e cila ndonëse i ka 70 për qind të votave, më tutje nuk po mund ta gjej mënyrën se si ta marrë pushtetin, por këto janë probleme të opozitës”, ka deklaruar Buzhala.

Ndahen çmimet “Tony Awards”

0

Cmimet Tony Awards“Gentelmans Guide for Love and Murder” është një nga shfaqjet që ka marrë më së shumti çmime në edicionin e sivjetmë të Tony Awards, këto të konsideruara si Oscarët e teatrit.

Shfaqja në fjalë ka marrë katër çmime nga gjithsej 10 nominime, përfshirë këtu çmimin për muzikën më të mirë, skenarin më të mirë dhe regjisorin më të mirë, specifikisht për Darko Tresnjak.

Shfaqja në fjalë ësht produkt i “The Old Globe Theatre” nga San Diego në Amerikë, aty ku studion edhe aktori kosovar Kushtrim Hoxha.

Çmimin për aktorin më të mirë sivjet e morri Neil Patric Harris për rolin e tij në “Hedwig and the Angry Inch”, drama më e mirë u shpall “All the way”, Audra McDonald u shpall për të gjashtën herë si aktorja më e mirë në rol kryesor në dramë për performancën e saj në “Lady Day at Emerson`s Bar and Grill”.

Kim-i detyrohet të jetojë tek e ëma edhe pas martesës

0

KimKardashian2009aKim Kardashian West do duhet te jetoje ende tek shtëpia e te ëmës edhe pse tashme është një grua e martuar.

Po cila është arsyeja? Një martese madhështore, një muaj mjalti ne fshehtësi dhe… një rikthim tek shtëpia e mamasë. Kur janë kthyer nga Irlanda çifti Kim Kardashian West dhe Kanye West nuk e kishin planifikuar te jetonin ne shtëpinë e Kris Jenner-it, nenës se Kim-it.

Por ne fakt nuk kane pasur mundësi tjetër zgjedhjeje. Punimet ne shtëpinë e tyre 6,5 milion dollarësh ne një nga zonat me te mira te Los Angeles-it, janë vonuar akoma me shume duke e detyruar çiftin e ri te zhvendoset ne shtëpinë e zonjës Kris.

“Kim-i është shume e mërzitur. Ajo dhe Kanye-i duhet ta fillojnë jetën e tyre martesore bashke me te ëmën e Kimi-it dhe kjo është diçka qe dëshironin ta shmangnin”, ka thënë një burim për revistën britanike Closer.

Një vit me pare, pak para se te kishte lindur North-in, Kim-i shkoi serish te jetonte tek e ëma për pak kohe. Kjo mendohet se ka qene e lidhur me dëshirën e saj te madhe për te humbur kilogramët e tepërt ne qetësi.

Në fakt, me një fëmijë 1 vjeç, një VIP te çmendur pas mediatizimit dhe një repisti, nuk ka dyshim qe do ketë goxha animim tek shtëpia e gjyshes.

Mustafa: Pozita ka pësuar humbje!

0

Muhamet MustafaKandidati i LDK-së për deputet, Muhamet Mustafa thotë se Kosova e dha një provim shumë të rëndësishëm duke demonstruar kapacitet dhe vullnet për të mbajtur zgjedhje brenda standardeve që lehtësojnë rrugëtimin në integrimet euro-atlantike.

“Për këtë duhet falënderuar votuesit po edhe akterët politik. Rezultatet nuk ishin te pritura, po fajin më të madh e ka opozita që nuk ka mundur të përçojë mesazhin adekuat tek votuesit dhe të bind ata se premtimet e partive në pushtet janë vijimësi e kësaj qeverisjeje dhe nuk janë kurrfarë zgjidhje për situatën e rëndë ekonomike e sociale”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai tutje ka shkruar se rezultatet dëshmojnë edhe se koalicioni në pushtet ka marrë shumë më pak vota se sa partitë opozitare.

“Ky duhet të jetë një start nisës. Tani duhet korrigjuar dobësitë nga e kaluara dhe shërbyer vendit me përkushtim, përgjegjësi dhe pa vonesë”, ka shkrua ai.

Pula: Ankesa minimale, do të hetohet çdo keqpërdorim

0

laura pulaaKoordinatorja Laura Pula, ka thënë se këto zgjedhje i kanë hapur rrugë Kosovës për integrime europiane. “Këto zgjedhje i kanë hapur rrugë Kosovës për integrime europiane”, ka thënë Pula në një intervistë për RTK-në. Ajo ka thënë se këto kanë qenë zgjedhjet me ankesa minimale.

“Nëse krahasojmë këto zgjedhje me ato lokale, puna është për t’u lavdëruar. Kemi një numër minimal të rasteve të paraqitura dje, janë 12-13 raste në të gjithë Republikën e Kosovës”, ka thënë ajo.

Megjithatë Pula ka thënë se do të hetohet çdo keqpërdorim apo ankesë.“Do të vazhdojmë të punojmë me tërë fuqinë tonë nëse do të ketë elemente të vepra penale edhe pas numërmit të votave“, ka thene Pula.