Home Blog Page 8431

Krasniqi: Nuk besoj se do të bëjmë koalicion me PDK

0

Jakup Krasniqi, nismaJakup Krasniqi është i kënaqur me rezultate që ka arritur partia e tij NISMA për Kosovën. Ai thotë se kur merret parasysh se themelimi i saj është bërë tre muaj më parë, atëherë ky është rezultat i kënaqshëm.

“Jemi të kënaqur me rezultate, tash po presim se si do të mbyllet i gjithë procesi”, ka thënë për “Zëri-n”, Krasniqi.

Sa i përket një koalicioni të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës, ai ka thënë se nuk e beson një gjë të tillë.

“Nuk besoj se do të arrijmë koalicion me PDK-n”, ka thënë Krasniqi.

Çka thotë Kushtetuta nëse partia fituese nuk arrin ta formojë Qeverinë?

0

KushtetusjaAlbin Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është e kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve, por sipas tij, VV-ja kurrë nuk ka qenë më e fortë si organizim dhe kurrë nuk ka pasur kaq shumë simpati nga qytetarët.
Për kreun e VV-së, fakti që PDK-ja ka dalë partia e parë është një lajm shumë i keq për Kosovën, sepse siç ka thënë ai doli e para partia e korrupsionit dhe e privatizimeve, partia e negociatave me Serbinë dhe e krimeve nga më të ndryshmet.
“Lëvizja Vetëvendosje do ta kundërshtojë fuqishëm këtë parti edhe në Kuvend edhe në çdo komunë. Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të na bashkohen në ballafaqim me këtë parti që ka instaluar regjim në Kosovë”, ka thënë Kurti.
urti ka thënë se VV-në e kanë vlerësuar qytetarët si opozitën më parimore. Por si e përcakton Kushtetuta e vendit nëse partia fituese nuk mund t’i arrijë numrat në Kuvend për formimin e qeverisë së re.

Është spekuluar vazhdimisht se nëse brenda afatit 15 ditësh siç e përcakton Kushtetuta partia fituese nuk mund ta formojë qeverinë, atëherë mandati i kalon partisë së dytë fituese, në këtë rast LDK-së. Mirëpo Kushtetuta thotë kështu:

Neni 25, pika 4 – Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre. /Indeksonline/

Zafiri nuk arriti t’i ruan votat e zgjedhjeve lokale

0

ZafirBerisha11-14Kryetari i Bashkimit Demokratik (BD) në Prizren, Zafir Berisha nuk ka arritë të ruajë votën e zgjedhjeve të nëntorit të vitit të kaluar. Ai në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar si kandidat për kryetar të Prizrenuit, pat fituar mbi 9 mijë vota, ndërkaq në zgjedhjet e së dielës bashkë me Nismën për Kosovë në Prizren nuk ka arritw të ruajë këtë numër të votave.

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha në zgjedhjet nacionale tw 8 qershorit ka garuar në listën e Nismës për Kosovë.Ende nuk dihet se sa ka marrë vota si kandidat për deputet në nivel të Kosovës.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Nisma në Prizren, bashkë me Bashimin Demokratik të Zafir Berishës ka arritë të fitojë 4.765 vota apo 8,43%

Berisha deri më tash nuk ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Prizren. /PrizrenPress.com/

PDK-ja i humb në Malishevë mbi 8 mijë vota

0

thaci ne malisheveePartia Demokratike e Kosovës në vitin 2010, kur brenda e kishte fuqishëm në pozita Fatmir Limajn siguronte deri në mbi 13 mijë votues në qytetin e Malishevës. Sot ajo aty ka marr vetëm pak më shumë se 5600 vota.

Në këtë qytet, sikurse qeverisë me komunën, Nisma për Kosovën, subjekti më i ri politik kosovar që bashkë-drejtohet nga Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi ka shumicën e votave, 41 % të tyre. Në numra kjo i bije që Nisma për Kosovën në Malishevë ka marrë mbi 8400 vota.

Në këtë komunë si parti e tretë radhitet LDK-ja me 19 % të votave, kurse partia e Albin Kurtit të dielën ka marrë veç pak më shumë se 1200 vota.

Thaçi në kërkim të partneritetit

0

Thaci ne festPartia Demokratike e Kosovës ka dalë fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por mbetet mjaftë sfiduese për të dhe liderin e saj Hashim Thaçi krijimi i qeverisë së re.

Me afërsisht 31 për qind të votave, PDK ka mposhtur partinë rivale Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila ka arritur të siguroj afër 26 për qind të votave.

Mirëpo kjo distancë, nuk i siguron Thaçit dhe PDK-së komoditet në krijimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar.

Andaj, tani mbetet që pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, Thaçi dhe PDK të kërkojnë një apo dy parti partnere për krijimin e koalicionit.

Partia e deritashme partnere e Thaçit, Aleanca Kosova e Re e afaristit Behxhet Pacolli ka dështuar të kalojë pragun zgjedhor prej pesë për qind, andaj Thaçi duhet t’u kthehet negociatave me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt që ka siguruar afër 10 për qind të votave dhe partinë Nisma të Fatmir Limajt e cila ka mbledhur më pak se 6 për qind të votave.

Në koalicionin e ardhshëm do të jenë edhe pakicat si kategori kushtetuese.

Në secilin kombinim ku PDK do të ishte në qeveri, përjashtohet mundësia që aty të jetë edhe Lëvizja Vetëvendosje e cila ka dalë e treta në këto zgjedhje me afër 14 për qind. Koalicionin me PDK-në e ka përjashtuar në vazhdimësi edhe LDK-ja.

Pas votimeve dhe rezultateve preliminare, partitë politike, sidomos AAK dhe Nisma, akoma nuk janë deklaruar qartë rreth pozicioneve të tyre për koalicionet e mundshme dhe se janë në pritje të rezultatit final të zgjedhjeve dhe ndarjes së ulëseve në Kuvend.

Një nga parakushtet për zgjedhje plotësisht të suksesshme është pranimi i rezultatit. Nisur nga ky fakt, zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli u ka bërë thirrje fillimisht të gjitha partive politike që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.

“I ftojmë të gjitha partitë që solenisht ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, rezultatin e votimeve nga qytetarët e Republikës së Kosovës që të mos ketë hidhërime dhe të mos ketë momente të këqija”, është shprehur Veseli.

Pas certifikimit të rezultatit, pritet të thirret edhe mbledhja konstituive e Kuvendit, ku partia fituese zgjedh kryetarin e ri të Parlamentit.

Më pas, presidentja Atifete Jahjaga në bashkëpunim me partinë fituese i jep mandatin kandidatit për kryeministër që në afatin prej 15 ditësh të prezantoj përbërjen e qeverisë së re për miratim para Parlamentit.

Qeveria, mund të formohet me minimum 61 vota të deputetëve, kështu që koalicioni është i pashmangshëm.

Në këtë pikë, Hashim Thaçi mund të përballet me kushtëzimet, qoftë të AAK-së apo partisë Nisma që të heq dorë nga posti i kryeministrit si kusht për arritjen e koalicionit.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, edhe në të kaluarën i kishte vënë kusht Thaçit postin e kryeministrit për arritjen e koalicionit me PDK-në.

Ndërkohë që lideri i partisë Nisma, Fatmir Limaj nuk e ka përjashtuar dhe as mohuar përfshirjen e tij në një koalicion të ardhshëm.

“Ne duhet të shohim certifikimin e rezultatit zgjedhor, se si do të shkoj, çfarë koalicione do të ndërtohen, kush do të ofroj koalicione dhe mbi bazën e kësaj ne do të japim përgjigjen”, ka thënë Limaj.

Ndërsa rezultatet janë thua se definitive dhe pritet që të shpërndahen edhe votat e partive që nuk e kaluan pragun tek ato që do të jenë pjesë e parlamentit, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk ka bërë asnjë koment.

Gjatë fushatës, ai ishte i bindur në fitore. Por, këto zgjedhje i demantuan pritjet e tij dhe LDK-së, që paraqet zhgënjimin e radhës për liderin opozitar pas humbjes së garës për kryetar të Prishtinës gjatë zgjedhjeve lokale të fundvitit të kaluar.

Megjithatë, Isa Mustafa dhe LDK-ja mund ta kenë rastin tyre. Nëse partia fituese dështon që të formoj qeverinë, atëherë presidentja mandaton kandidatin për kryeministër nga partia e dytë e cila po ashtu merr një afat prej 15 ditëve që të propozojë përbërjen e qeverisë para parlamentit.

Në këtë frymë ka qenë të hënën një thirrje përmes rrjetit social Facebook e kryetarit të Prishtinës, i cili vjen nga radhët e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, që partitë që dolën të katërtat dhe pestat të mos lidhin koalicion me PDK-në e Thaçit.

Sidoqoftë, gjërat pritet të qartësohen pas certifikimit të rezultatit, ngase dështimi eventual i formimit të qeverisë në dy tentativa do ta qonte Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme. /REL/

Ramushi menjëhere i kthehet vrapimit në Gërmi

0

Ramushi me AnitenMe të përfunduar zgjedhjet, Ramush Haradinaj i është kthyer rutinës së tij të vrapimit në Gërmi. Si zakonisht, sot atë e ka shoqëruar bashkëshortja, Anita

“Disa kilometra vrap ja vlen per n’majen e Germise!!!”, ka shkruar Anita në Facebook.

Clooney planifikon dasmën në Venecia

0

GerogeClooney me te dashurenAktori hollivudian George Clooney dhe e fejuara e tij Amal Alamuddin, avokate për të drejtat e njeriut, po planifikojnë detajet e dasmës së tyre e cila do të zhvillohet në Venecia të Italisë, pikërisht ditën e një njëvjetorit të takimit të tyre.

Fillimisht planet e tyre për martesë ishin në Hollivud por ndryshuan mëndje pasi Italia ofron më shumë privatësi.

Flet edhe Seremb Gjergji: Koalicioni PDK-LDK – stabilitet dhe fuqi

0

seremb gjergji votimPDK dhe LDK duhet ta krijojnë koalicionin qeveritar, për të reflektuar stabilitet dhe siguri për të gjithë. Por mbi të gjitha, për të aprovuar të gjitha ndryshimet që në mandatin e shkuar kanë vuajtur nga pafuqia e koalicionit që ka qenë i dobët dhe të vogël. Në gjirin e vet Qeveria e Re LDK-PDK mund të përfshijë partitë tjera, por me 20 vendet e rezervuara minoritare, LDK-PDK+Minoritetet mund t’i arrijnë 85 deputet në Kuvendin e Kosovës. Në këtë mënyrë krijohen mundësitë edhe 2/3 e votave të grupeve minoritare, sa herë që ka nevojë.
Tash duhet ta krijojmë Ushtrinë, duhet të bëjmë ndryshime rrënjësore të Kushtetutës – përfshirë edhe votimin e hapur për President; duhet të krijohet fondit për punësim – që i hapë rrugë zhvillimit ekonomik; të vazhdohet zhvillimi dhe avancimi i fushës së Drejtësisë me të gjitha modelet e reja; dhe mbi të gjitha – kemi nevojë për një IMAZH të qëndrueshëm ndërkombëtar.

Stabiliteti i institucioneve të Kosovës, nënkupton edhe Liberalizim të Vizave, nënshkrim të marrëveshjes më BE-në për Asocim Stabilizim si dhe fillimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zgjedhjet ishin të qëndrueshme dhe tash edhe Qeveria e re duhet të jetë e qëndrueshme. Kosova ka nevojë të integrohet shpejt në OKB, NATO dhe BE.

Takimi me Kancelaren Merkel me 28 gusht i z. Thaçi dhe z. Mustafa, do të ishte e dëshirueshme që të dy të shkojnë si ekip, si Qeveri dhe mos t’i bartim pasojat që mund të jenë të paevitueshme në fushën politike.

Poashtu, koordinimi me SHBA-ne dhe të gjitha institucionet e BE-së, përfshirë këtu edhe Këshillin e Evropës, Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian, është esencial dhe është i mundur në koalicion të këtyre dy partive. Koalicioni PDK-LDK e forcon edhe raportin me OSBE-në, që tash për tash është i brishtë.

Gashi: Votuesit nuk i besuan asnjë partie opozitare

0

AstritGashi-gazetarAnalisti Astrit Gashi ka thënë se partitë opozitare, LDK, VV dhe AAK, nuk arritën të dërgojnë në vend disponimin qytetar për ndryshime. Ai konsideron udhëheqësit e partive duhet të reflektojnë më shumë.

Më poshtë mund të lexoni postimin e Gashit në Facebook.

“Po e riperseris: Partite opozitare, kush me shume e kush me pak- e ketu hisja kryesore i bjen LDK, por copa edhe VV e AAK- nuk arriten te dergojne ne vend disponimin qytetare per ndryshime (rreth 70 per qind).

Qytetaret e thane mendimin e tyre, por nuk i besuan asnje partie opozitare. Bajraktaret e ketyre partive- duhet te reflektojne pak me shume.

Mediat e shoqeria civile duhet te ndihen krye-larte se per sa e sa vite me dinjitet e duke sfiduar joshjet raportuan qeverisjen e keqe te shume viteve. E kane kry detyren e tyre- qe te jene “watchdog” te pushtetit.

Per ne puna e njejte vazhdon- kushdo qe te jete ne qeverine e se nesermes. Sot natyrisht se ndihem krenar me punen qe kjo shoqeri beri. Do te vazhdojme!” (sic), ka shkruar Gashi.

Vdes Hajriz Demaku, ushtari i fundit i Shaban Polluzhës

0

Hajriz DemakuTë hënën është ndarë nga jeta Hajriz (Halim) Demaku, veterani dhe njëri prej themeluesve të nacional – demokrates shqiptare. Hajriz Demaku ishte ushtari i fundit i Shaban Polluzhës.

Varrimi i të ndjerit bëhet të martën (nesër) në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Hajriz Demaku, është edhe babai i shkrimtarit të mirënjohur Daut Dema